Protestat/ Rama: Askush nuk mund ta ndalë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazet...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për gazet...
Nga Sokol BALLA
Në Shqipëri është vështirë të më bindin të kaloj pushimet. Ka qenë vështirë gjithmonë, por një fundjavë u binda të vizitoj bregdetin e Jugut.
Vlora tashmë është e arritshme shpejt aq më tepër që Durrësi, Golemi etj, janë tashmë realisht të pafrekuentueshme dhe realisht të rrezikshme për shëndetin.
Bashkë me një mikun tim, pas një nate në Vlorë u zgjuam herët dhe u nisëm drejt Jalës. Një mëngjes i këndshëm tek Denta, ku vec ushqimit të mirë gjen edhe një gjë tjetër të rrallë, shërbimin e edukuar e më pas?. ?Prit i thashë shokut tim?, ?më duhet të tërheq para?. Por shoku im kishte hallin të bënte plazh, kështu që nuk më la e vazhduam drejt Jalës. Me siguri mendova, do ketë bankomat rrugës.
Befas mbi Llogara, pashë që karburanti ishte drejt fundit. Të mbetem pa karburant është një makth imi. Sidomos pas një përvoje të tmerrshme në Greqinë e grevave, kur me dy fëmijë të mitur desh ngela në mes të natës rrugëve të Verias. Shoku im më tha që do gjenim rrugës. Ec e ec, por rrugës gjenim vetëm ish reparte ushtarake, apo shihnim toka të djerra që shoku im, që punonte këndej gjatë verës, më rrefente si një ciceron i mire: ?E sheh këtë ndërtesën e ish repartit ushtarak? E ka filan biznesmen. Një I madh I lidhur me Salën?. Pastaj dilte një tokë e një tjetër të madhi. ?Këtë e ka me letra ai Mjeshtri. Ja ka manipulu dokumentat të zotit të tokës?
Ja ku shfaqet një rruge e re, e saposhtruar. Më në fund mendova, ja një investim fushate. Por jo. Ishim në Palasë. Dhe pronarët e një kompleksi të ri, e kishin shtruar rrugën vetë. Në kontrast me rrugën e shtruar 15 vjet më parë. Me përjashtim të një cope në Dhërmi prej dhjetë metrash para një dere. ?Pronari nuk pranoi shtetin të shtronte rrugën këtu. Tha se ishte tokë e tij dhe rruga dhe nuk e lejoi kompaninë?
Ndërkohë kemi arritur në Jalë. Këtu nuk kisha qenë prej 22 vjetësh. Një super kompleks me bar, lounge, plazh prive? dhe një restorant (vetëm një) që ishte i prenotuar për një javë të tërë, drekë dhe darkë.
Për dhomat e hotelit nuk pyeta, por dukej që shërbimi ishte fantastik. Për standardet e Shqipërisë kjo do të thoshte se kur një koktej frutash mungonten, nuk dëgjoje shprehjen rrugace ?s?ka?, por kamarierja me buzëqeshje të ëmbël që të pyeste: ?a mund tju sjellim një lëng tjetër frutash??
Por befas na kapi paniku. Pas njëzet mijë lekëve për plazhin prive?, që e ndanim kryesisht me cuna dhe goca anonimë që prishnin aty miliona nga lekët e babit, befas u kujtuam se.. nuk kisha cash. Ne gati 70 kilometra nuk gjeta asnjë ATM. Na thanë në ikje se mund të kishte në Himarë, por tashmë kishim një problem tjetër. Pika e vetme e karburantit ishte në të dalë të Llogarasë dhe sinjali i kuq në kroskot, nuk premtonte asgje të mire.
Të paktën as mua, as shokut tim nuk na dhimbi ndonjë dhëmballë, apo s patëm ndonjë takikardi nga ritmi i vrullshëm i një dite vere, disi shumë për ne dyzet vjecarët rishtazi të humbur në lirinë e rigjetur papritur e padëshiruar. Por të paktën patëm dhjetë mijë lekë për dy Red Bull, katër mijë lekë për dy shishe të vogla me ujë dhe 50000 të tjera për të hequr stresin e llampes së ndezur të karburantit.
Nëse do hanim edhe dreke, ose larg qoftë të flinim atje, unë do harxhoja në ditë, një të dhjetën e rrogës sime mujore. Shoku im, ndoshta një të dytën. Kështu që nëse nuk shisni drogë, hashash, mend apo tendera, mos shkoni kot në Jalë. Keni gjithmonë mundësinë të merrni një minikredi. Por më mirë ndaluni në Radhimë. Ose më saktë pranë ATM-së së parë që do gjeni në Bregdet. Aty ku pordhët janë perëndimore, po kushtet akoma si në plazhet e kohës së Enverit.
Javanews.al
Nga Mustafa NANOPo e filloj me një synopsis të një artikulli...
Nga Kastriot MYFTARAJ Serbia ka edhe një mundësi të fundit p...
Nga Artan FUGA Pasionet na drejtojne mendjen.Kur na i moren ...
Nga Çim PekaÇdo opozitë në Shqipëri ka qenë agresive. Sidomo...
Nga Artan FUGA Nderteses se kryeministrise si duket i jane b...
Nga Kastriot MYFTARAJZonja Merkel është bërë e famshme për p...
Nga Artan FUGAPse na ndodhin ngjarje pas Kongresit???———————...
Nga Alfred ÇAKODihet se Merkel nuk eshte nje lojtare gjerman...
Nga Andi BUSHATINjë ditë pas vrasjes makabre të dy turistëve...
Nga Kastriot MYFTARAJNë mes të muajit të Ramazanit, pesë dit...
Nga Klodian TOMORRIËshtë e mahnitshme, por në Greqi mitologj...
Nga Artan FUGAUne kam per detyre te nxis shpirtin investigat...
Nga Edison YPI Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, udhëton, zbavit...
Nga Bledi Lumani Nëse ka gjë që i karakterizon shqiptarët, a...
Nga Artan FUGA 200 pedagoge te universiteteve publike, mbës...
Nga Enkel DEMIDy vjet më parë, Sokol Olldashi pasi votonte p...
Nga Artan FUGA Nga informacionet që vijnë dy janë ngjarjet q...
Nga Flamur KUÇI Ka një stisje të kryetarit të PD për të par...
Nga Edison YPI Si fqinjë gjeografikë dhe historikë që jemi n...
Nga Artan FUGA Sikur pensionet në Shqipëri të mos ishin sa ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...