Si keqtrajtohen gradat dhe titujt shkencorë nga drafti i projektligjit të arsimit të lartë!
Nga Artan FUGADuke lexuar ato nene që trajtojnë çështje të r...
Nga Mero BAZE
Për herë të parë në historinë e Kishës Katolike, ka një kërkesë publike ndaj presidentit të Republikës që të tërheqë akuzat ndaj saj. Prej kohës kur kishat janë prishur dhe mbyllur më 1967, ky është konflikti i parë publik, që presidenti i Republikës tonë ka me Kishën.
Por, nëse në vitin 1967 arsye ishte idelogjia komuniste, në vitin 2015 arsyeja është më banale, më poshtëruese dhe më e padinjitet e të gjitha kohërave. Presidenti ynë ka hyrë në konflikt zyrtar me Kishën Katolike për tokën e gruas së tij.
Në deklaratën e Kishës, theksohet fakti se presidenti ka fyer Kishën duke e akuzuar atë për veprimtari biznesi dhe se presidenti nuk ka mbajtur qëndrim të paanshëm ndaj çështjes të tokës së gruas së tij, por ka marrë anën e saj si përfituese e truallit.
Përsëritja e lutjes së Kishës, që presidenti të tërheqë ofendimin ndaj saj dhe heshtja e këtij të fundit, është një akt që njollos shtetin shqiptar, pasi institucioni i presidentit vërtet është një pajë e Berishës për Nishanin, por nuk është e njëjtë me pajën e gruas së Nishanit. E gjithë kjo që po ndodh, po arshivon në Vatikan një konflikt të presidentit të shtetit shqiptar me Kishën Katolike. Është fjala për presidentin, i cili gjoja ishte i merakosur se mos Vatikani mërzitej me origjinën familjare jokatolike të Visar Zhitit, apo me faktin që Zhiti kishte përmendur dikur inkuizicionin e Kishës. Tani, hipokrizia e tij ndaj Kishës Katolike po kthehet në armiqësi në emër të shtetit shqiptar.
Për të shmangur këtë skandal, presidenti duhet të detyrohet të kërkojë ndjesë ndaj Kishës Katolike. Është e qartë që ai nuk ka ndërmend ta bëjë këtë me dëshirë. Ndaj për ta kompensuar primitivizmin e tij dhe për ta shëruar nga ideja fikse, se toka e gruas së tij vlen më shumë se raportet e shtetit shqiptar me Kishën, institucionet e tjera shtetërore duhet të fillojnë ta bëjnë këtë në vend të tij.
Qeveria shqiptare mund të distancohet nga presidenti dhe t?i kërkojë ndjesë Kishës Katolike, që është fyer prej tij. Parlamenti i Shqipërisë mund të distancohet nga presidenti i Republikës dhe t?i kërkojë ndjesë Kishës Katolike, që është fyer prej tij. Besimtarët katolikë mund të protestojnë para presidentit dhe t?i kërkojnë atij të tërhiqet nga akuzat. Shtypi, përveç pjesës së Sandrit, mund t?i kërkojë presidentit të tërheqë fyerjet? e kështu me radhë deri tek intelektualët dhe shoqëria civile.
Në vend duhet krijuar një klimë, e cila të kompensojë armiqësinë zyrtare të institucionit të presidentit me Kishën Katolike, për arsye tërësisht private dhe familjare. Vetëm kështu, në kujtesën e shoqërisë dhe të kishës do të ngelet e gjitha kjo si një sherr banal për pajën e gruas dhe jo si një armiqësi e shtetit shqiptar me kishën.
Dy ditë më parë një nga gazetat prestigjioze italiane, La Stampa, i kushtoi një faqe gazete mentalitetit enverist të Bujar Nishanit, si një ish-ushtar i regjimit të Hoxhës, që me mendësinë e tij po ridënonte disidentët e regjimit. Përfytyroni se ç?mund të bëjë tani shtypi italian, nëse konflikti mes tij dhe Kishës Katolike, interpretohet si konflikt i presidentit të Shqipërisë me Kishën Katolike shqiptare. Ndaj është mire, që para se ta quajnë presidentin tonë, t?i sqarojmë, që është burri i gruas që ka mama atë që kërkon tokën e Kishës.
Nga Artan FUGADuke lexuar ato nene që trajtojnë çështje të r...
Nga Mero BAZE Kam pasur më shumë reagime private sesa publik...
Për vetë të rejat që mbartnin, zgjedhjet e afërme për pushte...
Nga Namir LAPARDHAJALexova editorialin e djeshëm të Mero Baz...
Nga Mero BAZENdarja e re territoriale e Shqipërisë u bë nën ...
Nga Sali BerishaEdhe nga Prishtina e urojne Blushin per fito...
Nga Artan FUGAJemi populli më i varfër i Europës. Me ekonomi...
Nga Sali BERISHANe historine e Shqiperise dhe shqiptareve 20...
Nga Besnik Aliaj“FEAR” / FRIKA Para disa ditesh bera nje pos...
Nga Artan FugaNë këtë marrëdhënie të tensionuar të ditëve të...
Ish-kapteri racist ne UnioninNga Cim PEKA Sot ne mediat onli...
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban i ruan marrëdhëniet me...
Vendimi i kryebashkiakut për t’u tërhequr nga dhënia me konc...
Nga Arian GaldiniSot behen saktesisht 3 jave qe nga ajo mbre...
Eni BITRAKU Korca qyteti i autoktonise dhe festivalit te ge...
Nga LORISA YLLIU bë kohë e gjatë që njerëzit presin përkrahj...
Nga Kastriot Myftaraj Në Shqipëri pluralizmi politik erdhi s...
Nga Kastriot MYFTARAJNdonëse vizita e Soros në Shqipëri koin...
Nga Kastriot MyftarajNëse ajo që quhet “Lufta Antifashiste N...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...