SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...

Krizat, edhe ato globale, nuk përbëjnë më përjashtim, por janë kthyer në gjendje normale. Ndryshimi i klimës, rritja e pabarazisë, pandemia, shuarja e llojeve, dhe lufta nuk ia zënë vendin njëra-tjetrës, por mbivendosen, përforcojnë njëra-tjetrën, krijojnë një rrezik të gjithanshëm. Kujtojmë luftën në Ukrainë, ku si pasojë e agresionit rus, nuk vriten vetëm njerëz nën breshërinë e plumbave, por janë krijuar kriza urie në botë, ekonomia botërore rënkon, valë të reja migracioni janë të pritshme. Në mesin e këtyre krizave gjenden gazetarët: si raportues, si opinionbërës dhe shpesh si objekt sulmesh.

"Në këtë kuptim sulmi rus ndaj Ukrainës hedh hije edhe mbi Global Media Forum këtë vit", thotë drejtori i përgjithshëm i "Deutsche Welles", Peter Limbourg, duke iu referuar konferencës ndërkombëtare që hap dyert në Bonn më 21 dhe 21 qershor. "Kjo reflektohet në temat e konferencës dhe ka përcaktuar edhe përzgjedhjen e fituesve të çmimit "Freedom of Speech Awards". Ne vlerësojmë dy gazetarë ukrainas që në mënyrë të veçantë kanë kontribuar për t'ia bërë të ditur botës realitetin e tmerrshëm të kësaj lufte".

Evgeniy Maloletka dhe Mstyslav Chernov me një angazhim të madh personal kanë dokumentuar pushtimin dhe shkatërrimin e qytetit port, Mariupol. Nderimi me çmimin "Freedom of Speech Awards" i "DW" ndaj të dy fotoreporterëve nga fundi i ditës së parë të konferencës bën pjesë te pikat kulmore të Global Media Forum.
Nobelistja pyet: "Çfarë je i gatshëm të sakrifikosh për të vërtetën?"
Ashtu si edhe pjesëmarrja e nobelistes Maria Ressa. Fjalimi i nobelistes së Paqes, 2021 mban titullin "Çfarë je i gatshëm të sakrifikosh për të vërtetën?" E nobelistja e di përse flet. Si gazetare investiguese dhe bashkëthemeulese e një portali online ajo vuajti përndjekjet e qeverisë në Manila, disa herë e arrestuan. "Gëzohem që kemi mundësinë ta kemi atë në Global Media Forum", thotë drejtori i përgjithshëm, Peter Limbourg. "Ne duam me konferencën t'u japim kurajë dhe mbështetje të gjithë atyre që në botë angazhohen për lirinë e mendimit dhe medias".

Global Media Forum, GMF ndërkohë është konferenca më e madhe ndërkombëtare e mediave në Gjermani. Hera e 15-të që "Deutsche Welle" e organizon atë nën titullin "Shaping tomorrow, now" - Të formësojmë të ardhmen, tani. Në dy vitet e shkuara u diskutua virtualisht për shkak të pandemisë. Tani GMF zhvillohet me prezencë, në sallën plenare të ish-Bundestagut dhe hapësirat e World Conference Centre Bonn. "Pas dy vitesh pandemi e kupton që shumë vetë vërtetë gëzohen që takohen më në fund", thotë Verica Spasovska, përgjegjëse për programin. Kush nuk mund të vijë në Bonn mund t'i ndjekë aktivitetet online.

Raportim për luftën, perdja e hekurt digjitale, mënjanimi i censurës
Pikat kryesore të konferencës, Spasovska i përmbledh në këto tema: Si pozicionohen gazetarët në kohë krizash dhe konfliktesh? Si të kthejmë besueshmërinë tonë ose si ta ruajmë atë për publikun? Me cilat sfida lidhen këto kriza për punën e gazetarëve? Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Spasovska e rikonceptoi programin. "Tani shohim më me vëmendje në drejtim të informimit në kohë lufte, hedhim dritë në perden e re të hekurt digjitale në Europë dhe mënjanimin e censurës. Këto janë tema që i kemi futur në program aktualisht". Ajo dëshiron që pjesëmarrësit pas dy ditësh konference të kthehen në vendet e tyre me ndjesinë, se "këtu mësova diçka, kam marrë diçka me vete". Për këtë arsye në Global Media Forum zhvillohen një sërë "workshops" me ide për punën e përditshme të gazetarëve.

Këtë vit Global Media Forum krijon ura lidhëse edhe me politikën e madhe në kuadër të G7-ës, ku Gjermania ka presidenten e radhës. Në kuadër të GMF ministrat e kulturës dhe mediave takohen në Bonn së bashku dhe vizitojnë konferencën e "DW". Që në fillim të konferencës në podium ndodhet ministrja e Shtetit për Kulturën dhe Median, Claudia Roth. Tema: "Të formësosh të ardhmen e gazetarisë në kohë lufte - se si do të jetojmë në të ardhmen varet nga ajo që raportojmë sot"./DW
"Në luftë kam humbur nënën e dy fëmijëve të mi. Ajo is...
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të takohen të hë...
Gazetari Mentor Kikia përmes një postimi në rrjetin so...
Aeroporti “Nënë Tereza” është përballë një rritjeje të...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në një s...
Aksidentet e shumta dhe mbingarkimi i trafikut sidomos...
Temperaturat e larta të fundjavës kanë bërë që qytetar...
Ish-kreu i Forcës Detare, Artur Meçollari, i cili ka q...
Ditën e djeshme, CNA.al publikoi skandalin e Ministris...
Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar nga trafiku i ...
Një zjarr i rastësishëm ka rënë një treg rrobash të pë...
CNA.al denoncoi ditën e djeshme skandalin e Ministrisë së ...
Mediat italiane kanë zbuluar lëvizjet e fundit të ish-...
Në mbështetje të mbarëvajtjes së sezonit veror, edhe k...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duk...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave, ku zbul...
Bashkia e Pogradecit ka çelur sot sezonin veror me një...
30-vjeçari Klevis Meta ka bërë një denoncim në redaksi...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me skandalin...
CNA.al sot ka nxjerrë dokumentin ekskluziv ku tregon s...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...