Pak më të përunjur!
Nga Mero BazeKam ndjekur reagimet ekstreme ndaj një editoria...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Gjithçka që ka arritur në jetë Koço Kokëdhima ia detyron hallës së tij, të varur në litar nga gjermanët në Luftën e Dytë Botërore, Persefoni Kokëdhimës, së cilës regjimi komunist i dha titullin ?Heroinë e Popullit?. Duke qenë nipi i Persefonit, Koçoja u bë anëtar i Komitetit Qendror të Rinisë, në vitet tetëdhjetë. Nga kjo pozitë, Koçoja u përfshi në biznisin e Hajdin Sejdisë në Shqipëri, i cili me bekimin e Ramiz Alisë, në janar 1991, nënshkroi një marrëveshje me Komitetin Qendror të Rinisë, për veprimtari të përbashkët ekonomike. Me këtë rast u krijua dhe një kompani e përbashkët mes ?Iliria Holding? të Hajdin Sejdisë dhe Komitetit Qendror të Rinisë, me emrin ?Rinia-Iliria?. Kjo kompani, pjestar i së cilës ishte dhe Koçoja degradoi shpejt në një skemë huamarrëse piramidale, çka përbën dhe pikënisjen e karrierës së Koços si biznismen.
Varjen në litar të hallës Koçoja tani vonë e përdori për të nisur edhe karrierën politike si deputet i PS-së. Kur Edi Ramës iu ankuan socialistët e Vlorës për atë që e bëri Koçon deputet, dhe e pyetën se ç? lidhje ka ai me të majtën, Rama u thoshte se Koçoja është nipi i Persefoni Kokëdhimës.
Këtë vit ishte 70 vjetori i varjes së Persefoni Kokëdhimës. Një ngjarje kjo që ka mbetur misterioze ende dhe sot. Në kohën e regjimit komunist, në vitin 1984, me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të atdheut, u botua nga Drejtoria e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit një libër me titull ?Heronj të Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare: përmbledhje dokumentesh?. Për çdonjërin prej Heronjve të Popullit në libër ka një kapitull të veçantë, gjithsej 68 kapituj për 68 ?Heronj të Popullit?. E veçanta e këtij libri është se Heronjtë e Popullit përshkruhen nëpërmjet dokumenteve të armikut, të autoriteteve italiane dhe gjermane, të Policisë, Xhandarmërisë, Prokurorisë, Gjykatës etj. Në këtë libër me 600 faqe çuditërisht mungon Heroina e Popullit Persefoni Kokëdhima. Arsyeja e mungesës së saj ishte se dokumentet e gjyqit të saj qenë kompromentuese.
Në libër nuk mungon një kapitull për Heroinën e Popullit Bule Naipi, me të cilën është dashur që të lidhet emri i Persefoni Kokëdhimës në kohën e regjimit komunist. Propaganda e regjimit komunist dhe historiografia komuniste i lidhën së bashku emrat e Makbule Naipit dhe Persefoni Kokëdhimës, aq sa njerëzve iu krijohej përshtypja se ato kishin pasur veprimtari të përbashkët. Kur në fakt ato të dyja nuk ishin njohur mes tyre më parë. Madje ato nuk u varën në të njëjtën ditë, por me një distancë kohore prej një jave.
Në kohën e regjimit komunist u botua një libër biografik me 220 faqe, me titull ?Bule, Persefoni?, me autor Lame Çekanin (Shtëpia botuese ?8 nëntori?, Tiranë 1977). Pjesa për Persefonin në këtë libër është thjesht letrare. Kur dënohej një njeri me varje në kohën e pushtimit fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, bëhej një gjyq dhe jepej një vendim për dënimin e tij me vdekje, ku tregohej se çfarë kishte bërë ky person. Këto dokumente u mbajtën sekret nga regjimi komunist në rastin e Persefonit. Për këtë të fundit u sajua një legjendë nga historiografia komuniste sikur ajo kishte qenë partizane e Brigadës VI dhe u arrestua nga gjermanët kur ishte strehuar e sëmurë në shtëpinë e saj, në fshatin Qeparo të Himarës. Por kjo partizane e sëmurë, a nuk duhet të ishte në spitalin partizan? Në qershor 1944, pesë muaj para largimit të gjermanëve, kishte tashmë një rrjet të organizuar spitalesh partizane në Shqipërinë e Jugut. Merret vesh, Persefoni as që kishte qenë ndonjëherë partizane.
