Fatos Lubonja njollos duart me gjakun e Artan Santos
Nga Kastriot MyftarajNë 8 korrik 2014, Fatos Lubonja ka botu...
Nga Kastriot Myftaraj
Protestuesit shqiptarë në Maqedoni, ose më saktë grupi që mori përsipër të artikulojë zërin e protestuesve në kërkesa ndaj Qeverisë, Presidentit dhe Kuvendit të Maqedonisë, ka bërë një gabim strategjik, që nëse nuk ndreqet shpejt do të ketë si pasojë që edhe këto protesta të përfundojnë pa asnjë rezultat. Gabimi i atyre që formuluan kërkesat në emër të protestuesve është se nuk kishin asnjë ide për atë që mund të quhet diplomaci e protestave. Kërkesat e formuluara në emër të protestuesve, që të mund të funksionojnë, duhet të jenë kompatibile me agjendën e Perëndimit (SHBA dhe Bashkimit Europian) për Maqedoninë. Interesi parësor i Perëndimit në Maqedoni është stabiliteti. SHBA dhe BE mendojnë se stabiliteti në Maqedoni mund të sigurohet duke u sunduar ky vend nga nacionalizmi sllavo-maqedon, do të thotë që Maqedonia praktikisht të jetë një shtet etnocentrik maqedon, i kamufluar me një dekor kushtetues dhe të ligjeve të tjera, që iu japin liri dhe të drejta shqiptarëve në rradhë të parë, si bashkësia etnike e dytë më e madhe në vend. Perëndimi ka një marrëveshje të heshtur me nacionalizmin maqedon, do të thotë me Gruevskin, që kërkesat e shqiptarëve t? i përmbushë deri në atë shkallë kur ata nuk kërcënojnë seriozisht ekzistencën e shtetit praktikisht etnocentrik maqedon. Prej këtej qëndrimi i dyfishtë i Perëndimit i cili toleron moszbatimin nga maqedonët të Marrëveshjes së Ohrit dhe keqtrajtimin e shqiptarëve. Kjo është hapësira ku luajnë maqedonët sllavë, dhe kjo është hapësira ku lindi Gruevski, si version karikaturial i Aleksandrit të Madh.
Kërkesat e protestuesve shqiptarë të Maqedonisë, të cilat kanë të bëjnë me Çështjen ?Monstrum?, janë në kundërshtim me agjendën e Perëndimit për Maqedoninë dhe për këtë arsye nuk ka asnjë gjasë që të jenë të suksesshme. Por protestuesit shqiptarë të Maqedonisë mund të arrinë realizimin e katër kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me Çështjen ?Monstrum?, madje edhe shumë më tepër se kaq, nëse artikulojnë kërkesa të tilla që të jenë të kyçura në agjendën e Perëndimit për Maqedoninë. Në agjendën e Perëndimit për Maqedoninë tashmë është e gdhendur në gur, si të thuash se ky vend duhet të ndryshojë emrin, që të mund të bëhet anëtar i NATO-s dhe i Bashkimit Europian. Por Maqedonia nuk mund ta ndryshojë emrin, se kjo do të thotë që të marrë një goditje shkatërruese ngrehina identitare shtetërore-etnike me emrin Maqedoni, në themelet e tre shtyllave që e mbajnë atë, përkatësisht të emrit të shtetit, të emrit të kombit, të emrit të gjuhës, pa harruar Kishën. Kjo është hapësira ku mund të luajnë shqiptarët e Maqedonisë dhe ku mund të ushtrojnë diplomacinë e protestave.
