Në krah të Luizës
Nga Astrit PatoziLuiza Xhuvani është një njeri në hall të ma...
Edison YPI
E sheh atë zeshkanen, atë me Sy të Zinj, atë që rri vetëm pranë dritares ? Nëse të ka mbetur merak se s’ke parë kurrë një të tillë, që të lumturon ose të dëshpëron, të sëmur ose të shëron, të ngordh ose të ngjall, ja ku e ke, ngopu duke e parë.
Në tavolinën ngjitur një djalë po i pëshpërit mikeshës;
Unë i yti jam dhe i yti do jem përgjithmonë. Por, ti që më mirkupton e sheh edhe vetë, ajo atje është tjetër gjë. Jo si unë e si ti. Vjen nga larg, nga tjetër botë. Nuk është “e këtejme”, është “e përtejme”.
Dy vajza pak më tutje:
Ne të dyja që e kemi problem ashpërsinë mashkullore mund ta gjykojmë me paanësi zeshkanen pranë dritares. Shih çfarë kryevepre. Ekuilibër, simetri, perfeksion, sinkron. S’i lypset të bëjë asgjë, vetëm të ekzistojë. S’ka rëndësi nga cili qiell ka rënë, është qielli vetë.
Shihja asaj atje sytë, qafën, lëkurën, buzët, flokët, ballin, kurmin, po i thotë një mik mikut të vet, shihe atë ekstazë të përhershme, atë orgazëm të pafundme, atë pafundësi të mbyllur, atë kohë të ndalur.
Ca të tjerë me radhë;
Njëri ndjek bebzën e saj për të parë të pasqyruar brenda saj veten e vet.
Tjetri ja eksploron relievin e kurmit duke udhëtuar ngadalë me imagjinatë nën fustanin e hollë.
Një i tretë, sa duket inxhinier, po mendon i trullosur për ngjajshmërinë e linjave të saj, me harqe urash, barqe avionësh, vargje kodrash.
Një i katërt, harruar i tëri pas gushës së saj, me anë të kamarierit, i dërgon një pusullë;
O Perëndi, përtej veshjeve, krehjeve, parfumeve, reklamave, modave, je ajo të cilën artistët nuk mund ta arrijnë sepse sa më tepër i afrohen aq tepër u largohet. O perri’ e ujërave, o hije e mjegullave, o përgjakje e muzgjeve; Pa ty jam lapidar. Me ty jam Kryq. Të lutem më kthe një përgjigje.
Brunia tek dritarja, e lexoi, e grisi, e hodhi, buzëqeshi, tha me vete: Rri gjithmonë Kryq. Kurrë lapidar. Tjetri e kuptoi nga lëvizja e buzëve, dhe e falenderoi.
Një i pestë, që nuk ngopet me pamjen e saj statike, ka gjetur mënyrën për ta parë në lëvizje. E sheh gjithë kohën të pasqyruar në derën e qelqtë të kafenesë tek duket e zhduket, sa herë dera e kafenesë hapet e mbyllet.
Një i vetmuar me gotë në dorë, i ka kthyer kurrizin. Preferon ta shohë të pasqyruar mbi qelqen e gotës. Për ta bërë sa më eksituese hipnozën, tund lehtë gotën duke shkaktuar brenda saj një cunam të vogël. Mbi dallgët e cunamit të gotës së ëndërrtarit, morena zbret e ngjitet, zhytet e mbytet.
Ishte një magji të cilën të gjithë në kafene po e ndiqte me frymë të ndalur dhe do donin të vazhdonte me shekuj.
Por nuk zgjati.
Ajo së cilës, i dashuri guxoi t’i fliste për një tjetër, duroi sa duroi, dhe më së fundi ia flaku filxhanin surratit. Kafeja e filxhanit që përgjaku surratin e të dashurit, përfundoi mbi xhaketën e bardhë të ëndërrtarit të nënfustanit i cili ra i tmerruar nga karrigia,dhe, tek shembej në dysheme, përmbysi tavolinën e atij të pusullës pa përgjigje duke tmerruar ëndërrtarin tjetër, atë të cunamit të gotës, që uluriti në kupë të qiellit.
Kryqi që s’pranonte të ishte lapidar nxorri koburen nga brezi dhe e zbrazi kuturu duke përgjakur atë që shihte gjithmonë nga dera e qelqtë duke e bërë të dalë nga një dritare ku xhamat e thyer e mbytën në gjak.
Atij që kërkonte pasqyrimin e vetes brenda bebzës, duke parë tërë këtë batërdi, në fillim i mbeti fryma, pas pak i ndali zemra.
Nga plumbat dhe përplasjet dhe shembjet, klientët, kamerierët dhe banakierët, bashkë me ta dhe ca të tjerë që në atë kafene kishin hyrë kot, mbetën të gjithë të vdekur.
Krejt e qetë, duke ecur ngadalë mes kufomave dhe pellgjeve të gjakut, me kujdes për të mos shkelur kufomat, e fundit dhe e vetmja që doli e gjallë nga kafeneja, qe’ Ajo, morena e fundbotshme.
Të nesërmen gazetat dhe televizionet thanë;
U vranë për motive banale.
Nga Astrit PatoziLuiza Xhuvani është një njeri në hall të ma...
Nga Kastriot MYFTARAJSipas agjendës së Kryeministrit Rama, a...
Pranverë brenda nëntorit. Në makinë. Tatëpjetë kodrave të Sa...
Nga Klodian TomorriA është ide e mirë qe njerëzit të mbajnë ...
Nga Kastriot MyftarajKur një shtet demonstron befasisht, qof...
Nga Mitro CELAIshte 70 vjetori i Çlirimit të Korçës. Domosdo...
Dr. Enver BytyçiNgjarjet që ndodhën më 14 tetor në stadiumin...
Nga Kastriot MYFTARAJKur Kamber Loshi, fshatari analfabet ng...
Nga Kastriot MYFTARAJDeri më tani, teorinë më absurde për ha...
Na Kastriot MYFTARAJQëkurse Kryeministri Rama njoftoi se do ...
Nga Kastriot MYFTARAJGjashtë ditë pas incidentit me dronin n...
Nga Leonard OLLIInformacioni i dhënë nga kanali informativ “...
Nga Kastriot MYFTARAJSqarimi publik që Ministria e Mbrojtjes...
Nga Klodian TOMORRI(My view on the so-called recovery)Pesë v...
Helmut Kohl edhe në moshë arrin të dalë në titujt kryesorë. ...
Nga Kastriot MYFTARAJThelbi i problemit me Drejtësinë (Gjyka...
PDIU dhe kryetari i saj Shpëtim Idrizi iu bashkuan zyrtarish...
“Lulzim Basha debon Fahri Balliun”, ky lajm u publikua ne 27...
Nga Mesila DODAËshtë bërë zakon që kur diçka s’na shkon fill...
Nga Mero BazeOdeta është një vajzë e mirë dhe e shkathët, që...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...