Edi Rama, një rrufepritës i panevojshëm
Nga Mero Baze Nga komunikimi i parë publik i kryeministrit p...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Në intervistën që Kryeministri Rama dha sot për Top Channel, para nisjes së Takimit të Vienës midis Bashkimit Europian, posaçërisht Gjermanisë, nga njëra anë, dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në anën tjetër ai u krenua se tashmë kanë arritur që ta bindin Bashkimin Europian për të pranuar prioritetin e Qeverisë së tij në projektet infrastrukturore që është ndërtimi i të ashtuquajturit Korridori Blu, për të cilin Rama tha se lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, me një unazë të supozuar mesdhetare. Por Rama, as një vit më parë, në Takimin e Berlinit, as në takimin me Merkel në korrik në Tiranë nuk është në gjendje të thotë se sa km i gjatë do të jetë segmenti i Korridorit Blu që do të ndërtohet në Shqipëri. Pra, z. Rama nuk është në gjendje të na thotë se sa para do të investohen në Shqipëri në këtë projekt infrastrukturor. Gjithashtu, Edi Rama nuk është në gjendje që të thotë as se sa km do të jetë gjatësia e segmentit të autostradës së ashtuquajtur Nish-Durrës që do të ndërtohet në Shqipëri, pra, z. Rama nuk është në gjendje të na thotë as se sa para do të investohen në Shqipëri në këtë projekt infrastrukturor.
Ajo që Kryeministri Rama ua fsheh shqiptarëve është se në Shqipëri nuk do të ndërtohet asnjë metër nga të dy këto autostrada. Madje këtë gjë e pohoi tërthorazi Kryeministri ynë kur tha se ky korridor e lidh Shqipërinë me Kroacinë dhe me Malin e Zi. Nga kjo mënyrë të foluri kuptohet se ky korridor nuk do të kalojë nëpër Shqipëri, por do t? i mundësojë Shqipërisë një lidhje me disa nga vendet e tjera të regjionit. Edhe kjo është një gjë e mirë, por nuk mund të jetë prioritet i një vendit një projekt nga i cili ai nuk përfiton drejtpërdrejt.
Në të vërtetë ai që sot quhet Korridori Blu, nuk është gjë tjetër veçse një vjedhje e paturpshme që serbët dhe, malazezët i bëjnë emrit të një projekti më të hershëm europian që mbante këtë emër, Korridorit Adriatiko-Jonian, i quajtur ndryshe edhe Korridori Blu. Për ndërtimin e Korridorit Blu dikur në vitet nëntëdhjetë lobuan fuqishëm Greqia dhe Jugosllavia (Serbia dhe Mali i Zi). Ky korridor duhej të niste nga Trieste në Itali, të përshkonte Slloveninë, të kalonte përgjatë bregdetit kroat, të përshkonte Malin e Zi, të hynte në Shqipëri nga Hani i Hotit. Në Shqipëri korridori do të devijonte në itinerarin Levan- Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë për t? u lidhur me autostradën nga Janina në Patras. Por Bashkimi Europian nuk pranoi që ta financonte një projekt kaq të kushtueshëm.
Ai që sot quhet Korridori Blu në fakt është një projekt i sajur mbi një gënjeshtër të dukshme hartografike, kinse autostrada kroate Zagreb-Split-Dubrovnik (e papërfunduar), e cila nuk kalon përgjatë bregdetit përveçse në segmentin Split-Dubrovnik, është pjesa kroate e Korridorit Blu të dikurshëm. Mjafton një kqyrje e shpejtë e hartës për të kuptuar këtë gënjeshtër të trashë. Për atë që sot quhet Korridori Blu kanë interes të drejtpërdrejtë Republika Serbe e Bosnjë-Herzegovinës, Mali i Zi dhe Serbia. Kroacia nuk e ka në plan të ndërtojë autostradën Split-Dubrovnik përtej Dubrovnik për shkak se relievi është i thyer dhe ndërtimi jo vetëm ka kosto shumë të madhe financiare, por as që është e mundur të ndërtohet një autostradë që kalon përgjatë bregdetit. Nga Dubrovniku në qytetin më të afërt bregdetar malazez, Herzeg Novi janë 49 km me rrugën ekzistuese.
Meqënëse kroatët nuk kanë interes për Korridorin Blu, ashtu siç është shndërruar ky projekt sot, dhe as Bashkimi Europian nuk ka në plan të financojë një rrugë të kushtueshme në jug të Dubrovnikut që lidh Kroacinë me Malin e Zi, atëherë serbët kanë bërë një version të projektit që korridori, nga Dubrovniku të kalojë nëpër territorin e Bosnjë-Herzegovinës, në qytetin Trebinje (Republika Serbe e Bosnjë-Herzegovinës), njëzet km larg nga bregdeti i Adriatikut. Nga Trebinja, korridori nuk do të marrë kthesën për në bregdetin malazez, por do të shkojë në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë, duke iu larguar kështu shumë bregdetit. Mjafton t? i hedhësh një sy hartës për të kuptuar se Korridori Dubrovnik-Trebinjë-Podgoricë nuk është aspak një korridor bregdetar.
