OKB: 90 për qind e ukrainasve rrezikojnë varfërinë nëse zgjatet lufta
Nëse pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia do të vazhd...
Politika sigurisht që nuk është shquar për mirë kur bëhet fjalë për vaksinimin me detyrim! Një debat i pafund pa vendime konkrete. Për momentin duket se askush nuk e di më nëse dhe çfarë mund të ndodhë me ketë proces të diskutueshëm. Do të thotë nuk dihet saktë se a do të jetë vaksinimi i detyrueshëm, kur do të vij dhe për cilat kategori. Tre të katërtat e gjermanëve nuk besojnë më se vaksinimi si i tillë do të jetësohet. E kjo ka të bëjë shumë edhe me kursin e paqartë të politikës.
Le të fillojmë përsëri nga e para: Gjermania zgjodhi një parlament të ri vjeshtën e kaluar. Varianti i keq Delta i virusit Corona tërboi dhe përmbyti shumë gjëra në repartet e kujdesit intensiv të spitaleve. Në atë kohë politikanët thoshin njëzëri: Nuk kemi nevojë për vaksinim të detyrueshëm! Por në fund të nëntorit, Olaf Scholz ende pa u zgjedhur kancelar, njoftoi: Vaksinimi po vjen, do ta realizojmë më së voni deri në fillim të marsit 2022.
Kështu kanë mbetur gjërat, deri tani. Sugjerime dhe iniciativa të menduara mirë – asnjë. Në vend të kësaj: hezitim, reflektim dhe debat pas dyerve të mbyllura, e më pas një kompromis i vakët. Votimi për vaksinimin e detyrueshëm u shpall çështje ndërgjegjeje, një çështje etike, në të cilën çdo deputet i Bundestagut është i detyruar vetëm në bazë të ndërgjegjes së tij dhe nuk ka nevojë t’i përmbahet linjës së partisë së tij. Koalicioni i SPD, të Gjelbërve dhe FDP-së nuk arriti të bjerë dakord për një projektligj të përbashkët, sepse shumë anëtarë të FDP-së liberale nuk ishin dakord me detyrimin për vaksinim. Opozita e Unionit e quajti këtë “refuzimin të punës”.
Detyrimi i vaksinimit është një cenim i të drejtës themelore për integritet fizik. Dhe: Vetëm tre të katërtat e gjermanëve janë të vaksinuar. E thuhet se duhet të jetë më shumë se 90 përqind në mënyrë që të jemi në gjendje të luftojmë Coronën në mënyrë efektive. Prandaj duhet të ketë një veprim të shpejtë dhe të kuptueshëm. Në vend të kësaj erdhi ngadalësia dhe ankimi.
Në fund të janarit, Bundestagu më në fund debatoi për herë të parë mbi temën e vaksinimit të detyrueshëm, në një të ashtuquajtur debat orientues. Kancelari nuk ishte aty. Në muajin shkurt, deputetët diskutuan propozimet konkrete legjislative të grupeve parlamentare. Asgjë nuk doli nga kjo, sepse nuk u dorëzuan të gjitha propozimet. Gjithsesi, ishte koha e karnavaleve, parlamenti nuk mund të mblidhej. Votimi për pesë propozimet – nga vaksinimi i detyrueshëm për të gjithë mbi moshën 18 vjeç deri te refuzimi i një kërkese të tillë – është shtyrë për në mars. Më se shpejti një ligj i tillë mund të vijë në prill. Ndërsa zbatimi do të zgjaste me muaj të tërë.
Politikanët humbën kohën e duhur, mbollën mosbesim dhe duan të miratojnë ligje me pasoja të mëdha që vështirë se dikush mund t’i kuptojë.
Më 20 mars, pothuajse të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të Coronës do të hiqen në Gjermani. Mbetet vetëm maska. Në këtë kohë duhet të vijë vaksinimi? Absurde – veçanërisht kur të gjithë kufijtë po bien, pranvera po vjen, po vjen mendjelehtësia kur askush nuk dëshiron të mendojë për valën e ardhshme të pandemisë.
Mund ta quash si fat të keq. Ose: pavendosmëri dhe komunikim të dobët. Sidoqoftë, nuk është lidershipi që premtoi kancelari Olaf Scholz. Detyrimi për t’u vaksinuar vjen në kohën e gabuar – nëse vjen…
Shumë kundërshtarë të vaksinimit të detyrueshëm – edhe për shkak të zhgënjimit me politikën – janë rreshtuar prej kohësh në demonstratat e mohuesve të Coronës. Rezistenca mund të rritet edhe më shumë, kur detyrimi të futet në fuqi. Atë e ka forcuar debati i ngatërruar i vaksinimit të detyrueshëm, e kjo ka dëmtuar edhe demokracinë dhe parlamentarizmin./DW
Nëse pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia do të vazhd...
Kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke kan...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka komentuar reagimin...
Bashkimi Europian ka bërë të ditur masat e ndërmarra kundër ...
Ambasada ruse në Tiranë, ka reaguar sot me një postim në rrj...
Rusia është larguar sot nga Këshilli i Europës, duke paranda...
Aleanca ushtarake Nato, ka njoftuar sot se presidenti amerik...
Bombardimet e forcave ruse iu afruan të martën më pranë qend...
Disa ditë pas një sulmi vdekjeprurës në një maternitet në qy...
Rrjeti amerikan Fox News ka raportuar se një nga kamaramanët...
Kremlini ka marrë vendimit të sanksionojë presidentin amerik...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka bërë me dije ditën e ...
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), agjenci e Ko...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka ashpërsuar ret...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka riko...
Harta e mëposhtme tregon zonat që forcat ruse kanë pushtuar ...
Nga Brazili në Bangladesh, nga Nepali në Vietnam, Departamen...
Ndërsa lufta midis Ukrainës dhe Rusisë vazhdon, sot po zhvil...
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski ka biseduar me lide...
Sot po zhvillohet raundi i katërt i bisedimeve mes delegacio...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...