Balla tallet me Agron Shehajn, mesazh protestuesve: Ky tradhtoi Lulin, Mulin, Saliun, e jo më ju
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ba...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ba...
Analizë e intervistës së Ismail (Ballist) Morinaj me Dritan Shakohoxhën (2)
Shakohoxha e pyeti Morinajn: ?Pse e doje flamurin me vete Ismail??
Me këtë Shakohoxha donte të thoshte se përse Morinaj donte që ta nxirrte dronin me flamurin e zi jashtë stadiumit dhe ta merrte flamurin përsëri. Morinaj iu përgjigj: ?Ideja që flamuri mund të ngelte aty, unë e shifja dhe pak si dështim. Dhe kjo ishte për mu shumë e rëndësishme që flamuri të dilte jashtë, mos ngelej brenda. Edhe fakti që nuk doja që të krijoja probleme ashtu siç u krijuan. Unë e kam pasë një dështim.?
Këtu Morinaj aktroi duke u përlotur. Shakohoxha ndërpreu regjistrimin me telekamera për disa minuta. Nëse plani i Morinajt përmbante vërtet edhe nxjerrjen e dronit nga stadiumi dhe marrjen me vete të flamurit të zi, atëherë bëhej e domosdoshme që Morinaj të kishte menduar së paku edhe për një automjet të dytë, të cilin duhet ta përdorte për t? u larguar nga Serbia. Edhe pa dashur ta nxirrte flamurin e zi nga stadiumi dhe ta merrte me vete, plani i Morinajt duhet të kishte parashikuar sigurimin e një automjeti të dytë dhe përdorimin e tij për t? u larguar nga Serbia. Se Morinaj duhet të mendonte që, së paku automjeti me të cilin hyri në Serbi dhe në të cilin Policia Serbe pa tre dronet, ishte përfundimisht i kompromentuar që nga momenti që droni hyri në stadium. Prandaj ky automjet duhej braktisur në parkingun ku e kishte lënë. Atë natë duhej pritur që Policia Serbe të kërkonte ?Peugeot? të kuqe me targë ?MI 2Z3943?, me të cilën kishte hyrë në Serbi një shtetas shqiptar me tre drone. Morinaj duhe të kishte pra edhe së paku një bashkëpunëtor tjetër me një automjet tjetër. Aq më tepër e domosdoshme ishte kjo nëse Morinaj do të largohej nga Serbia duke e pasur flamurin e zi të dronit me vete. Nëse Policia Serbe e ndalonte automjetin e tij në rrugëtimin nga Beogradi në vendkalimin kufitar me Kosovën, dhe gjente flamurin e zi atëherë kjo ishte një provë të plotë të fajësisë së tij.
Morinaj, në rolin e marrësit përsipër të ngritjes së dronit me flamurin e zi, gënjen kur thotë se ai nuk kishte qëllim të krijonte atë situatë që u krijua në fushë, ku lojtarët e përfaqësueses shqiptare u dhunuan dhe madje u rrezikua jeta e tyre. Kjo situatë u krijua sepse drejtuesi i dronit atë në fushë. Por pikërisht ky ishte plani. Morinaj nuk është aspak bindës në pretendimin se plani ishte që droni të mos ulej në fushë, por të dilte nga stadiumi dhe flamuri i zi të merrej përsëri.
Në vazhdim të intervistës, Morinaj iu rikthye edhe një herë në mënyrë më të detajuar për eksplorimet e tij në ndërtesat pranë stadiumit, duke nisur që nga mbrëmja e datës 11 tetor, në orën 23: ?Dy pika kanë qenë, Akademia Ushtarake, tarraca e Akademisë Ushtarake edhe kryqi i kishës mbi kupolën atje. Natën e parë kam provu të ngjitem ke tarraca nëpërmjet dritareve që ishin hapur. Mbërrina në katin e pestë dhe dritarja ishte mbyllur, detyrohem të kthehem poshtë, por kur dal jashtë le dronin me telekomandë që kisha në çantën e shpinës, ishin ca llamarinë të hedhura aty, i le nën këto llamarina, së bashku me traversën e flamurit që janë ca tuba elektrikë, dy tuba elektrikë, njëri me dimension më të gjerë e tjetri më të ngushtë që futeshin kështu. I le dhe ato aty dhe shkoj, diku nga ora pesë e mëngjesit shkoj kthehem në hotel, të datës 12 i bien tani.?
Sipas këtyre që thotë, Morinaj provoi të ngjitej në tarracën e ndërtesës gjashtëkatëshe në që gjendet në jug të kishës, përballë stadiumit. Morinaj nuk thotë nëse te kjo ndërtesë kishte njerëz apo jo. Në fakt, duke qenë se kjo ndërtesë e madhe ishte Internati (Konvikti) i shkollës ushtarake, atje kishte sigurisht me qindra njerëz, konviktorë. Në atë orë madje duhet të ketë pasur konviktorë edhe në oborrin e ndërtesës, aq më tepër që moti ka qenë i mirë, një natë e bukur tetori, pa shi. Është e pamundur që ata të mos e vinin re një njeri i cili do të ngjitej nëpër murin e jashtëm të ndërtesës, dhe një njeri të tillë do ta mendonin si vjedhës. Në të vërtetë, të bën përshtypje aftësia e pretenduar e Morinajt për t? u ngjitur në muret e ndërtesave të larta, të cilën do t? ia kishte zili çdo hajdut profesionist i shtëpive.
Policia Serbe nuk ka bërë të ditur që të ketë gjetur gjurmë të ndonjë personi që të jetë ngjitur te kjo ndërtesë. Dhe nëse Morinaj ka hyrë në oborr dhe është ngjitur në murin e ndërtesës, ai duhet të ketë lënë shumë gjurmë, që nga gjurmët e këmbëve të tij. Merret vesh, Morinaj as që është ngjitur në këtë ndërtesë. Kur Morinaj i fshehu dronin, telekomandën dhe tubat ku do të kapej flamuri i zi, në disa teneqe që gjendeshin në oborrin e konviktit të shkollës ushtarake, që në fantazinë e Morinajt ishte e Klubit ?Partizani?, a nuk mendoi ai se kishte shumë gjasa që të mos i gjente përsëri këto sende kur të kthehej atje? Ato llamarina apo teneqe dikush mund t? i lëvizte gjatë ditës dhe të zbulonte pajisjet që kishte lënë ai. Si e kishte Morinaj sigurinë se do t? i gjente përsëri? Për më tepër, nëse këto sende do të gjendeshin, me siguri që do të njoftohej Policia, dhe personit që i kishte fshehur do t? i ngrihej një kurth për ta kapur kur të kthehej t? i merrte ato. Pse duhej që Morinaj t? fshihte 48 orë para këto pajisje atje, kur ato mund t? i çonte lirisht në çantën e shpinës në çdo kohë?
