Aksident në aksin Elbasan-Librazhd/ Automjeti del nga rruga, humb jetën i riu
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Nga Edison YPI
Si fqinjë gjeografikë dhe historikë që jemi na përket t’i bëjmë Greqisë së sëmurë ndonjë sugjerim për shërim.
Për t’i rënë shkurt dhe drejt, të dali nga hukubet, Greqia s’ka çfarë të bëjë tjetër përpos të shesi.
Të shesi, por çfarë të shesi ?
Shitja e ishujve nuk është zgjidhje. Gjymtyrët e Greqisë nuk u përkasin vetëm grekëve të sotëm por edhe grekëve të ardhshëm të pafajshëm. Pra Greqia nuk i shet dot gjymtyrët e saj. Por mund të shesi gjymtyrët e grekëve.
Mund të shesë, ta zemë, kokat e nja 1 milionë grekëve fajtorë të katastrofës.
Edhepse është vështirë t’i cilësosh, në vështrim të parë s’duket e pamundur. Por del një problem. Është oferta, por për shkak të pasojave tmerruese të eksportimit anembanë botës të budallallëkut grek, mungon kërkesa.
Të shesin të gjithë grekët njërin sy, të majtin ose të djathtin sipas dëshirës, mund të ishte një zgjidhje. Treg për sy ka. Sidomos tani nga përdorimi i kompjuterit që shikimi i njerëzve po keqësohet dita-ditës, në tregun e organeve syri është një produkt që paguhet mirë. Duket si biznes shpëtimtar. Por nuk është. Sepse ngaqë kompjuteri dëmton njësoj të dy sytë, askush s’të blen një sy, por vetëm dy. E greku, sado t’i dhimset Greqia, nuk mund t’i shesi të dy sytë. Për më tepër që në këtë eventualitet Eladha do mbushej me miliona Homerë të cilëve dalja nga kriza përderisa nuk do ta shohin, ajo dalje pa sy nuk paraqet anjë interes. Në fund të fundit më mirë me sy dhe me krizë sesa pa sy dhe pa krizë.
Për të njëjtat arësye që grekët nuk mund të shesin sytë nuk mund të shesin as veshët.
Shitja e një këmbe, një dore, një gjuri, disa brinjëve, disa gishtave, a një shpute këmbe, të nja 3 a 4 milionë grekërve, janë të mundura. Realizimi i kësaj shitjeje që do ta mbushte Greqinë me të gjymtuar edhe mund të kapërdihej. Por çmimi i ulët i blerjes së këtyre gjymtyrëve në tregun e protezave e bën të paleverdisshëm edhe këtë variant.
Zemra nuk shitet. Se po u vu në diskutim edhe shitja e zemrës helene, pastaj më mirë merri hidhi në det të gjitha, Lashtësinë, filozofët, Gjuhën, Panteonin, Mitologjinë, Athinën, Pireun, buzuqet, të tëra.
As mushkëria. Se edhe mushkëria, duke qënë e vetme si zemra, është vitale.
Por ekziston veshka. Që Perëndia e ka bërë dy. Pa një prej të cilave mund të jetohet.
Të bëjmë një hesap. Ta zemë se 10 milionë grekë do shesin nga një veshkë. Në tregun ndërkombëtar të organeve, një veshkë sot paguhet rreth 20.000 Euro. Me këtë çmim Greqia do fitonte 200 miliardë Euro. Goxha shifër. Eladhës do t’i kthehej frymëmarrja, do niste t’i qarkullonte gjaku. Duket zgjidhje e paqme. Por nuk mund të jetë immediate. Duhet pritur derisa të mësojmë nëse mund të dalin apo jo 10 milionë grekë që për të mirën e Eladhës ta shesin vullnetarisht njërën veshkë. Deri atëhere duhet shqyrtuar ndonjë variant tjetër.
Ekziston një mundësi.
Pasi t’i sigurojmë se nuk do apliojmë asnjë lloj racizmi, nuk do t’i provokojmë me banda, nuk do përdorim “fshesa”, nuk do t’i rrahim, nuk do t’i lemë pa ngrënë dhe nuk do t’i mbyllim nëpër biruca, t’i ftojmë grekët të vijnë të punojnë në Shqipëri. Ku do paguhen. Jo me Euro, dhe as me Dollarë, e aq më pak me Dhrahmi, por me Lekë. Lekët e kursyera nga puna në Shqipëri, grekët do t’i dërgojnë pranë familjeve të tyre në Greqi në stilin e njohur “Jepni për Nënën”.
Përndryshe Eladhës s’i mbetet tjetër veçse t’u thotë stepave “Kalimera”, ndërsa Europës, Amerikës, NATO-s, dhe gjithë të tjerave “Kalinihta”.
Nga Artan FUGA Sikur pensionet në Shqipëri të mos ishin sa ...
Nga Andi BUSHATINjë nga figurat emblematike të PD-së, Jozefi...
*Nga Avokati Altin GoxhajPD po plaket! Sepse s’ka rini! PD p...
Nga Klodian TOMORRIKa nje proverb italian, i cili thote se k...
Nga Artan FUGAShkruajta për qejfin tim para nja pesë ditësh ...
Nga Artan FUGA Vitet e fundit ka praktika që kanë hapur një ...
“Gjeja me e padurueshme ne zgjedhje eshte momenti kur humbes...
Lulëzim Basha mbylli një tubim në Durrës duke u bërë thirrje...
Nga Andi BEJTJAIlir Meta priti më kot, me qetësi dhe dashuri...
Nga Mitro CELAThashë tja tregoja historinë Koço Devoles. Zgu...
Nga Artan FUGA Nuk dëgjuam ide për një reformë në demokracin...
Nga Kastriot MYFTARAJSllovenia nuk i meriton aspak ato fjalë...
Nga Artan FUGA Me dhjetra më shkruajnë se nuk janë shefat që...
Nga Eduard ZaloshnjaNë të tria sondazhet rreth zgjedhjeve të...
Nuk kam dashur aspak të përzihem, në çfarëdo mënyre, në këtë...
*Nga Spartak NGJELAArsyeja pse nuk është pranuar kurrë një S...
Qeveria po thote qe mund ti jepni ndertesat me ca qeraje te ...
Nga Artan FUGA Pse më dukesh i trishtuar o bukuri e rrallë s...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...