Ja pse dështuam këto 25 vjet
Nga Spartak NGJELA Teza e parë. A ka pasur dhe a ka vërtet ...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Z. Kryeministër!
Në intervistën tuaj për gazetën gjermane ?Stuttgarter Zeitung? të datës 23 prill 2015, ju u pyetët: ?Në kontekstin e krizës së Ukrainës, duket se presidenti rus Vladimir Putin po punon për të tërhequr në anën e tij vende të tilla si Mali i Zi, Greqia, Hungaria dhe Serbia. Çfarë do të ndodhë nëse kemi një përçarje në Evropë??
Përgjigjia juaj ishte: ?Sipas mendimit tim, Putin ndoqi një strategji e cila është një kërcënim absolut për Evropën. Kjo është një strategji e shfrenuar që u konkretizua me aneksimin e Krimesë dhe ndërhyrjen në Ukrainë lindore, që nuk ka fund. Evropës do t? i duhet të përgjigjet. Dhe Evropa ka ende çështje të tjera: terrorizmin ndërkombëtar dhe radikalizim islamik. Prandaj, Bashkimi Evropian ka nevojë për një qasje për Ballkanin. Ajo ka nevojë për një strategji të guximshme dhe agresive për zgjerim.?
Z. Kryeministër, që Rusia përbën kërcënim absolut për Europën, kjo gjë u vërtetua edhe me atë që ndodhi në ndeshjen Serbi-Shqipëri, në Beograd, në 14 tetorit të vitit të kaluar, kur ndaj Shqipërisë u krye një akt terrorist, i llogaritur ndër të tjera edhe për t? i shërbyer politikisht vizitës së Presidentit Putin në Beograd, dy ditë pas ndeshjes. Serbia ishte duke u kritikuar nga Bashkimi Europian dhe NATO për refuzimin për t? ju bashkuar sanksioneve të Bashkimit Europian dhe NATO-s ndaj Rusisë, për shkak të agresionit rus në Ukrainë, që u shkallëzua nga aneksimi i Krimesë në ndërhyrjen e armatosur ruse në Ukrainën Lindore, si dhe për shkak të ftesës që Serbia i bëri Presidentit rus për të vizituar Beogradin. Serbia donte të gjente një shkak për të kaluar në kundërmësymje diplomatike ndaj Perëndimit, kinse një vend i NATO-s, Shqipëria kishte kryer një akt terrorist shtetëror për destabilizimin e këtij vendi. Rusia nga ana e saj donte të fajësonte NATO-n se një vend i saj kishte kryer një akt subversive që synonte destabilizimin e një shteti të cilin më pak se 48 orë më pas do ta vizitonte presidenti rus. Pra NATO kishte kryer tërthorazi një akt terrorist ndaj Rusisë. Në kohën e zhvillimit të ndeshjes Serbi-Shqipëri Beogradi ka qenë praktikisht nën kontrollin e njerëzve të shërbimeve të fshehta ruse, qindra njerëz të të cilëve gjendeshin në Beograd si pjesë e masave të sigurisë me rastin e vizitës së Putin.
Për ngjarjen me dronin Serbia fajësoi shtetin shqiptar për kryerjen e një provokimi shtetëror, me qëllim destabilizimin e Serbisë dhe të Ballkanit, si dhe ju personalisht z. Kryeministër, kinse kishit ngarkuar vëllain tuaj të pranishëm në stadium si bashkëekzekutor në operacionin për dërgimin e dronit në stadium.
Ngjarja në stadiumin ?Partizani? të Beogradit në 14 tetor të vitit të kaluar, pasojat e saj, si dhe implikimet e saj eventuale në të adhmen, janë të e tilla që shteti shqiptar ka detyrim që të punojë për zbulimin e së vërtetës, duke vepruar institucionet përkatëse sipas kompetencave të tyre dhe fushës së veprimit. Çdo shtet i cili akuzohet zyrtarisht nga një vend tjetër për provokim shtetëror, me një notë proteste zyrtare, siç i ndodhi Shqipërisë ndërmerr veprime për zbulimin e së vërtetës. Për të mos folur këtu për keqtrajtimin e lojtarëve të përfaqësueses së Shqipërisë, kontrollin e tyre fizik si kriminelë nga xhandarët serbë, si dhe dënimin e Shqipërisë nga UEFA si pasojë e një qëndrimi të lojtarëve tanë që kishte si shkak situatën e krijuar nga ardhja e dronit në stadium.
