Hakmarja e Bashes ndaj Fahriut dhe Keshilli Kombetar i PD
“Lulzim Basha debon Fahri Balliun”, ky lajm u publikua ne 27...
PDIU dhe kryetari i saj Shpëtim Idrizi iu bashkuan zyrtarisht qeverisë duke i garantuar kryeministrin Rama një supermazhorancë të frikshme. Kjo është një tjetër humbje njëherazi edhe përgjegjësi e partisë më të madhe të opozitës PD nga lista dhe vota e të cilës z.Idrizi është sot në parlament dhe qeveri. Lenia e aleatëve në lisat të PD dhe importimi nga PS-ja te disa kandidaturave janë vlerësuar si shkaqe të humbjes dhe thellimit te saj të përditshëm nga trafiku i deputeteve si ky kalim majtas i PDIU dhe Idrizit .
Në fakt përfshirja e krerëve të partive aleate në listat e PD-se u kundërshtua fort nga baza e sajë por pa mundur ta ndalojë. Në këtë këndvështrim përfshirja e tyre në listat zgjedhore të PD-së është shprehja më e qartë e arrogancës që kjo parti manifestoi në fund të mandatit të dytë qeverisëses, shkaku kryesor i humbjes drastike të qershorit 2013 por edhe thelbi i ndjesës së Bashësh në Kuvendin Kombëtar të PD . Duhet thënë që me gjithë humbjen e thellë të qershorit 2013 PD do të kishte mundur të qëndronte si opozitë e fortë në se nuk do të ishte viktimë e gabimeve dhe arrogancës së saj, kryesisht në importimin në lisat të individëve me pak apo aspak lidhje me të.
Idrizi nuk është i pari deputet në parlament nga votat e PD-së qe i bashkëngjitet kundërshtarëve të sajë politikë. Më parë Gjovalin Kadeli i njohur si ekstremist i majtë, ish deputet i PS në mandatin e kaluar , u doli deputet nga listat dhe votat e PD-së ne Lezhe duke lënë jashtë listës e parlamentit figura të spikatura të PD-së nga ky qark. Nard Ndoka, kryetari i PDK ishte një tjetër aleat i përfshirë në listat e PD qe ka thyer bojkotin e shpallur nga opozita me pjesëmarrjen në parlament duke i garantuar Ramës një opozitë fantazmë njëherazi edhe një karshillëk PD-së dhe votuesve te saje ne zonën ku ai kandidoi . Megjithëse jo korrekte politikisht , nuk do të dukej aq kalimi i aleatëve te PD-së ne qeveri ne se ata nuk do te kishin marre votat e saje për të qenë në parlament . Pikërisht ky fakt e bën krejtësisht imorale sjelljen me shumë se politike të z. Idrizi por rrit gjithashtu edhe përgjegjësinë e ish lidershipit demokrat për këtë gjendje.
Po merrem me PD pasi në asnjë rrethanë nuk ia vlen të merresh me z. Idrizi për këtë çështje . Inkuadrimi ne qeverinë Rama i z. Idrizi përbën faktikisht një tradhti për atë kauzë që janë votuar katër deputetet e tjerë te PDIU, ?Çështjen Çame? . Mjaftojnë vetëm dy argumente për ta kuptuar e vërtetuar këtë . 1- Qenia ne te njëjtën qeveri me grekët e Vangjel Dules nuk mund të justifikohet , jo për faktin se ta janë grekë e këta çamë por edhe për shkak të qëndrimeve të hapura anti-çame që Dule dhe partia e tij kane mbajtur në mënyrë permanente në politikën e Shqipërisë . PBDNJ nuk ka votuar asnjë nga ligjet apo rezolutat për Çamërinë në parlament ndërkohë që drejtues e përfaqësues politik të sajë janë kundërshtarët më të mëdhenj të Çështjes Çame. 2- Qeveria Rama në dokumentin me zyrtar te sajë , programin e qeverisë , ka deklaruar ?zero probleme me fqinjët? qe do te thotë se nuk e njeh fare Çështjen Çame , për të cilën PDIU ka marrë katër deputetet , përveç Idrizit që ka dalë nga votat e PD. Por fakti që z. Idrizi është çam dhe kryetari i partisë çame PDIU , e ve atë përballë një çështjeje që për votuesit e partisë se tij është më shumë se politike , është plaga e hapur nga plumbat , hanxharët thikat e bajonetat greke që nxirrnin edhe foshnjat nga barku i nënave e zjarreve qe digjnin prona e shtëpi , një çështje qe nuk mund të shitet e të këmbehet me asgjë, për më tepër me tre zëvendësministra apo me disa drejtori dhe një pushtet i ndarë me grekët. Ky moment është me shumë se një handikap një raport problem e përballje e Idrizit me çamë, të gjalle e të vdekur, kauzës së te cilëve u ka dhënë ndoshta goditjen më të rëndë në këto 24 vjet të artikulimit publik të sajë.
