Një SOS për të shpëtuar shtetin
Nga Astrit PATOZIUnë nuk pres ndonjë gjë të madhe nga ky kom...
Nga Fabio Nuccio
Kanë kaluar mbi dy dekada e megjithatë zbulime të rinj kanë hedhur kohët e fundit rreze drite mbi këto ngjarje, për të cilat nuk ka ende një qartësi të plotë. Po cilët ishin dy magjistratët simbol që sakrifikuan jetën në shërbim të shtetit? Dhe përse u vranë në mënyrë kaq brutale?
Krejt papritur, ferri. Në një të shtunë të nxehtë të majit, në orën 17:56 një shpërthim ka shkatërruar autostradën që lidh aeroportin e Punta Raisi me Palermon, pranë rrugëdaljes për në Capaci: 5 kuintalë tritol shkatërrojnë 100 metra asfalt dhe bëjnë të fluturojnë automjtetet e blinduar. Vdes Giovanni Falcone, magjistrat simbol i luftës kundër mafias. Eshtë 23 maji 1992.
19 korrik, 57 ditë më vonë. Magjistrati Paolo Borsellino, I angazhuar bashkë me Falconen në luftën kundër bandave, shkon të takojë nënën e tij në rrugën Mariano D?Amelio, në Palermo. Në orën 16:58 një tjetër shpërthim i tmerrshëm: këtë herë në mes të qytetit. Skena që shfaqet përpara punonjësve të ndihmës së shpejtë është shkatërrimtare. Ditët që pasojnë janë plot konvulsione. Familja Borsellino, në polemikë me autoritetet, nuk pranon funeralet shtetërorë. Nuk e do paradën rituale të politikanëve. Dhe në ceremonitë e varrimit të agjentëve që e shoqëronin një kontestim i fuqishëm drejtohet për nga drejtuesit institucionalë. Presidenti i ri i Republikës, Oscar Luigi Scalfaro mez nxirret nga katedralja e Palermos, me shefin e policisë Vincenzo Parisi që is hërben si mburojë.
Kanë kaluar 20 vite e megjithatë zbulime të rinj kanë hedhur kohët e fundit rreze drite mbi këto ngjarje, për të cilat nuk ka ende një qartësi të plotë. Po cilët ishin dy magjistratët simbol që sakrifikuan jetën në shërbim të shtetit? Dhe përse u vranë në mënyrë kaq brutale?
Në lagjen arabe
Jetët e Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellinos rezultojnë të kryqëzuara që në fillim. Të dy lindën në Palermo: Giovanni në 20 maj 1939, Paolo 8 muaj më vonë, në 19 janar. Dhe të dy u rritën në Kalsa, lagja e vjetër me origjinë arabe e Palermos, zonë profesorësh, tregtarësh dhe eksponentësh të borgjezisë së mesme. Banonin disa dhjetëra metra distancë nga njëri tjetri dhe ishin miq që fëmijë: shkonin shpesh të luanin në sheshin Magione.
Në jetën e vogëlushit Giovanni ishin shkolla, Aksioni katolik dhe pak argëtim. Për të atin, një nejri shumë I rreptë, udhëtimi dhe festat nuk ekzistonin. ?Im atë qëndronte shumë në shtëpi?, rrëfente Falcone në librin e Francesco La Licata ?Historia e Giovanni Falcone?.
?Për të ishte motiv krenarie fakti që nuk kish pirë asnjëherë në bar as edhe një filxhan kafe?. Edhe e ëma ishte ?një grua energjike dhe autoritare. Nëse merrja 7 apo 8, konsideroheshin nota të këqia?. Ndërsa në shtëpinë Borsellino, ambienti ishte më I gjallërishëm: kishte shpesh miq që vinin të vizitonin dhe diskutohej për librat dhe për filozofinë. Në shkollë, Paolo nuk gabonte as edhe një herë. Në greqisht merrte 10 dhe zgjohej që në 5 të mëngjesit për të studiuar, dhe kujtesa e tij e jashtëzakonshme bënte pjesën tjetër. Prindërit e tij kishin një farmaci në Via della Vetreria. Edhe për këtë arsye, I ati ishte një autoritet në lagje.
