Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Deutsche Welle: Vitet e fundit kanë ardhur shumë punëtorë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të punuar e jetuar në Gjermani. Shumë prej tyre natyrisht që duan të bashkohen edhe me familjet që kanë lënë në atdhe. Si e rregullon ligjvënësi gjerman këtë?
Yosif Altundag: Bashkimi familjar për njerëzit që vijnë në Gjermani, sidomos ata nga Ballkani Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi etj, rregullohet përmes ligjit të qëndrimit në Gjermani. Nëse një anëtar i familjes jeton në Gjermani, atëherë ka rregullore, në bazë të të cilave orientohet bashkimi familjar. Më së shpeshti, kështu e kemi pasur përvojën, janë bashkëshortët apo baballarët e fëmijëve, ata që vijnë në Gjermani, ju e dini, Gjermania në vitet e fundit ka pasur nevojë për shumë punëtorë. Prandaj u vendos edhe Rregullorja e Ballkanit Perëndimor që e rregullon ligjërisht këtë.
Kur mund t’i sjellin familjarët këta punëtorë që janë ndërkohë në Gjermani në bazë të këtyre rregullave?
Kjo varet natyrisht nga lloji i lejes së qëndrimit që ata kanë, por si rregull ata mund t’i sjellin fëmjët dhe anëtarët e tjerë të familjes pas dy vjetësh në Gjermani. Por ka edhe përjashtime, gjithmonë në varësi të llojit të lejes së qëndrimit. Problemi që kemi pasur në të shkuarën, tani gjendja është më e mirë, është, se njerëzit kanë shkuar në ambasadën gjermane, kanë bërë aplikimin për vizë aty, ambasada ka bërë një regjistrim, dhe pastaj nuk ndodhte asgjë, pyetjet nuk merrnin përgjigje. E pjesërisht njerëzit kanë pritur atëherë më shumë se 18 muaj për një orar për vizë. Natyrisht një situatë e vështirë. Këtu ishin bashkëshortët, bashkëshortët në rajon, kërkesa ishte shtruar, …kishte raste me gra shtatzëna që ishin vetëm e pjesërisht me fëmijët e tjerë. Kjo ishte e padurueshme. Këtu në Gjermani filluam të merremi me këtë, ambasadat pjesërisht edhe nuk reaguan. Ne përpiqeshim të organizonim prej këtej një orar, dhe ia kemi dalë që të jepej më shpejt orari. Pra, nevojitej vërtet ndihma e avokatit për të siguruar një orar. Disa nuk mund të prisnin, për ta kjo fazë ishte shumë e gjatë. Shumë mund të udhëtojnë pa vizë në Gjermani, prandaj ata erdhën këtu dhe u përpoqën pastaj ta shtrojnë këtu kërkesën.
Çfarë problemesh sjell me vete kjo rrugë që zgjedhin familjarët?
Natyrisht kjo nuk është e mençur, sepse duhet të zhvillohet një procedurë për vizën që ta kërkon ligji, që është shumë strikt këtu. Ka vetëm disa raste përjashtuese, ku kjo procedurë nuk kërkohet të kryhet, dhe ky natyrisht është një vendim në bazë të vlerësimit. Nuk do t’ia këshilloja askujt të vijë pa vizë në Gjermani për një qëndrim më të gjatë, kjo penalizohet. Për këtë duhet të fillojë një procedurë vize e vetëm të shpresosh që zyra e të huajve do të heqë dorë nga procedura për vizë është spekulative e duhet të kesh edhe pak fat. Ka raste që shihen si raste vështirësie të posaçme (“Härtefall”), por për këtë duhet të ketë shumë arsye që një rast të kategorizohet si vështirësi që të lejon përjashtime.
Çfarë rasti mund të kategorizohej si rast i tillë?
P.sh. kur bashkëshortja është shtatzënë dhe ka dy-tre fëmijë të vegjël dhe ku nuk ka asnjë në vendin origjinë që mund ta ndihmojë atë, apo kemi raste, kur sëmundjet luajnë rol. Por duhet të jenë arsye shumë, shumë të forta këto dhe ligjvënësi e shikon me shumë vëmendje këtë. Prandaj do të rekomandoja të bëhej e plotë procedura e vizës, sepse në shumicën e rasteve viza jepet.
Po, por me kushedi sa vonesa… sepse dihet që ambasadat në Ballkan janë tejet të mbingarkuara…
Kjo është për fat të keq kështu, me procedura që zgjasin një vit edhe më shumë, një vit e gjysmë. Këtë e kemi ngritur si problem. Shumë e vështirë të gjeje dikë atje. Na është dashur një punë shumë e madhe.
