Ku po pushojnë humbësit?
Nga Ilva TareFalë edhe temperaturave të larta nuk është ndon...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Vrasja e Bardhok Bibës, sekretarit politik të Komitetit të Partisë së Mirditës, domethënë të plotfuqishmit të regjimit për Mirditën, në 7 gusht 1949 në Kaçinar të Mirditës, është një nga episodet më të errëta të kohës së regjimit komunist në Shqipëri. Vrasjen e ka marrë përsipër Komiteti i Maleve, një lëvizje e armatosur antikomuniste që vepronte në atë kohë në Mirditë, por ai nuk ka lidhje me të. Kush e vrau në të vërtetë Bardhok Bibën, për të vdekjen e të cilit u vranë si ndëshkim nga regjimi komunist 14 burra mirditorë dhe u internuan 300 familje me mbi 2000 vetë.
Bardhok Biba, nëntë muaj para se të vritej, kishte bërë, ndoshta pa e kuptuar, një faj nga ata që Enver Hoxha i ndëshkonte me vdekje. Në Kongresin I të Partisë Komuniste të Shqipërisë, në nëntor 1948, u paraqit për votim një listë me 33 emra e kandidatëve të Komitetit Qendror të Partisë. Jo të gjithë do të bëheshin anëtarë. Një prej atyre që Enver Hoxha donte të zgjidhej ishte Haxhi Kroi, bashkëpunëtori i tij i afërt nga Libohova. Shumica e delegatëve i hoqën vizë emrit të Haxhi Kroit, duke e njohur si ish-hierark (zyrtar) fashist.(Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi 14/Arkivi i Partisë, viti 1948, Lista nr. 1, dosja 20)
Një nga ata që foli me të madhe në Kongres kundër Haxhi Kroit ishte Bardhok Biba, i cili e denoncoi Kroin si ish-zyrtar i lartë fashist. Bardhok Biba kishte edhe një arsye tjetër për këtë gjë, se emri i tij në listë vinte fill pas atij të Kroit, kështu që nëse nuk do të zgjidhje Kroi do të zgjidhej Biba, çka edhe ndodhi. Enver Hoxhës nuk i erdhi aspak mirë për kritikat ndaj Kroit, por heshti sepse diktatori e kishte organizuar Kongresin I si forumin ku do të kritikohej klika e Koçi Xoxes, që kishte vendosur diktatin ndaj partisë dhe vetë atij Sekretarit Politik të Partisë. Prandaj në Kongres u lejua kritika e lirë, ndonëse ata që kuptonin e dinin se ishte e rrezikshme që kjo kritikë të zgjerohej përtej orientimit që dha vetë Enver Hoxha në raportin e tij në Kongres, pra të kritikës ndaj Koçi Xoxes dhe klikës së tij. Ata që nuk e kuptuan këtë më pas e paguan në mënyra të ndryshme deri edhe me kokë dhe një ndër ta ishte Bardhok Biba.
Bardhok Biba, pa e kuptuar, kishte demaskuar një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Enver Hoxhës, në ato që mund të quheshin zyrat okulte të regjimit komunist. Haxhi Kroi, në më pak se dy muaj pas Kongresit, për 36 vite rresht, deri në vdekjen e Enver Hoxhës, do të ishte për këtë ai që kishte qenë Poskreibishevi për Stalinin, shefi i kancelarisë sekrete të plotfuqishme, të Komitetit Qendror, çka në praktikë e bënte Kroin më të fuqishëm se shumë nga anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror. Haxhi Kroi në kujtimet e tij bën një rrëfim shumë interesante për ditën e parë të punës në kancelarinë sekrete të Hoxhës:
?Në mbrëmjen e 27 janarit 1949 u ktheva më herët se zakonisht në shtëpi dhe po rrija fare i shkujdesur. Papritur, aty nga ora 20ºº e mbrëmjes, trokiti dera. Ishte një nga oficerët shoqërues të shokut Enver.
-Vij nga Komandanti. Kam porosi të vish tani me ne, se po të pret në shtëpi.
