Aksident i rëndë në aksin Kardhiq-Delvinë/ Humb jetën një person, plagosen tre të tjerë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ish-presidenti Bujar Nishani, i cili njëkohësisht është edhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, në një intervistë të dhënë për CNA.al ka folur në lidhje me situatën në të cilën ndodhet kjo forcë politike, zërat për largimin e Bashës, por nxitimin e këtij të fundit për të shkiuar në zgjedhje në 13 qershor.
Bujar Nishani, tha për CNA.al, se zgjedhjet e 13 qershorit për kreun e ri të PD-së, janë një farsë e turpshme.
Sipas Nishanit 13 qershori u shpik për të shpëtuar Bashën nga pakënaqësia e demokratëve.
?13 qershori përgatit një farsë të turpshme për t?i ikur përgjegjësisë që ka lidershipi ndaj demokratëve dhe ndaj shqiptarëve.?-tha Bujar Nishani.
Më tej, ai theksoi se pas humbjes së zgjedhjeve, Lulzim Basha duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ndërs shtoi se ?PD e sotme është larguar shumë nga modeli qytetar, standarti civil dhe imazhi evropian.?
Gjithashtu ai tha se Basha ka dështime të shumta e të njëpasnjëshme prej tetë vitesh që kur ka marrë drejtimin e PD, nuk bëhet fjalë veç për dështimin në zgjedhjet e 25 prillit.
?Ky dominim që ka imponuar Basha mbi procesin vendimarrës në PD e ka zvogëluar cdo ditë e më shumë forcën politike dhe elektorale të PD, duke i bërë kështu shërbimin më të madh pushtetit të Edi Ramës.?-u shpreh Bujar Nishani për CNA.al.
Ndër të tjera ish-presidenti Nishani deklaroi se shërbimi që sipas tij, ?Lulzim Basha ka bërë ndaj Edi Ramës është edhe më i madh se sa shërbimi që grupet e inkriminuara i bëjnë Edi Ramës duke blerë vota lart e poshtë për të.?
Po ashtu ish-presidenti iu drejtoi edhe një mesazh të fortë kritikëve apo dhe senatorëve të kësaj force politike, ku deklaroi se tashmë më shumë se kurrë është koha e bashkimit.
Sipas Nishani, PD-në mund ta drejtojë secili që krijon besimin e ndërtimit të një PD të hapur si një spektër ku ofrohen kontribute për rrëzimin e Edi Ramës.
Më poshtë intervista e plotë e Bujar Nishanit për CNA.al:
CNA.al: Në 13 qershor do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD. A mendoni se është e nxituar kjo datë?
Bujar Nishani: 13 qershori përgatit një farsë të turpshme për t?i ikur përgjegjësisë që ka lidershipi ndaj demokratëve dhe ndaj shqiptarëve.
Demokratëve ju premtua fitorja e zgjedhjeve, marrja e pushtetit, ruajtja e transformimit të votës.
Shqiptarëve ju premtua ndryshimi i madh dhe ofrimi i një modeli europian për sjelljen politike. Asnjë nga këto premtime nuk u mbajt e as u realizua.
Në rrethanat e këtilla u shpik 13 Qershori për të shpëtuar L. Bashën nga pakënaqësia e demokratëve që duket se po rritet me shpejtësi nga çdo ditë që kalon si dhe për ta pranuar si fakt të kryer por të ?amnistuar politikisht? humbjen e 4-të rradhazi në garat elektorale që nga 2013.
CNA.al: Si paraqitet situata në PD? A duhet të kishte dhënë dorëheqjen Lulzim Basha pas humbjes në zgjedhje?
Bujar Nishani: Dorëheqja e një kryetari partie kur humbet zgjedhjet politike është akti më normal i përgjegjësisë, qytetarisë dhe kontributit të mbetur në një model civilizuar dhe kulturë perëndimore. Unë mendoj se ne duhet të sillemi sipas këtij modeli. Por, dorëheqja është edhe detyrim për të mundësuar ndryshimin sëpari brenda partisë. PD e sotme është larguar shumë nga modeli qytetar, standarti civil dhe imazhi evropian.
Z.Basha ka dështime të shumta e të njëpasnjëshme prej tetë vitesh që kur ka marrë drejtimin e PD, nuk bëhet fjalë veç për dështimin në zgjedhjet e 25 prillit. Ky dominim që ka imponuar Basha mbi procesin vendimarrës në PD e ka zvogëluar cdo ditë e më shumë forcën politike dhe elektorale të PD, duke i bërë kështu shërbimin më të madh pushtetit të Edi Ramës.
