web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Po banalizohet shteti”/ Analisti “shpërthen” ndaj Metës: Ka kaluar çdo kufi të mundshëm

15 Tetor 2020, 20:15, Politikë CNA

Analisti Skënder Minxhozi, është i ftuar mbrëmjen e sotme në ?Real Story? ku ka komentuar përplasjet e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Minxhoizi theksoi se kjo është një betejë që po banalizon shtetin, duke shtuar se të dy politikanët janë vërsulur ndaj njëri-tjetrit në mënyrë të ulët.

?Shqipëria po na mëson me lloj-lloj luftërash. Kjo luftë është shumë e ftohtë. Berisha ? meta është aleanca më e gjatë në 30 vjet demokraci.  Berisha dhe Meta kanë qenë miq e aleatë për shumë kohë. Mendoj se për përplasjen Rama ? Meta, së pari po banalizohet shteti.

Kryeministri është politik dhe partiak. Presidenti është politik, por jo partiak. Pozicioni i Metës në këtë betejë është më i rrezikshëm. Presidenti është institucioni që duhet të jetë i pavarur e nuk mund t?i thotë njërës palë se je bandë terroriste. Presidenti Meta ka kaluar çdo kufi të mundshëm. Të dy liderët kanë humbur protokollet?, tha Minxhozi./CNA.al





Lajmet e fundit nga