Debati i pafund për vaksinimin me detyrim dëmton demokracinë
Politika sigurisht që nuk është shquar për mirë kur bëhet fj...
Bundestagu së shpejti do të marrë postë nga qeveria federale me projektbuxhetin për vitin 2022, i cili ka kohë që është vjetëruar në pikat kyçe. Drafti parashikon 99.7 miliardë euro borxh të ri. Një supozim joreal, këtë e di edhe Ministria Federale e Financave. Aty nuk përfshihen as sa e lartë do të jetë kostoja që do të sjellë për Gjermaninë pushtimi i Rusisë mbi Ukrainën e kostoja e efekteve financiare të rritjes së çmimeve të energjisë dhe kostot si pasojë e sanksioneve kundër Rusisë. Shifrat përfshijnë kostot për ndihmën humanitare në Ukrainë, por jo shpenzimet që priten për refugjatët që ikin nga Ukraina dhe vijnë në Gjermani.
Do të parashtrohet së pari një ?buxhet bazë?, të cilin kabineti federal pritet ta miratojë të mërkurën, 16.03.2022, dhe më pas ta fusë në rrugën parlamentare. Ai parashikon shpenzime prej 457.6 miliardë euro.
Ndërkohë që Bundestagu merret me këtë buxhet bazë, i cili pritet të vlejë deri në fund të qershorit, Ministria e Financave ka kohë për të llogaritur kostot e mëtejshme dhe për të hartuar e dorëzuar të ashtuquajturin buxhet suplementar. Partitë opozitare CDU/CSU presin që huamarrja mund të arrijë në fund deri në 150 miliardë euro.
Buxheti kryesor nuk përfshin 100 miliardët euro që ka premtuar kancelari Olaf Scholz për të përmirësuar Bundeswehr-in gjatë viteve të ardhshme.Qeveria federale ka vendosur shprehimisht krijimin e një fondi të posaçëm për këtë qëllim. Kjo do të thotë se paratë do të mblidhen me kredi, por fondi special nuk është pjesë e buxhetit vjetor dhe nuk e rëndon kuotën e borxhit.
Një pasiguri e madhe në të ashtuquajturin buxhet bazë ka të bëjë me llogaritjen e të ardhurave, e cila varet nga zhvillimi i ekonomisë. Ministria e Financave ka përdorur parashikime ekonomike nga janari, pra nga koha para luftës. Vlerësimi i taksave është edhe më i vjetër, ai daton nga nëntori 2021. Fatkeqësisht, shifrat më të fundit nuk janë ende të disponueshme, thuhet shkurt.
Përse paraqet Ministri Federal i Financave një buxhet që nuk pasqyron kostot reale? Christian Lindner është nën presion. Për shkak të ndryshimit të qeverisë në vitin 2021, nuk u miratua asnjë buxhet për vitin e ardhshëm. Që nga 1 janari, ministritë, autoritetet dhe të gjitha institucionet që varen nga buxheti federal kanë punuar me buxhet provizor. Pra, ata nuk dinë se sa duhet të shpenzojnë.
Kur Lindner mori në dorë Ministrinë e Financave në fillim të dhjetorit, ai gjeti një draft buxhet nga paraardhësi i tij, kancelari aktual Olaf Scholz, i cili ishte shkruar përpara se të shpërthente vala e omikronit. Aty ishin paraparë 100 miliardë euro borxh të ri për vitin 2022.
Një limit kredie që Lindner, i cili është gjithashtu kreu i partisë FDP, donte ta ruante. Kur liberalët ishin ende në opozitë, ata kërkonin me forcë që shteti të kishte më pak borxhe. Por kjo ndoshta nuk do të ndodhë qysh në vitin 2022. Sidomos furnizimi me energji po bëhet më i shtrenjtë. Çmimet e gazit dhe naftës për ngrohje vazhdojnë të rriten dhe një litër benzinë ??dhe naftë tani kushton mbi dy euro në pikat e karburantit.