Në mënyrë që kërkesat e shqiptarëve të Maqedonisë të kyçen në agjendën perëndimore për Maqedoninë, shqiptarët duhet që sjelljen e maqedonëve ndaj tyre ta paraqesin si të prejardhur pikërisht nga mosdashja e maqedonëve sllavë për të përmbushur kushtin për zgjidhjen e kontestit për emrin e shtetit. Kështu, maqedonët për të lehtësuar sadopak pozitën e vështirë ndërkombëtare në të cilën gjenden për shkak të refuzimit për të ndryshuar emrin e shtetit të tyre, keqtrajtojnë shqiptarët e Maqedonisë, ashtu që këta të reagojnë dhe vëmendja e presioni i ndërkombëtarëve, përkatësisht i SHBA dhe BE, të përqëndrohet te shqiptarët e Maqedonisë. Prej këtej edhe montimi i Çështjes ?Monstrum?, vrasjet tashmë seriale ndaj shqiptarëve, provokimet e tjera ndaj tyre, dhe mosdashja e qartë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Shqiptarët duhet të përdorin si premisë të kërkesave të tyre faktin se çështja e emrit të Maqedonisë është shndërruar në një ?Nyje Gordiane? të re, si ajo nyja antike të cilën nuk kishte mundur që ta zgjidhte askush. Kjo ?Nyje Gordiane? e re ka ndërlikuar jo vetëm marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë por edhe realitetet e brendshme në Maqedoni, përkatësisht marrëdhëniet e maqedonëve me shqiptarët. Nëse maqedonët pretendojnë se janë pasardhës të Aleksandrit të Madh, atëherë duhet ta dëshmojnë këtë duke e zgjidhur nyjen në stilin e Aleksandrit të Madh, i cili dikur e preu me shpatë këtë nyje. Shqiptarët e Maqedonisë duhet ta bëjnë të qartë se ata nuk mund të pranojnë që maqedonët të çlirohen nga nyja e bezdisshme duke e e hedhur atë si lak në qafën e shqiptarëve.
Shqiptarët e Maqedonisë duhet të thonë se ata do t? u japin një mësim në stilin e Aleksandrit të Madh atyre që pretendojnë se janë pasardhësit e Aleksandrit tëe Madh, pra sllavo-maqedonëve. Shqiptarët e Maqedonisë duhet të thonë se ata do ta presin ?Nyjen Gordiane?. Protestuesit shqiptarë në Maqedoni duhet t? i japin një ultimatum Qeverisë, Presidentit dhe Kuvendit të Maqedonisë për zgjidhjen e çështjes së emrit të shtetit. Një kauzë e tillë e protestave do të bëjë që protestuesit, domethënë përfaqësuesit e tyre, të bëhen automatikisht palë në negociatat me ndërkombëtarët (SHBA dhe BE), pasiqë tashmë do të krijohet një realitet i ri, me protestuesit të cilët kanë bërë të vetin qëndrimin zyrtar të SHBA, BE dhe NATO-s për Maqedoninë. Një kauzë e tillë e protestuesve do ta vendosë në një pozitë shumë të vështirë qeverinë e Maqedonisë kundrejt protestuesve. Çka nëse një qeveri ushtron dhunë policore ndaj qytetarëve të vet të cilët kërkojnë që qeveria të përmbushë një kusht të BE dhe SHBA për integrimin euroatlantik të vendit, të cilin e ka shpallur si aspiratë supreme vetë Qeveria? Atëherë kjo qeveri dhe Policia e saj janë të deligjitimuar dhe anëtarët e kësaj policie nesër protestuesit e dhunuar mund t? i shpallin banditë dhe madje t? i vrasin për vetëmbrojtje.
Protestuesit shqiptarë të Maqedonisë duhet të shpallin se nëse Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti i Maqedonisë nuk arrinë brenda një afati që të përmbushin kushtin e ndërkombëtarëve për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, atëherë shqiptarët e Maqedonisë do ta shpallin nul ekzistencën e shtetit me emrin Maqedoni dhe çdo zyrtar të këtij shteti që do të ushtrojë dhunë të çfarëdolloji ndaj tyre do ta konsiderojnë si një bandit të rëndomtë ndaj të cilit çdo njeri në botë ka të drejtë që të mbrohet duke përdorur çdo mjet të dhunshëm.
