“Bisedimet e paqes jo të lehta”/ Lavrov: Ka shpresë për kompromis
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se bised...
Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake për luftën e saj në Ukrainë dhe se Kina i është përgjigjur kësaj kërkese pozitivisht. Si Moska ashtu edhe Pekini kanë hedhur poshtë këtë pretendim, teksa një zëdhënës kinez e ka quajtur ?dezinformatë?.
Megjithatë, pretendimet kanë nxitur supozime se sa larg do të ishte i gatshëm që të shkonte Pekini për të mbështetur ?partnerin më të rëndësishëm strategjik?, ashtu siç së fundmi Ministrja e Jashtme kineze e cilësoi Rusinë.
Çfarë ka thënë SHBA-ja?
Pas raportimeve fillestare se Rusia i ka kërkuar Kinës ndihmë ushtarake, zyrtarë të paidentifikuar amerikanë thanë se Uashingtoni kishte përcaktuar se Kina kishte dërguar sinjale në Rusi: Pekini do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë ushtarake për fushatën në Ukrainë dhe ndihmë financiare për të zbutur ndikimin e sanksioneve të ashpra të vendosura nga Perëndimi. Gjatë një takimi në Romë më 14 mars, këshilltari për Siguri Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, paralajmëroi këshilltarin kinez për Politikë të Jashtme, Yang Jiechi, kundër ofrimit të një ndihme të tillë, edhe pse Kremlini ka mohuar se ka kërkuar pajisje ushtarake.
SHBA-ja është e kujdesshme për qëllimet e Kinës sepse Qeveria e presidentit kinez, Xi Jinping, ka refuzuar që ta kritikojë pushtimin rus, dhe madje ka tentuar që ta distancojë veten nga lufta e Kremlinit duke bërë thirrje për dialog dhe duke ripërsëritur qëndrimin e saj se territori i shteteve duhet të respektohet.
Çfarë mund të ofrojë Kina?
Nëse asgjë tjetër, Kina ka më shumë gjasa të ofrojë elemente të vogla, siç janë plumbat dhe ushqime sesa avionë luftarakë dhe tanke, thanë ekspertët.
Kina ?me gjasë dëshiron të shmangë një shitje të armëve të profilit të lartë për Rusinë në mes të një konflikti që do të mund ta ekspozonte Pekinin ndaj sanksioneve ndërkombëtare?, tha Drew Thompson, ish-zyrtar i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, i cili aktualisht ligjëron në Shkollën Publike të Politikave Lee Kuan Yew në Singapor.
Pekini do të ishte më i gatshëm që të ofronte pajisje rezervë, materiale shpenzuese, municion dhe pajisje me përdorim të dyfishtë, që nuk bien ndesh me sanksionet dhe që mund të shmangin një përgjigje ndërkombëtare, tha Thompson.
Për shembull, helikopterët rusë ka të ngjarë që të përdorin municionin e tyre për të goditur raketat portative me rreze të shkurtër veprimi, siç janë Stinger. Kina mund t?i shesë Rusisë pajisje të tilla, nëse ato janë në përputhje me sistemet ruse, tha Thompson. Kina gjithashtu mund të ndajë informacionet e inteligjencës dhe vëzhgimit, shtoi ai.
Duke pasur parasysh paralajmërimet e Uashingtonit, çdo ndihmë kineze me gjasë do të mund të përfshinte ?gjëra shumë bazike?, siç janë pakot me racione ushqimore për ushtarët, tha Sam Roggeveen, drejtor i Programit për Siguri Ndërkombëtare në Institutin australian Lowy.
Ai shtoi se Rusia do ta kishte praktikisht të pamundur, që brenda një kohe të shkurtër të integrojë armatimet kineze në forcat e saj të armatosura.
A do ta bëjë Kina?
Edhe pse nuk është e pamundur, ekspertët kinezë dhe të huaj thanë se ka disa faktorë që janë kundër mundësisë së ndihmës së Pekinit për Moskën. E para, nëse Kina e ndihmon Rusinë, kjo do të dukej keq.
?Kina do të jetë shumë e kujdesshme dhe do të bëjë më të mirën që të shmangë që ndihma e saj dhe ndihmesa tjetër të përdoret në fushëbetejat në Ukrainë?, tha Shi Yinhong, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Renmin në Pekin.
Ai shtoi se Kina ?nuk ka asnjë motiv që t?i ofrojë ndonjë ndihmë operacionit të Rusisë në Ukrainë?.
Roggeveen vlerësoi se nuk ka asnjë ?përfitim? për Kinën nëse i ndihmon Moskës, dhe shtoi se një Rusi e dobësuar do t?i shkonte për shtati Kinës në aspektin strategjik dhe ekonomik.
Zyrtarët kinezë, gjithashtu, kanë thënë vazhdimisht përgjatë kësaj krize se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha shteteve duhet të respektohet, edhe pse kritikët kanë thënë se refuzimi i Pekinit që ta kritikojë pushtimin e Rusisë është në kontradiktë me këtë pozicion.
?Operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë është shndërruar në pushtim dhe Kina kurrë nuk do të ofrojë armë për të ndihmuar një shtet që ta sulmojë një shtet tjetër sovran, nëse ky veprim nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar?, tha Li Xin, drejtor i Institutit për Studime Evropiane dhe Aziatike në Universitetin e Shangait për Shkenca Politike dhe Juridike.
Kina, po ashtu, nuk dëshiron që konflikti të përkeqësohet ose të bëhet pjesë e tij, kështu që çdo mbështetje kineze ?do të matet dhe do të kalibrohet me kujdes?, tha Thompson./Rel
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se bised...
Prokurorja e Përgjithsheme ukrainase tha të mërkurën se 103 ...
Ministri i Brendshëm ukrainas tha se një gjeneral i katërt r...
Bundestagu së shpejti do të marrë postë nga qeveria federale...
Politika sigurisht që nuk është shquar për mirë kur bëhet fj...
Nëse pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia do të vazhd...
Kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke kan...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka komentuar reagimin...
Bashkimi Europian ka bërë të ditur masat e ndërmarra kundër ...
Ambasada ruse në Tiranë, ka reaguar sot me një postim në rrj...
Rusia është larguar sot nga Këshilli i Europës, duke paranda...
Aleanca ushtarake Nato, ka njoftuar sot se presidenti amerik...
Bombardimet e forcave ruse iu afruan të martën më pranë qend...
Disa ditë pas një sulmi vdekjeprurës në një maternitet në qy...
Rrjeti amerikan Fox News ka raportuar se një nga kamaramanët...
Kremlini ka marrë vendimit të sanksionojë presidentin amerik...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë me dije ditën e ...
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), agjenci e Ko...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka ashpërsuar ret...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka riko...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...