Mbahet protesta e shtatë në Tiranë kundër qeverisë
Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e radhës në qen...
Këtë të shtunë po mbahet protesta qytetare e radhës në qen...
Nga Jonadër AGOLLI
Rikthehet për të disatën herë në qëndër të vëmendjes debati mbi privatësinë dhe videon erotike të Sokol Ballës. Këtë të fundit e kanë komentuar pothuajse të gjitha mediat tradicionale dhe ato elektronike në Shqipëri e Kosovë.
E teksa në Shqipëri ?vlon? debati mbi projekt-ligjin e propozuar nga deputetja demokrate Majlinda Bregu mbi lirinë e fjalës dhe komentet në Portalet online, jo më larg se dje vjen raporti i Freedom House që e rendit Shqipërinë dhe Kosovën në vendet me liri të pakët të Mediave , përkatësisht në të 97-ën dhe të 100-ën nga 199 vende.
Kuptohet që zhvillimet e teknologjisë kanë sjellë një shtim të dritareve të komunikimit kohët e fundit. Nëpërmjet Portaleve online dhe rrjeteve të ndryshme sociale, shoqëria ka më shumë akses në informacion dhe debat, gjë që i jep mundësinë për të qënë sa më koherente me zhvillimet politico-sociale, të kërkojë transparencë, të denoncojë korrupsionin, të shprehë indinjatën për fenomenet antidemokratike dhe pse jo të dënojë ose jo moralisht një vepër të pamoralshme?
Normale që kjo pjesë nuk i pëlqen disa faktorëve kyç në politikë dhe subjekteve mediatike që ata vetë drejtojnë e financojnë, pasi kjo lloj lirie e të shprehurit nuk u vjen aspak për shtat interesave të tyre klienteliste dhe si rrjedhojë kërkojnë me doemos që të bllokojnë zërin e qytetarëve të lirë të një shteti demokratik.
Çështja e Z. Balla (gazetarit të Top Channel) duket se i ka kapërcyer edhe vetë parashikimet e bëra nga ata që e hodhën videon në rrjetet sociale e më pas u publikua në të gjitha gazetat e shkruara, mediat vizive dhe Portaleve elektronike. Kjo jo sepse teleshikuesit apo lexuesit u ?kënaqën? me ato foto dhe fragmente filmike që pane? por me tezat e hedhura së fundmi nga disa subjekte politike, grupe interesi dhe përfaqësues të shoqërisë civile mbi privatësinë dhe lirinë e fjalës, të shprehurit dhe të të komentuarit. Publikimi i një materiali (shkrimi foto apo video), sipas tyre cënon lirinë e individit dhe privatësinë e tij duke e justifikuar si shkelje e të drejtave të njeriut . Paçka se çfarë impakti sjell ai veprim në jetën publike nga një person publik? mjafton që vetëm që ai/ajo mos të preken , pa për të tjerët punë e madhe!
E sa i përket çështjes në fjalë tashmë gazetari i njohur Sokol Balla ka dhënë versionin e tij zyrtar (zyrtar pasi iu drejtua publikut nëpërmjet zyrave dhe kanalit në të cilin ai punon) duke cilësuar se kjo situatë do kthehet në një betejë ligjore mes tij dhe personave që e hacker-uan në jetën e tij private. E drejta e tij?! Z. Balla ka të drejtë ta shikojë privatësinë nga çdo lloj këndvështrimi që ai dëshiron, ta konceptojë atë sipas formimit dhe intelektit të tij. Kuptohet që nuk mund të hidhen hipoteza se kush ja futi kujt, a kishte dorë në këtë show gruaja me të cilën Sokoli po kënaqej seksualisht, u filmua nga vetë ajo apo x persona I vodhen videon online? sepse tashmë këto fakte mund të jenë pjesë e një hetimi nga ana e Prokurorisë, dhe derisa ato të kthehen në prova(ose jo) , thjesht vetëm mund të hamendësohet. Prandaj le ta lemë Z. Balla në betejën e tij ligjore?!
Por juristja e njohur Znj. Eni Çobani që drejton rubrikën ?Shihemi në gjyq? në një television mjaft prestigjoz, nuk është i këtij mendimi? Ajo nuk ka për qëllim ta lerë të qetë Ballën qoftë edhe duke u artikuluar në intervistën e saj dhënë në një të përditshme të Tiranës në mbrojtje të tij. Teoria : E sulmoj duke e mbrojtur siç duket po gjen mjaft hapësirë edhe në këtë rast.