Me siguri që Qeveria, Kuvendi dhe Presidenti i Maqedonisë nuk do ta ndryshojnë emrin e shtetit as pas kësaj, por në konfliktin mes shqiptarëve dhe maqedonëve do të ndërhynë ndërkombëtarët, SHBA dhe BE, dhe këtë herë shqiptarët do të jenë në pozitë shumë më të mirë negociuese dhe do të arrijnë që të përfitojnë shumë të drejta të cilat nuk kanë arritur që t? i sigurojnë ndryshe, duke përfshirë këtu edhe zgjidhjen e drejtë të Çështjes ?Monstrum?. Prandaj protestuesit shqiptarë të Maqedonisë duhet që ta ndreqin pa vonesë gabimin e tyre strategjik, që javën e ardhshme, duke krijuar dhe një forum të të tyre, një këshill drejtues të protestave që do të artikulojë zërin e protestuesve në kërkesa të formuluara në terma kompatibile me agjendën perëndimore për Maqedoninë. Ndryshe protestat nuk do të arrinë asgjë.
Nëse protestat në ditët e ardhshme artikulojnë kërkesa të llojit që kam përmendur më lart, atëherë në këtë proces do të dalin dhe liderë të rinj politikë shqiptarë në Maqedoni që do të inicojnë një lëvizje të re politike, e cila do të zëvendësojë partitë ekzistuese shqiptare të Maqedonisëe, tashmë përfundimisht të kompromentuara. Nëse protestuesit shqiptarë të Maqedonisë përvetësojnë këtë agjendë ata mund të bëjnë një revolucion të vërtetë paqësor në ditët e ardhshme dhe do të mund të arrinë shumë gjëra që nuk u arritën as me Marrëveshjen e Ohrit. Nëse protestuesit shqiptarë të Maqedonisë bënë mirë që nuk dëgjuan thirrjet që iu erdhën atyre nga partitë e kompromentuara shqiptare, ata duhet që të mos dëgjojnë as disa intelektualë shqiptarë, të cilët iu bashkuan protestave pa mundur t? ju ofrojnë protestuesve asnjë artikulim intelektual të indinjatës së turmave. Kur të përfundojnë protestat, nëse do ato nuk do të përvetësojnë agjendën e treguar më lart, do të shihet se të vetmit që përfituan prej tyre qenë këta intelektualë të cilët që tash kanë nisur t? ia marrin dividendin protestave duke marrë falenderimet e ndërkombëtarëve për rolin moderues që patën në protestat e fundit. Protestuesit nuk kanë nevojë që imazhi i tyre të jenë disa të ashtuquajtur intelektualë, të konsumuar e të stërkonsumuar në teatrin e së ashtuquajturës shoqëri civile. Njerëz që sot janë anonimë, por që nesër do të bëhen protagonistë duke artikuluar kërkesat e protestuesve, do të jenë një imazh shumë më i vlefshëm i protestuesve.
Nga Kastriot MyftarajNë 8 korrik 2014, Fatos Lubonja ka botu...
pjesa e dyte Për të bërë një fushatë larg PD, Mano merr një ...
pjesa e pareNjë pyetje që e gjen lehtë përgjigjen pas një sh...
Nga Mero BazeKëshilli i Lartë i Drejtësisë ka dorëzuar me dë...
Nga Federico RampiniRekordi botëror për një honorar si folës...
Nga Kastriot Myftaraj Me vrasjen e bankierit Artan Sant...
Nga Kastriot MyftarajVrasja e bankierit Artan Santo është ng...
Nga Kastriot MyftarajViolinisti Tedi Papavrami ka qenë subje...
Nga Pëllumb KullaGjej rast tani që një vendim i padrejtë dën...
Nga Mero BazeKa të paktën tre qëndrime të Partisë Demokratik...
Nga Mero Baze Policia ka marrë kontrollin mbi lartësitë e La...
Është shprehja më e zakonshme që has sot nëpër bisedat e dem...
Nga Kastriot MyftarajNismëtari i Kupës së Botës në futboll, ...
Nga Kastriot Myftaraj Në 4 prill 2013, ku vëmendje e publik...
Nga Fabio NuccioKanë kaluar mbi dy dekada e megjithatë zbuli...
Nga Astrit PATOZIUnë nuk pres ndonjë gjë të madhe nga ky kom...
Nga Kastriot MyftarajHistoria juridike e PS nisi detyrimisht...
Zafer Senocak*Në Turqi kemi një luftë të ftohtë civile. Një ...
Nga Mero BazeTirana ishte sot për një ditë kryeqytet i ortdo...
Nga Alan PosenerEshtë një shuplakë në fytyrën e establishmen...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...