Një subvencion për ngrohjen për shtresat në nevojë është përfshirë në projektbuxhet dhe 1.5 miliardë janë planifikuar për rezervat e gazit. Por nëse çmimet vazhdojnë të rriten, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Politikani i FDP Lindner gjithashtu dëshiron të lehtësojë drejtuesit e automobilëve dhe propozon një zbritje të përkohshme për karburantin prej dhjetë cent për litër.
Në koalicionin qeverisës të SPD, të Gjelbërve dhe FDP, propozimi nuk gjen mbështetje. Ministri Federal i Gjelbër i Ekonomisë bën thirrje për “masa efikasiteti” dhe “stimuj” për të reduktuar konsumin në përgjithësi dhe propozon një kufizim shpejtësie.
Mund të ketë gjithashtu diskutime edhe për temën e frenimit të borxhit. Nga viti 2023, Christian Lindner dhe FDP-ja e tij duan të shpenzojnë vetëm aq sa merr shteti. Christian Lindner thekson se kjo nuk është një ?kërkesë apo dëshirë politike? nga ana e tij. “Ky është realiteti. Frenimi i borxhit është në kushtetutë dhe unë nuk shoh se do të kishte një shumicë amenduese kushtetuese në Bundestag dhe Bundesrat për ta zbutur atë.”
Ligji Themelor lejon vetëm një përjashtim nga frenimi i borxhit në raste urgjente. ?Të gjithë duam të shpresojmë se do të na kursehet një emergjencë si ajo që mbizotëroi gjatë pandemisë së koronës?, thotë Lindner, i cili po planifikon vetëm borxhe prej 7.5 miliardë eurosh për vitin 2023 ? kjo është pikërisht shuma që lejon kushtetuta. Sipas ministrisë, për t’ia dalë mbanë me këtë, të gjitha shpenzimet duhet të vihen në provë dhe të prioritizohen rreptësisht.
Në planifikimin paraprak financiar për vitet në vijim, disa projekte të rënë dakord në marrëveshjen e koalicionit, si futja e ndihmës prindërore, e ndihmës bazë për sigurinë e fëmijëve dhe për përkujdesjen, nuk figurojnë. Sipas Ministrisë së Financave, nuk mund të futesh lehtësisht në borxhe për lloj-lloj projektesh. A i shohin gjërat në mënyrë të ngjashme edhe partnerët e koalicionit nga partitë e tjera?
Në SPD tashmë ka shumë zëra. Krahu i majtë kërkon pezullimin e frenimit të borxhit në 2023 dhe rritjen e taksave për të pasurit. Por FDP e refuzon rreptësisht këtë. I vetmi lëshim i bërë nga ministri i Financave ka të bëjë me shlyerjen e borxhit të akumuluar në pandeminë e koronës. Në vend që të fillonte në vitin 2026, data mund të shtyhet deri në vitin 2028 dhe më pas të zgjatet mbi 30 vjet./DW
Politika sigurisht që nuk është shquar për mirë kur bëhet fj...
Nëse pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia do të vazhd...
Kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke kan...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka komentuar reagimin...
Bashkimi Europian ka bërë të ditur masat e ndërmarra kundër ...
Ambasada ruse në Tiranë, ka reaguar sot me një postim në rrj...
Rusia është larguar sot nga Këshilli i Europës, duke paranda...
Aleanca ushtarake Nato, ka njoftuar sot se presidenti amerik...
Bombardimet e forcave ruse iu afruan të martën më pranë qend...
Disa ditë pas një sulmi vdekjeprurës në një maternitet në qy...
Rrjeti amerikan Fox News ka raportuar se një nga kamaramanët...
Kremlini ka marrë vendimit të sanksionojë presidentin amerik...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë me dije ditën e ...
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), agjenci e Ko...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka ashpërsuar ret...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka riko...
Harta e mëposhtme tregon zonat që forcat ruse kanë pushtuar ...
Nga Brazili në Bangladesh, nga Nepali në Vietnam, Departamen...
Ndërsa lufta midis Ukrainës dhe Rusisë vazhdon, sot po zhvil...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski ka biseduar me lide...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...