I njëjti lice, e njëjta diplomë
Giovanni dhe Paolo frekuentonin të dy liceun klasik. Për të parin, shkollat e mesme ishin vecanërisht të rëndësishme: falë profesorit të tij të historisë dhe filozofisë, Franco Salvo, mësoi që t?u shpëtojë dogmave dhe të kultivojë dyshimin, deri sa braktisi ritin e meshës së të dielës me të ëmën. Pas maturës, hyri në Akademinë ushtarake në Livorno, më pas e rimendoi dhe u rregjistrua në Jurisprudencë. Ndërsa Borsellino iu fut menjëherë studimeve të ligjeve, por ndërkohë që frekuentonte universitetin i vdiq i ati, dhe kushtet ekonomike të familjes së tij u përkeqësuan. Pavarësisht vështirësive, në moshën 22 vjec u diplomua me nota maksimale.
Edhe Falcone u diplomua me vota maksimale. Një vit më vonë u njoh me një grua me emrin Rita: ishte dashuri me shikim të parë dhe menjëherë më pas erdhi martesa. Hapat e parë të karrierës Falcone i hodhi në Lentini (Sirakuzë) si pretor, për t?u transferuar më pas në vitin 1966 në Trapani, ku qëndroi për 12 vjet. Kështu, pak nga pak magjistrati filloi të hyjë në kontakt me realitetin e mafias. Ende nuk ishte i detyruar të jetonte me shqoërues, kështu që gjente kohë t?u dedikohej disa aktiviteteve socialë.
Përsëri bashkë
Në ndërkohë, Paolo kishte nisur karrierën e tij në Gjykatën civile të Enna. Në vitin 1967 mori detyrën e parë drejtuese ? pretor në Mazara del Vallo ? dhe në dhjetor 1968 u martua me Agnese Piraino Leto, me të cilën pati tre fëmijë. Në vitin 1969 u transferua në Monreale, pranë Palermos, ku punoi krah për krah me kapitenin e karabinierëve, Emanuele Basile. Por, ky i fundit u vra nga mafia në vitin 1980. ?Më vranë një vëlla?, do të thoshte Borsellino në atë rast, dhe iu fut punës për hetimin e vrasjes.
Ndërkohë, Falcone ishte transferuar edhe ai në Palermo, ku punoi në procesin ndaj ndërtuesit Rosario Spatola, i akuzuar për lidhje mafioze. Pikërisht në këtë mënyrë, dy miqtë e vjetër u vunë sërish në kontakt dhe nisën të shkëmbejnë informacione për hetimet e tyre. Procesi Spatola nxorri në dritë cilësitë e Falcones, që shoqëroi procesin me hetime bankare dhe të kompanisë: një metodë hetimi e re që do të rezultonte shumë efikase.
?Viddan?-ët e Korleones
Situata në Palermo po pësonte një ndryshim të shpejtë. Falcone kishte kuptuar që shpesh të hetuarit dhe pjesëtarët e bandave nën hetim vriteshin apo zhdukeshin në mënyrë misterioze. Arsyeja? Kishte nisur një luftë mafioze, që mes muajve të fundit të 1981 dhe muajve të parë të 1982 shkaktoi në kryeqendrën e Sicilisë një të vdekur në cdo tre ditë. Në fund, viktimat ishin afro 1200, një shifër prej lufte civile, gjë që reduktoi jo pak radhët e bandave armike të bosit të bosëve, Toto Riina. U zbulua në fakt që prapa vrasjeve ishin ?viddan?-ët (dmth fshatarët) e Korleones, pothuajse 70 vetë që vinin nga fshati pranë Palermos. Dhe Riina ishte kapoja i tyre. Për Giuseppe Ayalan, gjykatës i maksiprocesit suksesi kriminal i Riinas ishte ?frut i dhunës së jashtëzakonshme që ai përdorte: e paprecedentë edhe për Cosa Nostra-n?.
