web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vëllai i Ministres Kumbaro, gllabëron gjysmën e buxhetit të Teatrit Kombëtar

27 Shtator 2014, 22:00, Opinione CNA

Elvi FUNDO

Të hënën drejtori i Teatrit Kombëtar, zoti Hervin Çuli do të bëjë publike kalendarin artistik të sezonit 2014 -2015. Burime nga Teatri Kombëtar thanë për cityfm.al se ndër pjesët fituese që do të paraqiten janë disa vepra të autorëve të huaj dhe shqiptar. Tabelat që u panë para disa ditëve në pedonalen afër Teatrit Kombëtar,  janë të Teatrit Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? dhe nuk i përkasin këtij kalendari.

Në ndërtesën që ne kemi parë prej vitesh funksionojnë dy teatro ai kombëtar dhe ai eksperimental. Pra kemi dy teatro në një godinë. Tani po flasim për atë që është në të majtë të godinës, për Teatrin Kombëtar. Drejtori Çuli i ka bërë publike veprat e këtij sezoni, por të hënë thjesht do të jenë të stampuara në një kalendar mbresëlënës. Midis shtatë këtyre pjesëve bie në sy projekti më i shtrenjtë ?Përndjekja dhe vdekja e Zhan Pol Maratit?, i cili është dhe projekti më i shtrenjtë i sezonit me regjisorin fitues Arben Kumbaro (vëllain e Ministres së Kulturës). Preventivi i kësaj shfaqe do të jetë rreth 5 milion lekë (te reja), sa gjysma e buxhetit te Teatrit Kombëtar. Vepër tjetër fituese është një pjesë e Eduardo de Filipo, me regjisor drejtorin aktual Ervin Çuli. Ky projekt do të shkoj rreth 2-2.5 milon lekë (te reja). Pra dyprojekte 75% të buxhetit total, vetëm drejtori dhe vëllai i Ministres Kumbaro.  

Arsyeja kryesore se përse këto projekte kostojnë kaq shumë është jo vetëm dekori dhe numri i madh i aktorëve dhe figurantëve, por dhe se rolet kryesore janë me aktor ?të jashtëm?, aktor që janë në pension. Ndërkohë që vetë Teatri ka aktor të punësuar që mund t?i realizojnë këto role. Taksat i paguajnë shqiptarët dhe për ta.

Realisht buxheti i Teatrit Kombëtar, është rreth 10 milion lekë (të reja). Teatri Kombëtar u ka borxh aktorëve të brendshëm rreth 4 milion lekë (te reja), nga shfaqet e prapambetura prej dy vjetësh. Aktorët e ndjerë Roland Trebicka dhe Fatos Sela, nuk arritën të merrnin mundin e punës së tyre, por siç duken punët dhe me këtë manxhim të rilindur rishtazi, ka shumë mundësi reale ta kënë fatin dhe aktor të tjerë.

Drejtori z.Çuli të jetë në djeni të këtij projekti që mer gjysmën e buxhetit të institucionit?  Konflikt interesi, qokë, abuzim, servilizëm apo cfarë? Këto duhet ti sqaroje jo vetem Culi, por dhe vetë Ministrja Kumbaro. Besojmë këtë herë do qajë më pak.

?Prish shtëpi e bëj kasolle? në oborrin e Tetrit Kombëtar, me rregji të Hervin Culit dhe skenar nga Mirela Kumbaro është vepra më e fundit që po luhet në këtë teatër. 





16:32 Opinione

MË SHPËTOI FB?!

HABERET E MITROSNga Mitro CELAKur mbusha 65 pranvera, vendos...

Lajmet e fundit nga