Blushi Cipurushi!
Nga Sali BerishaEdhe nga Prishtina e urojne Blushin per fito...
Nga Mero BAZE
Ndarja e re territoriale e Shqipërisë u bë nën argumentin e pranuar gjerësisht, se copëzimi i vendit në Komuna dhe Bashki dhe degradimi i drejtuesve të tyre në bejlerë të vegjël lokalë, që vetëm shpenzojnë fondet e ofruara nga qeveria, po e bënte të paadministrueshëm territorin. Ndarja e re, e cila e çoi në 61 numrin e Bashkive, duhet të reflektojë këto arsye edhe në cilësinë e përzgjedhjes së kandidatëve, të cilët së paku të justifikojnë arsyet përse u bë ndarja e re.
Ndaj, do të ishte me vend që dy partitë kryesore, PS dhe PD, të promovojnë një model të ri politik të kandidaturave lokale. Duke qenë se 61 të zgjedhurit, tashmë janë më të rëndësishëm se 140 deputetët për sasinë dhe cilësinë e asaj çfarë përfaqësojnë, duhet të ngrihet dhe steka e përzgjedhjes së tyre, si nga pikëpamja politike ashtu dhe intelektuale.
Për këtë do sugjeroja disa kritere, të cilat mund t?i japin një vlerë të re zgjedhjeve lokale në Shqipëri, pa e degraduar atë në luftë provinciale për të vjedhur pak më shumë se sa vidhte kryetari i Komunës apo i Bashkisë.
Së pari, kandidatët të jenë figura të spikatura politike ose profile të larta menaxherësh nga bota e biznesit dhe shoqërisë civile. Një Kryetar Bashkie sot është më i rëndësishëm se një deputet. PS-ja dhe PD-ja duhet të shikojnë mundësinë e kandidimit të shumë të tillëve në zona, për të rritur profilin e bashkiakëve dhe për t?i dhënë shanse reale përfaqësimit në zona. Një deputet apo ish-deputet, një ish drejtues i lartë i partisë, një biznesmen i suksesshëm në Tiranë apo në shoqëri civile, do të ishte një ringjallje për zonat e largëta të vendit, të cilat janë pre e njerëzve të pakualifikuar që kanë mbetur aty, e lidhjeve fisnore, botës së ndyrë të krimit lokal dhe mungesës së tmerrshme të ideve të tyre për të zhvilluar zonat.
Është e rëndësishme, që kandidatët të çohen në shumicë absolute nga Tirana dhe ta marrin atë si një mision dhe hap të rëndësishëm në karrierën e tyre. Tani që po nisin negociatat për kandidatët duhet të merret parasysh ky kriter, pasi shkëput shumë Bashki të humbura të Shqipërisë nga thonjtë e mentalitetit të provincës që zotëron atje.
Në shumicë, kryetarët aktual të Bashkive nuk kanë ide, por vetëm aftësi të marrin grante nga qeveria dhe të menaxhojnë tenderat e tyre. Disa Bashki që kanë pasur interes investimesh në ndërtim janë bërë Kandahar, pasi tregu ka diktuar kryetarët dhe jo kryetarët rregullat e zhvillimit. Kështu që nuk kemi asnjë model suksesi. Sjellja e kandidaturave në shumicë nga Tirana, të njerëzve me profil të lartë politik, do të jetë një vlerësim real i reformës administrative, që do të dëshmojë se argumentat që u përdorën për ndarjen e re, janë ende në fuqi dhe për prurjet e reja në Bashki.
Shumë shtete perëndimore kanë praktika të tilla të kandidimit të bashkiakëve, që u japin atyre shumë autoritet. Franca, përshembull lejon të kandidojnë dhe deputetët e ministrat, pa hequr dorë nga mandatet. Kjo shërben atje, për t?i rritur rëndësinë Bashkisë dhe për ta bërë më të rëndësishëm postin e Kryebashkiakut. Këtu tek ne, në këto kushte ia vlen ta lësh mandatin e deputetit apo një punë në Tiranë, për të provuar forcat në një Bashki, që mund ta kthesh në një model suksesi.
Steka e kandidatëve duhet ngritur dhe për një arsye tjetër. Në zonat periferike të Shqipërisë, përjashto disa qytete të mëdha si Shkodra, Vlora, Korça apo Elbasani nuk gjen më njerëz të kualifikuar. Kush ka qenë i aftë në ato qytete, ose ka ikur në emigracion, ose ka ardhur në Tiranë. Për këtë arsye, nuk duhet lejuar që ndarja e re të promovohet me ?galloshe? të vjetra, duke vënë në pikëpyetje reale përse na duhej reforma.
Do të ishte një ogur i mirë që PS-ja dhe PD-ja, ta shihnin këtë garë si një mundësi për një elitë të re politike për vendin, si dhe një mënyrë për të promovuar lidershipin e tyre të ardhshëm në politikë. Me këtë ndarje, ka ikur koha kur deputeti ishte më i rëndësishëm se një kryebashkiak. Tani, realisht një bashkiak është më i rëndësishëm se disa deputet. Dhe për këtë arsye, kjo duhet parë si një shans i ri për të promovuar emra të rinj dhe të kualifikuar për politikën shqiptare. Shkolla e administrimit të një bashkie me sukses, është rruga më e mirë për të pasur politikanë të aftë në të ardhmen.
Nga Sali BerishaEdhe nga Prishtina e urojne Blushin per fito...
Nga Artan FUGAJemi populli më i varfër i Europës. Me ekonomi...
Nga Sali BERISHANe historine e Shqiperise dhe shqiptareve 20...
Nga Besnik Aliaj“FEAR” / FRIKA Para disa ditesh bera nje pos...
Nga Artan FugaNë këtë marrëdhënie të tensionuar të ditëve të...
Ish-kapteri racist ne UnioninNga Cim PEKA Sot ne mediat onli...
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban i ruan marrëdhëniet me...
Vendimi i kryebashkiakut për t’u tërhequr nga dhënia me konc...
Nga Arian GaldiniSot behen saktesisht 3 jave qe nga ajo mbre...
Eni BITRAKU Korca qyteti i autoktonise dhe festivalit te ge...
Nga LORISA YLLIU bë kohë e gjatë që njerëzit presin përkrahj...
Nga Kastriot Myftaraj Në Shqipëri pluralizmi politik erdhi s...
Nga Kastriot MYFTARAJNdonëse vizita e Soros në Shqipëri koin...
Nga Kastriot MyftarajNëse ajo që quhet “Lufta Antifashiste N...
Shaqir Vukaj, ish-Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë në viti...
Nga Kastriot MYFTARAJNë librin “Historia e Shqipërisë”, boti...
Nga Mitro CelaDitën e parë të korrikut, e nisi me sherr me g...
Nga Kastriot MYFTARAJPas ndeshjes Serbi-Shqipëri gazeta e ma...
Nga Pëllumb Kulla Ja këtu, pas shtatëdhjetë vjetësh!Unë nuk ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...