Ka shumë shkaqe dhe asnjë grup kundër Ramës
Nga Mero BazeShumica humbi sot kuorumin e saj prej 84 votash...
Nga Kastriot Myftaraj
Emri i përzgjedhur nga Kryeministri Rama për djalin e tij të porsalindur është sigurisht surpriza e dytë e madhe pas lajmit të shtatzanisë në çiftin kryeministror. Emri ?Zaho? është përzgjedhur qartësisht për nder të Zaho Kokës, protagonistit të historisë më të famshme të dashurisë mes një partizani dhe një partizaneje gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Nuk duket e besueshme, madje ngjan hipokrizi e pastër kjo shfaqje përkushtimi ndaj Luftës Antifashiste Naçional-çlirimtare nga ana e Kryeministrit tone, për shkak se një pjesë e madhe e shkrimeve publicistike të Edi Ramës para vitit 1998, në sajë të të cilave ai hyri në politikë në atë vit, si një intelektual i veçantë, janë pamflete ridikulizuese të Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare dhe miteve të saj, të krijuara nga diktatura komuniste. Të gjitha këto qenë produkt i natyrës anarkiste të Edi Ramës, jo i ndonjë bindjeje të djathtë të tij.
Përzgjedhja e emrit të djalit është pikësëpari tregues i mangësive intelektuale të Kryeministrit Rama. Ai nuk e di se emri ?Zaho? është shkurtim i emrit ?Zaharia?. Zaho Koka ishte në fakt Zaharia Koka, të cilin e quanin shkurt ?Zaho?. Përzgjedhja e emrit është pikësëdyti simptomë e natyrës perverse të Kryeministrit tonë. Përse duhet që një fëmijë i lindur në 2014 të emërtohet në nder të një horri partizan të vdekur në vitin 1944? Se Zaho Koka ishte një horr i cili e la shtatzanë të dashurën e tij partizane, Ramize Gjebrenë, dhe pastaj ia la fajin asaj për marrëdhëniet që kishin pasur me njëri-tjetrin. Nëse Zaho Koka nuk do të kishte qenë himariot ai me siguri do të kishte qenë dënuar me vdekje nga gjyqi partizan, por Enver Hoxha vendosi të veproi ndryshe për shkak të komplikimit që ka përfaqësuar gjithmonë Himara në raport me shtetin shqiptar. Zahon nuk e dënoi gjyqi partizan, por atë e vranë pas shpine shokët e tij të idealit, se ndaj tij ishte vendosur dënimi me vdekje prej gjyqit sekret komunist. Pastaj u tha se atë e vranë gjermanët dhe ai u shpall dëshmor i atdheut, madje u bë edhe Hero i Popullit.
Por partizanët e Brigadës V, pjesa më e madhe e të cilëve ishin lebër dhe që i detyruan të jenë të pranishëm në pushkatimin e Ramize Gjebresë, e quajtën Zaho Kokën me përbuzje Zaho Kaka, për qëndrimin e tij prej frikacaku dhe horri. Se Zaho Kokës i shpëtoi kaka kur e morrën në pyetje hetuesit e gjyqit partizan. Që Zaho Koka ishte një horr këtë gjë e dinte krejt Himara. Zaho Koka u bë i njohur kur në vitin 1942 vrau togerin italian të Karabinierisë në Himarë. Por Zahoja nuk e bëri këtë vrasje si antifashist ose atdhetar, por si horr se kishte pasur marrëdhënie dashurie me gruan e togerit italian dhe ky kishte thënë se do ta vriste Zahon. Kjo ishte arsyeja që italianët nuk kryen një operacion ndëshkimor në Himarë pas kësaj vrasjeje. Nëse Zahoja do të kishte kryer një aksion antifashist, atëherë me siguri që fashistët do të ndërmerrnin një operacion të gjerë ndëshkimor dhe ai grusht banorësh i të shtatë fshatrave të Himarës do të kishin përfunduar të internuar në ishujt e Italisë e nuk do të ishte dëgjuar më për ta.
A thua vërtet Kryeministrit Rama i paska bërë një përshtypje kaq të thellë historia e Zaho Kokës, që ta ringjallë si të thuash atë, te djali i tij i porsalindur? Kjo nuk duket e besueshme. Më e besueshme duket që Edi Rama, duke e quajtur djalin e tij ?Zaho? është shndërruar në një version karikatural të atij veteranit partizan, të cilin ai e ka ridikulizuar në prozën e tij me emrin ?Cadri Forever?, të shkruar në 1996 dy vite para se të hynte në politikë.