Ky shërbim i Bashës për Edi Ramën është edhe më i madh se sa shërbimi që grupet e inkriminuara i bëjnë Edi Ramës duke blerë vota lart e poshtë për të.
Nëse grupet kriminale blejnë 50 mijë apo 100 mijë vota në interes të Edi Ramës, L. Basha nuk fiton dot simpatinë politike, besimin qeverisës të paktën edhe të 300 mijë shqiptarëve abstenues që do të bënin krejt pa vlerë manipulimin e Edi Ramës. Pikërisht këtu duhet të jetë pikënisja e referimit se si duhet të përgatitet PD për të qenë parti e parë, parti fituese.
CNA.al: Cilat janë hapat e rradhës për shkarkimin e Bashës?
Bujar Nishani: Kauza e reformimit, bashkimit, rritjes, modernizimit të PD nuk bëhet as me shkarkime e as me përjashtime.
Thelbi dhe morali i kësaj kauze që kemi marrë përsipër nuk është karrigia e L. Bashës por modeli i ri i PD.
Vetë Basha po tenton ta kanalizojë thelbin e debatit tek ikja apo mos ikja e tij, tek karrigia e kryetarit. Kjo është e qëllimshme që ti iket në fakt kauzës reale që është shndërrimi total i PD dhe mundja në zgjedhje e Edi Ramës.
Natyrisht që një PD e tillë nuk mund të ngrihet më nga z. Basha, por nga një ekip i ri, mentalitet i ndryshëm, dinamikë thelbësish tjetër.
CNA.al: A do të ketë një bashkëpunim mes grupit ?Për PD? me ish anëtarët e tjerë të partisë, si psh zonja Topalli, zoti Patozi etj?
Bujar Nishani: Sot më shumë se kurrë është koha e bashkimit, përfshirjes, angazhimit të të gjithëve edhe shumë më tepër se emrat e respektuar që përmendëni ju.
Por kjo kërkon më së paku dy gjëra. E parë dëshirë dhe vullnet real brenda PD dhe së dyti procedura dhe mekanizma ku secili ta gjejë veten të përfaqësuar dhe të mundshëm për kontribut.
CNA.al: Kush mendoni se është kandidati i duhur për të sjellë PD në pushtet?
Bujar Nishani: Secili që krijon besimin e ndërtimit të një PD të hapur si një spektër ku ofrohen kontribute për rrëzimin e Edi Ramës, kontribute për ndërtimin e institucioneve të vërteta dhe përfaqësuese e me kompetenca funksionale, bashkimin e grupimeve të qasjeve të ndryshme, por që i bashkojnë vlerat dhe parimet e së djathtës moderne, që fiton besimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve si lider me aftësi, integritet, ndershmëri, seriozitet dhe shqiptar (në intreresa që prevalojnë./CNA.al
?13 qershori farsë e turpshme?/ Nishani ngre tonet: Ja çfarë qëllimi ka Lulzim Basha
“Basha ua kalon grupeve të inkriminuara në shërbimin ndaj Ramës”/ ?Shpërthen? Bujar Nishani
?Qëllimi nuk është karrigia e Bashës?/ Bujar Nishani mesazh të fortë për kritikët
Anëtari i Komisionit Edmond Stojku ka hedhur poshtë akuzat e...
Anëtari i Komisionit Hetimor, Edmond Stojku është shprehur s...
Lapsi. alAta njerëz gjithnjë e më të pakët që vazhdojnë të k...
Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar si një farsë të t...
Sot presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për zgjedhjet e 2...
KAS ka marrë vendimin duke rrëzuar ankimimin e LSI dhe PD pë...
Ish-Presidenti Bujar Nishani vijon të ketë qëndrime të fortë...
Seanca e sotme e KAS, u shoqërua me debate dhe ajo që u vu r...
Ka shumë argumenta pse Lulzim Basha humbi zgjedhjet, ja vodh...
Me deklarata të njëjta nga qyteti në qytet kur flet për bete...
Ka një artikulim publik, apo qëndrim, të shumë klritikëve të...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani, ka ashpë...
Lulzim Basha gathered yesterday in a very demonstrative way ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të mbajë ...
Ambasadori i BE në Tiranë, Luiggi Soreca ka vizituar ditën e...
Gazetari Erion Kristo i ka bërë thirrje presidentit Ilir Met...
Dje KAS, për shkak të paqartësive që ka prodhuar raporti i K...
Nënkomisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku, ka ...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, pas humbjes në zgjedhj...
Lulzim Basha sot në mënyrë krejt demostrative mblodhi Komisi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...