Një arsye shumë e rëndësishme për të cilën shteti shqiptar, institucionet e ndryshme, duke përfshirë Qeverinë, duhet të punojnë për zbulimin e së vërtetës së kësaj ngjarjeje është se banneri i dronit ishte publiciteti më i dëmshme me shikueshmëri globale që i ka ndodhur Shqipërisë qëkurse është krijuar si shtet, pra shfaqja më e keqe në historinë e shtetit shqiptar. Banneri i dronit ishte një simbol të keqene të cilit në përmasat e saj të plota do të në e tregojë koha.
Banneri i dronit ishte ideuar si një armë e luftës psikologjike që me anë të një imazhi godiste dokumentin themeltar të shtetit shqiptar, Aktin e Shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912. Se Pavarësia Kombëtare nuk u shpall vetëm me bërjen e një deklarate dhe ngritjen e flamurit kombëtar, por edhe me paraqitjen e një harte që tregonte kërkesat e përfaqësuesve të kombit shqiptar për kufijtë e shtetit të ri shqiptar, atë që njihet si Shqipëria Etnike, domethënë shteti shqiptar me kufij sipas kufijve etnikë, çka mbetet dhe sot aspiratë legjitime e sanksionuar që në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që në preambulën e saj.
Banneri i dronit ishte konceptuar dhe dizajnuar në atë mënyrë që të krijonte një ide të rreme në rrafsh global për dokumentin themeltar të shtetit shqiptar që është Akti i Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare i 28 nëntorit 1912. Në bannerin e dronit ishte një hartë mbi të cilën gjendej një datë, 28 nëntor 1912, ndërsa anash hartës gjendeshin portretet e dy etërve të Pavarësisë, Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Kështu kërkohej të krijohej përshtypja e rreme se me këtë hartë u shpall Pavrësia e Shqipërisë në 28 nëntor 1912, dhe këto qene kufijtë që i kërkoi Kuvendi i Vlorës Konferencës së Fuqive të Mëdha në Londër për kufijtë e shtetit shqiptar.
Kjo nuk është e vërtetë, z. Kryeministër. Harta e dronit përfshin 40% të Malit të Zi të sotëm, rreth 25% të Serbisë së sotme, 55% të Maqedonisë së sotme, si dhe rreth 20% të Greqisë së sotme, çka nuk kanë qenë aspak kërkesat për kufijtë e shtetit shqiptar, të atyre që shpallën Pavarësinë në Vlorë, në 1912, që iu ishte atribuar kjo hartë. Harta zyrtare të cilën Kuvendi i Pavarësisë i Vlorës, ia dërgoi Konferencës së Londrës për kufijtë e shtetit të ri shqiptar, ekziston si dokument dhe në atë hartë bëjnë pjesë vetëm trojet e banuara nga shqiptarë, ato troje për të cilët ekziston edhe sot aspirata për bashkim kombëtar, e cila ka legjitimitet kushtetues në Shqipëri, pasi gjendet në preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në hartën e kufijve të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, nuk bënte pjesë Sanxhaku, i cili gjendet në hartën e dronit. Sanxhaku është tregues se harta e dronit i përket një projekti shtetëror islamik ballkanas, që e shikon Sanxhakun si urë lidhëse me Bosnjën islamike për të krijuar një kahlifat islamik në Ballkanin Perëndimor. Ky projekt islamik kërkon të keqpërdorë projektin historik të Shqipërisë Etnike, meqënëse e di se projekti i Shqipërisë Etnike ka një disponim entuziast tek shqiptarët gjithandej trojeve shqiptare. Simboli më i dukshëm islamik ishte flamuri i zi, brenda të cilit qenë vendosur detajet e mësipërme. Flamuri i Zi është flamuri tradicional luftarak i Xhihadit, flamuri më i vjetër i Xhihadit dhe sot është flamuri i ISIS, Shtetit Islamik. Sfondi i zi i bannerit nuk mund të justifikohet me asnjë argument grafik, për arsye se dy burrat portretet e të cilëve gjenden në banner, nuk kanë asnjë lidhje me hartën në dy anët e së cilës qenë vendosur portretet e tyre. Portretet e tyre në dya anët e asaj harte qenë vendosur për t? i denigruar ata si shovenistë ekstremistë. Fjala ?AUTOCHTHONOUS? është një ?gjethe fiku? e mjerë që nuk e mbulon dot lakuriqësinë e këtij mashtrimi djallëzor që është bërë me hartën. Synimi ka qenë që t? i thuhet botës se kur shqiptarët shpallën Pavarësinë në 28 nëntor 1912 ata nuk deshën një shtet në kufijtë etnikë, por deshën të destabilizojnë krejt Ballkanin për shkak të një projekti shtetëror islamik.