Shakohoxha e pyeti: ?Ti kujtove se hype te zyrat e ?Partizanit? të Beogradit??
Morinaj u përgjegj: ?Gjithmonë këtë kam mendu, sepse gjatë hypjes në këto dritare, në këto katet ishte një moment që u futa brenda fare dhe aty gjeta ca, këto që përdoren për të prerë bar, e ca gjëra kështu. Unë isha i bindur që ishte selia e ?Partizanit? të Beogradit. Janë ato që pastrojnë fushën, mirëmbajnë fushën, gjeta ca, ne i thojmë grabuja këto që tërheqin barin e ca gjëra kështu. Edhe isha i bindur që ishte selia e ?Partizanit? të Beogradit sepse e ndërlidh edhe me stadiumin e ?Yllit të Kuq?. Stadiumi është këtu, kanë selinë këtu.?
Vërtet të ketë parë Morinaj pajisje për prerjen e barit në katet e sipërme të ndërtesës së konviktit të shkollës ushtarake? Në çdo rast, nuk kishte arsye që këto pajisje të gjendeshin as në ndërtesën e selisë së klubit ?Partizani?. Në çdo klub futbolli këto pajisje gjenden në ndonjë depo poshtë tribunave të stadiumit.
Morinaj, ndonëse më lart ka thënë se përzgjodhi të parën kishën në anë të stadiumit për të ngritur dronin, nuk rrëfen që para mbrëmjes së 14 tetorit të ketë hyrë së paku një herë te kisha gjatë tre ditëve që ishte në Beograd. Ai rrëfeu vetëm për hyrjet e vazhdueshme të ndërtesa në anë të kishës. Përse i duhej të rrezikonte duke u ngjitur në tarracën e ndërtesës në anë të kishës, kur kisha iu duk më e përshtatshme për të ngritur dronin? A nuk duhej që të provonte të ngjitej te kisha për t? u njohur paraprakisht me pjesët e sipërme të saj nga ku do të ngrinte dronin?
Por përse duhej që Morinaj të ngjitej në një lartësi për të lëshuar dronin? Ai mund ta bënte fare mirë këtë gjë nga një hapësirë e rrafshët. Videot që ai ka paraqitur me provat që ka bërë për ngritjen e dronit, nuk tregojnë që ai ta ketë ngritur dronin nga ndonjë lartësi, por vetëm nga hapësira të rrafshta, nga livadhe. Në këto video duket se si droni ngrihet nga toka dhe pastaj duke u çuar ai, çohen edhe litarët ku është lidhur flamuri dhe vetë ky i fundit. Këtë video mund ta shikoni në minutën 11: 55 sekonda të emisionit e në vazhdim deri në minutën 12: 50 sekonda të emisionit.
Në zonën përreth stadiumit ?Partizani? ka disa vende të tilla të përshtatshme, nga ku ishte më pak e rrezikshme të ngrihej droni dhe është më e lehtë të largohesh. Pra nuk kuptohet përse duhej të rrezikonte Morinaj kaq shumë duke hyrë te një kishë e cila ishte në perimetrin e mbikqyrjes më të lartë policore përreth stadiumit? Në të vërtetë arsyeja është se serbët këtë fabul e kanë krijuar për ta përdorur në të ardhmen, kur do të thonë se droni me flamurin e zi të Xhihadit për shtetin islamik në Ballkan u përgatit në një ndërtesë ushtarake serbe dhe u ngrit nga një kishë serbe, për ta poshtëruar Serbinë në dy shtyllat e saj, Kishën dhe Ushtrinë.
Në vazhdim, Shakohoxha e pyeti për natën e 13 tetorit, pas takimit me bashkëpunëtorin e tij nga Shkupi: ?Ishit në hotel Ismail bashkë me djalin nga Shkupi dhe fjetët atë natë??
Morinaj u përgjegj: ?Jo, nuk kemi flejtë fare, thjesht kemi bisedu, diku te 48 orë kam pa flejt gjumë fare.?
Morinaj nuk gënjen kur thotë se kishte 48 orë pa vënë gjumë në sy. Madje ky problemi i gjumit të munguar të Morinajt është me të vërtetë një nga gjërat më interesantë të kësaj historie, pasi sipas rrëfimit të Morinajt, del se ai ka fjetur fare pak në një periudhë kohe që nga mëngjesi i dhjetë tetorit, deri së paku në mesditën e 15 tetorit. Morinaj është nisur nga Milano në orën 22 të datës 10 tetor dhe ka udhëtuar për 12 orë deri në kufirin kroato-serb. Prej andej ka udhëtuar për në Beograd ku ka arritur në orën 17 të 11 tetorit. Pas arritjes në Beograd, shikon ndeshjen Shqipëri-Danimarkë në ekranin e telefonit të tij, dhe pas kësaj do të kishte qenë e natyrshme që të shkojë të flerë gjumë për të rigjeneruar fuqitë për aventurën e vështirë që e priste. Por, Morinaj, pas përfundimit të ndeshjes, ndonëse kishte kaluar një natë dhe një ditë pa gjumë, duke udhëtuar gjatë natës dhe ditës me një automjet që e drejtonte vetë ai, nuk u ndal të pushonte, por u nis për të eksploruar zonën përreth stadiumit, prej orës 23 të datës 11 tetor deri në orën pesë të mëngjesit, pra të datës 12 tetor. Të njëjtën gjë Morinaj e ka bërë edhe në dy netët pasardhëse, të 12 dhe 13 tetorit, siç e kam cituar më lart atë. Deri në mesditën e 15 tetorit kur arriti në Prishtinë Morinaj nuk tha që të ketë gjetur kohë për të fjetur gjumë qoftë edhe një orë.
Edhe mashtruesit e mëdhenj zbulohen në detaje të vogla. Morinaj nuk është ndonjë mashtrues veçanërisht i talentuar, atij i kanë dhënë një fabul ta mësojë, me rastin e marrjes përsipër prej tij të ngritjes së dronit në Beograd. Dy nga detajet që e zbulojnë mashtrimin e tij janë se ai, ndonëse ka prirjen të tregojë me shumë detaje aventurën e tij në Beograd, nuk thotë që të ketë fjetur gjatë pesë ditëve, madje as që të ketë ngrënë. Shakohoxha nuk e pyeti se kur ka fjetur dhe kur ka ngrënë.
