web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëzia e madhështisë

8 Shtator 2014, 07:35, Opinione CNA

Nga Leonard OLLI

Në traditën shoqërore jo vetëm në Shqipëri, por në rrafsh global, martesa prej mijra vitesh konsiderohet si një moment sublim, simbol i themelit të çdo shoqërie, krijimit të familjes. Në shoqëri të ndryshme ceremonitë martesore, ishin një çast që lidhej ngushtë me demonstrimin jo vetëm të rangut social, por edhe një mjet për të demonstruar madhështinë. Kjo tregohej jo vetëm nga pompoziteti i organizmit të cermonisë, por edhe nga lista e të ftuarve. Madje kaq shumë peshë për pozicionimin në rangun social iu dha kësaj ceremonie sublime dhe po kaq intime e familjare në Francën e shekullit të 19, sa në gazetat e kohës do të ishte lajm i parë në rubrikën e faqeve rozë. 

Mirë a keq, nga ajo kohë kjo traditë vijoi dhe është shndërruar në një pasqyrim të pasurisë, tregues i suksesit familjar dhe individual, madje në disa raste edhe në reflektim të marrëzisë. Tashmë, për këdo është familjar termi VIP, anakronimi i togfjalëshit në anglisht: Person Shumë i Rëndësishëm (Very Important People). Nëse do të përpiqeshim në ditët tona të përkufizonim se cili mund të konsiderohet sot një VIP, padiskutim që kategoritë sociale, kanë ndryshur shumë nga Franca e apo e vendeve të tjera europiane, ku në këtë kategori përfshiheshin vetëm ata persona apo familje që mbanin tituj fisnikërie të trashëguar, e lidhur kjo edhe me pasuritë e tyre. 
Ndryshimet e mëdha që pasuan në Europën e shekullit të 19 dhe fillim shekullit të 20, sollën një trazim të madh në gjirin e aristrokracisë tradicionale. Pasanukët e rinj, apo ndryshe e njohur si shtresa e borgjezisë, ku hynin tregëtarët e mëdhenj, pronarët e enteve të mëdha prodhuese, aksionerët e bankave etj., u vërsulën turravrap të bëheshin pjesë e klasaës së aristrokracisë, e cila me përbuzje i kishte mbajtur në distancë. Në mungesë të titujve të trashëguar, loja ndryshoi rregulla dhe u dha mundësinë që ti blinin titujt. Sa më shumë paguaje, aq më i lartë ishte titulli që merrje. E me të ndodhur kjo, në rastin më të parë, aristokratët e rinj, mezi c? prisnin të tregonin me bujë se ata kishin ndryshuar rangun shoqëror dhe në venat e tyre ishte transplatuar ?gjak blu?. Pa dyshim që martesat e fëmijëve të tyre, ishin një ndër momentet më të mirë për të dëshmuar ndryshimet ?genetike? dhe ato sociale. Tashmë të ?fisnikwruar? lista e të ftuarve kishte pësuar ?përmirësime cilësore?, ndërkohë që ishin harruar të ftoheshin edhe të afërm të tyre në lidhje të para gjaku, pasi ata nuk kishin qenë të aftë të pësonin ndryshimet e mësipërme gjenetike. 
Por, sigurisht që nuk harronin të kishin të ftuar edhe gazetarë, çka do të mundësonte një trajtim ?dinjitoz? të ngjarjes së madhe në faqet e gazetave. E nuk përfundonte me kaq. Pas botimit në gazetë të detajve të ceremonisë martesore, si lista e të ftuarve, marka e shampanjës që u derdh lumë, numri i shërbëtorëve të angazhuar, fustani nusëror apo ajo e dhuratave dhe shumës që kishte kushtuar ceremonia, prindërit e të sapomartuarve dhe ata vetë nuk anashkalonin të ?sorollateshin?, ashtu, si padashje, në shëtitoren e mirënjohur të Parsit, Champs-Elysées. Krenarisht ata shijonin pëshpërimat e bashkshëtitasve të tjerë për atë çka kishte ndodhur. Dhe për ta lumturia ishte e pafund. Tashmë ishin aristrokatë. Nëse dikush, për çka thuhet më sipër, me mosbesim rrudh buzët, i sygjeroj të lexojë Balzakun, këtë penë të rrallë të letërsisë botërore, i cili aq mjeshtërisht ka dhënë një pasqyrë të asaj çka ndodhte në Parsin e kohës së tij. 
Të gjitha këto mu kujtuan teksa dëgjoja lajmet dhe lexoja gazetat për martesën e një ministri, për ceremoninë gala, për të ftuarit e rëndësishëm (VIP), për kalanë e Argjirosë ku u zhvillua ceremonia, për numërin e madh të shërbëtorëve publikë që shërbyen në dasëm, për shkeljen flagrante të dhjetra ligjeve për trashëgiminë kulturore, për shkeljen pastër të ligjit për ndotjen akustike, për mosjustifikimin e shpenzimeve maramendëse dhe, mbi të gjitha, për punën e ?palodhur? të policisë për të zhdukur nga faqja e dheut ndonjë lypës të uritur që çka priste të mbushte barkun me ndonjë mbeturinë nga ushqimet speciale të sjella nga Greqia. Madje, këta të fundit përbënin rrezikun më të madh, pasi kjo ceremoni martesore, i përkiste ministrit të Mirëqënies Sociale, i cili në ditën e shënuar të jetës së tij, nuk mund të lejonte të shikonte në sy varfërinë sociale. Ani çka se në rrethana të tjera, nuk do kishte hezituar të shfaqte ?dhembshurinë? e vet, e të ushqente me dorën e tij ndonjërin prej tyre. Mungonte informacioni nëse në listën e të ftuarve kishte edhe përfaqësues të shtresave të margjinalizuara apo të komunitetit rom a egjyptian, pasi minstiri në fjalë është kalorës i mbrojtjes, respektimit të të drejtave dhe integrimit të tyre. Pavarësisht, nëse ishin apo jo të ftuar, nuk dyshoj se ata kanë qenë të lumtur që protektori i tyre po martohej, me një ceremoni mbretërore edhe pse në vend të titullit të blerë të fisnikërisë, ishte titulli ministror ai që i hapi dyert e kështjellës dhe aristokracimit të tij. 
Marrëzia e madhështisë mund jetë individuale, por kjo nuk do të thotë se mund të tolerohet kur përfitohet nga posti publik apo karrigia ministrore. Dhe sado që të përpiqesh të ngushëllohesh me thënien biblike të Krishtit: O At, fali se nuk dinë se çfarë bëjnë,- ndërmend të vjen vetëm një frazë: O njerëz, mos i falni se e dinë shumë se çfarë po bëjnë!





16:32 Opinione

MË SHPËTOI FB?!

HABERET E MITROSNga Mitro CELAKur mbusha 65 pranvera, vendos...

Lajmet e fundit nga