HABERET E MITROS/QESH...POR ËSHTË PËR TË QARË
Nga Mitro CelaBëra një eksperiment. Mora një Baba Kombi. Ës...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Një muaj pas Luftës së Kumanovës, enigma më e madhe është se kush ishte koka politike e kësaj lufte, domethënë drejtuesi politik i saj. Me ?drejtues politik? kuptoj njeriun i cili mori vendimin politik për nisjen e luftës. Apo edhe grupin e ngushtë të drejtuesve politikë, që në fjalorin e ushtrive çlirimtare të hapësirës shqiptare njihet si Drejtoria Politike dhe që nuk mund të kenë qenë më tepër se tre vetë. Asnjë nga komandantët e vrarë apo të arrestuar në Kumanovë nuk mund të ketë qenë drejtuesi politik i kësaj lufte.
Drejtuesi politik mori vendim që lufta të nisë pikërisht në kohën kur nisi dhe në vendin ku nisi. Të tjerat ju përkasin ?komandantëve?, si nisja e luftës me sulmin ndaj stacionit policor në Gushincë.
Tashmë kur gjërat shkuan ashtu si shkuan, nuk mund të mos bëhet pyetja se përse drejtuesit politikë të kësaj lufte nuk gjendeshin në Lagjen e Trimave, së bashku me komandantët e luftës? Si është e mundur që të gjithë komandantët kryesorë të një ushtrie tubohen në lagjen e një qyteti, ku atyre iu ishte ngritur një pritë dhe në këtë tubim mungojnë drejtuesit politikë të luftës? Nëse ka pasur një tradhti, si po thuhet me të madhe, shpjegimin e parë ka detyrim ta japë drejtuesi politik i luftës së Kumanovës, i cili është i dyshuari kryesor, për shkak të mungesës së tij.
Çuditërisht, miqtë dhe familjarët e komandantëve të vrarë në Kumanovë, i kërkojnë llogari për tradhti gjithkujt përveç drejtuesve të panjohur politikë, por që ata supozohet t? i njohin mirë. Dhe me këtë miqtë dhe familjarët e komandantëve të vrarë në Kumanovë praktikisht pohojnë se kjo luftë nuk ka pasur drejtues politikë. Në këtë pikë nuk mund të mos bëhet pyetja: Pse nuk ka pasur drejtues politikë UÇK që nisi luftën në Kumanovë? Nuk mund të ketë një ushtri guerrilase pa drejtues politikë. Kuptohet, përveç rastit kur kjo ushtri është një krijesë e shërbimeve të fshehta të shtetit kundër të cilit supozohet të luftojë. Pra, drejtuesi politik i UÇK të Kumanovës, ka qenë Sashko Mihallkovi, shefi i shërbimeve të fshehta maqedone.
Kjo kuptohet edhe nga akuzat për tradhti ndaj dy anëtarëve të grupit të armatosur të Kumanovës, Sylejman Osmanit dhe Riza Jonuzit, të cilat janë artikuluar në mënyrë të tillë që të krijohet përshtypja se tradhtia e tyre qëndron në faktin se ata kanë bërë një marrëveshje të dytë me shërbimet e fshehta maqedone, përveç asaj që kishin komandantët. Pra, komandantët e dinin se gjërat do të shkonin sipas marrëveshjes që ata kishin me Sasho Mihajllovin, shefin e shërbimeve të fshehta të Gruevskit, domethënë do të bënin një luftë të rrejshme, duke qitur disa batare, çka do t? i shërbente Gruevskit për të penguar që kriza politike të merrte nje shkallëzim dramatik, me publikimin e pritshëm nga Zajevi të videopërgjimit për Çështjen ?Monstrum? në mes të majit, që do të kishte çuar pashmangshmërisht në përmbysjen me dhunë të Gruevskit nga pushteti, ose në luftë civile mes vetë sllavo-maqedonëve.
Në fakt Gruevski ia arriti që të shmangte më të keqen. Por që Gruevski të sigurohej se Zajevi nuk do ta publikonte videopërgjimin për Çështjen ?Monstrum?, ose së paku që edhe kur ta publikonte do ta bënte këtë duke e cunguar, ndryshe do të akuzohej se ka vënë në rrezik ekzistencën shtetërore të Maqedonisë duke nxitur terrorizmin shqiptar, duhej që në Kumanovë të kishte disa të vrarë, ?terroristë? shqiptarë dhe policë maqedonë. Dhe këtu u ?tradhtuan? ata luftëtarë të cilët mendonin se do të shkonin në Kumanovë si në festë, si në atë këngën e Adelina Ismajlit (Kumanova mori nanë/qikat si perri!), duke bërë batare si në dasmë, e duke u larguar si prej dasme
Nga Mitro CelaBëra një eksperiment. Mora një Baba Kombi. Ës...
Nga Mero Baze Francesco Beccheti, është modeli i një biznesm...
Nga Klodian TOMORRINjë mësues me aftësi të kufizuara fizike ...
Nga Artan FUGA Përvoja në komunikimin numerik dhe në rrjetet...
Nga Artan FUGA Studentëve për fat të keq dhe tragjik të tyre...
Nga Lorisa YLLI Për shumë arsye antiparimore që tashmë nuk ...
Nga Artan Fuga ———————————————————————- Të organizojnë sa më...
Nga Enver Bytyçi Shqipërinë dhe rajonin i sundon pushteti i...
Nga Enkel DEMI6 prill 2013: Një 59-vjeçar nga Ndroqi arresto...
NGA FLAMUR KUÇIFushata për zgjedhjet administrative është në...
Nga Astrit PATOZIKjo eshte nje marreveshje tip, qe behet gat...
Kur kisha datëlindjen, vendosëm ta festonim. Ezmerka tha: “T...
Nga Klodian TOMORRIParaja-tha dikur John Stuart Mill- është ...
Para pak ditëve përfundova së lexuari katër vëllimet, që jan...
Nga Kastriot MyftarajKryeministri serb Vuçiç, në 27 maj, në ...
Nga Artan FUGA Klubet kanë shitur të drejtat e transmetimit ...
Nga Av. Altin GOXHAJSIMPTOMAT…A po bëjnë karta identiteti fa...
Z. Adriatik Llalla, a e dëgjuat Kryeministrin serb për droni...
Enver BytyçiIlir Meta dhe Edmond Haxhinasto ishin sot në Kuk...
Nga Elton DedaDuke u ftilluar pas Eurovizionit, bera nje ref...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...