Kërkesat e protestuesve/ Klosi “ia pason” opozitës: Kanë krijuar vakuum politik, qytetarët nuk përfaqësohen
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Nga Artan FUGA
Unaza nga Ekspozita deri te Pallati me Shigjeta si kur hyn edhe kur del ta sjell në majë hundës. Pastaj nga 21 dhjetori deri te Sheshi Willson duhet të kesh nerva celiku për të qarkulluar. Merr kthesën për t’u ngjit te Kodra e Diellit duke kaluar rrugën Komuna e Parisit, të nxihet jeta nga bllokimet. Kthehesh majtas dhe hyn nga Sheshi Willson për të dalë në Bulevard, vajte – kthim, një ferr i vërtetë. Nga Bulevardi kthehesh te Kryeministria për të dalë te Rruga e Elbasanit zëre se ke shkuar në ndonjë vrimë të zezë që bllokon lëvizjen. Lëre pastaj nga Rruga e Elbasanit për të ec drejt Kuvendit e dalë te Partizani i panjohur, duhet të jesh me mëndjen e kërmillit për ta duruar. Do të shkosh te sheshi, duhet t’i biesh rrotull Pallatit të Kulturës pa kulturë. Rruga e Durësit i ngjan Rrugës të Kavajës si ulluk lavamani i zënë. Mos flasim për unazën e madhe nga 21 dhjetori te Dogana, vajtje – ardhje, tmerr e ferr. Dil nga rrethrrotullimi te Casa Italia për të hyrë në rrugën dytësore te Hygea, duhet të kesh aftësitë e Shumakerit për të lëvizur.
Të vjen ta hedhêsh veturën a ta përdorësh për gjë tjetër duke marrë bicikletën, por je me kokë në trastë amà. Del nga shtëpia por nuk e di nëse kthehesh.
Bëj shaka të futesh në rrugicat e vogla të qytetit dhe zëre se duhet ta futësh veturën në brimë të gjilpërës.
Dil aty te Stacioni i trenit dhe merr unazën përpjetë dhe tatëpjetë, do të shohësh tmerr me sy. Zëre se duhet ta vozitësh veturën në një gtreg Gabi gjigand. Hajde urbanizim hajde. Fuori Strada Mitsubishi dhe brekë të vjetra gabi që pështillen me njeri tjetrin nga monumenti i Mbretit tonë të parë dhe të fundit deri te Medreseja.
Por nuk e kanë fajin rrugën. Puna është se dendësia e banesave dhe e popullsisë është e tillë që gjithmonë e më shumë problemi i qarkullimit rrugor do të përkeqësohet. E ka fajin planifikimi i territorit që nuk ka menduar për qarkullimin rrugor. Tirana është bllokuar si hale e prishur edhe në hyrje edhe në dalje edhe brenda vetes. Duhen përpjekje titanike për ta korrigjuar gabimin e këtyre 20 viteve. Hyrje-daljet janë bërë si dyer burgu.
Semaforët nuk punojnë sinkron dhe bllokojnë edhe më keq trafikun. Ti nisesh në jeshile dhe normalisht duhet të kesh dritë jeshile edhe në semaforin e radhës, por jo, është e kuqe. Dreq!!!
Benzinë harxhohet, edhe naftë, nerva njerëzore, ndotet mjedisi, cmimet e produkteve rriten nga shpenzimet në transport. Shërbimet urgjente bllokohen. Tmerr.
Të vjen keq për të shkretët policë që në vapë e në shi, me ca si vrasëse mizash në duar ngrehin krahun e djathtë lart dhe u bëjnë me shënjë shoferëve të ecin. Cfarë bëjnë aty mor jahu??? Ne shohim dritën jeshile, përse duhet edhe të na e bëjnë edhe me dorë që të ecim sikur të jemi idiotë. Lodhen ata, qeshim edhe ne me hidhërim.
Kur do të vijë ajo ditë që edhe në Tiranë si në cdo qytet europian, të madh apo të vogël, të mos duket këmbë polici rrugor në kryqëzime. Pamje e vjetër, rudimentare, arkaike. Tregon dhe bën radioskopinë e urbanizmit dhe mendësive rregulluese autoritariste tona.
O Zot cfarë urbanizmi, duhet një polic në cdo udhëkryq lagjeje dhe sirena makinash policie për të sjellë shoferat e shkretë në vete. Urbanizim që pa dhunën e shtetit prodhon kaos në cdo cast. Puna është se këtë urbanizim e ka prodhuar e konceptuar pushteti.
Shteti korrigjon me policë punët e pushtetit të bëra me militantë.
Përse rri polici i shkretë në diell e në shi???
Seopse cdo aksident i vogël mund të prodhojë sherre gjigande e krime, sepse siguracionet e vetyrave janë në hall. Sepse do të kalojë i forti, ose ai që nga forca e tij rrezikon të bjerë në burg, ose ai që ka aq shumë forcë saqë fut të tjerët në burg. Sepse nga casti në cast mund të iki energjia elektrike dhe trafiku bëhet një lëmsh që nuk shkokolepset më kurrë.
Si zgjidhet e gjitha kjo kur nyjet e qytetit janë zënë njëherë e mirë!!!
Nga Leonard OLLI Edhe pse fushata për zgjedhjet vendore nuk ...
Nga Andi BUSHATI Si rrallë ndonjëherë OSBE dhe Këshilli i E...
Nga Artin HALILI A eshte gazetaria dhe gazetaret ne rrugen ...
Rruga “Pero Ilievski” dukej të hënën si të ishte goditur nga...
Nga Kastrot MyftarajE meriton të quhet Komandant “Facebook”-...
“Pamjet bashkangjitur deshmojne per dhunen shtazarake ushtar...
Nga Mero Baze Njëzetë e dy të vrarë dhe dhjetra të plagosur,...
Nga Baton HAXHIU Një skenar i njohur. Asnjë risi nga ajo që...
Nga Artan FUGA Degjova pardje nje ambasador te nderuar te nj...
Nga Kastriot MYFTARAJ Në këto momente kur Maqedonia ishte du...
Nga Mero Baze Shpërthimi i papritur i qeverisë së Gruevskit ...
Nga Artan FUGA Vajta te ai që ca shoqe më thanë se do të is...
Pas javësh të tëra duke folur për zgjedhje shumë të ngushta ...
Pas lajmit se pjesa me e madhe e TV-ve dhe gazetave nuk kane...
Nga Artan FUGA Sa bukur, sa bukur…Shume bukur.Komisioni i z...
Nga Çim PekaShqetesimet e Bushatit te “blushi.al” Gazetari i...
Nga Mero BazeDisa televizione kanë njoftuar se nuk do të tra...
Nga Alfred HalilajKam nje thirrje te drejteperdrejte per dy ...
Nga Ben AndoniNdërtimi i ri 9-katësh që po bëhet në rrugën “...
Nga Arben Malaj dhe Klodian TomorriNë një vend të qeverisur ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...