Tërmetet shkatërruese në Venezuelë/ Raportohet për 235 viktima, mijëra të plagosur
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
E kam me ju që nxirrni bukën e gojës duke u rropatur rrugëve me ato arkat e shëmtuara të rrushit apo fiqve mbartur mbi bicikleta kineze. Me ju që shisni rroba të përdorura nëpër cepat e Shqipërisë dhe me paratë e fituara u bleni rroba edhe më të përdorura fëmijeve tuaj. Me ju që keni marrë me qira ndonjë cep pallati ku shisni cigare e camcakiza në këmbim të një kafshate. Me ju që shisni duhan rrugeve te Shkodres apo Elbasanit.
Jeni shpallur armiq publikë!! Po po, ju!!
Do vijnë dhe do ju gjejnë në cdo rrëzë që do të jeni futur, do jua zënë në grykë ate kafshitën e lodhur por të pataksuar. Do ju fshijnë nga trotuaret sic fshihen milingonat nga sofra, do jua sekuestrojnë ato mallrat tuaja të varfëra por të pa niptuara. Do jua marrin ato cepat e dyqaneve ku shisni në mënyrë ilegale në kurriz të shtetit.
Prandaj po ju pyes, cfarë do të bëni??
Sigurisht qe disa nga ne, si qytetarë me më pak halle, do kënaqen teksa rrugët do lirohen nga arkat tuaja qelbarake. Do I blejnë perimet më shtrenjtë, do I blejnë nga ato të importit që hyjnë me kamiona apo më vaporë, nga ato që ç?doganohen 1 në 3, por hej?do I blejnë si njerëz ama. Do u hiqen qafe ato palo dyqanet e vogla ku shiten edhe cigare të hapura apo ndonjë qese Tarabosh I papërpunuar, do rriten cmimet, por ama?he he?vec supermarket, aty ku mallrat vijnë me kamiona që furnizohen nga vaporë të cilët furnizohen në magazina gjigande. Ato vaporët të cilëve asnjëherë nuk u dihet nr I kontejerëve, sidomos ato me cigare?por ç?rëndësi kanë këto. Do blejnë mallra vetëm në Supermarkete moderne, si bota apo jo.
Nejse, këta do kënaqen, por ju, ju ç?do bëni?
Ju që keni këstin e kredisë sa gjysma e rrogës, asaj palo rroge që mezi vjen në atë fund a fillim muaji. Ju që keni filluar të kuptoni se me të njëjtat para në dyqane blen më pak gjëra se vjet, e shumë më pak se parvjet, e si papritur ato që dikur me zor edhe mund të dilnin për ta ngjitur malin e gjatë të shpenzimeve mujore, tani mezi ju cojnë deri në gjysëm. Kur tju thonë në shtator se çmimet do të rriten edhe më, Ju çfarë do bëni?
Ka disa nga ne që do të kenaqen me këto masa sigurisht. ?Bota takson cdo gjë? do na thonë nëpër ekrane tv-sh apo celularësh. Pavarësisht se sistemi ynë nuk I përkthen taksat në shërbime, sepse sistemi është problematik, sepse trashëgimia jonë është e tillë qe ka krijuar disa gropa ku cuditërisht humbasin paratë dhe askush nuk e di se ku shkojnë, sikur të ishte një show i arrirë i Coperfieldit?pavarësisht këtyre dhe faktit që Saliu nuk është pa faj, taksat duhen, biles po ti krahasojmë më Europën, I kemi shumë por shumë të ulëta. Disa njërëz do vuajnë, por plako?A do shkojmë në Europë apo cfarë??
Por unë pyetjen nuk e kam për këta se këta e kanë në terezi, por e kam për ju të tjerët. Ju cfarë do bëni?