Ju z. Kryeministër që e keni artikuluar disa herë kohët e fundit aspiratën për bashkim kombëtar të shqiptarëve duhet të jeni veçanërisht i interesuar që të sqarohet kjo çështje. Z. Kryeministër! Para syve tanë është dubluar brenda një nate flamuri shtetëror dhe kombëtar shqiptar, duke u krijuar një flamur i dytë, flamur i zi, për të cilin thuhet se është flamuri i Shqipërisë Etnike dhe që Serbia e ka quajtur zyrtarisht flamuri i Shqipërisë së Madhe. Ky z. Kryeministër nuk është gjë tjetër veçse flamuri që do të përdoret nesër në një rebelim të mundshëm islamik në Shqipëri dhe Kosovë, në mëyrë që të joshë edhe njerëz që ndryshe nuk do të shkonin pas flamurit thjesht të zi të Xhihadit.
Unë z. Rama, ju drejtohem në cilësinë tuaj të katërfishtë, si shtetar, si vëllai i personit që u akuzua drejtpërdrejt për dronin, si piktor, si intelektual. Si shtetar e keni detyrim shtetëror të punoni për zbulimin e së vërtetës së kësaj çështjeje. Si vëllai i personit që u akuzua për dronin, keni një detyrim personal për zbulimin e së vërtetës së kësaj çështjeje. Si piktor, nuk mund të mos e kuptoni se banneri i dronit ishte një flamur i zi, i kamufluar me disa figura të tjera, nga të cilat për autorët e bannerit kishte rëndësi vetëm harta, që ishte një simbol i qartë i një aspirate shtetërore islamike. Si intelektual, ju e kuptoni se seriozitetin dhe rrezikshmërinë e simboleve të tillë të manipulimit kolektiv me qëllime destabilizuese.
Qeveria të cilën ju e kryesoni ka detyrim që të kryejë një fushatë publicitare për të shpjeguar se flamuri i zi i dronit nuk është një simbol që i bën shqiptarët krenarë, por një simbol mashtrues, poshtërues për shqiptarët, i krijuar për të shërbyer si armë e luftës psikologjike kundër njeriut shqiptar, shtetit shqiptar dhe kombit shqiptar.
Unë z. Kryeministër, i nxitur nga përgjegjshmëria qytetare dhe kombëtare kam bërë një kallzim penal në Prokurorinë e Tiranës për çështjen e dronit, të bazuar në legjislacionin penal dhe kushtetues shqiptar. Me këtë rast ju ftoj z. Kryeministër që edhe ju të bëni pjesën që ju takon për zbulimin e së vërtetës, duke i kërkuar zyrtarisht Qeverisë së Serbisë që të bashkëpunojë për hetimin e kësaj çështjeje. Ju, z. Kryeministër mund t? i kërkoni homologut tuaj serb Vuçiç sa më poshtë:
1)Dosjen e plotë të masave të sigurisë që ishin ndërmarrë në 14 tetor në stadiumin ?Partizani? dhe në zonën e afërt të tij, që nga dislokimi i forcave policore dhe të Xhandarmërisë, duke përfshirë të dhënat e videokamerave vëzhguese.
2)Provat që ka Serbia për versionin e saj për ngjarjen. Meqënëse, gjashtë muaj pas kësaj ngjarjeje është e qartë se pala serbe nuk është duke bërë hetime për këtë ngjarje, atëherë nuk mund të nxjerrë si shkak sekretin hetimor për të refuzuar bashkëpunimin. Në çdo rast, dorëzimi i dosjes së masave të sigurisë nuk do të kishte dëmtuar hetimet serbe, edhe nëse ato do të qenë duke u kryer, realiteti i masave të sigurisë në stadiumin ?Partizani? të Beogradit në ditën e 14 tetorit, nuk mund të ndryshohej që nga Tirana, varësisht të dhënave të mësuara në dosjen serbe. Përkundrazi, është pala serbe ajo që ka mundësi të ndryshojë diçka në dosjen e masave të sigurisë për ta përshtatur me versionin e saj për ngjarjen. Pra, dorëzimi i të dhënave do të ishte në interes të Serbisë, nëse ajo nuk ka arsye të tjera për të e bërë këtë gjë.