Kur Morinaj u nis në orën pesë të mëngjesit të 14 tetorit, për të bërë aksionin e tij, ai siç e kam cituar më lart, kishte 48 orë pa fjetur gjumë. Vazhdimin Morinaj e tregon kështu: ?Unë duhet të hyja në afërsi të stadiumit, afër kishës që në mëngjes, sepse diku nga ora 12 e ditës fillonin të vinin forcat policore dhe ishte e pamundur të bëhej një gjë e tillë?
Nga e dinte ai që forcat policore do të vinin rreth orës 12? Nëse pas orës 12 nuk duhet të ishte e mundur për të hyrë në ndërtesën pranë kishës, për shkak të mbikqyrjes policore, aq më pak duhet të ishte e mundur për t? u larguar prej kishës në mbrëmje në kohën e ndeshjes. Në orën pesë të mëngjesit, në datën 14 tetor, në Beograd ka zbardhur dita dhe një njeri që do të kishte hyrë në ndërtesën e konviktit në anë të stadiumit rrezikonte të binte në sy, aq më tepër që ashtu me siç ishte ai, me flokë të gjatë dhe me mjekër të gjatë, nuk ngjante aspak me konviktorët ushtarake, të gjithë të qethur dhe të rruar. Më e pakta, Morinajn do ta perceptonin si një hajn që ka hyrë për të vjedhur.
Morinaj e tregon kështu vazhdimin e aventurës së supozuar të tij: ?Flamurin e kam marrë e kam futë në gji. Kam ba rrugëtimin deri afër stadiumit. Aty janë ca hekra, është rrethimi i kësaj Akademisë që po flisnin. Kapërcej hekrat. Duke qenë që dy netë para kishte aty stjuarta që ruanin stadiumin, edhe shiheshin, bënin muhabet ndërmjet vedi kështu, sepse ishte i ndriçum vendi, aty futem barkas pak, është një livadh aty. Edhe vehem në një pozicion ku është gardhi i kishës, rrethimi i kishës, kam ca, një varg pishash përpara meje. Mes pishave dhe gardhit të rrethimit të kishës.?
Vendi ku ishte fshehur Morinaj gjendet anash hyrjes së Kishës së Shën Gavril Arhangjelit, ndërtesa e së cilës gjendet 50 metra larg stadiumit, në anën verilindore të tij. Por pemët ku është fshehur Morinaj janë në skaj të oborrit të kishës, nw veri tw ndwrtesws sw kishws. Është një hapësirë e mbjellë me bar, ku ka një rresht pemësh. Në fakt janë vetëm pak pemë në skaj të oborrit të kishës. Një njeri mund të fshihet me sukses atje gjatë natës, me kusht që të mos ketë një mbikqyrje të madhe policore në zonën përreth. Por gjatë ditës dhe deri në mbrëmje kisha ishte e hapur dhe funksiononte, domethënë atje kryheshin ritualet rutinore, hynin e dilnin besimtarë. Shumë tifozë serbë hynin në kishë për t? u lutur për fitoren ndaj Shqipërisë. Shumë prej tyre qëndronin në oborrin e kishës për të pushuar nën pemët e saj, ku ka edhe stola për t? u ulur besimtarët që shkojnë në kishë. Morinaj nuk mund të qëndronte në oborrin e kishës për një kohë aq të gjatë pa u zbuluar. Dhe ai qëndroi atje për një kohë shumë të gjatë. Shakohoxha i tha: ?U fshehe? Janë 17 orë Ismail, në të njëjtin vend, si mund të qendrosh 17 orë në të njëjtin vend??
Pra, ai qëndroi atje plot 17 orë gjatë krejt ditës deri në mbrëmje. Morinaj, i cili më lart ka thënë se në këtë kohë kishte 48 orë pa gjumë, u përgjegj: ?Gjatë gjithë këtij 17 orëshi kam mendu gjanat nga më të ndryshmet. Te familja kryesisht, te reagimi që do të kishte mbas ngjarjes edhe kjo më ka bo në njëfarë mënyre me e kalu kohën.?
Një njeri i cili ka 48 orë pa gjumë, a mund të qëndrojë për 17 orë i shtrirë pa e mposhtur gjumi? Morinaj thotë se këto 17 orë i kaloi zgjuar, duke medituar. Në vendin ku ishte fshehur Morinaj, ai me siguri do të ishte zbuluar nga pajisjet e posaçme mbikqyrëse të njësive të posaçme të Policisë Serbe të pajisura me night vision device, me dylbi me rreze infra të kuqe për shikim në errësirë, si dhe me dylbi të llojit thermal imaging, që i identifikojnë trupat njerëzorë për shkak të ndryshimit të temperaturës së tyre me atë të mjedisit. Këto të fundit e identifikojnë një njeri të fshehur si ditën ashtu dhe natën. Morinaj gjendej brenda perimetrit të zonës përreth stadiumit ku bëhej një mbikqyrje e tillë. Zona ku ishte fshehur dhe në përgjithësi ku veproi Morinaj për të ngritur dronin, gjendej nën mbikqyrje policore të posacme së paku nga tre pika.
1) Nga lartësia e llozhës VIP të tribunës lindore, për arsye se në llozhën VIP të tribunës lindore do të rrinin personalitetet e lartë shtetërorë serbë, ndër ta edhe Presidenti Nikoliç. Llozhat VIP në stadiumin ?Partizani? gjenden përgjatë krejt gjatësisë së dy tribunave ballore.
2)Nga një njësi policore serbe me pajisje të posaçme e cila ishte stacionuar pikërisht në tarracën e ndërtesës gjashtëkatëshe në anë të kishës, që mbizotëronte pamjen e oborrit të kishës dhe pikës ku ishte fshehur Morinaj. Nga tarraca e ndërtesës gjashtëkatëshe në anë të kishës, për shkak shkak të lartësisë së ulët të murit të stadiumit, shikohet pamja e fushës së stadiumit dhe e llozhws VIP nw tribunwn tjetwr tw stadiumit, atw perwndimore. Fare pranë kësaj ndërtese, në rrugën që gjendet midis saj dhe kishës nga njëra anë, dhe stadiumit në anën tjetër, gjendet një nga dy parkinget VIP të stadiumit, ai ku u parkuan automjetet e shtetarëve të lartë serbë, të pranishëm në stadium. Për këtë arsye disa orë para se të niste ndeshje, në tarracën e ndërtesës gjashtëkatëshe u pozicionuan një njësit special i Xhandarmërisë Serbe si dhe një njësit special i Batalionit ?Kobra? të Policisë Ushtarake, të ngarkuar me sigurimin e personaliteteve të lartë shtetërorë. Në raste të tilla, xhandarët dhe policët specialë ?Kobra? janë të pajisur edhe me night vision device, Gjatë 17 orëve që Morinaj pretendon se qëndroi i fshehur poshtë pemëve, këta do ta kishin zbuluar me qindra herë atë.
