Me thirrje e simbole kuqezi/ Protestuesit zhvendosen drejt Kryeministrisë
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...
Mijëra qytetarë që janë mbledhur sot në qendër të kryeqyte...
Nga Artan FUGA
Pse më dukesh i trishtuar o bukuri e rrallë sot, në këtë mëngjes pragvere?
Kush të ka mërzitur o gjol, o bos, o yll, o bukuri e rrallë?
Kush ta ka zhytur kokën në ujë, si një mjellmë e turpëruar, o gjol?
Pres të shoh peshkatarët, por nuk ka asnjë për bé. Asnjë motobarkë nuk duket në horizontin e tij. Të paktën një varkë si ajo nëpër filma të realizmit soc.
Kanë harruar pogradecarët që në gjol dikur ka pasur peshk?
Me çfarë merren gjithë ditën e Perëndisë? Apo të zbriturit nga malet përreth, njerëz të mirë e finsikë, kanë ardhur në qytet për t?i ikur punës në bujqësi dhe në qytet ëndërrojnë qtë jetojnë pa punë?
Mos i ka lodhur shqiptarët shekulli i kaluar dhe duan një shekull pushim?
Një shekull punojmë kot kot dhe një shekull rrimë kot.
Si ata që punojnë një ditë me dy turne dhe një ditë pushim.
Apo nuk e dinë malësorët e mirë të ardhur buzë gjolit as not, as peshkim, as nuk e kanë shijen e peshkut?
Pse rri i mërzitur o gjol, bos i rrallë, kush të ka mërzitur?
Nuk ke turistë?
Nuk vijnë? Kanë ikur? Nuk ndjen më poezinë e Lazgushit të përkëdhelë flokët e arta?
I paqethur gjoli.
Buzë bregu plot barishte dhe ferra të këqia. Nuk ke ku shëtit buzë tij.
Çfarë dreqi i bëjnë ato lekë pushtetarët kur u mbledhin taksta të ardhurëve gjatë verës, kur nuk rregullojnë një shëtitore buzë gjoli?
Fasadat e vilave të dikurshme të lodhura, të brejtura nga koha dhe lagështia. Oborret e braktisur që të bëjnë të qash kur kujton trëndafilkat që ngrinin kokat pas gardheve me kangjella dikur. Vetëm ferrra dhe gjëmbaç ka tani.
Trotuaret për ibret.
Ce o, me atë pedonalen e dikurshme të kohës të Lazgushit mbuluar me ca pllaka të kuqërremta, kot fare, do të krenohet Poradeci?
Çfarë naiviteti!!!
Turisti do treg ushqimor. Kioska dhe fruta të jashtme në trotuar.
Ku janë mollët poradecare?
Hedh sytë te një berber ? bërr ? bër ? hane dhe shoh një lavaman të thyer, një berber me triko leshi, dhe një stol druri mbuluar me një batanije ushtarake.
Këtu do të qethen dhe rruhen turistët e ardhur nga portat e Brandeburgut.
Qen i shtrirë në rrugë. Ka ftohtë këtë mëngjes.
Mikesha ime thotë : Paska ngordhur!
Lokalet bosh. Dyqanet si qëmoti mbrojtur me shufra hekuri sikur të ishin kafaze.
Rrobat e lara nëpër ballkone a tarraca shtëpish të rrënuara.
Riparime si lesh arapi. Kthen kokën nga liqeni për të hequr shijen e keqe.
E ndjej se banorët e kanë humbur kujtesën e njëqind vjetëve të shkuara kur poradecari punonte minierat e Argjentinës për të ngritur shtëpizën buzë liqenit ku jetonte gruaja dhe fëmijët e tij.
Pa kujtesë. Njerëz të mirë që nuk kanë faj se askush nuk ua freskon kujtesën.
Te kisha e së djelës, tre burra dhe një grua këndojnë hymnin e Zotit :
O Perëndi mbroje ushtrinë e Shqipëriiiiiisëëëë dhe popullin e Poooooraaaaadeeeeeciiiiit!
I shoh, i dëgjoj dhe mrekullohem me ta.
Pastaj dal nga kisha dhe shoh një qen që fle në kalldrëmin e prishur.
Nga Marko BELLOCdo 12 qershor socialistet ishin mesuar te fe...
Nga Artan FUGA Vetura jonë kalon Ujin e Ftohtë në Vlorë ku ...
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, ka mbajtur një fjalim k...
Nga Erget CENOLLI Duke ndjekur në televizionet lokale fushat...
Nga Artan FUGA 1. Të drejtën e votës e fundos fakti se votoh...
Nga Bardhi SEJDARASITë kesh dashuri për shifrat nuk është gj...
Nga Klodian TOMORRIKa një skenë që regjisorët e kanë përdoru...
Nga Besnik ALIAJIgli eshte nje mik bashkemoshatar imi, mjek ...
Nga Artan FUGA Kam përshtypjen se tani që po flitet shumë pë...
Nga Kastriot MYFTARAJ Një muaj pas Luftës së Kumanovës, enig...
Nga Mitro CelaBëra një eksperiment. Mora një Baba Kombi. Ës...
Nga Mero Baze Francesco Beccheti, është modeli i një biznesm...
Nga Klodian TOMORRINjë mësues me aftësi të kufizuara fizike ...
Nga Artan FUGA Përvoja në komunikimin numerik dhe në rrjetet...
Nga Artan FUGA Studentëve për fat të keq dhe tragjik të tyre...
Nga Lorisa YLLI Për shumë arsye antiparimore që tashmë nuk ...
Nga Artan Fuga ———————————————————————- Të organizojnë sa më...
Nga Enver Bytyçi Shqipërinë dhe rajonin i sundon pushteti i...
Nga Enkel DEMI6 prill 2013: Një 59-vjeçar nga Ndroqi arresto...
NGA FLAMUR KUÇIFushata për zgjedhjet administrative është në...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...