?Lufta? përfundoi në 1983, por që një vit më herët dhuna e korleonezëve ishte drejtuar për nga shteti: mëngjesin e 30 prillit 1982, Pio La Torre, sekretar rajonal i partisë komuniste dhe anëtar i komisionit antimafia u vra në Palermo, ndërkohë që hipte në makinën e tij pranë ndërtesës së partisë. Për t?iu kundërpërgjigjur dhunës mafioze, qeveria dërgoi ën Sicili si prefekt antimafia gjeneralin e karabinierëve, Carlo Alberto Dalla Chiesa, protagonist i luftës antiterrorizëm ndaj Brigadave të Kuqe. Për Cosa Nostra-n ishte një kërcënim serioz. Kështu, në 3 shtator, edhe Dalla Chiesa u vra në Palermo bashkë me të shoqen Emanuela Setti Carraro. Pamjet e trupave të tyre mbi njëri-tjetrin, të bërë shoshë nga plumbat kanë mbetur përgjithnjë në mendjen e shumëkujt. Dhe në vendin e atentatit u shfaq një pusullë: ?Këtu vdes shpresa e palermitanëve të ndershëm?.
Lind grupi antimafia
Vrasja e gjeneralit Dalla Chiesa ishte vetëm një fazë e strategjisë së Toto Riina, i cili kërkonte përballjen frontale me shtetin. Në 29 korrik 1983 erdhi hapi tjetër: një autobombë vrau Rocco Chinnicin, shef i zyrës së arsimit në Palermo. Për ta zëvendësuar, Këshilli i Larftë i Magjistraturës zgjodhi Antonino Caponnetton, 63 vjec. Sicilian nga Caltanissetta, Caponnetto e la familjen në Firence për t?iu nënshtruar nëj jete në izolim mes kazermës së Guardia di Finanzas dhe zyrës së tij. Magjistrati nuk kishte përvojë në proceset e mafias, por ishte i njohur serioziteti i tij profesional. Falcone e thirri menjëherë për t?i thënë që të nxitonte për në Palermo. ?Ajo që më bëri përshtypje nga telefonata e Giovannit?, do të rrëfente Caponnetto në librin e tij ?Në tokën e të pafeve?, të Alexander Stille, ?ishte toni absolutisht konfidencial dhe miqësor që përdorte ndaj meje. Sikur të njiheshim prej nëj jete, e në fakt nuk njiheshim aspak?.
Caponnetto u vetëdijësua për domosdoshmërinë e ndërtimit të një grupi magjistratësh për të ndarë kështu risqet e secilit si dhe për të patur një vizion të bashkuar për fenomenin mafioz. I pari që u zgjodh ishte pikërisht Falcone, i cili që në atë kohë ishte tashmë një protagonist i luftës kundër Cosa Nostras. Më pas erdhi Giuseppe Di Lello Finuoli, i cili kishte një farë përvoje në proceset kundër mafias dhe kish qenë nxënës i Rocco Chinnicit. Me këshillë të Falcones, u zgjodh edhe Borsellino. Dhe pak kohë më vonë grupit iu shtua edhe Leonardo Guarnotta, një prej prokurorëve me më shumë vite përvojë.
Moment magjik
Grupi nisi të punojë me një ritëm të lartë, ndërkohë që po afrohej sezoni i të penduarve. Duke filluar nga Tommaso Busceta, ?don Masino? i cili në luftën e nisur nga Toto Riina kishte humbur dy djem, një vëlla, një dhëndër, një kunat dhe katër nipër. Trafikant droge, ai u largua për në Brazil ku u arrestua dhe u ekstradua në Itali. Filloi të bashkëpunojë, por kërkonte të fliste vetëm me numrin një të grupit palermitan: Giovanni Falconen. Busceta deklaroi se i besonte vetëm atij dhe zëvendëskuestorit, Gianni De Gennaro. Dhe i tha Falcones, sic do të rrëfente vetë magjistrati në librin ?Cose di Cosa Nostra?: ?Po ju paralajmëroj, Z. Gjykatës. Pas kësaj seance pyetjesh ju do të bëheni një njeri i famshëm. Por do të kërkojnë t?ju shkatërrojnë fizikisht dhe profesionalisht. Mos harroni që hesapi që keni hapur me Cosa Nostran nuk do të mbyllet asnjëherë. Vazhdoni të dëshironi të më merrni në pyetje??