Te shtëpia e shokut Enver arrita në orën 20: 20. Në hyrje po më priste oficer kryesor shoqërues i Komandantit, Axhem Abazi.
-Nuk është nevoja të trokasësh,- më tha ai me zë të ulët.- Komandanti ka porositur që sa të vish të paraqitesh menjëherë.
Megjithatë trokita. Por, kur hapa derën, u stepa. Brenda nuk ndodhej vetëm Komandanti, siç e kisha menduar, por gjithë Byroja Politike, ulur rreth tavolinës së punës. Nga shokë të ndryshëm kisha dëgjuar se mbledhjet e Byrosë Politike e të Sekretariatit të KQ të Partisë bëheshin në studion e shokut Enver, po nuk e dija se ato zhvilloheshin natën. Aty për aty mendova se ishte një rast i veçantë, i shtyrë nga ndonjë situatë jo e zakonshme. Por më pas do të shihja se kjo gjë bëhej rregullisht? Mbledhja vazhdoi deri afër orës 2³º.?(?Kujtime për Enverin?, Shtëpia botuese ?8 nëntori?, Tiranë 1990, Vol 2, f. 284- 285)
Edhe pas eliminimit të Xoxes, Hoxha vazhdonte të ndiqte jo vetëm orarin e punës nokturn stalinian, që tashmë ishte bërë një rutinë, por edhe praktikën e bërjes së mbledhjeve të ngushta zyrtare në shtëpinë e vet, ashtu si monarkët mesjetarë. Këtë praktikë Hoxha nuk do ta ndiqte vetëm me Byronë Politike. Edhe mbledhjet e sekretariatit të Komitetit Qendror do të bëheshin në një mjedis bohem. Haxhi Kroi kujton:
?Nga veprat e tij lexuesi e di që Enveri bënte një takim pothuajse të përditshëm me sekretarët e KQ të Partisë, takim që kishte petkun e çlodhjes, sepse ishte në orarin e pirjes së përbashkët të kafesë, por që, në të vërtetë, ishte një ngarkesë pune. Gjatë kësaj kohe bëheshin diskutime e rriheshin probleme nga më të rëndësishmet për jetën e Partisë e të vendit, sado që Enveri i quante ato biseda të lira me shokët.? (po atje: f. 297- 298)
Haxhi Kroi, më tutje, kujton për natën, ose më saktë mëngjesin e përfundimit të mbledhjes së parë të Byrosë Politike në shtëpinë e Hoxhës, ku ai mori pjesë:
?Mbështolla materialet dokumentare që lanë pjesëmarrësit e mbledhjes mbi tavolinë, i vendosa në rregull sipas çështjeve, njëri mbi tjetrin, po nuk dija ç? të bëja me to. Po qëndroja në mëdyshje. ?T? i lë këtu, nuk bën, se kjo është detyra ime. Po as në shtëpi nuk mund t? i marr. Atëherë ku t? i çoj në errësirë?? Ato ishin dokumente partie me rëndësi, ndërsa unë atë natë, i thirrur me ngut, u ndodha i papërgatitur: nuk kisha me vete as çantë, as dosje. Asgjë. Duhej të kishin kaluar disa sekonda, ndoshta rreth një minutë, kur në studio u kthye shoku Hysni Kapo me pardesy të veshur e me kapelë në kokë. Ai m? u drejtua me fjalët:
-Shoku Enver më porositi që sonte t? i marr unë në shtëpi e t? i vendos në kasafortën time këto materiale, prandaj eja t? i çojmë së bashku. Nesër në mëngjes do të të telefonoj kur të vish t? i marrësh. Për herë të tjera të mendosh vetë si duhet vepruar.
