Garat formale në Policinë e Shtetit
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Nga Leonard OLLI
Edhe pse fushata për zgjedhjet vendore nuk ka filluar zyrtarisht, përcaktimi i kandidatëve ka qene arsye e mjaftueshme që partitë politike dhe liderit e tyre të fillojnë nga puna në terren dhe jo vetëm. Edhe pse mazhoranca publikisht ka deklaruar se nuk do të përdorë asnjë aset shtetëror apo institucionet në varësi të qeverisë, realiteti është shumë larg këtij premtimi të pa mbajtur që në gjenezë. Edhe pse mazhoranca është përgjegjëse kryesore për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në tërësinë e vet, pavarësisht se ka premtuar për një fushatë me tone të qeta dhe qytetare, sërish është shumë larg të gjitha standardeve.
Në një vështrim të shpejtë gjen mjaft shembuj incidentesh që provojnë se qeveria e kryesuar nga Rama është shumë larg standardeve të premtuara. Incidentet e provokuara deri më tani nga militantë të PS dhe LSI dëshmojnë se provokime të tilla vetëm spontane nuk mund të jenë. Rasti i përplasjeve fizike në Durrës apo karrigia e hedhur mbi njerëzit, në afërsi të vendit ku fliste lideri i opozitës Basha, në Ersekë janë paradigma konkrete se akte të tilla nuk mund të jenë emocionale. Përkundrazi, janë të qëllimta dhe argumenti më bindës për këtë është fakti se liderët të dy partive të majta, si Rama ashtu edhe Meta janë mjaftuar me deklarata false, pa dënuar apo pa kërkuar sinqerisht që militantët e tyre të ndalin çdo akt dhune, madje kandidatët respektivë nuk kanë ngurruar të justifikojnë këto veprime, duke dëshmuar se janë vetë ata porositësit e dhunës.
E nëse do ishin vetëm këto raste, në realitetin konfliktual shqiptar mund të shiheshin edhe si veprime idiote kandidatësh apo drejtuesish lokalë partiakë, por ajo çka po ndodh dita ditës të bindin se kemi të bëjmë me një koncept të fortësh të frymëzuar nga qeveria dhe kryeministri. Ngjarjet e rënda në Malësinë e Madhe ku forcat speciale të Policisë së Shtetit terrorizuan popullatën pas vizitës së liderit të opozitës Basha apo burgosja për një natë e një drejtuesi lokal të PD-së në Berat janë prova të qarta se kërcënimi dhe shantazhi ndaj opozitës është i urdhëruar dhe, fatkeqësisht, Policia e Shtetit, tashmë në duar militantësh fanatikë, verbazi zbaton urdhrat politikë të Ramës dhe Metës.
Është një regres i jashtëzakonshëm për organizatën e Policisë, pasi prej vitit 2007 e në vijim ajo ishte vlerësuar gjithmonë edhe nga faktori ndërkombëtar për respektimin rigoroz të ligjit dhe rolit të saj në proceset zgjedhore.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Ajo çka disa herë kam nënvizuar në shkrimet e mia se kjo mazhorancë e ka nxjerrë tërësisht nga shinat e ligjit Policinë, duke e trajtuar si një mjet dhune e presioni qeveritar për të larë duart me kundërshtarët politikë, por edhe me të gjithë ata që nuk e mbështesin nuk është më një hipotezë, por një fakt kokëfortë, duke rrezikuar çdo standard zgjedhor që me aq mund është konsoliduar deri më tani.
Rama nuk ndalet së ecuri me këmbëngulje në drejtimin e gabuar. I friguar nga rezultati i pritshëm në këto zgjedhje vendore, nuk është mjaftuar vetëm me mekanizmat shtetërorë të dhunës, por, tash e tutje, duket i vendosur që përpos saj të përdorë edhe dhunën verbale, pa as më të voglin skrupull, hezitim apo petk kryeministror.
Ajo çka para pak ditësh u përdor si një shembull i ?pafajshëm?, se gjasme një krye bashkiak i zgjedhur nga opozita kishte frikë ta takonte në zyrë, ishte fillimi i një propagande shumë larg demagogut të regjur që i shfaq në përgjithësi. Frika për atë çka mund të pasojë e ka detyruar të heqë dorë nga të gjitha metodat e sofistikuara alla fasade dhe të shfaqet në gjithë lakuriqësinë e tij politike.
