Një apel për kandidatet e Kamzës
Nga Alfred HalilajKam nje thirrje te drejteperdrejte per dy ...
Nga Mero Baze
Disa televizione kanë njoftuar se nuk do të transmetojnë veprimtaritë e partive politike deri sa të fillojë zyrtarisht fushata elektorale, duke e paraqitur këtë si korrektesë formale me Kodin Zgjedhor, ndërkohë që e kanë konsideruar shkelje të Kodit Zgjedhor fillimin para kohe të fushatës. Inciciativa duket se i takon TV Klan dhe ABC që janë televizione të Frangajt dhe mund të ndiqet dhe nga televizione të tjera. Vizion Plus dhe Top Channel duket se nuk kanë ndërmend ta ndjekin.
Ky në të vërtetë është dhe lajmi më i parëndësishëm i fushatës elektorale deri tani, që më shumë sesa për rregulla fushate, tregon krizën e medias klasike në Shqipëri. Tv Klan ose mediat e Frangajt, i kanë pasur fushatat elektorale si një rast për tu faktorizuar dhe për të bërë pazaret e tyre të mëdha, të cilat kanë mbajtur përmes një sistemi korrupsioni një makineri të tërë propagande në këmbë, që nuk ka qenë asnjë ditë efiçente. Ajo mbahej pikërisht nga shërbimet e skajshme të fushatave elektorale dhe nga shpërblimet që vijonin pas. Kjo qysh në lindje të asaj lloj medie. Por më tipike kanë qenë situatat e vitit 2009, 2011 dhe 2013, kur ky grup mediatik u përdor si kamikaz në favor të Berishës. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se ajo që ka bërë TV Klani për Berishën më shumë e ka dëmtuar atë se e ka ndihmuar, por nga ana tjetër Frangaj ka arritur ta vjelë mirë periudhën e pushtetit të tij, siç po përpiqet të bëhet i dobishëm për pushtetin e ri.
Por tek qëndrimi i tij fundit, nuk ka asnjë lajm. I vetmi lajm aty është se TV Klan dhe mediat e tij janë të padobishme. Ato as mund të ndihmojnë dhe as të dëmtojnë askënd. Mbi të gjitha ato ndjehen të papërfillura për të qenë të rëndësishme dhe kësisoj bëjnë sikur marrin vendime profesionale.
Askush nuk është i detyruar të japë aktivitetet e partive politike, edhe në fushatë elektrale. Shtypi ka për detyrë të prodhojë lajme nga aktivitetet dhe jo t?i japë ato. Por shërbimi ndaj partive politike, së paku në dy fushatat e fundit shkoi në ekstrem dhe Sandri me shokë në vend të gazetarëve në terren, prisnin korrierin e PD-së dhe PS-së tek sporteli dhe fusnin kasetat e tyre. Natyrisht dhe prisnin shpërblim për këtë.
Për fat, situata ka ndryshuar rrënjësisht. Mediat online dhe rrjetet sociale po fusnin në krizë median klasike dhe po e bëjnë atë të padobishme. Sot Gjergj Bojaxhiu, që nuk ka parti nga pas, nuk mund të izolohet siç mund të izolohej katër vjet më parë, nëse ishte i pavarur. Gazetat online dhe rrjetet sociale janë të mjaftueshme që ai të përcjellë mesazhin e tij dhe të prodhojë lajme. Kjo vlen natyrisht dhe për dy kandidatët e rëndësishëm të dy partive kryesore.
Kriza reale e gazetarisë sot, nuk janë orët që transmeton apo nuk transmeton, por lajmet që prodhon nga vërshimi i propagandës politike. Kriza e televizioneve klasike fillon pikërisht këtu. Ata nuk kanë më monopolin e të nxjerrit të politikanëve në ekran, se nuk i duhet kujt. Rrjetet sociale dhe media online grinë çdo detaj të sjelljeve të tyre politike, përfshi dhe humorin me to. Qytetarët sot, më parë sesa për aktivitetin, tani njoftohen për gafat apo gallatat nga takimet. Tani e ke më të vështirë të bëhesh i besueshëm sesa Lul Basha më 2011-ën, që shëtiste me një ushtri militantësh me vete që visheshin një here intelektual, një herë bukëpjekës, një herë nxënës e një herë pedagogë, duke prodhuar kaseta të gatshme. Sot nuk ia hedh dot më askujt dhe gazetaria e propagandës është e panevojshme. Thjesht nuk ka asnjë rëndësi nëse televizionet i japin ose jo aktivitetet e partive politike para fushatës apo pas fillimit të fushatës. Historia e ndikimit të medias tek publiku po ndryshon rrënjësisht dhe televizionet si Klani, mund të vlejnë vetëm për shtëpiaket që duan telenovela turke apo indiane, por jo më për lajme apo ndikim politik. Thjesht janë të panevojshme. Dhe mungesën e rëndësisë së tyre, tani po përpiqen ta maskojnë sikur kanë skrupuj dhe do vendosin norma profesionale për fushatën. Kjo është një përpjekje për të mbuluar krizën e tyre. Partitë politike dhe kandidatët nuk ka më media t?i ndihmojë apo t?i mbulojë. Ata duhet t?i dalin zot vetes, të bëhen të besueshëm, të vërtetë dhe bindës, pasi nuk janë para kamerave të Sandrit që ua mbulon gafat, por para një Big-brother-i të madh mediash sociale online dhe vëmendjeje popullore që i bën qesharakë për 24 orë nëse nuk janë të vërtetë. Mediat, si ato të Sandriot mund të mbajnë peris dhe deri më 21 Qershor dhe askush nuk ka për ta kuptuar që ato heshtën.
Nga Alfred HalilajKam nje thirrje te drejteperdrejte per dy ...
Nga Ben AndoniNdërtimi i ri 9-katësh që po bëhet në rrugën “...
Nga Arben Malaj dhe Klodian TomorriNë një vend të qeverisur ...
...
Ikni miq. Po ikni.Me ju po tallen.Thuhet se po ikni kot.Nje ...
Nga Mero Baze Ben Blushi, po hyn në javën e tretë të aksioni...
Nga Artan HOXHAJam me Blushin e diteve te fundit edhe pse nu...
Nga Leonard OLLIDuke dashur te shmange sulmin brenda llojit ...
Nga Astrit PATOZI*Ky është ligji më hipokrit dhe më tinzar q...
Nga Mesila DODA*Inisiativa që vjen sot para jush si produkt ...
Nga Jonadër AGOLLI Rikthehet për të disatën herë në qëndër t...
Nga Mero BAZE Ish- kreu i Shërbimit Informativ Fatos Klosi ...
Nga Cim PEKA Po vazhdoj nje bisede te pamundur me nje mik....
Jorida TABAKUNë shpjegimin e saj Ministria e Financave, na l...
Nga Agim BACI I dashur Mustafa, E lexova me vëmendje interv...
Oerd BYLYKBASHIPD ka propozuar ligj qe per zgjedhjet e 21 qe...
Nga Artan FUGAKur kundër dikujt thuhet :Gjakpirës, qen i nd...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...