Dhe me materialet në duar e përcolla deri tek hyrja kryesore e shtëpisë së tij aty afër. Kur u përshëndeta me shokun Hysni, ora duhej të ishte rreth tre e mëngjesit e 28 janarit 1949.?(po atje: f. 285- 286)
Haxhi Kroi mori kështu mësimin e parë për detyrën e tij të re, atë se ato norma të cilat qenë të detyrueshme për të gjithë anëtarët e partisë, nuk vlenin për udhëheqjen e saj dhe posaçërisht për Sekretarin e Përgjithshëm. Në rast se një sekretar organizate-bazë partie katundi do të guxonte që ta bënte mbledhjen në shtëpinë e tij, kjo do t? i konsiderohej punë personale dhe ai do të ndëshkohej rëndë. Por duket se për udhëheqjen më të lartë të partisë nuk vlenin normat e përgjithshme. E gjithë puna dhe kompetencat e Sektorit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror, që drejtonte Haxhi Kroi, duhen parë nga kjo pikëpamje e këtyre njerëzve për aspektin normativ të gjërave. Në 7 shtator 1977 Enver Hoxha, me rastin e një artikulli të shpërndarë nga agjencia HSINUA, bënte në ditarine vet politik shënimin me titull: ?Ç? është Zyra e Përgjithshme në Kinë??(?Shënime për Kinën?, Shtëpia botuese ?8 nëntori?, Tiranë 1979, Vol 2, f. 601) Në këtë shënim Enver Hoxha shkruan:
?Për herë të parë dëgjojmë që një zyrë e tillë ekziston në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.?(po atje: f. 601)
Në artikullin kinez që citonte E. Hoxha thuhet:
?Zyra e Përgjithshme kishte detyrat e ruajtjes së kryetarit Mao dhe të Komitetit Qendror të Partisë, si dhe të trajtimit të çështjeve shumë sekrete të partisë dhe të problemeve të tjera të rëndësishme.?(po atje: f. 603)
Enver Hoxha komenton:
?del se Mao Ce Duni udhëhiqte vetëm me këtë personel të Zyrës së Përgjithshme; se kjo zyrë ishte e plotfuqishme, mbi Byronë Politike, mbi Sekretariatin, mbi Komitetin Qendror.?( po atje: f. 603)
Pikërisht një vit pasi Hoxha shkruante këto gjëra, në 26 shtator 1978, Hoxha mbante një fjalim në një pritje në selinë e KQ, me rastin e 60-vjetorit të lindjes të bashkëpunëtorëve të vet Haxhi Kroi dhe Hulo Tartale, i pari nga Libohova pranë Gjirokastrës dhe i dyti nga Gjirokastra. Në veprën 68 të Enver Hoxhës, ku botohet ky fjalim, është ky shënim shpjegues:
?Shoku Haxhi Kroi për një kohë të gjatë ka qenë shef i Sektorit të Përgjithshëm në aparatin e KQ të Partisë dhe sekretar personal i shokut Enver Hoxha.?(Enver Hoxha: Vepra, vol 68, Shtëpia botuese ?8 nëntori?, Tiranë 1989, f. 118)
Është e qartë se Enver Hoxha bën komedianin kur shtiret i habitur kur mëson për ekzistencën e Zyrës së Përgjithshme të Komitetit Qendror të Partisë në Kinë. Kjo zyrë në Kinë dhe Shqipëri ishte ndërtuar sipas modelit sovjetik të krijuar nga Stalini, të asaj që Abdurahman Avtorkhanov e quan ?kancelaria sekrete e Stalinit?. Avtorkhanov, një njohës i mirë i sistemit sovjetik, duke qenë se kishte punuar në aparatin e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, në kohën e Stalinit, shkruan në librin e vet ?Vdekja e Stalinit: komploti i Berias?, duke drejtuar gishtin tek ky institucion sekret stalinian:
?Një biograf i Stalinit që nuk do të vendoste në qendër të analizës së tij ?kabinetin sekret? të Stalinit, të përbërë nga ?Sekretariati i shokut Stalin? dhe nga ?sektori special?, do të kuptonte shumë pak gjëra nga jeta e tij, nga ngritja e tij drejt diktaturës personale, nga sekreti i sukseseve të tij fenomenale. ?Kabineti sekret? qe një shpikje e jashtëzakonshme e Stalinit, një mendim që i erdhi atij kur Lenini ishte akoma gjallë, kur ?diktatura? e vetme që njihej ishte ajo e një grupi, e Byrosë Politike, dhe jo ajo e një personaliteti të veçantë.?(Abdurahman Avtorkhanov: ?Vdekja e Stalinit: komploti i Berias?, Shtëpia botuese ?Dituria?, Tiranë 1992, f. 22)
