Atentati ndaj ish-prokurorit/ Dënohet me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishaj
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaure...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaure...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Në vitin 1955, Cyril Northcote Parkinson, një nëpunës i Ministrisë së Kolonive të Britanisë së Madhe llogariti me humor anglez se kishte një raport në përpjestim të zhdrejtë mes procesit të zvogëlimit të Perandorisë Britanike, që ishte në zhvillim të plotë në atë kohë, dhe numrit të nëpunësve në Ministrinë e Kolonive. Kështu, sa më tepër zvogëlohej perandoria koloniale britanike, aq më tepër rritej numri i nëpunësve në zyrat e ministrisë. Arsyeja? Burokracia ka prirjen të vetëshumëzohet për interesat e saj.
Diçka e ngjashme po ndodh me ambasadën britanike në Shqipëri. Ambasada britanike në Shqipëri ka ardhur duke u zvogëluar në personel dhe shërbime.
Sot kjo ambasadë nuk kryen më shërbime konsullore dhe shqiptarët, të cilët kërkojnë viza për të udhëtuar në Britaninë e Madhe adresohen nga kjo ambasadë te një agjenci private e kontraktuar prej saj, e cila pastaj i adreson në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Hungari. Tarifa e përgjithshme për këtë shërbim arrin në 250 pound (350 euro), vetëm për të kryer aplikimin. Nëse nuk pranohet kërkesa për vizë, paratë nuk i kthehen aplikuesit. Ditët e fundit, në rrjetet sociale shqiptare u ironizua shumë klubi i futbollit ?Skënderbeu? i Korçës, që aplikoi për vizë në ambasadën e Irlandës në Athinë për të udhëtuar në Irlandën e Veriut me rastin e ndeshjes së kthimit për Ligën e Kampioneve me një skuadër irlandezoveriore. Çuditërisht u quajt si gjë e natyrshme që Shqipëria ka një ambasadë britanike e cila nuk kryen shërbime konsullore.
Nejse. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, mbyllja e shërbimit konsullor nga një ambasadë, shihet si ulje e nivelit të marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe rënien e interesit të vendit të cilit i përket ambasada për vendin përkatës. Pikërisht kjo gjë ka ndodhur në marrëdhëniet britaniko-shqiptare. Por pikërisht në kohën që ambasada britanike ka mbyllur edhe shërbimet konsullore, ambasadori britanik, Nicholas Cannon sa vjen dhe bëhet më aktiv në Shqipëri duke u përzier në çështje të cilat qartësisht nuk kanë interes për shtetin që ai përfaqëson si diplomat. Por që, sipas Ligjit të Parkinsonit kanë rëndësi për vetë zotin Cannon dhe disa grupe interesi.
Në fund të qershorit, ambasadori Cannon, duke folur në Vlorë në një auditor me gjykatës dhe prokurorë të Vlorës e të Fierit, si dhe me studentë e pedagogë të Fakultetit Jurdik të Universitetit ?Ismail Qemali?, u kumtoi se qeveria britanike e mbështet reformën në drejtësi dhe se institucionet e drejtësisë duhet të spastrohen nga të korruptuarit. Ide e mirë, por aspak të besueshme shkaqet e këtij angazhimi nga titullari i një ambasade e cila nuk kryen as shërbime konsullore në Shqipëri. Z. Cannon thjesht dëshiron të rritë profilin për arsye të tjera. Në korrik, ambasadori Cannon u shpreh publikisht në mbështetje të projektligjit për arsimin e lartë, që pritej të kalonte në Kuvend. Arsyeja? Ligji merrte parasysh interesat e disa shkollave private në vend që paraqiten si ?britanike?.