Ju që e keni kuptuar se cmimi I naftës në pikat e karburantit nuk ka asnjë pikë takimi me cmimin që merr puna juaj në fund të muajit. Ndërsa nafta, ajo e zeza që del me shumicë nga nëntoka jonë, sa vete dhe lartësohet, vlerësimi monetar për punën në Shqipëri sa vetë dhe c?vlerësohet. E prandaj e kam me ju sepse jam shumë kurioz të di se cfarë do të bëni kur të kuptoni se shpresat për një reagim me dorë në zemër të lartmadhërinjve për ta ulur taksimin e nëpërmjet tij cmimin, do të shuhen si llampat e shtëpive që nuk paguajnë. Kur në shtator të kuptoni se nuk do të jemi më të 9-tët në renditjen botërore për cmimin e naftës, por të 6-tët. Cfarë do të bëni?
Sigurisht që disa prej nesh; me shumë gjasa të njëjtit me ata që do gëzohen për fushatën kundër varfanjakëve, për taksat e larta, për cmimet e diktuara nga monopolet pranë ekselencave pushtetarë, po ata të cilët kur munden e ngrenë traun e doganave sa për të kaluar dy-tre qind kamiona, ose pak atë të Portit për ndonjë vapor më shumë ose më pak, ata të cilët naftën bruto e përpunojnë në rafinëritë e tyre të jashtligjshme dhe më pas e shesin sikur ta kenë produkt importi, ata të cilët naftën e kontrabandojnë, ata të cilët I fitojnë tenderat me të njëjtat marifete siç ja dalin që ti përlajnë paratë e buxhetit pa bërë asnjë punë të hajrit, ata të cilët jetojnë në lagjet e tyre preferenciale dhe I blejnë pellushët e sinjorinave në Paris; Sigurisht pra që ata nuk do të jenë dakort me këtë mendësi fshatareske, e cila kundërshton nismën ndërkombëtare vizionare të kryetarit më të gjatë në botë për të ulur ndotjen boterore që shkaktojnë makinat shqiptare, për ti shpallur luftë pa kompromis ngrohjes globale, për ta shpartalluar emetimin e gazit si koncept. Ata do na shohin me përcmim, me keqardhje dhe ndoshta herë herë do na mëshirojnë për padijen tonë. Por me qetësi do të presin fushatën e ardhshme, për të na dhënë edhe një shans për tu vetëkorrigjuar nëpërmjet votës.
Ata e kanë gjithë rehatin të presin zgjedhjet, por ju, ju të shpallurit armiq public, ju të varfërit apo kandidatë për të varfër, ju me ndërgjegje dhe me sens kritik, ju pra të tjerët?Sinqerisht ju pyes…Ju, cfarë do bëni???
Kanë ankesa ndaj fukarallëkut, por përdorin smartfona. Kanë ...
Deri më sot nuk ka një histori zyrtare të Ushtrisë Çlirimtar...
Nga Spartak NgjelaWhere have all the good men gone? – Ku kan...
Opozita e opozitës së Bashës duket se po bën një kapërcim 18...
Nga Patrik SADIKAJMiku im Akil Kraja, në një shkrim të gazet...
Mbi trotuarin e “Bankë”-s, shitet “Bar Miu”. Rrëzë murit të ...
Nga Edison YPI-Pordhe ? -Pordha. -Idiot. -Pse ? -Nuk pordhe ...
Në kulmin e krizës së krijuar në marrëdhëniet gjermano-shqip...
Nga Armand SHKULLAKUKryeministri Edi Rama u detyrua të ndërp...
Nga Ardit RadaPolitikat fiskale dhe kryesisht sistemi i taks...
Nga Kastriot MYFTARAJDalekët i kam parë në fëmijërinë time, ...
Nga Mero Baze Debati publik mes shtypit dhe Ministrisë së Fi...
Nga Artan FugaMorem vesh duke ikur me pushime, si nje shupla...
Nga Kastriot MYFTARAJVrasja e Bardhok Bibës, sekretarit poli...
Nga Ilva TareFalë edhe temperaturave të larta nuk është ndon...
*Nga Andi BUSHATISali Berisha ka thërritur edhe njëherë si n...
Nga Lorenc Vangjeli Të përbashkët kanë pasur vetëm profesion...
Nga Sali BERISHAintoleranca e Edi Rames ndaj kritikave dhe m...
Enver BytyçiNe historinë e pluralizmit shqiptar e më gjerë n...
Nga Armand SHKULLAKUQeveria po përgatitet të hartojë një lig...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...