Enver Hoxha, në takimet me Stalinin dhe në bisedat me të dërguarit e këtij të fundit në Shqipëri mori udhëzime edhe për ndërtimin e anës okulte të pushtetit personal, një prej instrumenteve kryesorë për të cilin ishte kabineti sekret, që ishte mjeti për pushtetin personal. Ajo cka ndodhte në Shqipëri kuptohet nga kritika që Enver Hoxha i bën Zyrës së Përgjithshme në Kinë:
?Në Kinë, pra, siç po del është bërë luftë për pushtet personal. Pushteti i Maos ishte i paatakueshëm, Maoja ishte kthyer në një perëndi dhe kuptohet fare mirë përse zhvillohej dhe përse ishte ngritur kaq lart kulti i tij. Mao Ce Duni ishte i vetmi që drejtonte me një grup njerëzish dhe këta njerëz ishin ata që i bënin qejfin, që zbatonin mendimet e tij. Ata që nuk i zbatonin mendimet e Maos, ai i quante ?komplotistë?, ?revizionistë?, i quante çfarë të donte dhe i eliminonte. Kjo nuk do të thotë se ndër ata që janë eliminuar, nuk ka pasur revizionistë e komplotistë, por metoda e punës dhe e drejtimit, një metodë natyrisht antiparti, antileniniste, të lë të dyshosh për vërtetësinë e të gjitha veprimeve që janë kryer nga një person i rrethuar prej një personeli të grumbulluar në një Zyrë të Përgjithshme dhe në një repart sigurimi. Këtij i thonë drejtim antimarksist, drejtim personal.(?Shënime për Kinën?, Shtëpia botuese ?8 nëntori?, Tiranë 1979, Vol 2, f. 611)
Në fakt Enver Hoxha me këtë ka bërë edhe epigramin e vetvetes. Mjaft që të heqësh fjalët ?Kinë? dhe ?Mao Ce Dun? nga paragrafi i mësipërm dhe të vesh fjalët ?Shqipëri? dhe ?Enver Hoxha» dhe çdo gjë do të përshtatet më së miri. Enver Hoxha kishte thënë në Kongresin I të partisë për atë që e quajti ?punë personale?:
?Të jesh një udhëheqës nga më kryesorët dhe të bësh, t? organizosh, dhe të kesh në gjak punën personale, kjo do të thotë t? ja hypësh Partisë në kurriz dhe ta shndrrosh në një diktaturë t? urryer. Të bësh një punë personale ka një qëllim të keq, qoftë edhe prej një njeriu të thjeshtë; të bësh një punë personale do të thotë, ta vesh vehten tënde në qendër dhe të tjerët të punojnë dhe të binden, të tjerët të përmbushin nevojat e tua, të përkëdhelin ambicien tënde, të të fryjnë megalomaninë dhe të presin në kurriz gërbaçin tënt. Një punë e tillë personale e transportuar në pllanin e një udhëheqësi nga më kryesorët e Partisë, do të thotë ta nënshtrosh Partinë Komuniste nën vullnetin e një njeriu, t? i mohosh rolin avangardë Partisë, rolin drejtonjës të saj, të shkelësh principet e Partisë, të shkelësh marksizmë-leninizmin. Ay që ka në gjak punën personale, ay është njëkohësisht dhe ambicioz i math dhe një megalloman. Thjeshtësia qëndron shumë lark nga ky njeri.?(?Kongresi i I-rë i Partisë Komuniste të Shqipërisë?, Botim i Partisë së Punës të Shqipërisë, Tiranë 1950, f. 264-265
Enver Hoxha do të ishte pikërisht një njeri i tillë. Ai do ta drejtonte Shqipërinë në mënyrë jashtëinstitucionale, në kuptim të institucioneve që kishte krijuar regjimi komunist. Drejtimi i vendit do të bëhej para së gjithash nëpërmjet ekuivalentit të asaj që në Bashkimin Sovjetik quhej «Instantsiya», urdhrat verbalë që vinin drejtpërdrejt nga Stalini, dhe që prevalonin mbi të gjithë urdhrat formalë që vinin në linjë shtetërore-partiake. Derisa regjimi komunist shqiptar filloi si konspiracion, duke shpërfillur ligjet që ka bërë vete, se ndiqte një agjendë sekrete për transformime shoqërore radikale, Hoxha vuri re se regjimi mund të funksiononte për konveniencën e tij, vetëm duke shpërfillur ligjet dhe normat e tjera të regjimit. Tashmë ai ishte mësuar me ilegalitetin.
Kancelaria sekrete e Hoxhës përbëhej nga njerëz të cilët shpesh nuk mbanin detyra zyrtare, ose mbanin detyra honorifike. Një pjesë e madhe e tyre qenë ish-ushtarakë të liruar, veteranë, njerëz me autoritet të madh në rrethet e regjimit, si Shefqet Peçi, Myslim Peza, Pilo Peristeri etj. Ata çonin tek autoritetet në provincë urdhra verbalë jashtë kanaleve zyrtare, të cilat kishin të bënin me emërime dhe shkarkime kuadrosh, eliminime etj. Një nga sektorët e kancelarisë sekrete të Hoxhës ishte shërbimi sekret i Hoxhës. Këtu nuk e kam fjalën për Sigurimin e Shtetit, i cili nuk mund të quhet shërbim sekret se oficerët e tij qenë të njohur, që nga operativët në nivel lokal dhe deri tek drejtuesit në qendër. Në Shqipërinë komuniste, shërbimi sekret në kuptimin e plotë të fjalës qe policia sekrete personale e Hoxhës. Ekzistencën e saj ai e pohoi kur e quajti Ministrinë e Punëve të Brendshme qendrën e puçit dhe tha se asnjë komplot nuk ishte zbuluar Sigurimi i Shtetit. Pra Sigurimi i Shtetit u shpall jo vetëm si pa vlerë, por edhe armiqësor, ndërsa krediti i shkoi policisë sekrete personale të Hoxhës.
Ashtu si në rastin e Stalinit, edhe kancelaria sekrete e Hoxhës kishte degë në provinca, të cilat mblidhnin të dhëna dhe zbatonin urdhrat konfidencialë. Në të gjithë vendin kancelaria sekrete kishte një rrjet prej 1500-2000 njerëzish, të cilët qenë bartës të një pushteti okult. Hoxha në pritjen e dhënë në 1978, në selinë e Komitetit Qendror, me rastin e 60 vjetorit të Haxhi Kroit, do shkëmbente këto fjalë me të:
?SHOKU ENVER HOXHA: Ti, Haxhi, je dakord me mua që ta vazhdosh punën?