Çfarë kushtesh në tërësi duhet të përmbushin aplikuesit e bashkimit familjar?
Duhet që jetesa të jetë e siguruar. Kjo është e rëndësishme. E këtu ka probleme, shpesh në Gjermani janë baballarët, por ata nuk fitojnë shumë dhe duan të marrin dy apo tre fëmijë dhe bashkëshorten, por rroga nuk mjafton. Autoritetet e shohin këtë me shumë kujdes, se nuk duan që ata të kalojnë në sistemin e ndihmës sociale të shtetit. Paratë që jep shteti për fëmijët nuk përbëjnë problem, këto mund t’i marrësh dhe llogariten mbi rrogën. Por edhe kërkesa për procedurën e vizës në ambasadë ka shumë rëndësi, sepse shumë nga Ballkani Perëndimor humbasin durimin e kërkojnë këtu ta marrin vizën, por ky është gabim. Kam pasur personalisht shumë raste të tilla nga Ballkani Perëndimor, por pranoj ato raste, ku shoh një shans.
Po të qëndrojmë te të ardhurat, që ju i quani shumë të rëndësishme, mund të na thoni një shembull konkret si llogaritet kjo konkretisht?
Le të themi një familje ka babanë, nënën si edhe dy fëmijë, në moshën 10 dhe 12 vjeç. Babai fiton 1800 euro në muaj. Qiraja kushton 600 euro. Llogaritja që mund të bëhet është kjo:
Babai 1800, –
Paratë e fëmijëve janë gjithsej 438,-
Qiraja 600,-
Nevoja mujore e bashkëshortit 449,-
Nevoja mujore e bashkëshortes llogaritet 404,-
Nevoja e fëmijëve 311,-
E fëmijës tjetër 311,-
Nga kjo në fund mbeten 163 euro, që do të thotë se me këtë jetesa është e siguruar. Dhe zyra e të huajve bën një prognozë, ku theksohet rëndësia dhe mundësia e marrjes së lejes së pakufizuar të punës.
Të ardhurat janë një kriter shumë i rëndësishëm, tjetra gjuha. Çfarë njohurish të gjuhës u duhen anëtarëve të familjes për bashkimin familjar?
Aplikuesit duhet t’i kenë edhe njohuritë e gjuhës. Kërkohet niveli A1 për bashkëshorten, edhe certifikata përkatëse duhet të paraqitet. Fëmijët nuk kanë nevojë për vërtetime gjuhësore kur janë nën 16 vjeç. Kurse te mbi 1-vjeçarët, dhe kjo është shumë problematike, kërkohet të sigurohen njohuri shumë të mira të gjermanishtes në vendet origjinë.
Çfarë gabimesh mund të mënjanojnë aplikuesit?
E para është se ata humbasin durimin. Bëjnë kërkesën për vizë në ambasadë dhe vijnë në Gjermani, thonë se kërkesën e kam bërë, të shoh se mos e zgjidh në Gjermani, këtë e kam parë te klientët. Një gabim që shoh shpesh është se ata kanë shkuar në shkolla gjuhe jo të certifikuara, pra që nuk i njeh ambasada. Kjo duhet parë me kujdes. Shkollat duhet të jenë të certifikuara dhe që njihen nga ambasada, ndryshe ndodh që vërtetimi për kursin gjuhësor nuk të njihet. P.sh. institucione si “Instituti Gëte” apo shkollat duhet të kenë identifikimin Telc. Shpesh më ka ndodhur që aplikuesit ishin në shkolla të gabuara, kanë paguar dhe dokumenti nuk u është njohur./DW
Zëvendës-kryeministri Arben Ahmetaj ka shpalosur idetë për t...
Më 25 maj kryeqyteti do të jetë nën masa të rrepta sigurie, ...
Porti u Durrësit do të ketë një fytyrë të re. Kryeministri E...
Muzika e lartë deri në orët e vona të natës është kthyer në ...
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, ka bërë një paralajmërim të ...
Lideri historik Sali Berisha ështën ndalur sot në qytetin e ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet këtë pasdite në Vlorë ...
Në Spanjë janë regjistruar 23 raste të reja të lisë së majmu...
Akademiku Artan Fuga, ka komentuar ngjarjet e fundit lidhur ...
Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar përmes një postimi...
Një delegacion i përbërë nga 7 anëtarë të Parlamentit Evropi...
Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që isht...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni më i lartë i audit...
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, është shpre...
Deputeti Luçiano Boçi ka reaguar pas deklaratave të Enkelejd...
Lideri historik i PD-së, Berisha, është ndalur pasditen e so...
Ish-deputeti Myslim Murrizi e cilëson si një karrem procesin...
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga Korça se demokrat...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar meg...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë një mesa...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...