Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Debati në Opinion mbrëmë i ka pasur të gjitha, dhe ka qenë një prej eventeve më të rëndësishme politike të kohëve të fundit, por sidomos, aty u nxor tashmë zyrtarisht në qarkullim një guidë nga Edi Rama, se si nuk mund të fitohet një përballje, vetë me një foto.
Me një foto e kishte planifikuar Kryeministri të dilte në krye të një prej temave më të nxehta dhe që është akuza më e madhe për momentin ndaj tij dhe qeverisë.
Me një bashkim të dy fotove më saktë, Rama pat menduar se do ta kthente në favorin e tij klimën më të vështirë për të.
Dhe me atë gjësend, do të hidhte poshtë jo vetëm faktet, e denoncimet, po do të godiste mu në zemër dhe kundërshtarin politik, e do të mrekullonte dynjanë.
Në njërën anë një mal me plehra, në anën tjetër një resme e një incerenatori.
Kjo ana me mbetje ishte sipas Ramës PD, kjo me impiantin vezullues ishte ai.
E kishte paralajmëruar që në drekë kryeministri, duke thënë se në darkë te Fevziu do bëhej nami. Do sqarohej një herë e mirë çfarë janë ato projekte dhe pse bërtet Luli.
Po skema ra që në krye.
Panelistët e ftuar, gazetarë të njohur, nuk u verbuan aspak, as nuk u mahnitën nga kjo lojë me imazhe. Nga ky konstelacion i cekët dhe bosh.
Sapo nisën të gërvishin pak mbi lëkurë, dolën menjëherë të palarat, për të cilat Rama nuk pati asnjë përgjigje asnjë argument.
Kryeministri i vendit, përgjegjës për buxhetin, nuk diti të thotë si ka mundësi që janë dhënë 75 milionë euro deri tani, një personi, të njëjtit njeri, për 3 inceneratorët, të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, dhe asnjëri syresh nuk punon.
Doli hapur në publik se qeveria i është përgjigjur brenda ditës nevojave të këtij sipërmarrësi për para, i është gjendur edhe në ditët e vështira të pandemisë me shuma të majme, ndërsa punët atje në rastin më të mirë kanë shkuar në nivelin 20 përqind.
Përpos se kontrata është me shumë probleme. Tenderimi pa garë dhe favorizues. Sërish, as ato pika të firmosura nuk janë plotësuar. Dhe kjo, sipas vetë Ministrisë së Financave.
Edi Rama nuk kishte asnjë shpjegim, asnjë fjalë bindëse, asnjë të dhënë në favor.
Por si zakonisht, kishte sulme. Sulme ndaj gazetarëve. Fyerje, tallje, bullizëm dhe poshtërim.
Teksa vetë ishte kapluar nga një nervozizëm i skajshëm e çoroditës sa nisi të bredhë nëpër studio pa e ditur saktë se ku po shkonte e çfarë po kumtonte.
E mbrëmshja ka qënë nata më e keqe politike e mediatike e Edi Ramës.
Batutat e tij nuk vlenin për asgjë.
I papërgaditur po ashtu për të tjera përgjegjësi direkt të tijat, që lidhen me buxhetin. Nuk e dinte se nuk e dinte, sa para janë hedhur deri më tani për rindërtimin. Që është turi më i madh propagandistik i tij dhe i përditshëm. Çka tregon se ai e bën thjesht për PR. Sepse, se si janë punët, ai nuk e ka idenë.
U desh t’i vinte një copë letër nga stafi për të bërë të ditur në publik të dhënat për miliardat e investuara deri më tani.
Të gjitha këto, hesape të qeverisë dhe që kërkojnë transparencë. Sepse, janë çështje që kanë të bëjnë direkt me taksat e qytetarëve.
Pati në debat mbrëmë edhe kulme të natyrës spektakolare si kuturisjet haluçinante apo afrimi i tij kërcënues ndaj gazetarit Rakipllari, duke shkelur protokollin anti-Covid, çka e detyroi analistin Shkullaku të mbrohej vetë, duke vendosur maskën në studio.
Një prej zhvillimeve më interesante, çka e bën debatin e mbrëmshëm një ngjarje politike, është se për herë të parë, u përballën në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën audience, kryeministri me kryetarin e Opozitës.
Teksa Basha pati argumenta, shifra dhe fakte, Rama zgjodhi ndodshta të vetmen rrugë që njeh, batutën. Po edhe ajo e shpëlarë tashmë. Populli e ka marrë atë vaksinë, dhe të tilla viruse me fjalë shpotitëse, ironike, pa thelb, pa përmbajtje, nuk bëjnë më efekt.
Në analizë të fundit, mund të thuhet se Edi Rama ka humbur mbrëmë në mënyrë bindëse një debat, dhe të parën e ndoshta të fundit përballje mediatike me kryetarin e Opozitës./MAPO
Ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, Ibsen Elezi e ka cilësua...
Presidenti Ilir Meta vijon të përcjellë mesazhe të forta në ...
Ilir Meta është përfshirë në një skandal të madh me dhënien ...
Ish-kryeparlamentarja Jozena Topalli vijon të përcjellë mesa...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizu...
A keni ndërmend që të kandidoni për President në vitin 2022?...
Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me gr...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndërhyrë në emisionin “Opin...
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ndërhyrë në një lidhje direkt...
Analisti Agron Gjekmarkaj dhe Frrok Çupi janë përplasur ash...
Kryeministri Edi Rama ka uruar ish-kryeministrin Sali Berish...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edv...
Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të flasë për personat që f...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në emisionin “Opinion”, n...
Ish-deputeti Arben Ristani është i ftuar mbrëmjen e sotme në...
Gazetari Armand Shkullaku i ka përplasur në sy kryeministrit...
Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në st...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se inceneratori i Fierit nu...
Analisti Skënder Minxhozi, është i ftuar mbrëmjen e sotme në...
Në vitin 2014 bëri bujë deklarata e kryeministrit Edi Rama n...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...