3)Nga videokamerat e vendosura në shtyllat e ndricimit të stadiumit në verilindje dhe veriperëndim të tij.
Shakohoxha i tha: ?Është edhe momenti kur për herë të parë fillove të mendosh, kur filloi vendi të rrethohej me ushtarë, që ishte dhe jeta në rrezik, nuk ishte më lodër kjo gjë.?
Morinaj u përgjegj: ?Po?.
Pra, Shakohoxha dhe Morinaj e pohojnë se zona përreth kishës ka qenë e rrethuar me ushtarë. Këta në fakt nuk kanë qenë ushtarë, por pjestarë të njësive speciale të Policisë Ushtarake, përkatësisht batalionit ?Kobra?, i cili kryen detyra të sigurisë për autoritetet e larta shtetërore, të cilët atë ditë qenë të pranishëm në stadium. Dhe këta kanë qenë edhe në lartësitë përreth stadiumit posaçërisht në ndërtesën gjashtëkatëshe në anë të kishës.
Shakohoxha vazhdoi: ?Erdhi momenti filloi te errësohet, erdhën tifozët, me policë ishte mbushur rreth vendi që në mesditë, por rënia e mbrëmjes solli edhe ndezjen e dritave të stadiumit, ardhjen e tifozëve.?
Morinaj u përgjegj: ?Po?.
Të dy pra e pohojnë se vendi ishte i rrethuar me policë dhe me ushtarë.
Morinaj më tutje tha: ?Ka qenë diku ora 7 e 10 në s? gabohem, sinjali i parë që më ka ba të ngrihem, të dal nga strofulla, ka qenë ardhja e dy autobusëve të kombëtareve serbe edhe e jona. Aty jam ngritë edhe kam fillu të dal, të mbledh gjanat se nuk i kam pasë në një vend, kam pasë flamurin me vedi, edhe spangot i kam pasë me vete. Kurse dronin që i kisha bashkë me telekomandën i kisha futë në çantë te ato llamarinat që thashë, edhe tubi ishte diku pak më larg. Nuk ishin gjanat bashkë.?
Për të bërë këtë punë nuk i duheshin më shumë se pesë minuta, por le të themi se i janë dashur dhjetë minuta. Nëse bëjmë një rreth me qendër vendin ku ishte fshehur Morinaj, atëherë del se të gjitha pikat ku ka lëvizur ai, oborri i ndërtesës gjashtëkatëshe, ndërtesa njëkatëshe në anë të saj, kisha, gjenden brenda një rrezeje largësie jo më shumë se 50 m nga pika ku ishte fshehur ai në oborrin e kishës. Tani le të bëjmë një llogari kronologjike për të zbuluar një tjetër gënjeshtër të Morinajt. Ai tha: ?Në momentin që po shkoja ka qenë një episod që po kalonte një i dehur aty, kështu po bërtiste, shumë afër meje. Nuk më ka pa fare. Aty diku gjysëm ore kohë kam humbë sepse po vrojtoja që mos ka diçka tjetër.?
Shakohoxha ndërhyri: ?Ai s? të pa por ti u trembe! Ndoshta më gjetën!?
Morinaj i tha: ?Po, ndoshta më gjetën, ndoshta po më monitorojnë edhe kam ndejtë diku një gjysë ore aty, sepse ideja ka qenë në moment të himneve me e hedhë flamurin, jo gjatë kështu, gjatë ndeshjes, në moment të himneve. Edhe këtu ka qenë ajo koha që kam humbun. Shikoja orën, e dija që në orën 9 e 32 maksimumi mbaronte pjesa e parë.
?Ndoshta po më monitorojnë?, thotë Morinaj. A mund të kishte dyshim për atë nëse kishte monitorim policor të kësaj hapësire kaq afër stadiumit? Tashmë që nisi të bëjë lëvizje ai mund të zbulohej edhe me sy të lirë nga policët serbë se hapësira përreth ishte e ndriçuar, nuk ishte në terr të plotë, ndonëse edhe nëse ishte kështu do të ishte zbuluar nga mjetet speciale optike. Nejse, ja se ku po llogarisim edhe këtë gjysëm ore kohë vonese të paparashikuar. Pasi ka kaluar edhe kjo periudhë kohe, ora është 19: 50, ose 19:55, pra ndeshja fillon pas 50-55 minutave. Nëse Morinaj kishte vërtet në plan që ta dërgonte dronin në stadium në momentin e himneve, ai kishte gjithë kohën e nevojshme për t? i përgatitur gjërat që ta arrinte këtë deadline. Morinaj nuk e shpjegoi se përse donte ta ?hidhte flamurin në stadium?, siç tha ai, në momentin e ekzekutimit të hymneve të dy vendeve. Vini re, ai nuk thotë ta kalonte mbi stadium, por ?ta hidhte? mbi stadium. Me këtë ka përgënjeshtruar atë që ka thënë më lart se nuk kishte dashur që flamuri të binte në stadium. Nëse droni do të kishte rënë në stadium para se të niste ndeshja, atëherë do të ishin krijuar të njëjtat skena të dhunshme që pamë, por në këtë rast, pa nisur ndeshja.
Morinaj vazhdoi të rrëfente fabulën e vet: ?Edhe pas asaj një gjysmë ore direkt kam hy në aksion, kam përgatitë dronin. Është një tarracë, një ndërtesë njëkatëshe ngjitë me godinën e Akademisë, aty asht montu droni. Sipër ishin të gjitha zyrat të hapura. Mjaftonte dikush të bënte kështu në dritare dhe do të më shikonte (përkulet para).?
Përse duhej që Morinaj të shkonte nga vendi ku ishte fshehur, poshtë pemëve në oborrin e kishës, në një ndërtesë-aneks në oborrin e Internatit të shkollës ushtarake, në anë të kishës, për të përgatitur dronin? Në videon që ka publikuar ai, me provat që bënte me dron, ai shfaqet duke e përgatitur dronin para disa pemëve në një livadh, pra në një vend të ngjashëm me atë ku ishte fshehur në oborrin e kishës. Morinaj vetë thotë se në vendin ku shkoi të përgatiste dronin, në çatinë e ndërtesës njëkatëshe në rrëzë të ndërtesës gjashtëkatëshe të Konviktit, kishte shumë rrezik që të zbulohej nga ata që gjendeshin brenda në ndërtesën gjashtëkatëshe. Dhe atje kishte me qindra konviktorë. Shumë prej tyre kishin zënë vend në dritaret e katit të pestë dhe të gjashtë, pasi prej aty dukej shumë mirë pamja e brendshme e stadiumit dhe ishte një vend i përshtatshëm për të parë ndeshjen. Ata do të kishin parë me siguri në çatinë e ndërtesës njëkatëshe. Pika ku gjendej Morinaj, në oborrin e kishës, do të kishte qenë e përkryer për ngritjen e dronit, në krahasim me të tjerat. Përse duhej t? i vështirësonte shumë gjërat ai duke shkuar ta përgatiste dronin në një pikë tjetër të rrezikshme dhe pastaj duke shkuar ta ngrinte atë në një pikë edhe më të rrezikshme, në çatinë e kishës.
