Kërcënim për sigurinë kombëtare/ Ikballe Berisha shpallet “non grata” në Shqipëri
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka nxjerrë urdhrin ...
Partia Demokratike vijon me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me rastin “Kajmaku”.
Ish deputetja demokrate, Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat ka thënë se Edi Rama hesht dhe mbron kriminelin Jorgo Toto të Bashkisë së Vorës, sepse bashkë ndajnë miliona euro, që i vjedhin nga taksat e shqiptarëve.
“Krimineli në kërkim në Greqi, me kompaninë e fidanëve ?Kajmaku shpk? ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, pothuajse pa garë.
Për të gjelbëruar rrugën për tek sarajet e Ramës, Jorgo Toto ka marrë 400 mijë euro. Media thotë se u shpërblye për ullinjtë dhe pemët që mbolli privatisht tek sarajet e Surrelit”, është shprehur Vokshi.
Deklarata e plotë e ish deputetes, Albana Vokshi
2 ditët e fundit, Partia Demokratike ka publikuar fakte të pakontestueshme se Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës për Bashkinë e Vorës, është arrestuar në Greqi në Janar 2003, duke tentuar të bëjë biznes fidanësh me para të fallsifikuara.
Partia Demokratike ka treguar vendimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Janinës, që konfirmojnë se Agim Kajmaku me emrin Jorgo Toto është në kërkim në shtetin grek. Me dokumenta të pakontestueshme, të nxjerrë nga sistemi TIMS, Partia Demokratike ka provuar përtej çdo dyshimi, se Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi, është Agim Kajmaku, i emëruar në Bashki nga Edi Rama.
Pavarësisht këtyre fakteve që, siç shprehej Zëri i Amerikës, ?rrëzojnë çdo alibi të Agim Kajmakut?, ai akoma nuk ka dhënë dorëheqjen dhe Edi Rama akoma nuk e ka shkarkuar, të përzgjedhurin e tij, duke i siguruar mbrojtje nga drejtësia greke dhe ajo shqiptare.
Pse hesht Edi Rama?
Partia Demokratike po sjell sot të tjera dokumenta, që i japin përgjigje pyetjes legjitime të çdo shqiptari: Pse Edi Rama ka vendosur të mbrojë një kriminel tjetër në bashki?
Përgjigja është e thjeshtë. Ne e zbuluam atë sipas parimit ?ndiq paratë?. Edi Rama dhe Jorgo Toto i Bashkisë së Vorës ndajnë bashkë miliona euro. Paratë janë mburoja e Jorgo Kajmakut nga drejtësia greke dhe drejtësia shqiptare.
Krimineli në kërkim në Greqi, me kompaninë e fidanëve ?Kajmaku shpk? ka marrë nga pushteti i Edi Ramës rreth 2.6 milionë euro para publike, të marrë me tendera duke qenë, në pjesën më të madhe të tyre, i vetëm në garë.
Agim Kajmaku i Vorës, i arrestuar dhe akoma në kërkim në Greqi është klient pothuajse ekskluziv i Bashkisë së Tiranës dhe i Bashkisë së Durrësit. Erion Veliaj i ka dhënë Jorgo Totos që bënte biznes me para të fallsifikuara rreth 440 mijë euro, ndërsa Vangjush Dako i ka dhënë rreth 580 mijë euro.
Vetëm në 2 muaj, Maj ? Qershor, para votimeve moniste të datës 30, Edi Rama e ka paguar kriminelin e tij të Vorës me rreth 230 mijë euro nga fondet e buxhetit të shtetit.
2.6 milionë eurot që krimineli i Ramës ka marrë nga fondet publike, sikur ky të ishte kopshtari i Luigjit të 14-të, kanë një arsye. Dhe, kur flitet për Edi Ramën, arsyet janë gjithmonë ose paratë, ose pushteti, ose luksi.
Në rastin e milionave që ka fituar Agim Kajmaku, kjo ka lidhje me të treja këto dhe të çon në një skandal tjetër të abuzimit me taksat e shqiptarëve.
Krimineli i Ramës është paguar me rreth 400 mijë euro për të gjelbëruar rrethrrotullimin e Shkozës dhe rrugën e Surrelit, që të çon në sarajet e Edi Ramës. Kushdo që kalon në këtë rrugë, mund të shohë vetë më sy se aty nuk janë hedhur as 14 mijë euro gjelbërim, jo më 400 mijë. Sipas denoncimeve të medias, Jorgo Toto është shpërblyer me këtë tender për punën private që ka bërë në vilën e Surrelit të Edi Ramës për ta mbjellë me ullinj dhe pemë të tjera.
Të gjitha këto fakte të çojnë tek përgjigja pse Edi Rama ka emëruar një kriminel në këkrim në Bashkinë e Vorës. Ata vjedhin bashkë dhei ndajnë bashkë lekët e shqiptarëve.
Zgjidhja është një dhe vetëm një: të shkatërrohet organizata kriminale shtetërore që ka ngritur Edi Rama!! Kjo bëhet duke larguar Edi Ramën, duke e çuar para drejtësisë atë dhe çdo kriminel, hajdut e të korruptuar, pjesë të organizatës kriminale të drejtuar nga Edi Rama./CNA.al
Zëvendëskryetarja e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, deputetja...
Gazetari shkodran Senad Nikshiqi ka sjellë në vëmendje një f...
Partia Socialiste pritet të mbledhë sot kryesinë, ku në foku...
Monika Kryemadhi është shfaqur së fundmi në Jalë me të rinjt...
Presidenti Ilir Meta vijon të theksojë se 13 tetori është da...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është denoncuar në med...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar s...
Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka re...
Rikthimin në punë prej pushimeve, kryeministri Edi Rama e ni...
Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ka reaguar përmes n...
Pas reagimit të kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku i cili ...
Kryeministri Edi Rama vijon të përdorë thëniet e artistëve t...
Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi në një stat...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar stu...
Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku, iu është kundërpërgjigju...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim m...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim m...
Zëvendëskryeministri Erion Braçe akuzon tre gjyqtarë, konkre...
Akademiku i njohur Artan Fuga, ka zbuluar zgjidhjen sesi të ...
Partia Demokratike vijon akuzat në drejtim të kryebashkiakut...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...