Sherr me Bardhin në Kuvend/ Shehu: Akt pervers i “burrecit”
Deputeti Tritan Shehu ka reaguar në rrjetet sociale pas përp...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat pas takimeve të zhvilluara në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Sa i takon integrimit në BE, Rama përsëriti se mbeten në pritje të presidencës franceze dhe theksoi se situata e ngërçit nuk do të qëndrojë gjatë pasi do të ndryshojnë kurs. Për këtë i referohet Këshillimit Kombëtar me qytetarët për shkëputjen nga Maqedonia e Veriut, e cila po mbahet peng nga Bullgaria.
“Tani situata dihet dhe të përsërisim atë që vazhdon të përsëritet mbase nuk ia vlen. Megjithatë, po e përsërisim që është shumë e qartë që për Shqipërinë opinioni është tejet pozitiv, ne presim një tjetër raport-progresi dhe jemi të bindur që do të jetë edhe më pozitiv për shkak se shumë gjëra kanë ndodhur dhe janë të gjitha në drejtimin e duhur. Imazhi i Shqipërisë është komplet tjetër sot në çdo aspekt. Shqipëria konsiderohet një model për rajonin, jo vetëm këtu, por dhe në Hagë është shumë e qartë kjo gjë.
Megjithatë, dje biseda është përqendruar te situata social-ekonomike, si rezultat i pasojave të luftës dhe për hir të së vërtetës, nëse do të kishim mundur ta ndanim me opinionin publik në Shqipëri atë bisedë, do të kishim dëgjuar vërtetë situata shumë më problematike sesa situata jonë, në aspektin e qëndrueshmërisë financiare, në aspektin e financimit të mëtejshëm të ekonomisë, në aspektin e inflacionit e kështu me radhë. Sa i përket pjesës tjetër, ne jemi në pozicionin që dihet, do të presim dhe presidencën franceze. Këtu çështja është te Bullgaria që ka marrë peng Maqedoninë dhe që si rezultat, ka bërë që ne të jemi peng i një ngërçi të madh që ne nuk kemi lidhje fare.
Ndërkohë, besoj që të gjithë e kanë të qartë që kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë. Megjithatë, ne do të ndryshojmë menjëherë kurs, siç e kemi thënë dhe siç e kemi marrë nga Këshillimi Kombëtar në rast se nuk do të kalojë në fazën tjetër vendi ynë për t?u ulur formalisht në tryezë për negociata”, tha Rama.
-Zoti kryeministër, do t’i asistojë apo ndihmojë Bashkimi Europian 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh zhvillimet dhe pasojat që mund të vijnë nga lufta Rusi-Ukrainë, dhe në çfarë forme?
Kryeministri Edi Rama: Bashkimi Europian është një makineri e rëndë dhe e madhe, që edhe kur ka kthesa për të marrë, i merr shumë ngadalë, por ne, prej disa kohësh, kemi punuar me disa kryeqytete, duke bërë disa propozime tonat sepse ka edhe një vullnet të ri për të dëgjuar nga ne dhe kur them nga ne nuk kam parasysh vetëm Shqipërinë, por edhe vendet të tjera, por edhe duke pasur parasysh faktin që ne tani kemi garantuar një akses të drejtpërdrejtë me kancelarinë kryesore dhe kemi një dialog të vazhdueshëm, pra nuk jemi më në kohën kur një bisedë mes kryeministrit të Shqipërisë dhe Kancelarit apo Presidentit të Francës ishte një ngjarje e madhe për të cilën flitej në televizor, bëheshin njoftime për shtyp. Sot këto janë rutinë, por nga ana tjetër gjithçka është e hapur dhe gjithçka mund të ndodhë. Mund të ndodhë që të ketë një ndryshim të rëndësishëm. Mund të ndodhë që mund të mos ndodhë asgjë, kjo është e gjitha për t’u parë.
– Pas Serbisë z. Kryeministër dhe nga Maqedonia po importojmë mallra. A tregon kjo që ?Open Balkan? po funksionon dhe çfarë pritet të ndodhë me Malin e Zi? Pak më herët në një konferencë për shtyp më konfirmuat ftesën që ju i keni bërë kryeministrit shqiptar të zgjedhur të Malit të zi, cili do të jetë qëndrimi i këtij vendi?
Kryeministri Edi Rama: “Ballkani i Hapur” funksionon dhe do të funksionojë gjithmonë e më mirë. Tani ne presim që edhe Mali i Zi t?i bashkohet, domethënë është çështje kohe, unë e kam thënë gjithmonë, është çështje kohe që t?i bashkohen të gjithë në fakt se nuk ka ku shkon tjetër kjo punë përveçse te kooperimi, te bashkëpunimi, kështu që sigurisht që është humbje kohe patjetër për ata që ngurrojnë apo refuzojnë të bashkohen, por ne nuk kemi kohë për të humbur.
– Përpara darkës së mbrëmshme presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi për mediat e tij që e shoqëronin se Serbia do të rishikojë qëndrimin e saj nëse Kosova do të kërkojë anëtarësimin e Europës. Shqipëria ka një qëndrim në lidhje me këtë? Cila do të jetë vota e saj?
Kryeministri Edi Rama: Kjo nuk do diskutim fare. Ne jemi shumë të qartë. Ne nuk kemi asnjë ekuivok. Ne jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap dhe për çdo gjë që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar. Ndërkohë që ne kemi qasje komplet tjetër kur vjen puna te normalizimi i marrëdhënieve hap pas hapi në aspektin ekonomik, në aspektin e lirisë së lëvizjes e të tjera e të tjera, me Serbinë paralelisht me betejën në tryezë, betejën diplomatike për dialog e kështu me radhë sepse besojmë që kjo është rruga, kjo është rruga dhe nga ana tjetër respektojmë plotësisht zgjedhjen e bërë nga autoritetet legjitime, të votuara, të mandatuara, përgjegjëse të Kosovës për të pasur një qasje komplet tjetër në këtë aspekt. Por kur vjen puna te demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën. Serbia sigurisht është në të drejtën e vet të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën!
Deputeti Tritan Shehu ka reaguar në rrjetet sociale pas përp...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në Kuv...
Kandidati për kryetar të PD-së, Ibsen Elezi, ka folur me ton...
Kandidati për kreun e PD-së, Ibsen Elezi, në një konferencë ...
Kandidati për kreun e ri të PD-së, Ibsen Elezi, kishte paral...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tha se Shqipëria ka forcua...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ngriti sot aku...
Hetimet për aferën e inceneratorëve janë “Kutia e Pandorës”....
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka re...
Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu, ka ironizuar situa...
Deputetja Grida Duma ka folur me tone të forta dhe ironike n...
Këshilli i Ministrave ka miratuar sor rishpërndarjen e numri...
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari, ka ir...
Aktivistja Evi Kokalari ka ngritur dyshime të forta për sa i...
Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi, ka folur për kritikat e kr...
Analisti Andi Bushati thotë se Rama i ka bërë të gjitha krit...
Deputetja Ina Zhupa i ka bërë sot një propozim Kuvendit për ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndodhet në Bruksel, ku dhe ...
Ish-deputeti Nard Ndoka ka ironizuar shqiptarët dhe kritikët...
Gazetari Ylli Rakipi ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...