Kësaj pyetjeje Morinaj do t? i përgjigjej se ai donte të gjendej në një pikë nga ku të zotëronte pamjen e brendshme të stadiumit. Nga pika ku ishte në tokë ai mund ta kishte futur dronin në stadium pa pasur ndonjë vështirësi për shkak të vendndodhjes në krahasim me catinë e kishës, se se lartësia e tribunave të këtij stadiumi nga toka nuk është e madhe nga ana e jashtme. Sa për drejtimin e dronit mbi stadium, për të kryer atë trajektore që bëri droni duhej domosdo pajisje për drejtim satelitor, si p.sh. GPS, dhe për këtë nuk kishte të bënte vendndodhja.
Gjithsesi, sipas atyre që tha Morinaj del se ai i ka rënë rrotull kishës dhe ka shkuar mes saj dhe ndërtesës gjashtëkatëshe dhe ka punuar vetëm disa metra larg murit të saj, pikërisht nën hundën e xhandarëve dhe policëve serbë. Në këtë kohë kur ishte bërë errësirë, këto lëvizje të Morinajt do të ishin zbuluar, qoftë nga mjetet e posaçme optike të forcave serbe të sigurisë për të cilët kam shkruar më lart, qoftë me sy të lirë nga policët për shkak se hapësira ku lëvizte ai ishte e ndriçuar. Morinaj vazhdoi të rrëfejë kështu fabulën e tij: ?Kam ndezë dronin, kam nxjerrë spangot, problemi më i madh ka qenë te spangot, sepse spangot mund të ngatërroheshin. Edhe spangot i kam lidhë te dy stabilizatorët e dronit, edhe i kam ngrehë si tip zigzag që mos të ngatërroheshin, kam futë dy tubat plastikë sepse flamuri kishte qepje tubolare. E kisha ba unë apostafat që të futej tubi brenda. Kam lidhë tubat, dy tubat kështu, e ndeza dronin. Droni ka një zhurmë shumë të fortë. Ishte ajo frika që mos kush e ndëgjon, po pa hezituar, e ndez, marr telekomandën e fus në gojë kështu, sepse kisha nevojë t? i kisha duart e lira. Kisha frikë se ndokush e sheh se bën dritë ai natën?
Morinaj nuk e shpjegoi se përse i ndërlikoi gjërat duke shkuar ta përgatisë dronin me flamur në oborrin e konviktit të shkollës ushtarake. Shakohoxha nuk e pyeti për këtë gjë, kur fare mirë këtë gjë mund ta kishte bërë në vendin ku ishte fshehur, në oborrin e kishës. Morinaj nuk mund ta mohonte që droni bën një zhurmë të madhe. Dhe këtë zhurmë nuk mund të mos e dëgjonin xhandarët dhe policët serbë në tarracën e ndërtesës gjashtëkatëshe që është vetëm disa metra larg ndërtesës mbi çatinë e së cilës po i bënte Morinaj këto gjëra. Do të kishte mjaftuar që ata të përkuleshin në parmakët e tarracës dhe të shikonin dritat e dronit. Zhurma e dronit do të bënte që të dilnin qindra konviktorë në dritare, nëse nuk ishin atje me rastin e afrimit të ndeshjes kur që nga dritaret e ndërtesës dukej një pamje spektakolare e stadiumit dhe e tifozëve në hapësirën përreth. Por përse duhej që Morinaj ta ndizte dronin që kur ishte në tarracën e ndërtesës në oborrin e konviktit të shkollës ushtarake dhe jo kur të ngjitej në kulmin e kishës? Përse duhet t? i ndërlikonte gjërat duke e mbajtur telekomandën në gojë? Pulti i komandimit të dronit ka përmasa të mëdha krahasimisht me gojën e njeriut dhe duket një ushtrim shumë i vështirë që gjatë një ngjitjeje të vështirë në murin e një ndërtese, ai që ngjitet të mbajë në gojë edhe një objekt me përmasat e pultit të drejtimit të dronit. Pultin fare mire mund ta kishte mbajtur në çantën e shpinës. As për këtë gjë nuk e pyeti Shakohoxha. Kështu që Morinaj vazhdoi të tregojë lirisht fabulën e vet: ?Kapërcej, sepse godina është në tokë kështu, kapërcej, ngjitem për shkallësh dhe dal në krahun tjetër, kapërcej gardhin, dal në krahun e kishës, e ke parasysh livadh i vogël aty, ngjitesh te muri, është një tub kullimesh, ngjitem shpejt e shpejt. Pak me vështirësi kuptohet, por kur bën vinçier a karpentier e kështu janë këto gjana domethënë i ke të ditës.?
Vinçierët e karpentierët na paskan rutinë të tyre veprime të ngjashme me ngjitjen nëpër tubin shkarkues të ujrave (ullukun) e murit të jashtëm të një ndërtese së paku deri në 25 metra lartësi, madje me ngarkesë, që në rastin e Morinajt ishte një dron të ndezur dhe një telekomandë në gojë? Ky veprim që Morinaj pretendon se ka bërë është shumë më i vështirë se çdo veprim rutinë i punës së një vinçieri apo karpentieri. Morinaj nuk shpjegoi se përse i ndërlikoi gjërat duke u ngjitur në kulmin e kishës, duke e pasur dronin me vete, kur fare mirë mund ta kishte lidhur dronin me litar dhe kur të ngjitej lart ta tërhiqte litarin për të marrë dronin në dorë. Morinaj nuk shpjegoi se ku e mbante dronin e ndezur në kohën që ngjitej në murin e kishës. Ai tha vetëm se telekomandën e mbante në gojë. Kisha është e pajisur me sistem alarmi për shkak të rrezikut të vjedhjes së ikonave që gjenden në të. Kështu që kur Morinaj u ngjit nëpër murin e jashtëm të saj, deri në kupolën, do të ishte dhënë alarmi.