Falcone e mori në pyetje dhe Busceta u përgjigj: rezultati, në 29 shtator 1984 u lëshuan 366 mandat-arreste. Në po të njëjtin libër, Falcone nxjerr në pah rëndësinë historike të rrëfimeve të Buscetas: ?Përpara tij, nuk kishim as edhe një ide sipërfaqësore të fenomenit mafioz. Me të, nisëm të hedhim sytë brenda tij. Na ka ofruar konfirmime të shumtë për strukturën, teknikat e rekrutimit, funksionet e Cosa Nostras. Por mbi të gjitha na ka dhënë një vizion global, të gjerë, me rreze të gjatë për fenomenin?. Ishte momenti magjik i grupit të magjistratëve. ?Mes shtatorit 1984 dhe majit 1985 kishim maksimumin e tensionit dhe mbështetjes?, do të kujtonte Borsellino në librin ?Të carmatosurit?, të Luca Rossit. ?Ndihej një atmosferë e vecantë konsensusi edhe mes kolegëve të Pallatit të Drejtësisë. Mjaftonte të hapje gorë dhe ministri të jepte gjithcka: avionë, sekretari, materiale?. Salla bunker ku do të zhvillohej maksiprocesi u ndërtua brenda një viti.
Me shpenzimet e veta
Por ndërkohë, në hije, Toto Riina po përgatiste një verë të përgjakshme. Në 28 korrik 1985 u vra Beppe Montana, shef në policinë e Palermos, dhe pak ditë më vonë Ninni Cassara, zëvendës drejtor i skuadrës së lëvizsshme dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Falcones. ?Vranë Cassaran?, do të thoshte Borsellino, ?dhe u kuptua që skuadra e lëvizshme nuk ekzistonte, që nuk ishte një strukturë, por një angazhim i disa pak vetëve. Puna e Cassaras dhe e jona ishte tashmë maksimumi që shteti donte të bënte?.
Frika nga atentate të tjerë ishte e madhe. Dy magjistratët, me familjet respektive, u transferuan me shpejtësi në Asinara, ishulli-borg në veriperëndim të Sardenjës, për të përfunduar padinë për maksiprocesin, e cila u depozitua në 8 nëntor të po atij viti. Në fund të asaj periudhe, që zgjati 33 ditë, shteti pati guximin t?u paraqiste magjistratëve llogarinë e qëndrimit: ?Përpara se të shkonim na bënë të paguanim 415 800 lireta, 12 600 lireta në natë?, do të zbulonte atëherë Borsellino në librin e Rossit. Ishte një prej momentet më të hidhur për dy magjistratët. Jo vetëm. E tronditur nga ngjarjet, Lucia vajza 15-vjecare e Borsellinos u godit nga një formë e rëndë anoreksie që e coi të peshojë vetëm 30 kilogramë.
Gjyqi
Maksiprocesi, me plot 475 të akuzuar ishte sulmi më i madh që i është bërë mafias në historinë e Italisë. Nisi në 10 shkurt 1986. Por në maj Paolo Borsellino u emërua prokuror i republikës në Marsala (Trapani). ?Pa Paolon?, kujton Ignazio De Francisci, një prej anëtarëve të rinj të grupit të magjistratëve, ?u rrit distanca mes nesh dhe Falcones. Borsellino kishte përvojën profesionale për të folur me të si të barabartë. Në të njëjtën kohë ishte më human, më i ngjashëm me ne?. Maksiprocesi u mbyll në 16 dhjetor 1987, me 360 dënime dhe 114 lirime. Dhe me këtë, Caponnetto konsideroi të mbyllur eksperiencën e tij palermitane. Ishte i sigurtë që vendin e tij do ta zinte Falcone. Por nuk ndodhi. Klima politike ishte e pafavorshme. Në zgjedhjet e qershorit partia socialiste kishte dyfishuar votat e saj dhe ministri i ri i Drejtësisë, Giuliano Vassalli ishte deklaruar kundër programit të mbrojtjes së të penduarve. E gjithë kjo pati pasqyrim edhe brenda grupit të Csm, që në 19 janar 1988 emëroi Antonino Melin në krye të zyrës juridike të Palermos. Atë ditë, mosha fitoi mbi përvojën: Meli kishte në fakt shumë pak përvojë në proceset ndaj mafias. Dhe që atë ditë, do të thoshte vetë Caponnetto, ?Falcone filloi të vdesë?.