Gjithashtu është enigmë se përse Persefonin e çuan nga Qeparoi në qytetin e Gjirokastrës, kur duhet ta kishin dërguar në Vlorë. Gjermanët u tërhoqën nga qyteti i Gjirokastrës që në 18 shtator 1944, kurse nga qyteti i Vlorës në 15 tetor 1944. Kuptohet se tërheqja bëhej sipas një plani të përgatitur që disa muaj më parë. Dhe në kohën e tërheqjes morali i një ushtrie bie, ushtarët dhe oficerët nisin dhe shesin sende e materiale të ndryshme shumë të kërkuara në kohë lufte. Në atë kohë ishte shumë e kërkuar nafta, prodhimin e së cilës në Shqipëri e kontrollonte ushtria gjermane. Në atë kohë në Shqipëri, ashtu si në pjesë të tjera të Europës së pushtuar, kishte vajza aventuriere, të cilat lidheshin me ushtarakët gjermanë, duke u bërë dashnoret e tyre dhe në këmbim përfitonin prej tyre sende të ndryshme nga depot ushtarake të cilat i shisnin në tregun e zi, me ndërmjetësinë e tregtarëve. Në Gjirokastër në atë kohë qenë përqëndruar sasi të mëdha nafte dhe benzina në depozita, në shërbim të forcave ushtarake gjermane të cilat tërhiqeshin nga Greqia. Persefoni Kokëdhima, vajza bukuroshe nga Qeparoi, u lidh me një oficer gjerman që administronte këto depo dhe arriti të marrë sasi të mëdha nafte dhe benzene. Gestapoja e zbuloi atë që bënte Persefoni dhe e arrestoi atë. Arsyeja për të cilën gjermanët e dërguan Persefonin në Gjirokastër ishte se donin të zbulonin rrjetin me të cilin bashkëpunonte ajo brenda vetë ushtrisë gjermane. Pasi njerëzit e Gestapos i nxorrën të dhënat që deshën Persefonit, e varën atë në litar.
Regjimi komunist donte të sajonte legjendën se Himara ishte e lidhur me Partinë Komuniste dhe luftën partizane, prandaj e përdori historinë e Persefonit për të krijuar mitin e një heroine komuniste. Por nuk u krijua dot kurrë një histori bindëse e veprimtarisë së Persefonit dhe as e arsyes së dënimit të saj me vdekje nga gjermanët dhe autoritetet shqiptare.
Shtatë dekada pas vdekjes së Persefonit, nipi i saj, Koço Kokëdhima ndoqi traditën e saj duke nisur biznisin e naftës. Me t? u bërë Edi Rama kryeministër, ai i dha Koços kompaninë shtetërore të naftës, ?Albpetrol?, që ta përdorte si pronë private, me anë të një drejtori të vendosur prej tij. Dhe Koçoja vendosi në këtë post drejtorin e kompanisë së tij mediale. Kështu Koçoja nisi të vjedhë miliona euro në muaj duke shitur naftën privatisht. Siç ka thënë Marksi: Historia përsëritet dy herë, herën e parë si tragjedi, herën e dytë si komedi. Me sa duket për çdo sekondë që qëndroi halla e tij e varur në litar, Koçoja do të marrë një dividend makabër prej një milionë euro!
Nga Mero BazeKam ndjekur reagimet ekstreme ndaj një editoria...
Nga Mero BazeNuk e konsideroj fajtor Koco Kokëdhimën për atë...
Nga Kastgriot MYFTARAJNë fund të vitit 2013 (31 dhjetor) në ...
Ndërtesa e Bankës së Shqipërisë, e cila zbukuron sheshin qen...
Nga Kastriot MyfrarajSipas faqes zyrtare online të Bankës së...
Nga Elvi FUNDOE nisa thjesht si një status në FB, por miqtë ...
Nga Mero BazeNë historinë e tij politike Sali Berisha ka pas...
Nga Sali BerishaKeto dite ne kuadrin e pseudo reformes ne ar...
Analiza ime e djeshme me titull “Marrëveshja e Kryeministrit...
Nga Kastriot MyftarajMë në fund, në 6 gusht 2014, saktësisht...
Nga Kastriot MYFTARAJ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ...
Nga Pëllumb KullaJemi spektatorë të një teatri fantazmagorik...
Nga Kastriot MyftarajAjo që duhet të kuptojë pa vonesë Proku...
Nga Kastriot MyftarajNga mënyra se si është bërë vjedhja në ...
Nga Elvi FundoMë në fund doli dhe foli, Guvernatori Fullani....
HABERET E MITROSNga Mitro CelaModa më e fundit: Gratë e burr...
Nga Elvi FUNDOKoco Kokedhima si gjithmone u kujtua te beje z...
Nga Kastriot MyftarajVideoregjistrimin e nxjerrë nga telekam...
Nga Erget CENOLLILindja fëmijës së çiftit kryeministror, të ...
Nga Kastriot MyftarajEmri i përzgjedhur nga Kryeministri Ram...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...