LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Loja politike e mazhorancës”/ Fuga: Zgjedhja e Presidentit, paradoks që nuk ka zgjidhje

20 Maj 2022, 16:32, Aktualitet CNA
“Loja politike e mazhorancës”/ Fuga: Zgjedhja e Presidentit,

Akademiku Artan Fuga, ka komentuar ngjarjet e fundit lidhur me negociatat mes mazhorancës dhe opozitës mbi emrat e kandidatëve për presidentin e ri.

I ftuar në ?Opinion? Fuga tha se ky proces ka hyrë në një paradoks që nuk ka zgjidhje.

Ai ka theksuar faktin që një marrëveshje mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit është e pashkruar, por se palët janë mjaftuar me një marrëveshje verbale.

Artan Fuga ka theksuar gjithashtu faktin se mazhoranca është duke luajtur një lojë politike, pasi duke kërkuar që emrat e propozuara nga opozita të vijnë të firmosura nga 20 deputetë, faktikisht janë duke thënë që nuk njohin ata që pretendojnë sipas tij se përfaqësojnë Partinë Demokratike.

?Procesi është i futur në kontradiktë logjike që si çdo paradoks logjik nuk mund të zgjidhet.
Paradoksi është se nga ana e PS kërkohet një kandidaturë që sigurisht të jetë e tillë që të mos krijojë dualitet me marrjen e shtetit. Kërkohet një kandidaturë që të jetë nën kontrollit moral dhe politik substancial të mazhorancës, por nga ana tjetër të vijë nga opozita. Këto të dyja nuk përputhen.

Nga grupi prej 20 apo më shumë deputetësh, grupi politik pa emër, edhe këtu kërkohet që edhe kandidati të propozohet prej tyre, pra nga opozita sipas tyre por që edhe të pranohet nga shumica.
Kjo është e pamundur sepse ?A?-ja nuk barazohet me ?-A?.
Nga pikëpamja e logjikës kjo është e pamundur. Ndaj jemi në këtë ngërç, sepse nuk mund të avancohet në këtë mënyrë.

Negociuesit e deputetëve të këtij grupimi pa emër, nuk kanë një emër që ta përfaqësojnë edhe formalisht.

Sot ky grup nuk pranoi që ka dështuar. Gjëja e parë e sinqertë ishte të thonin që kemi dështuar apo shpresuar në zgjidhjen e një paradoksi politik që vetëm ata nuk e dinin që ishte e pamundur. Duhet të pranojnë dështimin që është shumë i madh.

Ajo që thotë Balla tani është që: 1- Vendosni 20 firmat, 2- Duhen për një kandidaturë 20 firma pra atë idenë që do propozojmë 4 emra jo nga 20 deputetë, se ndryshe s?kishin nevojë tua jepte të drejtën mazhoranca.
Por mazhoranca thotë nuk ju njohim si përfaqësues të PD. Mazhoranca bën lojë politike për interes të vet, thonë nuk njohim as Rithemelimin por duke ju thënë këtyre sillni kandidaturat me 20 firma, janë firma si individ jo me logo, pra u thonë s?ju njohim si PD. Kjo është shumë e rëndë dhe është e vërtetë. Ky grup është një grup që juridikisht apo politikisht nuk përfaqëson asgjë, nuk ka as shumicën e deputetëve të opozitës. Rithemelimi që sot për sot ka tagrën juridike nga Gjykata e Tiranës edhe pse në proces ankimimi, kjo parti e ka shkarkuar Alibeajn nga posti. Nuk njihet as nga partia e tij dhe as nga mazhoranca.

Në rastin më të keq, më mirë pranoja që mazhonca të zgjidhte presidentin që do të donte sepse të paktën në raundi 4 ose 5 do zgjidhej mbi një procedurë të rregullt juridike-kushtetuese.
Sesa të dilte një kandidaturë e një personi fatkeq që do dukej se do zgjidhej nga një marrëveshje mes PS dhe PD që nuk përfaqësohet nga ata që thonin do e përfaqësojmë. Ai pushtet është simbolik, nëse nuk ka një kandidaturë me një platformë presidenciale, më mirë të jetë edhe formalisht ashtu siç është realisht.

Që nuk mund të influencojë vullnetin politik të mazhorancës. Ideja e një kandidature të përbashkët me sa di nuk është e shkruar. Është bisedë në media që është e regjistruar por nuk ka një marrëveshje me shkrim. Si mund të pretendohen marrëveshje të tilla të pashkruara për një post kaq të rëndësishëm. Marrëveshja duhet të ishte e parashikuar në detaje.
Kjo më habit se ka edhe juristë të përfshirë. Kjo është ajo më skandalozja. Kemi përfunduar në një kulturë orale. Kjo nuk është serioze me qytetarët, është tallje me qytetarët, institucionet etj.

Presidenti tek ne nuk konsiderohet kandidaturë që duhet të paraqesë një platformë më konceptet dhe synimet e tij?, është shprehur Fuga./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga