HABERET E MITROS/ Pse nuk u vendos busti i Filipi Çakulit në Dermisht?!
Nga Mitro CELA Pak vetë e dinë biografinë politike të Filipi...
Nga Mero Baze
Hera e dytë nuk është nesër, as pasnesër ndoshta as pas një viti. Po ta shtyjmë afatin. Po te lëmë dy vjet, aq sa Lulzim Basha na premtoi se do të na bënte me tram.
Duhet të ketë një herë të dytë, kur të hipësh në autobus si kryebashkiak.
Gjesti i sotëm, të cilin shumë kundërshtar ta marrin për teatër dhe shumë mbështetës për thjeshtësi, nuk është as i pari dhe as i dyti.
Është thjeshtë një mënyrë për të shpallur emergjencën në transportin publik në Tiranë. Vendimi për ta shpallur prioritet transportin publik në Tiranë dhe për të parë si udhëtojnë qytetarët në të, mund të shprehej dhe në një konferencë shtypi, në një kontroll zyrtar të gjithë linjave të transportit publik, por për të shkak të dashurisë tënde për të qenë në media, është mirë dhe një udhëtim i shkurtër mes qytetarëve. Për fat të mirë ti si kryebashkiak nuk na ke premtuar tram për dy vjet, kështu që e vetmja gjë që ke në dorë është të rregullosh atë që pe sot në autobus.
Unë vet, jam nga ata që kam 20 vjet që nuk vendos dot të udhëtoj me autobus, por do të doja shpesh të hipja aty. Kam tentuar disa herë dhe kam zbritur në stacionin e parë, për shkak të të ndjerit njeri i dhunuar, ngjeshur mes të panjohurish ku depërtojnë hajdut xhepash, manjak seksi dhe plot ngatërrestar.
Duhet të presësh gjatë nëpër stacione, kur nuk ka njerëz dhe duhet të shtrydhesh nga djersët kur ka shumë njerëz. Gjithmonë do të kesh një faturino që t?i merr lekët me një arrogancë vrasëse dhe një shofer që fik kondicionerin se është rritur çmimi i naftës.
Por kjo është ana e dukshme e problemit. Problemi themelor i transportit publik në Tiranë, është kaotizëm, mungesa e rregullave dhe parashikueshmërisë së orareve, mungesa e lidhjeve të çdo cepi të Tiranës me linja urbane, mungesa e një sistemi qarkullimi të kuptueshëm për çdo qytetar që do të përdor shërbimin, sidomos për ata që nuk janë nga Tirana, etj.
Kur të hipësh herën e dytë në autobus, duhet të jetë hera, që duhet të inagurosh një standard të ri të transportit urban. Është diçka që shitet në treg, është një shërbim për të cilin qytetarët paguajnë dhe vetëm deformimi i tregut e ka lënë kështu.
Bashkia ka për detyrë të hartojë një plan të transportit publik që përmbledh çdo fshat dhe lagje të Tiranës. Ajo mund të japë koncesion për këto linja, mund të bëjë dhe shërbime të vetat, por mbi të gjitha duhet të bëjë rregulla të qarta për qytetarët, që ata të mos ndihen të dhunuar, të papërfillur dhe të mos kenë asnjë shans të llogarisin kohën se kur dhe si do të udhëtojnë me autobusët urban të kryeqytetit.
Kur të hipësh herën e dytë në autobus, do të ishte mirë që të kishte një linjë autobusi deri tek lagjia ku ne banojmë, tek Kodra e Diellit, që dhe nëse ndonjë ditë të teket të shkosh vërtetë me autobus në punë, të kesh mundësi ku të hipësh dhe jo ta bësh gjysmën e rrugës me makinë e gjysmën me autobus, si sot.
Kur të hipësh herën e dytë në autobus, mund të rrish dhe në këmb për qejf, por është mirë që të mos kesh rrotull ata që kishe sot, njerëz të dëshpëruar dhe të stresuar, që mund të të turren dhe për faktin pse i shikon.
Kur të hipësh herën e dytë, është mirë ta dish në çfarë ore vjen autubusi tek stacioni ku do hipësh dhe në çfarë arrin aty ku do shkosh.
Dhe mbi të gjitha, nëse vendos të jesh udhëtar afatgjatë, të kesh mundësi të presësh një abone me një çmim që ia vlen vërtet të përdorësh sa herë ke punë nëpër Tiranë në linjat e autobusëve të saj.
Shumë bashki në botë ia kanë dalë të bëhen të suksesshme qoftë dhe vetëm për një gjë. Është bërë i famshëm kryebashkiaku i Londrës me transportin publik, të tjerë me futjen e modës së biçikletave dhe ata që kanë më shumë mundësi edhe tram, edhe metro. Ti bëre mirë që na e kruseve tramin e Bashës në fushatë.
Dhe akoma më mirë që do të rregullosh këtë gjendje kaosi që është në transportin urban. Merre seriozisht, pasi ajo është diçka që prek çdo qytetar të Tiranës, edhe këta që ishin gati të të shanin sot me dy palë tekste dhe nëse do shkoje me makinë në punë, edhe pse do shkoje me autobus. Në fakt ti shkove gjysmë me veturë e gjysmë me autubus, por prap u bë lajm. Dhe mirë është që u bë. Vetëm mendohu mirë kur të hipësh herën e dytë në autobusat e Tiranës. Nuk ke të drejtë të na thuash, ?shiko si i ka lënë Basha?. Herën e dytë do na duhet të themi sesi janë autobusat e Erionit.
Nga Mitro CELA Pak vetë e dinë biografinë politike të Filipi...
Që në minutën e 29 të ndeshjes FK “Kukësi”- “Legia” e Varsha...
Pak vetë e dinë biografinë politike të Filipit Çakulit. Dy h...
Nga Kastriot MYFTARAJ Sipas audiopërgjimeve të publikuara në...
Marreveshja e qeverise shqiptare me Agjentet e Kurores eshte...
“Cfare do t’i paraqes sot Presidentit te Republikes zotit Bu...
Bitania e Madhe duhet të mbetet në BE. Vetëm kështu ajo ende...
Nga Patrik SADIKAJ Ka një debat në PD dhe rreth saj pas zgje...
Nga Kastriot MYFTARAJ Në vitin 1955, Cyril Northcote Parkins...
Nga Artan FUGA Aq cope – cope eshte financimi i universitete...
Nga Mitro CELAGoja, piktori i famshëm spanjoll, pasi përfund...
Nga Mentor KIKIA Zgjedhjet vendore përfunduan, por bisedimet...
Nga Altin GOXHAJ Nje nder themeluesit e skemes Soros Remzi L...
Nga Mitro CELAFilm erotik amerikan, nga ata që ta bëjne mish...
Nga Sokol SHAMETIQeveria socialiste në pushtet arriti më në ...
Nga Anila DODAJ Parlamenti është angazhuar posaçërisht t’i v...
Nga Dritan HILAAsnjë arsye evidente nuk kishte Edi Rama të m...
*Nga Andi BUSHATI...
Korrik 2015. Në Barcelonë për vakanca. Hoteli me dy cepa. La...
Pedagogu Mark Marku e ka cilësuar si të papranueshëm ligjin...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...