?Cadri Forever? është titulli i pasthënies së gjatë që ka shkruar Edi Rama për botimin në shqip të librit «Kandinski», në vitin 1996. Edi Rama quan me ironi ?Cadri? xha Kadriun, një veteran ish-partizan, i cili në kohën kur Edi studionte në Institutin e Lartë të Arteve, ishte modeli i vetëm për piktura dhe skulptura, një burrë i moshuar ?lart nga të njëqindtat?, sic thotë me ironi Edi Rama, që pozonte ?vazhdimisht me kapa të ndryshme partizane?. (Edi Rama: ?Cadri Forever?, tek ?Kandinski?, botime ?Përpjekja?, Tiranë 1998, f. 151).
Sipas Edi Ramës xha Kadriu vdiq në detyrë duke pozuar dhe me figurën e tij Edi Rama e ironizon artin e kohës së komunizmit, duke e emërtuar ?Cadri Forever?.
Tani Edi Ramës ia do interesi politik që të shndërrohet në version karikatural të Xha Kadriut dhe të pozojë me Zahon në krahë, horrin partizan të ringjallur. Prandaj mund të thuhet se Zahoja i porsalindur është biri i Kadriut, jo i Edit. Nëse do të shprehesha në stilin e mikut të sotëm të Kryeministrit Rama, Mero Bazes, i cili dikur ka shkruar gjatë se si Edi Rama ka mohuar fëmijën e tij të parë, do të thosha se Kryeministrit tonë i kaloi jeta duke mohuar atësinë e fëmijëve të vet, që njëherë ia ngarkon të atit, Kristaqit dhe tani edhe Xha Kadriut.
Emërtimi i foshnjës kryeministrore është një gjë madje edhe më shumë artificiale se incintimi që është në origjinë të sjelljes në jetë të saj. Gjithsesi, një gjë është e sigurt. Edi Rama nuk ka ringjallur Zaho Kokën, por Zaho Kakën, meqënëse siç dihet foshnjat e porsalindura e bëjnë kakën në mënyrë të pakontrolluar. Pra Zahon e vërtetë, ashtu si e tregoi veten në momentin vendimtar të jetës së vet. Në të vërtetë Edi Rama, duke e quajtur ?Zaho? djalin e tij të porsalindur tregon se ai e shikon vetveten si një projeksion të Zaho Kokës, dhe Shqipërinë si një projeksion të Ramize Gjebresë. Pra Edi-Zaho do ta braktisë Shqipërinë-Ramize pasi ta ketë keqpërdor atë.
Edi Rama kur ishte në opozitë e pati kritikuar me të madhe ish-Kryeministrin Berisha për keqpërdorimin që iu bënte fëmijëve të shkollave duke i nxjerrë me detyrim nëpër tubime politike zgjedhore. Kur Edi Rama u bë Kryeministër premtoi se kjo praktikë qeveritare tashmë do të merrte fund. Por me emërtimin e fëmijës së tij Kryeministri Rama bëri gjestin më pervers të keqpërdorimit të fëmijëve në këtë çerekshekulli të pluralizmit politik në Shqipëri.
Nga Mero BazeShumica humbi sot kuorumin e saj prej 84 votash...
Armand ShkullakuOpozita lodhet më kot duke numëruar ditët ku...
Nga Kastritot MyftarajKufoma e bankierit dhe pronarit mediat...
Krahu i djathtë i kryeministrit Edi Rama, vazhdon të jetojë ...
Nje ngjarje qe nga pak njerez dihet dhe nuk perflitet ne qar...
Një pyetje që e gjen lehtë përgjigjen pas një shëtitjeje në ...
Nga Kastriot Myftaraj Protestuesit shqiptarë në Maqedoni...
Nga Kastriot MyftarajNë 8 korrik 2014, Fatos Lubonja ka botu...
pjesa e dyte Për të bërë një fushatë larg PD, Mano merr një ...
pjesa e pareNjë pyetje që e gjen lehtë përgjigjen pas një sh...
Nga Mero BazeKëshilli i Lartë i Drejtësisë ka dorëzuar me dë...
Nga Federico RampiniRekordi botëror për një honorar si folës...
Nga Kastriot Myftaraj Me vrasjen e bankierit Artan Sant...
Nga Kastriot MyftarajVrasja e bankierit Artan Santo është ng...
Nga Kastriot MyftarajViolinisti Tedi Papavrami ka qenë subje...
Nga Pëllumb KullaGjej rast tani që një vendim i padrejtë dën...
Nga Mero BazeKa të paktën tre qëndrime të Partisë Demokratik...
Nga Mero Baze Policia ka marrë kontrollin mbi lartësitë e La...
Është shprehja më e zakonshme që has sot nëpër bisedat e dem...
Nga Kastriot MyftarajNismëtari i Kupës së Botës në futboll, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...