Morinaj në vazhdim tha: ?Ndalem te harqet e kishës, pa mbërri ke kupola dhe ajo që më interesonte ishte ta ngre sa më parë dronin. Por më kishte kapë edhe paniku se shifja që kisha pak minuta për pjesën e parë dhe nuk kisha mundësi të pres edhe 15 minuta të tjera për ekzekutimin e kësaj vepre.?
Sipas këtyre që thotë Morinaj del se, kur ai u ngjit te kisha, tashmë kishte kaluar rreth mbi orë e gjysëm që nga momenti kur ai tashmë i kishte marrë sendet e fshehura në oborrin e Konviktit ushtarak dhe po shkonte të përgatiste dronin për ta ngritur, pra nga ora 19: 50, ose 19: 55. Por nëse llogarisim e shumta dhjetë minuta për ta përgatitur dronin në çatinë e ndërtesës-aneks të Konviktit (pesë minuta do të kishin qenë mëse të mjaftueshme se ai duhej të qëndronte sa më pak atje në atë pikë të rrezikshme), bashkë me lëvizjen për te muri i kishës, pak metra larg, dhe dhjetë minuta për t? u ngjitur në murin e kishës, ndonëse ngjitja nuk mund të vazhdonte kaq gjatë, pasi një një objekt që lëviz përgjatë murit të kishës duke bërë disa drita të gjelbra do të ishte vënë re, atëherë del se në orën 20: 10, ose e shumta 20: 15 ai do të kishte hypur tashmë në harqet e çatisë së kishës, 30-35 minuta para nisjes së ndeshjes! Do të kishte pasur kohë edhe për të parë në ekranin e telefonit pamjen e brendshme të stadiumit, ashtu siç pa tre ditë më parë në Beograd, në ekranin e telefonit ndeshjen Shqipëri-Danimarkë. Kështu do të mësonte se Shqipëria do të luante me uniformë të bardhë në Beograd, nëse nuk e kishte ditur më parë.
Morinaj më lart thotë se donte patjetër që ta dërgonte dronin në stadium në kohën që lojtarët qenë në fushë. Ai thotë: ?Por më kishte kapë edhe paniku se shifja që kisha pak minuta për pjesën e parë dhe nuk kisha mundësi të pres edhe 15 minuta të tjera për ekzekutimin e kësaj vepre.?
Përse donte Morinaj medoemos që ta dërgonte dronin në stadium në kohën që lojtarët qenë në fushë? Ai nuk mund të mos e kuptonte se shfaqja e dronit në stadium do t? i egërsonte në kulm serbët dhe tensioni i akumuluar që me nisjen e ndeshjes do të shpërthente duke u shkallëzuar situata. Ardhja e dronit në stadium do të krijonte një situatë shumë të rrezikshme për lojtarët shqiptarë nëse ata do të gjendeshin në fushë, pavarësisht nëse droni ulej në stadium ose largohej prej tij. Nëse Morinaj donte që të bënte një gjest duke valvitur flamurin e tij, dhe duke mos dashur të vinte në rrezik jetën e lojtarëve të përfaqësueses shqiptare, ai duhet të kishte pritur përfundimin e pjesës së parë të ndeshjes dhe ta lëshonte dronin kur lojtarët të gjendeshin në dhomat e brendshme të stadiumit. Nguti për ta dërguar dronin në stadium para përfundimit të pjesës së parë, nuk ka kuptim tjetër veç atij se kërkohej të krijohej një situatë e rrezikshme për lojtarët shqiptarë, duke u provokuar ata madje me dërgimin e dronit në dorën e një lojtari serb. Prandaj është krejt e pabesueshme ajo që tha Morinaj se: ?Nuk ka qenë në mënyrë absolute ideja ime që unë të anuloj ndeshjen ose që pak a shumë të shkojë ndeshja ashtu siç shkoi. Tregojnë edhe videot që unë kam në disponim që gjithmonë mendoja se sikur kombëtarja të fitonte do të ishte qershia mbi tortë pas këtij gjesti. Dhe ndodhi ajo që ndodhi.?
Morinaj nuk mund të mos e kuptonte se pas uljes së dronit në stadium do të krijohej një situatë e tillë që nuk mund të vazhdonte më ndeshja. Morinaj e rrëfeu kështu ngritjen e dronit: ?E ngre, nuk e fus direkt në stadium sepse paramendoja që mund të lokalizohesha, i bëj një xhiro në lagje dhe u vij nga krahu tjetër. E futa në stadium dhe fillova të provoj emocionet e para, ato drithërimat.?
Morinaj nuk tha se si e kishte idenë që mund të lokalizohej. Policia serbe e kontrollonte hapësirën përreth stadiumit me videokamera të thjeshta dhe me rreze infra të kuqe, që mundësojnë kqyrjen edhe në hapësirë të errët. Droni me bannerin me përmasa të mëdha, duhet të ishte shfaqur patjetër në ekranët e monitoruesve policorë serbë që në momentin kur u ngrit në qiell. Sa më tepër që të qëndronte në ajër, aq më tepër kishte mundësi që të zbulohej. Me këtë rast, forcat serbe të sigurisë do të kishin përdorur aparatet e quajtur Sky-Grabber, të prodhimit rus, të cilët mund të rrëzojnë drone duke interferuar në valët dhe frekuencat e tyre dhe duke i çaktivizuar kështu. Në momentin që droni u ul në stadium u aktivizua sistemi i ndalimit valor dhe që prej këtij momenti u ndërpre funksionimi i çdo lloj vale duke përfshirë dhe ato të telefonëve mobilë. Kjo u bë thjesht duke shtypur një buton. Përse nuk u aktivizua ndalimi valor si pjesë e masave rutinë të sigurisë në momentin që droni u drejtua për të hyrë në stadium? Kur droni iu afrua stadiumit duhet të jepej alarmi dhe në moment të aktivizohej ndalimi total valor. Kështu, drejtuesi i dronit do të humbte kontrollin e dronit të komanduar për të lëvizur në zbritje dhe droni do të lëvizte deri kur të përplasej në tokë. Ata që kontrollonin sistemin e ndalimit valor qenë profesionistë të stërvitur për të vepruar pikërisht në situata të tilla. Kuptohet se ata e lejuan dronin që të hyjë në stadium.
Është ironi e madhe se me gjithë këtë emision prej një orë e njëzet minuta Morinaj nuk solli dot asnjë provë bindëse të drejtpërdrejtë, që e ka ngritur ai dronin në Beograd. Nëse ai donte të vërtetonte se ishte autori i ngritjes së dronit në Beograd do të kishte zgjedhur një dron me videokamerë. Morinaj u ngatërrua shumë në shpjegimet për arsyet se përse zgjodhi dron pa kamerë. Lexoni me vëmendje këtë pjesë të intervistës: Shakohoxha e pyeti: ?Ismail, realisht është një pyetje që e bëjnë shumë njerëz. Shumë e dinin që droni kishte kamerë, ndërkohë që ti nuk përdore dronin me kamerë.?
