“Më vjen turp që jam në këtë Kuvend”/ Socialistët “dhëmbë për dhëmbë” me njëri tjetrin
Diskutimi i paketës fiskale në Komisionin e Ekonomisë, ka nd...
Kryeministri Rama, i cili ka qenë i pranishëm në konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike COP26 të mbajtur në Glasgou, Skoci, është shprehur krenar se Shqipëria nuk është një vend ndotës.
?Ndoshta nuk i ka shkuar kujt në mend, kështu që po e them qartë: ?Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, që jemi jondotës??
Po, jondotës! Prodhimi ynë i energjisë mbështetet te burimet e ripërtëritshme, 100 për qind hidrike, zero për qind karburante fosile. E nuk japim vetëm premtime se do të përballemi me sfidën e përbashkët të angazhimeve të ndërmarra dhe objektivave të vendosura. Ne e bëjmë këtë. Sot. Në vitin 2021?, është shprehur Rama.
Rama ka shtruar pyetjen zyrtarëve përfaqësues, se për sa kohë do të na duhet të jemi të parët (so vend jo ndotës) që paguajnë çmimin për kontributin tuaj në ndryshimin e klimës dhe, më tej, për mosndreqjen e pasojave të saj nga ana juaj?
?Vendi im thotë me vete ? ke 100 për qind burime të ripërtëritshme, po, por cila është përgjigjja për familjet dhe biznesin e vogël që nuk ia dalin të paguajnë fatura edhe më të larta për konsumin e energjisë elektrike? Mos po paguajmë çmimin se po bëjmë gjënë e duhur?
Ne nuk mund të rrimë pa bërë gjë e të presim nëse tregjet lëvizin me shpejtësi në drejtimin e duhur. Shpresoj që do t?i mbani premtimet për financim, për të mbështetur vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme?, ka thënë ndër të tjera Rama.
Unë quhem Edi Rama. Me gjasë jam më i gjati këtu, por vij nga një prej vendeve më të vogla, Shqipëria. Unë dhe bashkëqytetarët e mi shohim nga vendet tuaja si modele të mirëqeverisjes. Në ngjarje të rëndësishme, si kjo e sotmja, na thuhet se çfarë duhet të bëjmë. Zakonisht, ne dëgjojmë dhe mbajmë shënim. Kështu bëra, ju dëgjova dhe mbajta shënim, por ende nuk kam marrë përgjigje për pyetjen me të cilën kam ardhur këtu. Ndoshta nuk i ka shkuar kujt në mend, kështu që po e them qartë: ?Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, që jemi jondotës??
Po, jondotës! Prodhimi ynë i energjisë mbështetet te burimet e ripërtëritshme, 100 për qind hidrike, zero për qind karburante fosile. E nuk japim vetëm premtime se do të përballemi me sfidën e përbashkët të angazhimeve të ndërmarra dhe objektivave të vendosura. Ne e bëjmë këtë. Sot. Në vitin 2021.
Por ne nuk jemi të vetëmjaftueshëm, kështu që na duhet të importojmë energji dhe, për pasojë, importojmë ndotje. Vendi ynë i vogël ju pyet: ?Për sa kohë do të na duhet të vazhdojmë të bëjmë të vetëm gjënë e duhur? Për sa kohë do të na duhet të jemi të parët që paguajnë çmimin për kontributin tuaj në ndryshimin e klimës dhe, më tej, për mosndreqjen e pasojave të saj nga ana juaj?
Ne mund t?i kishim pranuar të gjitha ofertat fitimprurëse që na janë bërë për vite me radhë për termocentrale me qymyr. Do të na kishin ndihmuar për të kompensuar sezonet tona të thatësirës, kur mungesa e reshjeve na detyron të dalim në treg dhe të blejmë energji me kosto shumë të lartë nga të mëdhenjtë. Jam krenar që nuk e kemi bërë, por, tani, vendi im i vogël sheh atë çfarë ndodh këtu, sesi ndotësit më të mëdhenj marrin racionet më të mëdha të parave, për të na ndihmuar ne të përballemi me ndryshimin klimës siç thonë.
