web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Çili, part time tek Rama/ Qeveritarja me mijëra euro në llogari

28 Gusht 2019, 10:47, Politikë CNA

13 ministra, një zëvendëskryeministër, sigurisht edhe kryeministri, paguhen nga taksat e qytetarëve. Nuk bëhet fjalë vetëm për pagën, por edhe për shpenzimet e tjera të luksit, brenda dhe jashtë vendit.

Ndërsa zëvendësministra janë thuajse dyfishi i ministrave, përkatësisht 26, tek-tuk ka ministri me vetëm një zëvendësministër, por ka dhe ministri që kanë nga tre apo katër të tillë.

Zëvendësministrat, të cilët janë katapultuar në bazë, lidhjesh, njohjesh dhe interesash, nuk është se shquhen për ndonjë punë, por vetëm për të zhvatur dhe më tej taksat e qytetarëve, duke u maskuar se po japin kontribut në komisione, apo seminare brenda dhe jashtë vendit.

Një nga emrat që është bërë pjesë e kabinetit qeveritar ?Rama 2? në nivel  zëvendësministri ishte edhe Ornela Çuçi.

Zyrtarisht, Çuçi reklamohet se vjen nga fusha e mësimdhënies, por praktikisht ajo vjen nga fusha “henri-çiliste”,

Ndonëse emri i saj është bërë i njohur për opinionin publik, në kohën që është bërë debati mbi ligjin që mundësonte importin e mbetjeve në vendin tonë, akvitetin kryesor ajo e ka të përqëndruar në biznesit e Henri Çilit.

Në vitin 2016, ajo është bërë këshilltare part time e kryeministrit Edi Rama për çështjet e mjedisit. Pas debatit për importin e mbeturinave, duhej një nga “agjentet” e Henri Çilit, part time për Ramën. Se kur dhe në ç’kohë, kryeministri merrte këshilla part -time për mjedisin, vetëm treshja, Rama-Çili dhe Çuçi e dinë.

Pasi i dha këshilla part time, siç duket të vlefshme, Rama e emëroi Ornela Çuçin zëvendësministre në Ministrinë e Mjedisit.

Dyshohet se Çuçi, është prodhimi i ndonjë pakti Rama-Çili, pasi ky i fundit është lakuar shpeshherë për pazaret dhe paktet me Ramën, në favor të biznesit të tij.

Në vitin 2015, mediat shkruanin se interesat e Henri Çilit, të vizatuara me kujdes, por me vendosmëri në projektligjin për arsimin e lartë në Shqipëri, kanë qenë në krye të axhendës politike të kryeministrit Edi Rama.

Nga ana tjetër Ornela Çuçi, të gjitha të ardhurat i ka nga bizneset e Henri Çilit.

CNA.al ka marrë pasurinë e deklaruar nga Çuçi pranë ILDKPKI dhe rezulton se kur është bërë këshilltare e Ramës ka 10 burime të ardhurash, dhe tre llogari bankare gjendje.

Pjesën me të madhe të të ardhurave nga UET dhe gazeta Mapo.

Në vitin 2017, vetëm shpërblime nga UET e Henri Çilit,  ajo ka deklaruar  në shumën, 7 750 euro.

Çuçi merr mijëra euro nga UET, ndërkohë që pedagogët e tjerë kanë denoncuar Henri Çilin, se nuk ka dhënë pagat.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar të zëvendësministres së Mjedisit, Ornela Çuçi.

Viti 2016 (Këshilltare e kryeministrit)

Gjendje cash, në shumën 9 800 euro.

Llogari bankare, në shumën 140 886 lekë.

Llogari kursimi, në shumën 91 594 lekë.

Pagesë për pedagog të ftuar, Universiteti i Gjiroskatrës, në shumën 30 404 lekë.

Pagesë për pedagog të ftuar, Universiteti i Gjiroskatrës, në shumën 21 712 lekë.

Pagesë si ekspert lokal, qendra UET, në shumën 1 530 euro.

Pagesë si ekspert lokal, qendra UET, në shumën 400 euro.

Pagesë për shkrime në fondacionin, Mapo, në shumën 1 710 euro.

Pagesë, për konsulencë, projektesh në UET, në shumën 262 900 lekë.

Shpërblim në UET, Enterprise për tejkalim plani në shumën 592 533 lekë.

Pagesë borxhi nga Ervis Iljazaj, 200 euro.

Paga e marrë nga Instituti Adriapol, në shumën 207 112 lekë.

Paga e marrë nga UET, në shumën 150 000 lekë.

Paga e marrë në UET, Enterprise, në shumën 300 000 lekë.

Viti 2016 (Deklarata vjetore)

Gjendje cash në shumën 9 800 euro.

Llogari bankare, në shumën 140 886 lekë.

Llogari kursimi nga paga në shumën 91 594 lekë.

Pagesë për pedagog të ftuar, Universiteti i Gjiroskatrës, në shumën 30 404 lekë.

Pagesë për pedagog të ftuar, Universiteti i Gjiroskatrës, në shumën 21 712 lekë.

Pagesë si ekspert lokal, qendra UET, në shumën 1 530 euro.

Pagesë, për konsulencë, projektesh në UET, në shumën 400 euro.

Pagesë për shkrime në fondacionin, Mapo, në shumën 1 710 euro.

Pagesë, për konsulencë, projektesh në UET, në shumën, 262 900 lekë.

Shpërblim në UET, Enterprise për tejkalim plani në shumën 592 533 lekë.

Pagesë borxhi nga Ervis Iljazaj, 200 euro.

Paga e marrë nga Instituti Adriapol, në shumën 207 112 lekë.

Paga e marrë nga UET, në shumën 150 000 lekë.

Paga e marrë në UET, Enterprise, në shumën 300 000 lekë.

Pagesë e marrë nga Këshilli i Ministrave si këshilltare part time e Kryeministrit, 123 327 lekë.

Overdraft në shumën 100 000 lekë.

Viti 2017

Gjendje cash, në shumën 9 900 euro.

Pagesë, si ekspert lokal, qendra në UET, në shumën 1 572 euro.

Pagesë për konsulence projekte, Konrad Adenauer, në shumën  132 000 lekë.

Paga e marrë nga UET, Shkurt-Tetor 2017 në shumën 627 600 lekë.

Shpërblime të marra nga UET, në shumën, 7 750 euro.

Pagë e marrë nga UET si Enterprise, në shumën 75 000 lekë.

Shpërblime të marra nga UET, në shumën, 150 000 lekë.

Pagë mujore si zëvendësministre, në shumën 322 466 lekë.

Pagë si ekspert i jashtëm i Bashkimit Evropian, Horizon 2020, në shumën 409 euro.

Viti 2018

Gjendje cash, të ardhura nga paga, në shumën 10 200 euro.

Llogari page, në shumën 1 604 425 lekë.

Llogari page, në shumën 184 300 lekë.

Llogari në valutë të huaj, në shumën 4 980 euro.

Llogari page në shumën 180 000 lekë.

Llogari në valutë të huaj, dieta jashtë vendit në shumën 572 euro./CNA.al





Lajmet e fundit nga