Morinaj u përgjegj: ?Po, sepse përdora syrin tim të lirë.?
Shakohoxha tha: ?Droni me kamerë ishte më i vështirë, ishte me me peshë dhe nuk e mbante??
Morinaj u përgjegj: ?Te droni me kamerë problemi kryesor ishte që vetë kamera ka një peshë bashkë me suportët me ato gopronët që ka dhe problemi i dytë është që droni pa kamerë funksionon me valë me telekomandë, nëpërmjet telekomandës kurse droni me kamerë funksionon me WiFi që do të thotë se ai arrin maksimum sipas katalogut që thotë 800 metra, por kurrë nuk i bën 800 metra dhe asht shumë i ndjeshëm në intereferenca, radio policie, telefona, gjana. Edhe e keqja e kësaj ishte gjithë që në moment që ai e humb shkëputjen me ty, që po e drejton, ai kthehet atje ku asht nisë. Do më lokalizonte mu. Për atë unë mendova që unë do gjej një vend ku shof me sy të lirë.?
Nëse Morinaj do të kishte përdorur një dron me videokamerë, ai do të kishte videoregjistrimin e trajektores së dronit dhe kjo do të ishte një provë e qartë e autorësisë së tij. Edhe pse ai do ta kishte humbur videokamerën bashkë me dronin, regjistrimet e saj do t? i zotëronte pasi videokamera ka lidhje WiFi dhe ai do t? i zotëronte videoregjistrimet aty për aty. Sa për problemin e peshës, Morinaj mund ta zgjidhte duke zëvendësuar dy tubat në të cilat mbahej flamuri i zi me dy fije spango. Edhe litarët mund t? i kishte bërë më të shkurtër, që të peshonin më pak. Sa për rrezikun për të cilin flet Morinaj, që droni me videokamerë të kthehej atje ku u nis kur ai ta ndërpriste drejtimin e dronit, pra të kthehej te kisha, kjo nuk kishte gjasa të ndodhte. Se Morinaj, sipas planit duhej ta ndërpriste kontrollin e dronit vetëm pasi ta kishte dërguar atë në një pikë 500 metra larg stadiumit, atje ku e priste djali nga Shkupi, që të merrte flamurin e dronit. Kur droni të shkonte atje dhe të ulej në vendin ku e priste ?Molos Parthini?, atëherë Morinaj do të ndërpriste kontrollin e dronit. Dhe në këtë moment do të kishte mjaftuar që ky ?Molos Parthini? të kishte bërë atë që bëri lojtari serb, pra ta kapte flamurin e zi dhe ta tërhiqte duke e rrëzuar dronin në tokë dhe ky nuk do të lëvizte më. Pra droni nuk do të rikthehej te kisha, nga e cila gjithsesi tashmë Morinaj do të ishte larguar.
Pikërisht për shkak se Morinaj kishte në plan që ta nxirrte dronin nga stadiumi, ai duhet të kishte zgjedhur një dron me videokamerë që funksiononte me WiFi Por Morinaj nuk mund ta drejtonte dronin me sy të lirë, natën, në një pikë 500 metra larg stadiumit. Për këtë gjë atij i duhej medoemos një dron i pajisur me GPS navigation device, pra pajisje që do t? mundësonte drejtuesit të tij kontrollin e trajektores së dronit me anë të Satellite Navigation (drejtimi satelitor). Të dy, Morinaj dhe bashkëpunëtori i tij duhet të ishin të pajisur me GPS që të mund ta kryenin këtë operacion. Sipas skicimit të bërë në një hartë të marrë nga Google Map që u shfaq në emision në minutën 21: 20 sekonda, vendi ku duhet të priste djali nga Shkupi është stacioni hekurudhor ?Prokop? në verilindje të stadiumit ?Partizani?, stacion ky i njohur ndryshe si ?Beograd Qendër?. Largësia e saktë mes pikës ku gjendej Morinaj te kisha dhe pikës ku gjendej bashkëpunëtori i tij është 516 m. Por midis kishës ku gjendej Morinaj dhe stacionit hekurudhor ka një hapësirë të mbushur me pemë dhe me ndërtesa, çka e bën të pamundur pamjen në largësi, aq më tepër natën. Prandaj do të ishte e pamundur që droni të drejtohej natën në një pikë 516 m larg, në një zonë të tillë.
Por, arsyeja kryesore për të cilën Morinaj duhet të kishte përdorur një dron të pajisur me videokamerë dhe me GPS që funksionon me WiFi është se ishte e pamundur që të arrihej ajo performancë në drejtimin e dronit, me një drejtim me sy të lirë. Këtë vështirësi e pohoi Morinaj kur iu përgjegj pyetjes së Shakohoxhës për arsyen se përse e dërgoi dronin në dorën e një lojtari serb. Shakohoxha e pyeti: ?Kishte shumë dritë dhe nuk shikoje qartë, nuk dukej qartë që aty??
Morinaj u përgjegj: ?Jo dukej qartë, problemi është se kjo më ka ndodhë shpesh herë edhe me vinç kur punoj unë, që ti nuk e ke perceptimin e qartë se sa larg je nga terreni ose se sa larg je nga ku po shef ti. Edhe ajo më ndodhi mua atë natë?
Shumë e vërtetë, por Morinaj nuk tha se në këtë logjikë, problemi kryesor për të kur e drejtoi dronin në stadium ishte llogaritja e largësisë së objekteve që asnjë pjesë e objektit fluturues, që përbëhej nga droni, litarët e gjatë dhe flamuri i zi, të mos përplasej me shtyllat ndriçuese të stadiumit dhe shkallët e tribunave. Droni bëri një trajektore të përkryer që ishte e pamundur të bëhej me një drejtim me sy të lirë. Droni i nisur nga kisha, pasi u end përreth stadiumit, ?në lagje?, siç tha Morinaj, hyri në stadium në pikën më të largët, nga vendi ku supozohet të ishte Morinaj, të tribunës anësore veriore (tribunës prapa portës). Pika ku hyri droni në stadium ishte 110 metra larg vendit ku gjendej Morinaj. Nga pamjet televizive shihet se droni u drejtua te skaji i tribunës veriore afër pikës ku ajo bashkohet me tribunën perëndimore dhe në momentin që u duk se litarët dhe banneri i lidhur në to do të përplaseshin me një nga shtyllat ndriçuese të stadiumit, droni bëri një kthesë dhe hyri në hapësirën e stadiumit. Si mundi ta kryente Morinaj këtë lëvizje me sy të lirë? Trajektorja që bëri droni për të hyrë në stadium ishte ajo më e vështirë e imagjinueshme për një njeri që e drejtonte dronin me sy të lirë nga një pikë 110 metra larg pikës ku hyri droni në stadium. Një njeri që e drejtonte dronin me sy të lirë që nga kisha, nëse nuk donte që për arsye se mos e lokalizonin, ta bënte dronin të hynte në stadium nga tribuna ballore lindore, që gjendej në anën e tij, duhet të kishte një rrotullim të gjerë perreth stadiumit dhe ta bënte dronin të hynte në stadium në mes të tribunës ballore perëndimore, për të shmangur përplasjen me shtyllat ndriçuese të stadiumit. Nëse litarët dhe banneri i dronit do të kishin takuar në shtyllën e ndriçimit, kur droni hyri në stadium, me siguri që litaret do të kishin ngecur atje për shkak se ka shumë instalime pajisjesh të montuara në këto shtylla ku litarët do të kishin ngecur.