Tani që po vjen dimri, buxheti ynë ka humbje, pasi na duhet të blejmë energji dhe çmimet kanë shkuar në qiell. Për më tepër, për shkak të thatësirës së madhe, hidrocentralet tona nuk i përmbushin dot nevojat e vendit. Kështu gjendemi midis dy përbindëshave, Shilës, ndërsa lutemi të bjerë shi për prodhimin e energjisë elektrike dhe Karibdës, rrezikut të përmbytjeve shkatërruese që gërryejnë pjesë masive të ekonomisë sonë të vogël rurale. Vetë kriza e klimës në veprim.
Kështu, vendi im thotë me vete ? ke 100 për qind burime të ripërtëritshme, po, por cila është përgjigjja për familjet dhe biznesin e vogël që nuk ia dalin të paguajnë fatura edhe më të larta për konsumin e energjisë elektrike? Mos po paguajmë çmimin se po bëjmë gjënë e duhur?
Ne nuk mund të rrimë pa bërë gjë e të presim nëse tregjet lëvizin me shpejtësi në drejtimin e duhur. Shpresoj që do t?i mbani premtimet për financim, për të mbështetur vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme; duke nisur nga modele të energjisë së pastër, siç është Shqipëria. Ky financim nuk duhet të vijë në formën e huave që i zënë vendet tona në grackën e ciklit të borxhit, por përmes granteve që na fuqizojnë të investojmë. Dhe shpresoj që mbështetja nuk do të vazhdojë të nënkuptojë studime e strategji pa fund, ndikimi i të cilave është shumë herë më i ulët sesa kostoja që duhet për të paguar njerëzit nga vendet e pasura që i hartojnë ato.
Është krejt fisnike të refuzosh çdo përzierje me karburantet fosile të prodhimit tonë të energjisë 100 për qind të ripërtëritshme. Disa prej jush mund të jenë në gjendje ta përballojnë. Për ne, është një betejë e përditshme. Modeli është i pamundur të përballohet pa mbështetjen e vendeve më të pasura e më të fuqishme. Jam i ndërgjegjshëm se nismat e ardhshme të klimës nuk kushtëzohen vetëm nga sa prekin Shqipërinë apo vende të ngjashme me të, por mungesa juaj e veprimit na ndikon ne dhe shumë si ne, që paguajnë çmimin e lartë për fitimet e ndotësve të mëdhenj.
E nisa duke thënë se i kemi sytë nga vendet tuaja, si modele të mirëqeverisjes. Shpresoj të mos vijmë në pikën ku të kuptojmë që ka qenë gabim. Ju falemnderit./CNA.al
Diskutimi i paketës fiskale në Komisionin e Ekonomisë, ka nd...
Paundi britanik është monedha më e fortë, krahasuar me Euron...
Qeveria ka përcaktuar 5 000 lekë si shpërblim për pensionist...
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, ka deklaruar sot në ...
Një dollar sot blihet me 102.6 Lekë dhe shitet me 107.6 Lekë...
Gazetari Klodian Tomori ka zbuluar gafën e rëndë të opozitës...
Tetori mbyllet me luhatje të papërfillishme në kursin valuto...
Tregu valutor është një nga tregjet përbërës të tregut ndërk...
Monedhat e huaja sot kanë pësuar një rritje të lehtë përball...
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka njoftuar se ...
Kursi i këmbimit valutor edhe sot vjen pa ndryshime.Një doll...
Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar në...
Tregu valutor është një nga tregjet përbërës të tregut ndërk...
Ministrja e Financave Delina Ibrahimi ka zbardhur sot fondet...
Tregu valutor, sot vjen me ritmet e ditëve të kaluara. Pothu...
Qeveria shqiptare ka lidhur një tjetër marrëveshje me Kombet...
Javën që lamë pas monedhat e huaja, kanë qenë të qëndrueshme...
Monedhat e huaja sot kanë shënuar një ulje të lehtë kundrejt...
Kryeministri Edi Rama ka emëruar në krye të Drejtorisë së Ta...
Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër ndaj ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...