Replikë me Artur Zhejin që është gjithmonë me Metën
Nga Andi BUSHATI*Një editorial i kësaj fundjave i Artur Zhej...
Nga Klodian Tomorri (Në dy vitet e fundit deficiti buxhetor ka qenë mesatarisht mbi 2 % e PBB më i lartë se mesatarja e tre viteve paraardhëse. Nëse sektori privat do të kishte ruajtur të njëtat nivele të zgjerimi, vetëm nga kjo shtesë e borxhit, rritja ekonomike do të duhet të ishte më e lartë. Por kjo ska ndodhur, pasi sektori privat është tkurrur ndërsa ai publik ka kanibalizuar vetveten duke shpërdoruar burime pa gjeneruar rritje)
Bashkë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, vitin e kaluar, qeveria pati vendosur si objektiv për rritjen e Prodhimit Kombëtar, nivelin 2.1 për qind. Në dy dekadat e fundit nga rënia e ekonomisë së planit, kjo është shifra më e ulët, që autoritetet kanë planifikuar ndonjëherë për rritjen ekonomike. Por sërish, edhe kjo pritshmëri minimale, rezultoi më optimiste nga realiteti në terren. Sipas Instat, vitin e kaluar, Vlera e Shtuar Bruto në Prodhimin Kombëtar u zgjerua me vetëm 1.89 për qind. Për ta thënë shkurt; më pak se pak. Dështimi për të arritur edhe një objektiv kaq anemik sa ky, tregon se sa e thellë është kriza e ekonomisë shqiptare dhe sa larg është rilindja e premtuar e saj.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që Shqipëria përballet me tronditje të ekonomisë. Nga rënia e komunizmit, vendi ka përjetuar dy kriza të mëdha, njëra në vitet e para të tranzicionit dhe tjetra në vitin e mbrapsht 1997. Por në të dy rastet, rimëkëmbja ka qenë e shpejtë dhe prodhimi i është rikthyer trajektores potenciale brenda dy apo tre viteve. Këtë herë është ndryshe. Shqipëria po përjeton një depresion të gjatë ekonomik, me pasoja dramatike në jetesën dhe ndoshta edhe të ardhmen e qindra mijë familjeve, veçanërisht atyre me të ardhura të ulëta.
Prej kohësh duket se ekziston një hendek mes realitetit që qytetarët e jetojnë çdo ditë dhe atij që u serviret nga lart. Në ekonomi, ky hendek është më i dukshëm se kudo tjetër dhe përshtypja të thotë se vjen duke u rritur. Nga njëra anë, dy aksionerët kryesorë në të ashtuquajturin plan të rimëkëmbjes, Qeveria dhe FMN, po trumbetojnë në publik suksesin e politikave të tyre. Nga ana tjetër, pjesa dërrmuese e qytetarëve, jo vetëm që nuk e kanë parë jetesën e tyre të bëhet më e mirë, por ndoshta kanë përjetuar të kundërtën.
E vetmja copëz e vogël e vertete në pretendimin se ekonomia po rimëkëmbet lidhet me faktin se krahasuar me 2013-ën, rritja e Prodhimit u përshpejtua lehtësisht nga 1.45 në 1.89 për qind. Por ky është një fakt që nuk i përmirëson pozitat e ekonomisë dhe as prespektivën e saj. Kjo për disa arsye. Së pari, rritja prej 1.9 për qind është produkt edhe i borxhimit të jashtëzakonshëm të vendit. Në dy vitet e fundit deficiti buxhetor ka qenë mesatarisht 25 miliardë lekë ose mbi 2 për qind e Prodhimit Kombëtar më i lartë se mesatarja e tre viteve paraardhëse. Nëse sektori privat do të kishte ruajtur të njëtat nivele të zgjerimi, vetëm nga kjo shtesë e borxhit, rritja ekonomike do të duhet të ishte më e lartë. Por kjo ska ndodhur, pasi sektori privat është tkurrur ndërsa ai publik ka kanibalizuar vetveten duke shpërdoruar burime pa gjeneruar rritje.
Së dyti rritja prej 1.9 për qind është e vogël dhe e papërfillshme për një ekonomi si ajo e Shqipërisë. Teknikisht rimëkëmbja e një ekonomie fillon kur ajo nis të mbyll hendekun mes prodhimit potencial që mund të gjenerojë dhe atij faktik që realizon. Me këto ritme të rritjes së prodhimit ky hendek ka vazhduar të zgjerohet edhe vitin e kaluar duke rënduar kostot e krizës dhe mbajtur larg ringritjen.
Së fundmi ekonomia nuk është vetëm shifra, por mbi të gjitha është ajo çfarë njerëzit jetojnë. Shpesh numrat janë të pafuqishëm për ta përshkruar realitetin dhe ndonjëherë ndoshta edhe mund ta shtrëmbërojnë atë. Dhe ky është një prej atyre rasteve. Pasi edhe pse në terren pozitiv, me këto ritme rritje, ekonomia shqiptare në vend të shtesës në mirëqënie, prodhon thellim të varfërisë. Në një situatë të tillë, sado të serviret si fakt, ringritja është në tentativë. Dhe kjo nuk ndryshon. Edhe nëse ata që e servirin janë me markë ndërkombëtare. Propaganda, nuk i zhbën dot faktet dhe zakonisht propaganda vjen nga lart, ndërsa faktet qëndrojnë me qytetarët
Nga Andi BUSHATI*Një editorial i kësaj fundjave i Artur Zhej...
Nga Gjovalin Shkurtaj Pashkët ose Pashka është festa më e ma...
Nga Mero BAZEShpërthimi që ka ndodhur sot herët në mëngjes n...
Nga Mero BAZENdalimi i dy deputetëve, që pritet të vlerësohe...
Nga Skënder MINXHOZI*Nga zgjedhjet e 21 qershorit na ndajnë ...
Nga Andi BUSHATIKam përshtypjen se sot në Komisionin Parlame...
Nga Mero BAZELulzim Basha ka shmangur sot përballjen me Grup...
Nga Klodian Tomorri(“Ky është privatizimi i Atdheut”- bërtis...
Nga Klodian Tomorri(“Ky është privatizimi i Atdheut”- bërtis...
Nga Artan FUGAJanë ose figura të panjohura fare dhe te paras...
Nga Mero BAZEKëshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë u...
Nga Sokol BALLA“Emrat i nxjerrim me 1 prill”. Kështu foli Il...
Nga Gjergj EREBARA*“Para se të vija këtu, punoja në Shkup. A...
Nga Klodian TomorriTragjikisht sot shqiptarët janë po aq të ...
Në vend të unionit për energji, presidentët dhe kryeministra...
Nga Spartak NGJELASepse e kanë humbur shpresën se këtu mund ...
Nga Spartak NGJELASepse e kanë humbur shpresën se këtu mund ...
Nga Artan FUGA Projektligji për arsimin e lartë keqtrajton e...
Nga Patrik SADIKAJMegjithëse jetoj prej shumë vitesh në Tira...
Nga Artan Fuga—————————– Ishte një shtet që quhej Utopia, is...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...