Ajo që kjo juriste harron është se në intervistën e saj vetëm sa i ka fryrë më shumë zjarrit. Duke u prononcuar rreth skandalit të videos erotike të gazetarit Balla ajo thekson se është një shkelje e rëndë e privatësisë në një ambient privat. ?E ndan një pe i hollë, kuptohet. Por në rastin konkret që po flasim, është tejet private. Është bërë në dhomën e personazhit, në privatësinë e tij, pa prezencën e askujt. Zhvillimet që ndodhin aty janë zgjedhje individuale, që nuk kanë të bëjnë me jetën e askujt tjetër? mësojmë të ketë thënë juristja rreth ndryshimit të jetës publike me atë private.
Gjithashtu ajo ngre zërin në mënyrë alarmante për ndryshimin e ligjit mbi privatësinë : ?Duhet ligj i detajuar sepse teknologjia ka avancuar. Vetë evolucioni i ngjarjeve, evolucioni i rrjeteve sociale, i teknikave të përgjimit e spiunimit etj., na detyrojnë për ndryshime ligjore. Interneti po bëhet një shkatërrim sa i përket karrierës dhe personalitetit, spiunimi e përgjimi po ndodh kudo me stilolapsa, ora, vëth, unaza etj., dhe nuk e di me kë po flet. Duke mos e ndarë pjesën e jetës publike me atë private, sot po shkatërrohen familje, po shkatërrohen karriera që janë ngritur me zor ndër vite, ka deklaruar Znj. Çobani.
Po mirë moj zonjë, si mund ta komentoni ju ligjin mbi privatësinë dhe të drejtën e interpretimit apo publikimit ?Privacy Policy? i rregulluar dhe miratuar me Konventa Ndërkombëtare ? Mos mendoni se keni tagrin e duhur ti bini ndesh këtyre ligjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ? Po për çfarë ambienti privat dhe privatësie të shkelur e ke fjalën kur thua se u dhunua në dhomën e tij të gjumit? Mos nënkupton seksin në distance si ambient privat , ku njëri është në Tiranë e tjetra në Kinë???
Çfarë ligji do propozonit në këtë rast, kur nga njëra anë është një individ dhe tjetri ndodhet në skajin tjetër të botës dhe midis tyre mijëra kilometra, oqeane distance, për të mos thënë një pafundësi fibrash optikë , porta hyrëse dhe dalëse, servera dhe përcjellës valësh??
Nëse mendoni se vetëm një vijë e hollë e padukshme ndan privatësinë personale me përgjegjësinë publike të një personi publik, atëherë provo të ndash me po këtë vijë të hollë nga mesi e lart Ballën publik dhe Pallën privat?!
Lerini njerëzit në të drejtat e tyre dhe hiqni dorë nga çensurat e shprehjes dhe fjalës së lire?ai Diell ka perënduar tashmë .
Nga Mero BAZE Ish- kreu i Shërbimit Informativ Fatos Klosi ...
Nga Cim PEKA Po vazhdoj nje bisede te pamundur me nje mik....
Jorida TABAKUNë shpjegimin e saj Ministria e Financave, na l...
Nga Agim BACI I dashur Mustafa, E lexova me vëmendje interv...
Oerd BYLYKBASHIPD ka propozuar ligj qe per zgjedhjet e 21 qe...
Nga Artan FUGAKur kundër dikujt thuhet :Gjakpirës, qen i nd...
Nga Kastriot MYFTARAJZ. Kryeministër!Në intervistën tuaj për...
Nga Spartak NGJELA Teza e parë. A ka pasur dhe a ka vërtet ...
Nga Andi BUSHATITashmë e di, e kam dëgjuar nga kritikët e ti...
Gazetari Cim Peka ka reaguar pas kritikave për deputetin Ben...
Dr. Enver BytyçiNjë nga figurat më të errëta të politikës dh...
Edison Ypi Po kalon nëpër sheshin Skënderbe. Proletarë morra...
Nga Jorida TABAKUPër të tretin muaj me radhë, të ardhurat ng...
Nga Kastriot Myftaraj1)Shërbimet e fshehta serbe, institute ...
Nga Artan FUGADuke mbrojtur idene se cdo artikull a punim sh...
Nga Mero BAZEKritikat e Ben Blushit për varfërinë janë norma...
Nga Jorida TabakuA është e domosdoshme një reformë në Arsimi...
Nga Lutfi DERVISHISapo shijova nje edicion qendror lajmesh q...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...