Magjupi sorosian nga Gjakova Ermal Hasimja kërkon që Shqipëria të hapë dyert për refugjatët sirianë
Nga Kastriot MYFTRAJ“Të marrim refugjatë sirianë” është titu...
Nganjëherë duhet një foto që ndërgjegjet e dixhitalizuara të qytetërimit të tronditen, e realiteti të shihet më me vëmendje se shfletimi i lajmeve në një aparat celular.
Një pjesë e shqiptarëve e njohin bukurinë e bregdetit të Bodrumit falë paketave turistike, ndaj kufoma e fëmijës kishte madhështinë e ngjarjes në harmoni të plotë me bukurinë natyrore, vlerën e pamohueshme të shkundjes ekzistenciale. Megjithatë, skena e Bodrumit nuk erdhi nga qilarët e një bote e cila për ne është e pazbuluar. Lufta civile në Siri ka pesë vite që shkakton tragjedi njerëzore të papërshkruara, por Ajlani dhe vëllai i tij, Galipi, janë therës sepse janë si gjithë fëmijët e Europës. Janë të veshur njësoj, janë me të njëjtën bardhësi të cipës, janë rritur me të njëjtat ledhe, me të njëjtët arinj pellushi, janë njësoj si Gencë, Davidë, Marko, Filipë, Hansë, Mihalë e Xhorxhë të kontinentit. Ata dy fëmijë nuk kanë asgjë të ndryshme për fat të keq, as në pamjen e jashtme. Ndaj, kur u përcollën ato pamje, ne, sa i pamë, të parën gjë që bëmë, mblodhëm fëmijët tanë si klloçkat.
Kjo është tragjedia siriane! Eshtë sikur të na ndodhë t?u qenë mirë e bukur në shtëpi tënde. Nuk do shumë fantazi ta kuptosh nga intervistat që japin refugjatët. Me një anglishte të mirë, ata shpjegojnë se janë inxhinierë, mësues, mjekë, punëtorë, studentë, që lënë një vend në luftë. Kishin krijuar jetët e tyre, zakonet e tyre, banalitetet e bjerrjes së ditës, të cilat i kemi të gjithë, dhe në çast dikush i detyron të shkojnë nga sytë këmbët. Përse nuk erdhën më parë në Europë, pasi kishin krijuar mikrobotët e tyre në qytetet e katundet e Sirisë? Erdhën tani, pasi kanë kaq vjet që mbijetojnë me Asadin, që tregojnë mizoritë që shkaktonte opozita ndaj Asadit dhe prej shumë kohësh llahtarët e ISIS-it, që fillimisht mori financime perëndimore për të përmbysur diktatorin. E njëjta skemë si me talebanët. U financuan për të larguar rusët, më zi e bënë kur erdhën vetë. Tek Rambo 2, talebanët janë shokët më të ngushtë të heroit të Stalones.
Sot sirianët po ikin, pasi nuk kanë ku të rrinë më. Perëndimi shekullarist i pret buzë detit, sepse, për fat, gjysmat mbyten si Ajlani e Galipi. Më pas i lë në mëshirë të fatit, duke e ndjekur si reality show atë rrugëtim eksodik nëpër Ballkan, Hungari, Gjermani. Tek dëgjon politikanët magjarë që ankohen, apo sheh lodhjen e Bashkimit Europian, kupton se jetojmë në një kontinent që i ka humbur të gjitha vlerat morale dhe të besimit mbi të cilat u hodhën themelet e Unionit. Të gjithë po tentojnë t?ia lënë shoqi-shoqit kopilin në derë, dhe janë duke dhënë një shfaqje bjerrëse, e cila i nxjerr udhëheqësit e faktorët politikë europianë do njerëz të vegjël, të pashpirtë, kopracë, legenë, të paditur.
Të majtët kanë humbur parimin e famshëm të solidaritetit, konservatorët besimin e vullnetit të epërm, i cili të çon tek mëshira, bamirësia. Janë të njëjtët udhëheqës që ngrenë zërin për racizmin, homofobinë, të drejtën e bashkëjetesës, pakicave etnike e kulturore, shpenzojnë para, frymë, për këto qëllime, dhe shënojnë refugjatët me numra në krah, si në kohën e nazizmit.