Morinaj tha në vazhdim të rrëfimit të tij: ?Por nuk shifja mjaftueshëm brenda në fushë dhe më duhej të ngjitesha lart. Aty prapë telekomandën e marr me dhëmbë dhe ngjitem sipër, aty shikueshmëria ishte e qartë edhe filloj ta valvis.?
Kështu Morinaj u ngjit në majë të kupolës së kishës, në pikën më të lartë, te kryqi. Në të vërtetë atje kishte priftërinj serbë të cilët shikonin ndeshjen, të cilët tani nuk mund të mos e shikonin atë. Ata madje duhet të kishin dëgjuar që në fillim zhurmën e fortë të dronit të ndezur, se Morinaj ka thënë që u ngjit në murin e kishës me dronin e ndezur, që bënte një zhurmë të fortë. Morinaj tha: ?Është një moment kur unë e nis dronin katër herë nga tribuna VIP sepse e dija që kishte personalitete të larta serbe dhe doja që pikërisht ajo të ndodhte. Dhe më kapën emocione shumë të mëdhaja.?
Kur droni hyri në stadium, largësia mes drejtuesit të dronit dhe objektit fluturues rritej varësisht trajektores së dronit. Në vijë të drejtë Morinaj ishte 50 m larg stadiumit, por duhet llogaritur hapësira e brendshme e stadiumit, gjerësia e tribunave, e pistës së stadiumit, se stadiumi ?Partizani? është olimpik, me pistë, si dhe fusha e lojës. Kur Morinaj u ngjit në kulmin e kishës, te kryqi, duhet shtuar në këtë llogari dhe largësia midis pikës ku gjendej ai tashmë dhe murit anësor të kishës, pra rreth 20-25 m. Kështu që droni brenda në stadium ka qenë 120-150 metra larg drejtuesit të tij, varësisht trajektores. Një njeri nuk mund ta drejtonte dronin që të bënte me thjesht me sy që të bënte ato lëvizje të sakta gjeometrike që bëri objekti fluturues në stadium. Nëse droni do të ishte drejtuar thjesht me sy, droni do të ishte përplasur me tribunat e stadiumit, kur shkoi pranë tyre, ose së paku do të ishte përplasur banneri dhe litarët dhe do të ishin kapur nga tifozët serbë. Drejtuesi i dronit nuk mund ta lëvizte dronin në atë trajektore që bëri në stadium nëse nuk do të kishte pasur shërbimin e SAT-NAV (Satellite Navigation), rëndon i njohur si GPS. Kthesat që bëri droni në trajektoren e tij, në momentet më kritike kur dukej se do të përplasej nuk mund të kryheshin veçse nga një njeri që përdor Personal Navigation Device, që rëndom njihet si GPS. Policia Serbe ka bërë të ditur se dronit nuk iu gjet GPS navigation device, pra pajisje që do t? mundësonte drejtuesit të tij kontrollin e trajektores së dronit me anë të GPS. Por ai që njihet si GPS është vetëm sistemi amerikan i Satellite Navigation, i quajtur Global Positioning System. Përveç tij, që nga viti 2011 është aktiv edhe ekuivalenti rus i GPS, GLONASS (Globalnaya Navigatsionnaya Sputnikovaya Sistema). Në 14 tetor 2014, ditën e ndeshjes Serbi-Shqipëri, Beogradi kishte prej disa ditëve një mbulim të posaçëm nga GLONASS, për shkak se dy ditë më pas, në 16 tetor, Beogradin do ta vizitonte Presidenti rus Putin. Është e sigurt se droni që shkoi në stadiumin e Beogradit ka qenë i kyçur në GLONASS. Nëse droni do të kishte qenë i pajisur me GPS navigation device, të dhënat mbi trajektoren e tij do t? i kishin amerikanët, gjë që serbët nuk e donin aspak. Duke qenë droni i kyçur në GLONASS, të dhënat e trajektores së tij i kanë rusët, aleatët më të ngushtë të serbëve./Kastriot Myftaraj
Nga Agron GJEKMARKAJ Lulzim Basha në zgjedhjet lokale të 21 ...
Nga Artan FUGA Une mendoj se nuk eshte e sakte.Kjo shprehje ...
Nga Kastriot MYFTARAJ Shakohoxha e pyeti Morinajn: “Pse e do...
Nga Artan FUGA Shumica e antarëve të komisionit të edukimit ...
Intervista e Ismail (Ballist) Morinajt me Dritan Shakohoxhën...
Teksa pret në paradhomë, shumë mendime duhet t’i kenë kaluar...
Nga Artan FUGA Tre shkruesa gjoja eksperte qe u rekrutuan pe...
Nga Sokol BALLA Në Shqipëri është vështirë të më bindin të k...
Nga Mustafa NANOPo e filloj me një synopsis të një artikulli...
Nga Kastriot MYFTARAJ Serbia ka edhe një mundësi të fundit p...
Nga Artan FUGA Pasionet na drejtojne mendjen.Kur na i moren ...
Nga Çim PekaÇdo opozitë në Shqipëri ka qenë agresive. Sidomo...
Nga Artan FUGA Nderteses se kryeministrise si duket i jane b...
Nga Kastriot MYFTARAJZonja Merkel është bërë e famshme për p...
Nga Artan FUGAPse na ndodhin ngjarje pas Kongresit???———————...
Nga Alfred ÇAKODihet se Merkel nuk eshte nje lojtare gjerman...
Nga Andi BUSHATINjë ditë pas vrasjes makabre të dy turistëve...
Nga Kastriot MYFTARAJNë mes të muajit të Ramazanit, pesë dit...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...