Edi Rama, ky çun i mirë
Nga Sokol BALLA“Emrat i nxjerrim me 1 prill”. Kështu foli Il...
Nga Mero BAZE
Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë u kthye sot në një Komision Hetimor, i cili devijoi nga dëgjimi i akuzës për deputetët Doshi e Frroku, në një Komision Hetimor për të gjykuar thellësinë dhe cilësinë e akuzës së ngritur nga Prokuroria.
Devijimi i toleruar nga drejtuesi i Këshillit, duket se vuri në provë qëndrimin real të Partisë Demokratike ndaj çështjes Doshi. Deputeti Arben Ristani, u kthye në një avokat real të dosjes Doshi, shumë herë më i përgatitur dhe efikas sesa dy avokatët që Doshi kishte thirrur në seancë.
Deputetët socialistë, duke respektuar procedurën ndenjën në hije dhe lanë në një farë mënyre zbuluar qëndrimin real të shumicës ndaj çështjes Doshi.I shprehur qartazi në avokatinë e zotit Ristani, avokatia e Partisë Demokratike për çështjen Doshi ishte e thelluar dhe vende vende bindëse, për të shmangur prangosjen e tij. Kjo nuk ka asgjë të keqe, madje ky është qëndrimi i sinqertë dhe i pritshëm për opozitën. Problemi është se përse opozita ka tjetër qëndrim politik për çështjen dhe tjetër qëndrim procedurial.
Në qëndrimin politik të Partisë Demokratike, e shprehur kjo nga zoti Basha dhe Berisha, thuhet qartë që PD-ja nuk do të pengojë kërkesat e Prokurorisë dhe do t?i hapë rrugë gjykimit. Debatet në Këshillin e Mandateve, devijuan në thelb procedurën e këtij këshilli dhe e kthyen atë në një gjykatë politike popullore si dikur këshillat e lagjeve.
Të gjithë duhet të jemi të duruar ta shikojmë ndoshta zotin Doshi të lire, kur të marrë vendimin Gjykata, por kjo nuk vendoset në Këshillin e Mandateve. Këshilli i Mandateve është një hallk proceduriale në procesin e dorëzimit të një deputeti para drejtësisë dhe jo para pushkatimit. Hapja e rrugës për gjykim është në të vërtetë, mënyra më e mirë për të mbrojtur një deputet dhe mbrojtja politike është rruga më e shëmtuar.
Ka apo nuk ka fakte Prokuroria ato do t?i çmoj gjykata dhe do vendos ajo. Këshilli i Mandateve është një institucion që shpreh vullnetin politik, për tu lejuar gjykimi apo për të mos u lejuar gjykimi.
Qëndrimi i zotit Ristani nuk besoj se ishte një ngjallje e instiktit të avokatit për një të dënuar, por ishte qëndrim i sinqertë politik për të mbrojtur zotin Doshi. Unë jam parimisht dakord me të, që opozita të jetë në krah të zotit Doshi. Problemi është se opozita ka tjetër qëndrim publik politik dhe tjetër qëndrim procedurial.
Kjo situatë bëhet dhe më qesharake, po të kemi parasysh se në Kuvend vendosin numrat dhe jo avokatia dhe se dorëzimi i deputetëve para drejtësisë është çështje vullneti politik dhe jo aq procedurial. Për këtë aryse qëndrimi i Ristanit, vlen për të kuptuar se çfarë mendon vërtet realisht opozita për çështjen Doshi dhe jo çfarë do ta gjej zotin Doshi nga ky proces. Zotin Doshi nga ky proces mund të mos e gjej dhe asgjë. Mundet që Gjykata të vendos të hetohet i lirë dhe në fund në gjyqin e themelit t?i fut një gjobë për përhapje paniku. Mundet dhe ta dënojë me burg. Kjo nuk është në dorë të qëndrimit të opozitës.
Opozitës i vlen ky proces për tu identifkuar me Doshin, ose për tu distancuar prej tij. Në rastin konkret unë nuk gjej avokatë më të mirë se Ristani për zotin Doshi. Po t?i shtosh kësaj dhe faktin, që dhe unë e kam pasur disa herë Ristanin avokat në disa gjyqe që i kam humbur, nuk kam shumë shpresa se zoti Doshi i ka punët mirë. Por shoh që opozita i paska punët keq, derisa i duhet të ndryshojë mendje dhe qëndrimin politik ndaj kësaj çështje.
Nga Sokol BALLA“Emrat i nxjerrim me 1 prill”. Kështu foli Il...
Nga Gjergj EREBARA*“Para se të vija këtu, punoja në Shkup. A...
Nga Klodian TomorriTragjikisht sot shqiptarët janë po aq të ...
Në vend të unionit për energji, presidentët dhe kryeministra...
Nga Spartak NGJELASepse e kanë humbur shpresën se këtu mund ...
Nga Spartak NGJELASepse e kanë humbur shpresën se këtu mund ...
Nga Artan FUGA Projektligji për arsimin e lartë keqtrajton e...
Nga Patrik SADIKAJMegjithëse jetoj prej shumë vitesh në Tira...
Nga Artan Fuga—————————– Ishte një shtet që quhej Utopia, is...
Po qëndroj në Shqipëri në një kohë shumë të rrezikshme. Këtu...
Nga Artan FugaFesta mos mbulojë hallin! ———————————————————-...
Nga Gjergj Zefi“Islami radikal e gjen më të lehtë që të pene...
Nga Klodian TOMORRI(Politika shqiptare nuk e ka as fuqine dh...
Nga Artan FUGAMësuesi ose mësuesja që pranon dhurata për fes...
Nga Artan FUGA1. Dyqanet që ishin pronë publike, pra edhe të...
Nga Artan FUGAQytetari i zakonshëm, ai masiv, ka përjetimin ...
Nga Mero BAZEKryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u ...
Nga Mero BAZEPër herë të parë në historinë e Kishës Katolike...
Nga Artan FUGADuke lexuar ato nene që trajtojnë çështje të r...
Nga Mero BAZE Kam pasur më shumë reagime private sesa publik...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...