Europa e sotme po rrëfen se nuk ka vullnet të përballojë një krizë humanitare; ngjan me një shushkë që nuk i jep dum punës. Pamjet e ndalesave të trenit në Shkup, Budapest e Çeki bëjnë me turp pikërisht këtë dorë udhëheqësish, të cilët kanë humbur në lapsin e llogarive.
Nuk duan refugjatë, por nuk duan as të ndërhyjnë ushtarakisht, aty ku vetë e çelën konfliktin. Nuk duan të shpenzojnë asnjë pare për mirëpritje, por duan të përfitojnë nga nafta e luftës, shitblerja e armëve, paqja e minuar. Nuk e duan këtë bezdi në derë, por nuk duan të mbajnë as peshën e mëkatit, ndaj mallkojnë Papën apo këdo që u kthen kokën tek themelet e moralit, besimit.
Shqiptarët nuk janë të izoluar nga këto ngjarje, dhe, sipas mendimit tim, kjo nuk ka të bëjë me ngjashmëritë e krizave të tyre të refugjatëve të viteve ?90, apo të luftës së Kosovës. Shqiptarët janë pjesë e pandashme e këtij kontinenti, dhe kanë shpëtuar nga dyndja e refugjatëve, ngaqë i përdorën shinat e trenit për skrap, por krimi shqiptar po luan pjesën që i takon në trafikun njerëzor. Politikanët tanë nuk kanë krijuar kurrfarë plani solidariteti, mikpritjeje, kurse gëzohen që e kanë larg vetes këtë hall. Merre me mend, autoritetet e Shqipërisë po marrin masa për të shtrënguar kufirin! Ndoshta ka ardhur dita që shqiptarët të thonë me zë të lartë se në cilën Europë po kërkojmë të shkojmë, tek cilat vlera? Në Europën e ateistëve dhe të ndërgjegjeve të dixhitalizuara? Përse duhet të besojmë që neve të Shqipërisë, Kosovës, Ballkanit, do na qasin më me dashuri se dy motakët që i mori deti? /tesheshi.com/
Nga Kastriot MYFTRAJ“Të marrim refugjatë sirianë” është titu...
*Edona DAÇIEvropa, por jo vetëm, është tronditur dy ditët e ...
*Grida DUMAJorge Semprún, luftëtar i Rezistencës franceze dh...
Dr. Enver BytyçiNjë paraqitje në një televizion serb i kryem...
Nga Fitim ZekthiNatën, pas disa ditë debatesh, qeveria shqip...
Qëmoti gocat e bukura nuk ishin si sot, me mijëra dhe të një...
Nga Kastriot MYFTARAJXherdan Shaqiri e ka nisur shumë keq s...
Alfred HalilajStudiuesit Mark Gottdiener dhe Ray Hutchi...
Sonte me të ftuarit e nderuar, zonjat Shtupa, Garuzhdja, Dhi...
Nga Andi BUSHATIIntervista e kryeministrit nga Vjena për gaz...
Megjithëse Greqia është përpos krizës financiare edhe në kri...
Nga Flutura Açka Para dy ditësh hodha një shënim në faqen ti...
Nga Mero Baze Ka një përpjekje të qeverisë dhe zyrtarëve të ...
Nga Artan FUGAPyetjet që shtrohen me rastin e eksodit masiv ...
Nga Lorisa YLLIJa ku jemi. Ku?! Ne ditet ku e gjithe Shqiper...
Leku refuzohej, përbuzej, urrehej. Leku ishte sëmundje ngjit...
Nga Kastriot MYFTARAJNë intervistën që Kryeministri Rama dha...
Nga Mero Baze Nga komunikimi i parë publik i kryeministrit p...
Gjithnjë e më shumë njerëz të vuajtur vijnë në Gjermani. Aty...
Nga MItro CELAPo bëja debat me nikoqiren e shtëpisë: Na rrit...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...