Lëvizja studentore e dhjetorit 1990 ishte skenari i Sigurimit të Shtetit që e shpëtoi diktaturën komuniste nga shpërbërja e turpshme
Nga Kastriot Myftaraj Në Shqipëri pluralizmi politik erdhi s...
Nga LORISA YLLI
U bë kohë e gjatë që njerëzit presin përkrahje. Data e fundit e protestës ishte 22 nëntori. Turma trembi edhe vetë pushtetarët që zgjodhën bunkerin. Shumë nga ju do thoshin që, ka kaluar pak kohë nga protesta e fundit, por për një popull që persekutohet dita-ditës, ditët quhen muaj. Që kjo qeveri nuk po funksionon, është e qartë, edhe pse mediat shumë herë tentojnë të zbusin situatat. Në mes të kryeqytetit nuk je i sigurt, duke ecur mund të të kapë plumbi; në spital përsëri nuk ndihesh i sigurt, pasi përveç mjekësisë së çalë, qëndrojnë dhe horrat te koka e krevatit, e kështu me radhë. Çdo ditë jetojmë mes skandaleve. Të gjithë çdo ditë pyesim njëri-tjetrin: A ka zgjidhje kjo situatë apo do rrimë në heshtje dhe të numërojmë ditët?
Në rrjetet sociale mijëra njerëz kërkojnë zgjidhje dhe mbështetje. Shumë janë nga ata që na votuan pa u lodhur dhe meritojnë respekt, por shumë janë dhe ata që nuk na votuan më 23 qershor dhe presin mbështetje nga ne. Premtimet e Rilindjes ishin vetëm një flluskë sapuni (apo sarine!!!) që po i del boja dita-ditës. Kur një popull nuk del në protestë, do të thotë që fryma komuniste është më e fortë se kurrë. Disa drejtues të Partisë Demokratike prej disa ditësh na japin leksione opozitarizmi, si duhet të sillemi, si respektojnë qytetarët apo si po tregojnë se janë më të mirët për t?u votuar. Më të mirët e kujt? Deri dje, kjo parti u sulmua për arrogancë, por s?do doja kurrsesi që të tregonte arrogancë në karriget e freskëta opozitare. Të jesh opozitar, edhe pse vetëm në rrjetet sociale, pasi ajo është mbështetja që kurrë nuk na tradhton, gjejmë njëri-tjetrin si opozitarë me të vërteta të pashtrembëruara. Aty gjetëm njëri-tjetrin për armët kimike dhe aty do rigjehemi përherë për kauza që na bashkojnë, ndaj gjykimi nga zyrtarët e PD-së është paksa i tepërt! Në pamje të parë do dukej sikur na paralajmërojnë: ?Boll ju, se pazarin e bëjmë ne që jemi më lart?, gjë që uroj të mos ketë pasur një kuptim të tillë, se do ishte një deklaratë shumë apolitike. Do doja shumë që kjo kryesi të reflektojë paraprakisht për arrogancën që shfaq dhe të mendojë që kjo nuk u shërben as shqiptarëve dhe as vetë opozitës. Nëse disa drejtues kanë frikën e ndërrimit të roleve opozitare, do i këshilloja të mos lejojnë hapësira të tilla; kjo, duke bërë mirë punën që u është besuar. Nuk është momenti të sulmojmë ata që kanë kundërshtar të përbashkët, por përkundrazi, të bashkohen forcat për të mirën e përbashkët. Shqiptarët sot janë europianë dhe këtë e tregojnë protestat e fundit paqësore. Rritja e taksave njëkohësisht ka sjellë rritjen e mjerimit. Si do mund t?u tregojmë qytetarëve të braktisur nga kjo qeveri harbute se ne jemi pranë tyre?! Mos ndoshta opozitës i ka ardhur momenti të bëjë opozitën pranë qytetarëve, këmbëkryq me popullin në shesh, dhe jo pas foltores në konferencë?
Nga Kastriot Myftaraj Në Shqipëri pluralizmi politik erdhi s...
Nga Kastriot MYFTARAJNdonëse vizita e Soros në Shqipëri koin...
Nga Kastriot MyftarajNëse ajo që quhet “Lufta Antifashiste N...
Shaqir Vukaj, ish-Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë në viti...
Nga Kastriot MYFTARAJNë librin “Historia e Shqipërisë”, boti...
Nga Mitro CelaDitën e parë të korrikut, e nisi me sherr me g...
Nga Kastriot MYFTARAJPas ndeshjes Serbi-Shqipëri gazeta e ma...
Nga Pëllumb Kulla Ja këtu, pas shtatëdhjetë vjetësh!Unë nuk ...
Nga Kastriot MYFTARAJNë kohën e Luftës së Kosovës, në maj 19...
Bledi KASMITë dy ata e dinin se çfarë donin pasuesit e tyre....
Edison YPIE sheh atë zeshkanen, atë me Sy të Zinj, atë që rr...
Nga Astrit PatoziLuiza Xhuvani është një njeri në hall të ma...
Nga Kastriot MYFTARAJSipas agjendës së Kryeministrit Rama, a...
Pranverë brenda nëntorit. Në makinë. Tatëpjetë kodrave të Sa...
Nga Klodian TomorriA është ide e mirë qe njerëzit të mbajnë ...
Nga Kastriot MyftarajKur një shtet demonstron befasisht, qof...
Nga Mitro CELAIshte 70 vjetori i Çlirimit të Korçës. Domosdo...
Dr. Enver BytyçiNgjarjet që ndodhën më 14 tetor në stadiumin...
Nga Kastriot MYFTARAJKur Kamber Loshi, fshatari analfabet ng...
Nga Kastriot MYFTARAJDeri më tani, teorinë më absurde për ha...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...