web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si bëri paqe Basha me Qifen duke ia hequr emrin nga: “regjimi Rama- Doshi”

19 Maj 2021, 11:48, Politikë CNA

Lapsi. al

Ata njerëz gjithnjë e më të pakët që vazhdojnë të kenë ndonjë kuriozitet për turin e pakuptimtë që po zhvillon pas humbjes Basha me demokratët kanë vënë re një ndryshim radikal në fjalorin e kreut të PD. Emërtimi që ai i bën regjimit ka ndryshuar. Nëse menjëherë pas zgjedhjeve dhe rezultatit të çuditshëm që morën PSD e Tom Doshit dhe njerëzit e Aqif Rakipit në Elbasan dhe Tiranë Basha filloi të fliste për regjimin Rama Doshi, Rakipi.

Shtimi i këtyre dy emrave përkrah atij të kryeministrit linte të kuptohej qartë se në 25 prill kishte ndodhur një anomali e madhe që nuk kishte të bënte fare me një votim për arsye politike. Madje vëtë Lulzim basha dhe njerëzit e tij filluan të tregojnë në publik faktin se PD-së i ishin lutur për të futur në listat e saj Orlando Rakipin por Basha e kishte refuzuar këtë ofertë pasi ka një koncept më të pastër për mënyrën se si duhet bërë politikë.

Shtimi i këtyre dy emrave përkrah atij të kryeministrit linte të kuptohej qartë se në 25 prill kishte ndodhur një anomali e madhe që nuk kishte të bënte fare me një votim për arsye politike. Madje vëtë Lulzim basha dhe njerëzit e tij filluan të tregojnë në publik faktin se PD-së i ishin lutur për të futur në listat e saj Orlando Rakipin por Basha e kishte refuzuar këtë ofertë pasi ka një koncept më të pastër për mënyrën se si duhet bërë politikë.

Por papritmas trekëndëshit të manipulimit i ra njëri nga elementët. Në takimin e fundit në Shkodër sikurse duket edhe ne titujt këtu poshtë Basha foli për regjimin Rama Doshi. Dikush mund të mendonte se kjo lidhjej thjeshtë me qytetin verior i cili njihet edhe si kryeqendra e kryetarit të PSD. Pra se Basha ishte fokusuar tek Doshi pasi po fliste në Shkodër.

Por jo. Problemi ishte më i koklavitur. Po të shohësh takimin e tij me demokratët e Elbasanit, e cila quhet edhe si epiqendra e Aqif Rakipit, ai edhe aty e ka kaluar emrin e njeriut që me forcën e vet zgjodhi dy deputetë për PS.

Eshtë e qartë se prej ditësh akuza për treshen Rama, Doshi, Rakipi ka rënë.

Po ç?ka ndodhur?

Mos vallë kreu demokrat po përsërit lojën për të cilën e kanë akuzuar shpesh kritikët e tim më të ashpër se ai përmend emra njerëzish, apo biznesmenësh për të bërë më pas ?deal? me ta. Një version i përhapur brenda PD e mohon këtë hipotezë por flet për një lloj mesazhi që basha ka marrë nga Rakipi. Sipas këtij lajmi të pa konfirmuar dhe për të cilin Lapsi.al nuk ka parë prova konkrete, Aqif Rakipi i ka çuar një mesazh kryedemokratit që do të nxjerrë komunikimet mes tyre nëse ai vazhdon i përmend emrin. Dhe pas kësaj Basha e ka fshirë emrin e tij nga denoncimet.

Por pavarësisht nga këto hipoteza një gjë është fakt. Sot lideri i opozitës së mbetur flet vetëm për regjimin Rama Doshi dhe kjo i shton së tepërmi dyshimet për parimsinë e qëndrimeve të tij që shpesh ndryshojnë sipas interesave të momentit.





Lajmet e fundit nga