LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtoresha e AKSHI-t, në Bruksel: Rruga e digjitalizimit në Shqipëri do jetë e pandërprerë dhe e pakthim

28 Mars 2023, 13:04, Aktualitet CNA

Drejtoresha e AKSHI-t, në Bruksel: Rruga e digjitalizimit në

Agjenda digjitale në Shqipëri, transformimi i shërbimeve publike që ka ndryshuar një herë e përgjithmonë mendësinë e qytetarëve, marrëdhënien e administratës me qytetarët dhe bizneset, duke eliminuar kontaktet fizike, radhët e gjata, ulur kostot e shpenzimeve dhe korrupsionin; forcimi i besimit ndaj misionit të vazhdueshëm e të qëndrueshëm të qeverisë shqiptare për revolucionin teknologjik në vend; puna dhe roli i rëndësishëm që AKSHI-i ka në proceset, nismat që janë ndërmarrë e që po japin sot frytet e tyre të mëdha, por dhe ato që do të vijojnë të aplikohen me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të këtyre shërbimeve…ishin disa nga pikat kyçe të raportimit, që Drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj, bëri dje në Bruksel.

Në fillim të fjalës së saj, në Takimin Bilateral dyditor që po mbahet në Komisionin Europian, në kuadër të procesit të integrimit, ku Shqipëria raporton për Kapitullin 10: Shoqëria e informacionit dhe media, (bashkënegociatore të të cilit janë Drejtoresha e AKSHI-t dhe Zv.ministrja e MIE-s, Enkelejda Muçaj), Karçanaj theksoi faktin se rruga e digjitalizimit që Shqipëria ka nisur me hapa të shpejtë, do të jetë e pandërprerë dhe e pakthim, deri në digjitalizimin e plotë të proceseve të punës së administratës, duke respektuar ligjet, standardet dhe strukturat e TIK-ut, përgjatë dizenjimit, zbatimit dhe përmirësimit të shërbimeve digjitale.

Drejtoresha e AKSHI-t, në Bruksel: Rruga e digjitalizimit në

Ky proces përfshin 14 standarde siç janë dhe angazhimi i vetë përdoruesve përgjatë dizenjimit të shërbimeve me qëllim për t’ua kuptuar e plotësuar kështu edhe më mirë nevojat e tyre; thjeshtësimi dhe adaptimi i shërbimeve edhe për personat me nevoja të veçanta; përcjellja e sigurisë se shërbimet digjitale janë të sigurta dhe të përshtatshme me politikat e privatësisë etj.

Shqipëria është sot një histori suksesi në rajon. Vlerësohet si vend udhëheqës, në Ballkanin Perëndimor, në aspektin e digjitalizimit të shërbimeve publike. Aplikimet për shërbime elektronike dhe dokumentet me vulë elektronike janë dyfishuar në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021. Arsyeja e kësaj rritjeje është e thjeshtë: lehtësia dhe besimi që e-Albania ofron. Vetëm duke hequr tarifat që qytetarët paguanin deri para disa viteve, janë kursyer rreth 9 milionë euro. Eliminimi i radhëve ka kursyer 1000 vjet pritje. Të dhënat tregojnë se vetë e-Albania ka shembur paragjykimet. Të rinjtë dhe të moshuarit e përdorin lehtësisht e-Albania dhe përveç tyre, edhe grupe sociale të tjera me më pak akses në teknologji, si fermerët. e-Albania përdoret nga të gjithë, pa marrë parasysh moshën, statusin, gjininë, ose mundësitë ekonomike, dhe të gjithë shërbehen në të njëjtën mënyrë”.

Më tej Karçanaj shtoi se në raportin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë për vitin 2022 është vlerësuar qartazi miratimi i Agjendës Digjitale 2022-2026, progresi në shërbimet elektronike si dhe miratimi i ligji mbi Dokumentin Elektronik, Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Biznesin Elektronik, duke e harmonizuar plotësisht bazër ligjore të vendit me Rregulloren e BE-së eIDAS.

“Në vitin 2017, në Qeverisjen Elektronike në Shqipëri ndodhën dy zhvillime të rëndësishme: Legjitimimi i vulës elektronike, i cili i dha vlerë ligjore të gjitha dokumenteve administrative që gjenerohen përmes portalit e-Albania dhe Qendërzimi i zhvillimit të Qeverisjes Elektronike, i cili bëri Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit institucionin kryesor në fushën e digjitalizimit të qeverisjes dhe shërbimeve shtetërore të ofruara qytetarëve, bizneseve dhe administratës publike në Shqipëri. Në fund të vitit 2019, Qeveria shqiptare vendosi fillimin e "Revolucionit Digjital i shërbimeve publike". Që nga 1 janari 2020, nisi një proces i ri, duke ofruar aplikime për shërbime publike vetëm online për qytetarët dhe bizneset. Në datën 1 maj 2022, filloi jo vetëm aplikimi për shërbime publike, por edhe ofrimi i dokumentit përfundimtar me vlerë ligjore të plotë. Kjo tregon se Shqipëria tani ofron 95% të të gjitha shërbimeve publike vetëm online me vulë/apo me nënshkrim elektronik në fund. Në qershor 2022, Agjenda Digjitale dhe Plani i Veprimit u miratua me një vendim të Këshillit të Ministrave.”- theksoi Karçanaj.

Të pranishëm në këtë takim, përfaqësuesit e AKSHI-t, paraqitën përpara KE-së dhe një pasqyrim të plotë të masave, proceseve protokollare që AKSHI ndoqi me përpikmëri e profesionalizëm të lartë, që nga momenti i dedektimit të sulmit famëkeq në rrjetet qeveritare, në izolimin dhe mbylljen e shërbimeve elektronike të portalit e-Albania, deri në ringritjen dhe rivënien në funksion të sistemeve brenda një kohë rekord. Theksi u vu te progresi i arritur në këto 8 muaj, pas sulmeve kibernetike, krijimin e SOC (Security Operations Center) qeveritar, rritja e kapaciteteve teknike si dhe te rikonceptimi i strukturave mbrojtëse me teknologjinë më të fundit, që integron inteligjencën artificiale me machine-learning.

Në takim u sollën në vëmendje vlerësimet që organizatat më prestigjioze në botë, OKB-ja, OECD, Departamenti i Shtetit të SHBA-së dhe Komisioni Europian, I kanë dhënë Shqipërisë me pikë të larta, në analizat dhe raportet e tyre, për qeverisjen digjitale në vend, për progreset me miratimin e Agjendës Digjitale dhe Planit të Veprimit 2022-2026 dhe në shërbimet e qeverisjes elektronike, për rritjen e digjitalizimit të shërbimeve që po ndihmojë në uljen e korrupsionit etj.

Në fund të takimit, Kryetari i DG Near, Mark Jorna, falënderoi Drejtoreshën Karçanaj dhe ekipin e AKSHI-t për analizën dhe prezantimin e plotë të gjithë proceseve të digjitalizimit në Shqipëri./CNA.al

Lajmet e fundit nga