“Bashkitë në fazë të re zhvillimi”/ Demo: Duhen projekte cilësore për të përthithur fondet e BE-së
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, dekla...

RCC organizoi Forumin e Organizatave Jo Qeveritare (OJQ-ve) mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor së bashku me EU4Green
“Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor është një iniciativë dinamike dhe në zhvillim, që kërkon përpjekje kolektive, si nga institucionet qeveritare ashtu edhe nga ato joqeveritare, për t’i dhënë një formë më konkrete dhe efektive planit për të ardhmen. Në një rajon në zhvillim, si ky i yni, shqetësimet për të përditshmen na e zhvendosin vëmendjen nga ajo çfarë mund të kërcënojë të ardhmen tonë. Një e ardhme e cila, me gjitha nuancat e saj të pasigurive, na duket më e largët, ndërsa përballemi me sfidat e së përditshmes. Rajoni ynë duhet të qëndrojë i palëkundur në tranzicionin e gjelbërt, zhvillimin e qëndrueshëm dhe dekarbonizimin, pasi çdo devijim afatgjatë është i dëmshëm, veçanërisht në një rajon të cënuar nga ndryshimet klimatike, si ky i yni,” tha Majlinda Bregu, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit.
Rajonal (RCC) në fjalën e saj të hapjes gjatë forumit të OJQ-ve mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga RCC në bashkëpunim me EU4Green, sot në Beograd.
Forumi mblodhi përfaqësues të Organizatava të Shoqërisë Civile, të komunitetit të donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të qeverive, për të diskutuar çështjet urgjente mjedisore, lëvizshmërinë e qëndrueshme, efiçencën e energjisë, investimet dhe krijimin e vendeve të reja të punës. U diskutua gjithashtu rëndësia e angazhimit dhe e rritjes së rolit të shoqërisë civile si dhe progresi rajonal dhe individual i zbatimit të Planit të Veprimit të Agjendës së Gjelbër, në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Edhe pse mund të konsiderohet jo si një çështje politike urgjente në Ballkanin Perëndimor, , ndryshimet klimatike dhe degradimi mjedisor janë një kërcënim ekzistencial, dhe kërkon zgjidhje të menjëhershme po aq sa krizat energjitike, inflacioniste, dhe të ushqimit. Politikanët duhet të marrin parasysh seriozisht faktin e numrit gjithnjë në rritje të të rinjve të cilët i referohen çështjeve mjedisore dhe cilësise së jetës si një nga arsyet e marrjes së vendimit për te lëvizur jashtë rajonit, shtoi Bregu.
Sekretarja e Përgjithshme e RCC hapi Forumin së bashku me Holger Schroeder, Shef i Njësisë së Programeve Rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe Planit të Investimeve Ekonomike, DG NEAR dhe Azra Vukovic, Green Home, organizatë joqeveritare nga Mali i Zi.
“Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për këtë “Koalicion me Vullnet të Përbashkët” rajonal që na mblodhi këtu. Si RCC, jemi krenarë që po vëmë në lëvizje të plotë kapacitetin tonë rajonal duke bërë bashkë përfaqësues së qeverive e organizatave ndërkombëtare në lançimin e platformës së sotme për dialog dhe bashkëpunim. Siç thotë proverbi i një autori të panjohur, "Nëse merimangat mblidhen bashkë, mund të lidhin një luan". Pra, le ta fillojmë së bashku tjerrjen e këtij filli, për ta lidhur këtë luan mjedisor dhe ta gjelbërojmë botën që kemi përreth”, përfundoi Bregu.
Forumi mblodhi rreth 60 përfaqësues të shoqërisë civile dhe koalicioneve, 20 pjesëmarrës nga komuniteti i donatorëve dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe përfaqësues të qeverive. Diskutimet prekën të gjitha aspektet kryesore të implementimit të Agjendës së Gjelbërt, si dhe mblodhën pikëpamje të rëndësishme për sfidat kryesore dhe progresin në zbatim nga perspektiva e organizatave të shoqërisë civile dhe sfidave me te cilat ato përballen.
David J. Kostelancik, i emëruar nga Presidenti Biden p...
Ambasada e Holandës në Shqipëri në bashkëpunim me SHBA...
Eno Bozdo, anëtar i Kryesisë së PD-së, në një deklarat...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehu, gjatë seancës plenare ...
Për të disatën herë është shtyrë seanca gjyqësore për ...
Presidenti Bajram Begaj, sot në Ditën Ndërkombëtare të...
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Ata...
Jeni gati për ulje marramendëse çmimesh? Produket me ofer...
“Njeriu pa njohuri për historinë, origjinën dhe kulturën e...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në harkun koh...
Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në përmbushje t...
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar ankimimin e Arben Ahmetajt...
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili ka renditur arsye...
Ambasadori i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith, ...
Në Shqipëri harta e re gjyqësore, që ka filluar të zbatohe...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Raj...
Agjenda digjitale në Shqipëri, transformimi i shërbimeve p...
Gjyqtari Dhimitër Lara do të shqyrtojë ankimimin e ish...
PD, me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn, ka dorë...
Kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë për nderimin e...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...