3)Të dhënat që Kryeministri serb Vuçiç i ka dërguar Bashkimit Europian tre orë para ndeshjes Serbi-Shqipëri. Sipas një deklarate të Kryeministrit Vuçiç, ai tre orë pa ndeshjes ka njoftuar Bashkimin Europian se shqiptarët kanë përgatitur një provokim të rëndë në Beograd me rastin e ndeshjes. Të njëjtën gjë Qeveri e Shqipërisë duhet ta kërkojë nëpërmjet kanaleve zyrtare edhe nga Bashkimi Europian, pra të dhënat e komunikimit të Vuçiç me zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian për këtë çështje.
4)Të lejohen ekspertë të dërguar nga shteti shqiptar që të shqyrtojnë dronin, ose quadcopterin, siç është emërtimi teknik i tij, si dhe të njihen me të dhënat e hetimit serb mbi dronin dhe në rradhë të parë me gjurmët e gishtërinjve që janë gjetur në të.
5)Të dhënat e hyrjes dhe daljes të Ismail Morinajt në Serbi, koha e hyrjes dhe e daljes, me çfarë dokumenti ka hyrë, ku ka hyrë, me cilin automjet dhe me çfarë targe, në cilin hotel është regjistruar etj.
6)T? i kërkohet Serbisë nëse ka pasur të dhëna nga shërbimet e fshehta serbe që normalisht monitorojnë rrjetet sociale shqiptare, se Morinaj kishte paralajmëruar se do të kryente një akt të bujshëm në ndeshjen e 14 tetorit.
7)Të lejohet një grup specialishtësh shqiptarë që të verifikojnë në vendngjarje fakte që kanë të bëjnë me vendngjarjen, të cilat do t? ua ofroj Prokurorëve të çështjes.
Përveç këtyre z. Kryeministër, duhet që të ndërhyni që Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë të ofrojë për nevojat e hetimit notën e protestës që Serbia i dorëzoi Shqipërisë për çështjen e dronit, si dhe dosjen e plotë që Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe Drejtoria përkatëse në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë kanë përgatitur me deklaratat e zyrtarëve të lartë të Serbisë për këtë çështje, që në ditën e ngjarjes dhe pas saj.
Nga Spartak NGJELA Teza e parë. A ka pasur dhe a ka vërtet ...
Nga Andi BUSHATITashmë e di, e kam dëgjuar nga kritikët e ti...
Gazetari Cim Peka ka reaguar pas kritikave për deputetin Ben...
Dr. Enver BytyçiNjë nga figurat më të errëta të politikës dh...
Edison Ypi Po kalon nëpër sheshin Skënderbe. Proletarë morra...
Nga Jorida TABAKUPër të tretin muaj me radhë, të ardhurat ng...
Nga Kastriot Myftaraj1)Shërbimet e fshehta serbe, institute ...
Nga Artan FUGADuke mbrojtur idene se cdo artikull a punim sh...
Nga Mero BAZEKritikat e Ben Blushit për varfërinë janë norma...
Nga Jorida TabakuA është e domosdoshme një reformë në Arsimi...
Nga Lutfi DERVISHISapo shijova nje edicion qendror lajmesh q...
Nga Ilir LevonjaNë romanin tend ”Të jetosh në ishull” fq 269...
Nga Artan FUGAProblemi me projektligjin e arsimit te larte n...
Nga Gjergj EREBARA*Embi Uka, 63 vjeç, po kryen një shëtitje ...
Nga Monika STAFAMë 14 qershor të vitit 2012, Kosova mori të ...
Nga Armand SHKULLAKUTashmë është kthyer në një barsoletë shp...
Besnik Aliaj / Konsolidimi pushtetit vendor edhe pse më se i...
Nga Artan FugaSi po merr fund edhe e fundit hapësirë publike...
Nga Klodian Tomorri (Në dy vitet e fundit deficiti buxhetor ...
Nga Andi BUSHATI*Një editorial i kësaj fundjave i Artur Zhej...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...