SHOKU HAXHI KROI: Patjetër, shoku Enver, me gjithë qejf.?(Enver Hoxha: Vepra, vol 68, Shtëpia botuese ?8 nëntori?, Tiranë 1989, f. 118)
Haxhi Kroi kishte mbushur moshën për të dalë në pension, që ishte 60 vjeç. Por megjithatë ai punoi pranë Hoxhës deri në vdekjen e këtij të fundit, në 1985. Haxhi Kroi së bashku me Sulo Gradecin, i cili do të bëhej në 1956 shefi i rojeve personale të Hoxhës, do të ishin për Hoxhën ata që ishin për Stalinin Poskreibishev dhe Vlasik. Që para se të merrte këtë detyrë, Haxhi Kroi kishte qenë një nga njerëzit e besuar të enver Hoxhës. Oficeri britanik Dayrell Oakley-Hill, i cili kishte ardhur në Shqipëri në 1945, si presidenti i UNRRA për Shqipërinë, organizatës që shpërndante ndihma humanitare britaniko-amerikane në emër të OKB, tregon në kujtimet e tij se Kroi ishte personi nga pala shqiptare i ngarkuar për kontakte me të. Oakley-Hill rrëfen për bisedën me Enver Hoxhën: ?Ai tha se do të ngrinin një komision për t? u marrë me ne, komision ky që do të mbulonte të gjitha hollësitë dhe çështjet teknike. Kryetari i këtij komisioni doli të ishte një person civil i këndshëm me emrin Haxhi Kroi që në themel ishte i arsyeshëm po bënte çmos për të nxjerrë zhiblat dhe ngatërresat e zakonshme. Grupi i tij u quajt Komisioni i Furnizimeve të Jashtme.?(Dayrell Oakley-Hill: ?Një anglez në Shqipëri?, Shtëpia botuese ?Koçi?, Tiranë 2006, f. 185)
Merret vesh, Bardhok Biba kishte hyrë pa dashje në konflikt me një nga njerëzit më të fuqishëm të regjimit komunist, ndoshta me atë që praktikisht ishte më i fuqishme pas Enver Hoxhës. A mund të lejohej të jetonte njeriu që e kishte denoncuar si ish-zyrtar fashist, bashkëpunëtorin më të ngushtë të Enver Hoxhës? Sigurisht që jo. Por Bardhok Bibën nuk mund ta arrestonin dhe ta dënonin me vdekje si armik të regjimit, për shkak se kritika që kishte bërë ai në Kongresin I ishte ende e freskët dhe madje buja e saj ishte shtuar pas emërimit të Kroit pranë Enver Hoxhës. Prandaj Bardhok Bibën e vranë njerëzit e kabinetit sekret, por ama ata e përgatitën situatën që ta vrisnin guerrilasit antikomunistë, duke mos i dhënë roje të forta shoqërimi Bardhok Bibës gjatë udhëtimeve të tij në zonat e thella malore të Mirditës. Më pas Bardhok Bibën diktatura komuniste e bëri hero dhe për të vranë, burgosën e internuan me mijëra vetë. Në të vërtetë, të vetmin akt heroik, Bardhok Biba e bëri në Kongresin I të PKSH kur kritikoi Haxhi Kroin.
Nga Ilva TareFalë edhe temperaturave të larta nuk është ndon...
*Nga Andi BUSHATISali Berisha ka thërritur edhe njëherë si n...
Nga Lorenc Vangjeli Të përbashkët kanë pasur vetëm profesion...
Nga Sali BERISHAintoleranca e Edi Rames ndaj kritikave dhe m...
Enver BytyçiNe historinë e pluralizmit shqiptar e më gjerë n...
Nga Armand SHKULLAKUQeveria po përgatitet të hartojë një lig...
*Nga Flamur GJYMISHKA Ditet e fundit debati mbi permisimin e...
Nga Kastriot MYFTARAJNë 1997, në prag të nisjes së Luftës së...
Nga Edison YPIAgjenci udhëtimesh me harxhu gjithato pare me ...
Nga Çim PekaHeshtja e kryetarit te PD-se Lulzim Basha pas zg...
Nga Artan FUGANe nje emision televiziv lajmesh sonte, duke d...
Sot Erion Veliaj ka prodhuar një lajm të mirë. Në ditën e dy...
Nga Mero BazeBotuesi i gazetës 55 Fahri Balliu, është vënë n...
Nga Mero BazeHera e dytë nuk është nesër, as pasnesër ndosht...
Nga Mitro CELA Pak vetë e dinë biografinë politike të Filipi...
Që në minutën e 29 të ndeshjes FK “Kukësi”- “Legia” e Varsha...
Pak vetë e dinë biografinë politike të Filipit Çakulit. Dy h...
Nga Kastriot MYFTARAJ Sipas audiopërgjimeve të publikuara në...
Marreveshja e qeverise shqiptare me Agjentet e Kurores eshte...
“Cfare do t’i paraqes sot Presidentit te Republikes zotit Bu...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...