Kastriot Myftaraj komenton veprat e Rexhep Qoses
Para pak ditëve përfundova së lexuari katër vëllimet, që jan...
Nga Klodian TOMORRI
Paraja-tha dikur John Stuart Mill- është thjesht një makinë; një mjet për të shkëmbyer mallrat dhe mundësuar transaksionet, të cilat pa të do të kërkonin më shumë kohë. Pikërisht për shkak se është kaq e rëndësishme- do të shtonte më vonë Milton Friedman- kur makineria e parasë del jashtë kontrollit, ajo saboton të gjithë ekonominë. Pak a shumë kjo është ajo që po ndodh prej tre vitesh në ekonominë shqiptare. Makineria e parasë është prishur dhe po asfikson të gjithë segmentet e tjera të ekonomisë, përfshirë pjesën e saj më vitale: sipërmarrjen private.
Për të kuptuar shkallën e problemit, mjafton të shohësh kredinë për ekonominë. Nga nivelet dyshifrore të rritjes dikur, prej vitit 2012 kredia është në një ngërç stanjativ, me rritje zero. Meqë ndërmarrjet në Shqipëri nuk mund të emetojnë bonde apo të tregtojnë aksionet e tyre në tregje publike, kredia nga bankat është i vetmi burim financimi që kanë. Për këtë arsye, marrëdhënia mes biznesit dhe bankave është praktikisht elementi më kritik i ekonomisë. Në kohë normale, i gjithë mekanizmi funksionon sipas një cikli pozitiv. Bankat kanalizojnë kursimet e lira të individëve, në kredi që financojnë investimet e biznesit. Investimet krijojnë vende të reja pune, duke rritur të ardhurat e familjeve. Zgjerimi i të ardhurave rrit kërkesën për konsum, çka bën që bizneset të rrisin edhe më shumë prodhimin dhe investimet. Në terma të thjeshtuar, në një ekonomi të lirë tregu ky është mekanizmi që gjeneron rritjen e prodhimit dhe mirëqënies së qytetarëve. Por pikërisht tani mekanizmi është thyer.
Kriza ushqen veten
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, krahasuar me vitin 2008, investimet në ekonominë shqiptare janë tkurrur me mbi 11 për qind e Prodhimit Kombëtar. Nga 35 për qind e PBB-së dikur, aktualisht investimet totale në ekonomi janë më pak se 24 për qind. Kjo është një rënie dramatike dhe ndonëse një pjesë është e lidhur me investimet publike, pjesa më e madhe e saj është tërheqje e drejtëpërdrejtë e privatëve. Rrjedhimisht cikli pozitiv që në kohë normale zgjeron ekonominë dhe rrit mirëqënien tani po vepron në krahun e kundërt duke asfiksuar prodhimin dhe ulur të ardhurat e familjeve.
Rënia e investimeve është shoqëruar me rritjen e shpejtë të papunësisë. Sipas INSTAT, krahasuar me dy vjet më parë papunësia është rritur nga 13 në 18 për qind. Mijëra vetë kanë humbur punën, por edhe ata që kanë qenë më me fat dhe vazhdojnë ende të kenë një punë, sërish janë përballur me rënien e të ardhurave. Për të akomoduar rënien e kërkesës, bizneset veç shkurtimit të punonjësve kanë ulur edhe pagat. Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e kaluar të ardhurat nga puna në rang kombëtar u tkurrën me 6 për qind. Në themel të qerthullit negativ qëndron sërish makineria e parasë.
Falimenti i politikës
Për të zgjidhur këtë lëmsh, i cili mban peng ekonominë, prej dy vitesh Banka e Shqipërisë është investuar në një kurs agresiv, duke e çuar politikën monetare në ekstreme të pashkelura më parë. Por edhe pse ja ka dalë të ulë koston e financimeve në minimumin historik, politika monetare ka dështuar të riparojë makinerinë e prishur të parasë. Ndonëse kanë para të lirë bankat ngurojnë ta financojnë ekonominë, biznesi heziton të investojë në projekte të reja, ndërsa konsumatorët nuk shpenzojnë për konsum. Dhe arsyeja është vetëm një, rreziku. Agjentët perceptojnë rrezik, të cilin politika monetare është e pafuqishme për ta adresuar. Në këtë situatë, pyetja më llogjike është çfarë e mban të lartë rrezikun në sistemin financiar? Dhe përgjigja më llogjike është; Qeveria.
Risku i lartë që agjentët perceptojnë në ekonominë shqiptare në thelb është falimenti i shtetit për të përmbushur një nga funksionet kryesore bazë për të cilat ai ekziston; ekzekutimin e kontratave dhe garantimin e rregullave të barabarta për të gjithë. Arsyeja kryesore e stepjes së bankave për të kredituar ekonominë, janë kreditë e këqija, të cilat sot si në asnjë vend tjetër në rajon, zënë 23 për qind të portofolit total të huave. Në dukje një problem mbarëkombëtar, por realisht i izoluar. Pasi e mbajti të fshehtë për vite me radhë, Banka e Shqipërisë pohoi se mbi 52 për qind e kredive me probleme në gjithë ekonominë vijnë nga 35 kompani private.
Në një ekonomi me fushë të njëtrajtshme dhe rregulla të barabarta loje, këto kompani apo grupe tregtare duhet të ishin të gjitha në proces falimenti. Por për për shkak të lidhjeve klienteliste me politikën ato nuk falimentojnë dhe ai që ka falimentuar është vetë shteti. Sot për sot ky duket burimi kryesor i rrezikut në ekonomi dhe një nga shkaqet kryesore se pse makineria e parasë është prishur. Ndaj hezitimi për të falimentuar ligjërisht, ato ndërmarrje që tregu i lirë i ka falimentuar me kohë ka kosto dramatike për ekonominë. Jo vetëm për shkak se keqorienton burimet e kufizuara, por edhe sepse injekton rrezik në treg duke mpleksur më keq lëmshin e krizës dhe zgjatur agoninë e saj.
Para pak ditëve përfundova së lexuari katër vëllimet, që jan...
Nga Kastriot MyftarajKryeministri serb Vuçiç, në 27 maj, në ...
Nga Artan FUGA Klubet kanë shitur të drejtat e transmetimit ...
Nga Av. Altin GOXHAJSIMPTOMAT…A po bëjnë karta identiteti fa...
Z. Adriatik Llalla, a e dëgjuat Kryeministrin serb për droni...
Enver BytyçiIlir Meta dhe Edmond Haxhinasto ishin sot në Kuk...
Nga Elton DedaDuke u ftilluar pas Eurovizionit, bera nje ref...
Të enjten ka ndodhur diçka e pazakontë në politikën shqiptar...
Nga Mero Baze Kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, V...
Ed Rama pati bere nje premtim qe ishte vertet shume i lehte ...
Nga Grida Shqina (Duma)Linda dhe u rrita në qytetin tim me h...
Nga Selami XhepaTashmë po bëhen më shumë se pesë vite që eko...
Nga Kastriot ISLAMIDuhen lene te ecin ne DREJTIMIN E DUHUR s...
Nga Marin MEMAShteti Turk para te gjithash duhet te njohe sh...
Një nga revistat më me ndikim në botën e marrëdhënieve ndërk...
Nga Kastriot MyftarajPikërisht në një vizitë zyrtare të Pres...
Nga Artan FugaParadokset dhe alogjizmat e sistemit tonë poli...
Në artikullin e analistit Edward Joseph, thuhet se derisa Qe...
Nga Artan FUGA Unaza nga Ekspozita deri te Pallati me Shigje...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...