Rama haptazi po ushtron një dhunë të pashembullt verbale, duke provuar se politikat e tij bllokuese nuk janë thjesht veprime sporadike, por një filozofi e qartë politike dhe praktikë pune.
Edhe pse në dukje shumë qesharake, deklaratat e tij se do të bllokojë çdo njësi vendore që do të fitohet nga opozita apo për me tepër se ?kandidatët e opozitës nuk i hyjnë në punë as dreqit?, pa dyshim që përbëjnë një akt të paprecedent në historinë postkomuniste të vendit tonë. Ajo çka përbën një veprim madje deri në kufijtë e një vepre penal është fakti se këto deklarata vijnë nga kasetat e gatshme që stafi i Ramës u përcjell vetë medias. Një tjetër prove kokëforte se nuk ka lapsus por ka një kërcënim të qartë se Qeveria do të presë fondet e buxhetit të shtetit bashkive që do fitojë PD, madje duke pohuar se “s’do keni ujë”, “s’do keni bukë”, “s’do keni rrugë” sepse “Qeveria s’mund të bashkëpunoje me ata”. Thënë ndryshe do të ndëshkojë shqiptarët me bukën e gojës nëse nuk votojnë ushtarët e bindur që ai u ka servirur për drejtues bashkish.
Në fakt, Rama ka dhënë prova të qarta se këtë koncept e ka implementuar me shumë ?sukses? ndaj gjithë shqiptarëve pa dallim, të majtë apo të djathtë, në drejtimin e shtetit gjatë vetëm dy viteve qeverisje, por që nuk e kishte artikuluar kaq qartë dhe kaq hapur. Arroganca kryeministrore, tashmë është shndërruar në një delir, në ndjesinë e një skllavopronari që mund të bëjë, çfarë të dojë me skllevërit e vet, ti lejë pa bukë, ti detyrojë të ikin nga sytë këmbët nga ?peronadoria? e vet, madje edhe tua hedhë luanëve për ushqim.
Në mbretërinë e paranojës dhe ligësisë absurde, ku mendon se mbretëron, Rama ka harruar se dita e gjykimit popullor është shumë pranë dhe fundi i klikës së tij shumë më i shpejtë nga sa beson ai.
Nga Andi BUSHATI Si rrallë ndonjëherë OSBE dhe Këshilli i E...
Nga Artin HALILI A eshte gazetaria dhe gazetaret ne rrugen ...
Rruga “Pero Ilievski” dukej të hënën si të ishte goditur nga...
Nga Kastrot MyftarajE meriton të quhet Komandant “Facebook”-...
“Pamjet bashkangjitur deshmojne per dhunen shtazarake ushtar...
Nga Mero Baze Njëzetë e dy të vrarë dhe dhjetra të plagosur,...
Nga Baton HAXHIU Një skenar i njohur. Asnjë risi nga ajo që...
Nga Artan FUGA Degjova pardje nje ambasador te nderuar te nj...
Nga Kastriot MYFTARAJ Në këto momente kur Maqedonia ishte du...
Nga Mero Baze Shpërthimi i papritur i qeverisë së Gruevskit ...
Nga Artan FUGA Vajta te ai që ca shoqe më thanë se do të is...
Pas javësh të tëra duke folur për zgjedhje shumë të ngushta ...
Pas lajmit se pjesa me e madhe e TV-ve dhe gazetave nuk kane...
Nga Artan FUGA Sa bukur, sa bukur…Shume bukur.Komisioni i z...
Nga Çim PekaShqetesimet e Bushatit te “blushi.al” Gazetari i...
Nga Mero BazeDisa televizione kanë njoftuar se nuk do të tra...
Nga Alfred HalilajKam nje thirrje te drejteperdrejte per dy ...
Nga Ben AndoniNdërtimi i ri 9-katësh që po bëhet në rrugën “...
Nga Arben Malaj dhe Klodian TomorriNë një vend të qeverisur ...
...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...