Duke dashur të mos bëhem ?më çam se Idrizi? , le të kthehemi tek objektivi i këtij shkrimi që është shpërdorim i besimit dhe votave te elektoratit demokrat me vendime arrogante si përfshirja në listat e PD të Idrizit, Kadelit, Ndokës etje aleatë e ish-kundërshtarë politikë besnikëria dhe morali politik i të cilëve e ka thelluar edhe me shumë humbjen e sajë. Por ?tradhtia? e Idrizit dhe të tjerëve deputete me vota të PD shkon se pari ne dem te elektoratit i cili po përballet me abuzimet dhe pushtetin agresiv të një supermazhorance që nuk e ka votuar . Ajo i ka dhënë PD dhe opozitës aq vota sa e ka menduar por sigurisht nuk ka llogaritur që këto vota do ti shkonin qeverisë gjë që po ndodh për shkak të politikave, marrëveshjeve dhe përzgjedhjeve te gabuara të liderëve të opozitës . Si përfundim dua të theksoj se demi nga politika si këto me Idrizin ne listën e PD kanë efekte e shkaktojnë dëme përtej interesave politike të PD. Qytetarët veçanërisht votuesit e PD kanë të drejtë të kërkojnë shpjegim për to pasi ,nga këto veprime , vota e tyre është tjetërsuar e jeta e tyre është vështirësuar . Në se nuk e morën paraprakisht tani këtë shpjegim do ta bëjnë nesër më votë. Me që ?ndjesa? , që pas kuvendit nuk është me një tabu në PD, dikush duhet të ndjejë përgjegjësi e të kërkojë ndjesë edhe për Idrizin.
“Lulzim Basha debon Fahri Balliun”, ky lajm u publikua ne 27...
Nga Mesila DODAËshtë bërë zakon që kur diçka s’na shkon fill...
Nga Mero BazeOdeta është një vajzë e mirë dhe e shkathët, që...
Nga Spartak NGJELAKur jeta bëhet e fortë, të fortët duhet të...
Elvi FUNDOTë hënën drejtori i Teatrit Kombëtar, zoti Hervin ...
NGA SHEREFEDIN SHEHU Pas një viti qeverisje, me një vetëk...
Nga Elvi FUNDOZv/Kryeministri i qeverisë Rama, në pak kohë p...
Nga Spartak NgjelaNë një vend ku të gjithë flasin kundër vje...
Nga Kastriot MyftarajNdonëse Kryeministri Rama ka vendosur r...
Nga Kastriot MYFTARAJSigurimi i Shtetit duket se e quajti të...
Nga Kastriot MYFTARAJFakte të shumtë tregojnë se Kryeministr...
HABERET E MITROSNga Mitro CELAO bo- bo ç’u prish dynjaja/U m...
Nga Kastriot MyftarajSipas Kushtetutës së Shqipërisë, një gj...
Te gjithe te siperpermendurit, ceshtjen Fullani e shofin obo...
Nga Kastriot MYFTARAJNë 8 gusht 2008, në muajin e pushimeve ...
HABERET E MITROSNga Mitro CELAVajza e Azemit. Më 10 shtator ...
Nga Spartak NGJELA Arrestimi i Guvernatorit te Bankes së Shq...
Nga Leonard OLLINë traditën shoqërore jo vetëm në Shqipëri, ...
Prof. Agim VincaNë shtator të vitit 2007, duhet të ketë qenë...
Nga Kastriot MyftarajAldo Bumçi dhe Imzot Luigj BumçiAldo Bu...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...