U zgjodhën anëtarë të Gjykatës së Lartë/ Priten me ceremoni Ngresi, Buhali dhe Dhimtri
Gjykata e Lartë ka mirëpritur të hënën tre anëtarët më...

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot mocionin për heqjen e mandatit të deputetes për Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.
Deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Lefter Gështenja, Merita Bakiu, Emilja Koliqi, Ferdinand Xhaferri, Ilda Dhori, Arbi Agalliu, Saimir Korreshi, Orjola Pampuri, Selaudin Jakupllari, Zheni Gjergji, Flamur Hoxha dhe Dashnor Sula, i kanë kërkuar Kuvendit ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit për Olta Xhackën.
Në mocion sqarohet se kompania e krijuar menjëherë pas miratimit të ligjit për investimet strategjike AG. TÇ shpk në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka, ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli disa katësh me 5 yje në një sipërfaqe zhvillimi prej 10,592 m² dhe me vlerë rreth 5,5 milion euro, në Gjilekë, Bashkia Himar.
Shoqëria në pronësi të bashkëshortit të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka ka përfituar masën mbështetëse të lejimit të përdorimit të bregut para hotelit për një periudhë 30 vjeçare, si dhe përfiton nga incentiva e reduktimit të TVSH-së.
“Dhënia e pasurisë publike për qëllime fitimi dhe ushtrimi të veprimtarive fitimprurëse, është bërë në shkelje flagrante të ndalimeve kushtetuese dhe ligjore, që ndalojnë deputetin dhe për efekt të ligjit bashkëshortin e tij, të përfitojë pasuri të shtetit apo të kryejë veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuritë e shtetit. Ky fakt përbën shkelje të rëndë të ligjit, që passjell mbarimin/pavlefshmërinë e mandatit të deputetit, sipas neneve 70/2-3 dhe 71/2/c të Kushtetutës” – thuhet në mocionin e dorëzuar nga deputetët e PD.
Në mocionin e deputetëve demokrat sqarohet se nga dokumentacioni bashkëlidhur rezulton e provuar se shoqëria tregtare AG. TÇ shpk ka përfituar të drejtën për të kryer veprimtari fitimprurëse që burojnë nga pasuria e shtetit dhe pushtetit vendor, nëpërmjet ofrimit të shërbimeve në fushën e turizimit, në kohën në të cilën ka ushtruar mandatin e deputetit. “Ligji nr. 9367/2005 parashikon shprehimisht në nenin 35 të tij se “në rast se aksionet apo pjesët në kapital janë të regjistruara në emrin e personit të lidhur (që sipas ligjit është bashkëshorti), ato vlerësohen njëlloj si të ishin të regjistruara në emër të vetë zyrtarit. Për pasojë, në kuptim të ligjit dhe për efekt të zbatimit të ndalimit kushtetues/ligjor, shoqëria tregtare AG. TÇ shpk konsiderohet në pronësi të vetë ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka. Për pasojë, përfitimet nga pasuria e shtetit, që burojnë nga vendimi nr. 3/5, datë 29/03/2021 “Për miratimin e statusit “investim/investitor strategjik procedurë e asistuar” për projektin e investimit “DREAMADES LUXURY SUITES”, janë përfitime të ministres dhe deputetes znj. Olta Xhacka.” – sqarojnë deputetët e opozitës./CNA.al
Gjykata e Lartë ka mirëpritur të hënën tre anëtarët më...
Xhuljana Dumani, motra e Nuredin Dumanit, ka reaguar p...
Presidenti Ilir Meta ka rikthyer për rishqyrtim në Kuvend ...
Avokatët në Korçë do të vazhdojnë me bojkotin e sencav...
Analisti dhe gazetari Ylli Dylgjeri, nuk ka kursyer ironit...
Konfindustria ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të ...
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipë...
Krizat, edhe ato globale, nuk përbëjnë më përjashtim, ...
"Në luftë kam humbur nënën e dy fëmijëve të mi. Ajo is...
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të takohen të hë...
Gazetari Mentor Kikia përmes një postimi në rrjetin so...
Aeroporti “Nënë Tereza” është përballë një rritjeje të...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në një s...
Aksidentet e shumta dhe mbingarkimi i trafikut sidomos...
Temperaturat e larta të fundjavës kanë bërë që qytetar...
Ish-kreu i Forcës Detare, Artur Meçollari, i cili ka q...
Ditën e djeshme, CNA.al publikoi skandalin e Ministris...
Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku i ...
Një zjarr i rastësishëm ka rënë një treg rrobash të pë...
CNA.al denoncoi ditën e djeshme skandalin e Ministrisë së ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...