Në fakt, zgjatja e Korridorit Blu përtej Kroacisë është një interes strategjik i Serbisë por edhe i Malit të Zi. Qeveria e Malit të Zi dhe ajo e Serbisë kanë vënë në krye të agjendës së tyre ndërtimin e Autostradës Beograd-Tivar, 445 km e gjatë. Me ndërtimin e kësaj autostrade Serbia, që është një vend i kyçur në tokë (landlocked country) fiton qasje të shkurtër në bregdet dhe një qasje të mirë në pjesën jugore të Republikës Serbe të Bosnjës, nëpërmjet kombinimit të dy autostradave. Kryeministri Rama nuk mund të mos e dijë që nëse, Korridori Blu do të zgjatet në Republikën Serbe të Bosnjë-Herzegovinës dhe Malin e Zi, atëherë ky projekt do të marrë pjesën më të madhe të 2.4 miliardë eurot që BE ka ndarë për projekte regjionale në Ballkanin Perëndimor në shtatë vitet 2013-2020. Kjo për arsye se kostoja e ndërtimit të rrugës rritet për shkak të terrenit që në pjesën më të madhe është malor për çka kërkon shumë tunele dhe ura. Dhe ku Korridori Blu të ketë arritur në Podgoricë, Shqipëria thjesht do të lidhet me të, nëpërmjet rrugës ekzistuese. Asnjë km rrugë e këtij korridori nuk do të ndërtohet në Shqipëri.
Edhe i ashtuquajturi Korridori Nish-Durrës do të thotë që Serbia të ndërtojë me paratë e Bashkimit Europian rrugën nga Nishi në vendkalimin kufitar me Kosovën, në Merdarë. Meqënëse Kosova e ka paguar dhe ndërtuar autostradën nga Prishtina deri në kufirin me Shqipërinë, e vetmja gjë që përfiton Kosova nga ky projekt është se ndërtohen 22 km autostradë nga Merdare në Prishtinë. Shqipëria nuk përfiton asgjë drejtpërdrejt nga ky projekt. Edi Rama flet për Autostradën Nish-Durrës por nuk guxon të kërkojë në Takimin e Vienës që së paku BE të financojë ndërtimin e pjesës së autostradës në Shqipëri, përtej tunelit të Kalimashit, deri në kufirin me Kosovën, që ka mbetur më së shumti e pandërtuar dhe kalon nëpër rrugën e vjetër. As nuk guxon të kërkojë që edhe segmenti Milot-Rrëshen të ndërtohet në standardin e pjesës tjetër të autostradës, duke u rritur numri i kalimeve. Kështu Shqipëria do të përfitonte diçka nga projekti i ndërtimit të korridorit të Nishit.
Nga Mero Baze Nga komunikimi i parë publik i kryeministrit p...
Gjithnjë e më shumë njerëz të vuajtur vijnë në Gjermani. Aty...
Nga MItro CELAPo bëja debat me nikoqiren e shtëpisë: Na rrit...
Nga Klodi STRALLA Opinion, ne prag te samitit te Vjenes.Mbas...
Nga Bledi Mane-Public Enemyfb.com/bledi.manetwitter.com/bled...
Dr. Enver BytyçiTurqia njoftoi zgjedhje të reja parlamentare...
Pranimi i refugjatëve duhet të jetë në fakt i vetëkuptueshëm...
Sokaku i të Marrëve në Tiranë është rruga kryesore e ish-Bll...
Paketa tjetër e ndihmës për Athinën do të miratohet. Por ajo...
Nga Besjan PESHAE kam me ju që nxirrni bukën e gojës duke u ...
Kanë ankesa ndaj fukarallëkut, por përdorin smartfona. Kanë ...
Deri më sot nuk ka një histori zyrtare të Ushtrisë Çlirimtar...
Nga Spartak NgjelaWhere have all the good men gone? – Ku kan...
Opozita e opozitës së Bashës duket se po bën një kapërcim 18...
Nga Patrik SADIKAJMiku im Akil Kraja, në një shkrim të gazet...
Mbi trotuarin e “Bankë”-s, shitet “Bar Miu”. Rrëzë murit të ...
Nga Edison YPI-Pordhe ? -Pordha. -Idiot. -Pse ? -Nuk pordhe ...
Në kulmin e krizës së krijuar në marrëdhëniet gjermano-shqip...
Nga Armand SHKULLAKUKryeministri Edi Rama u detyrua të ndërp...
Nga Ardit RadaPolitikat fiskale dhe kryesisht sistemi i taks...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...