Akti i fundit i bujshëm publik i ambasadorit Cannon është kur disa ditë më parë ai qortoi ata që akuzojnë për korrupsion punonjësit e kompanisë britanike ?Crown Agents?, duke u kërkuar që të ofrojnë prova, qoftë në ambasadën britanike, qoftë neë Policinë Britanike. Prova? Asnjë kompani serioze ndërkombëtare nuk vjen në një vend si Shqipëri të bëjë një kontratë dyvjeçare për 4.2 milion euro në vit dhe të marrë përgjegjësinë e një dështimi të sigurt, duke i dhënë qeverisë përkatëse për kaq para alibinë e dështimit në mbledhjen e të ardhurave doganore. Këtë gjë mund ta bëjë vetëm një kompani e cila llogarit të nxjerrë edhe fitime të tjera, le të themi jashtëkontratore. Askush nuk u habit kur në mars të këtij viti, qeveria e Shqipërisë iu ankua FMN se performanca e keqe e ?Crown Agents? ishte arsyeja për mosmbledhjen e të ardhurave doganore të planifikuara.
Ambasadori britanik kërkon prova? Një provë e tërthortë do të ishte filmi satirik holliëudian ?Rrobaqepësi i Panamasë?(2001) ku ka një dialog domethënës mes ambasadorit britanik në Panama dhe një oficeri të MI-6, spiunazhit britanik, të kamufluar si diplomat. Njeriu i MI-6, i cili në film quhet Andy Osnard (luhet nga Pierce Brosnan) për të fituar para sajon një histori sikur në Panama ekziston një lëvizje e cila do të tentojë që ta marrë vërtet nën kontroll Kanalin e Panamasë nga amerikanët, gjë që nuk u intereson këtyre të fundit dhe britanikëve. Njeriu i MI-6 dhe bashkëpunëtori i vet amerikan kërkojnë të marrin 20 milion dollarë nga amerikanët për të bërë një cover action, në mbrojtje të interesave amerikane dhe britanike. Në përfundim arrijnë të marrin 15 milion dollarë. Në këtë aferë hyn dhe ambasadori britanik në Panama, i cili i thotë bashkëkombasit të vet të shkathët se detyra e tij është që të raportojë në Londër se në Panama nuk po ndodh asgjë nga ato që pretendon ai. Sigurisht që pas kësaj Londra do të njoftonte Washingtonin dhe loja nuk do të kishte sukses. Në këtë pikë mes të dyve zhvillohet ky dialog.
?Njeriu i MI-6: Dhe sa është çmimi i detyrës suaj?
Ambasadori: 2 milion dollarë.
Njeriu i MI-6: 1 milion.
Ambasadori: 1 milion e gjysëm.
Njeriu i MI-6: 1 milion e një çerek.
Ambasadori: Pranoj!?
Një bisedë të ngjashme kanë pasur mes tyre drejtuesi i ?Crown Agents? në Shqipëri dhe ambasadori britanik Cannon.
Nga Artan FUGA Aq cope – cope eshte financimi i universitete...
Nga Mitro CELAGoja, piktori i famshëm spanjoll, pasi përfund...
Nga Mentor KIKIA Zgjedhjet vendore përfunduan, por bisedimet...
Nga Altin GOXHAJ Nje nder themeluesit e skemes Soros Remzi L...
Nga Mitro CELAFilm erotik amerikan, nga ata që ta bëjne mish...
Nga Sokol SHAMETIQeveria socialiste në pushtet arriti më në ...
Nga Anila DODAJ Parlamenti është angazhuar posaçërisht t’i v...
Nga Dritan HILAAsnjë arsye evidente nuk kishte Edi Rama të m...
*Nga Andi BUSHATI...
Korrik 2015. Në Barcelonë për vakanca. Hoteli me dy cepa. La...
Pedagogu Mark Marku e ka cilësuar si të papranueshëm ligjin...
Nga Kastriot MYFTARAJMorinaj tha në emision se përmasat e “f...
Nga Lorisa YLLIPrej disa ditesh degjohen peshperitjet e shpe...
Analizë e intervistës së Ismail (Ballist) Morinaj me Dritan ...
Nga Agron GJEKMARKAJ Lulzim Basha në zgjedhjet lokale të 21 ...
Nga Artan FUGA Une mendoj se nuk eshte e sakte.Kjo shprehje ...
Nga Kastriot MYFTARAJ Shakohoxha e pyeti Morinajn: “Pse e do...
Nga Artan FUGA Shumica e antarëve të komisionit të edukimit ...
Intervista e Ismail (Ballist) Morinajt me Dritan Shakohoxhën...
Teksa pret në paradhomë, shumë mendime duhet t’i kenë kaluar...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...