Fundi i grupit
Meli filloi menjëherë t?u ngarkojë magjistratëve jashtë grupit hetimet për mafian, dhe në tryezën e Falcones dhe kolegëve të tij nisën të vijnë dosje për vjedhje xhepash, grabitje, gjëra boshe. Borsellino u përpoq të reagojë, ndonëse punonte në Marsala. Në një intervistë do të thoshte: ?I kanë hequr Falcones të drejtën për hetimet e mëdhenj antimafia. Hetgimet e policisë gjyqësore janë bllokuar prej vitesh. Skuadra e lëvizshme e Palermos nuk u rindërtua asnjëherë. Kam përshtypjen se janë manovra të mëdha për të caktivizuar grupin antimafia?.
Falcone ishte gjithnjë e më i izoluar. Një tjetër humbje erdhi kur qeveria emëroi Domenico Sican komisar të lartë pë rluftën antimafia, duke refuzuar kandidaturën e tij. Atëherë, Falcone kandidoi për në Csm, por nuk u zgjodh. Letra anonime e akuzonin për një drejtim të diskutueshëm të të penduarit Salvatore Contorno, dhe në qershor 1989 u shmang një atentat kundër tij. Përplasja me Melin arriti nivele shumë të lartë në vijim të hetimit për rrëfimet e të penduarit Antonino Calderone: Meli donte ta ndante procesin mes 12 prokurave të ndryshme (sipas kompetencës territoriale) ndërkohë që Falcone këmbëngulte që duhej të merrej grupi antimafia (për të mos shpërndarë hetimet, duke qenë se origjina mafioze ishte unike).
Nga Palermo në Romë
Edhe një herë fitoi Meli. Ishte fundi i grupit të magjistratëve: Falcone kërkoi të dërgohej në një tjetër detyrë dhe u emërua prokuror i shtuar pranë Prokurorisë së përgjithshme. Mbështeti emërimin e Pietro Giammancos, epror i tij si prokuror i përgjithshëm në Palermo, por prej këtij u mënjanua dalëngadalë dhe u pengua. Në fund Leoluca Orlando, ish kryebashkiak i Palermos dhe deri atëherë në marrëdhënie shumë të mira me të, e akuzoi se mbante në sirtarë prova kundër politikanëve mafiozë. Për Falconen ishte një periudhë shumë e vështirë dhe kështu u maturua zgjedhja që të pranonte propozimin e Ministrit të ri të Drejtësisë, Claudio Martelli, duke lënë Palermon në drejtim të Cështjeve Penale në Romë.
Por, në kryeqytet Falcone nuk e ngadalësoi angazhimin e tij kundër mafias. Me një dekret të ideuar prej tij, u rikthyen në burg të dënuarit e Cosa Nostra të liruar prej një vendimi të Corrado Carnevale, president i Seksionit të parë Penal të Gjykatës së Kasacionit, i mbiquajtur ?vrasësi i vendimeve?. Për të shmangur ndikimin e këtij të fundit në rezultatin final të maksiprocesit, Falcone ideoi rotacionin e gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Në këtë mënyrë, Carnevale u ngarkua me tjetër detyrë dhe Kasacioni konfirmoio dënimet. Vec kësaj, qeveria miratoi një plan të Falcones për të riorganizuar luftën ndaj Cosa Nostras. Ndërkohë, Paolo Borsellino ishte rikthyer në Palermo si prokuror dhe me një rol drejtues në hetimet antimafia.
Hakmarrja
I mundur në maksiproces, Toto Riina kërkonte të hakmerrej, si fillim ndaj atij që nuk i kishte garantuar pandëshkueshmërinë: në 12 mars 1992, në Mondello, plazhi i palermitanëve, u vra Salvi Lima, kreu i rrymës andreotiane në Sicili. Ishte hapi i parë drejt masakrës së Capacit në 23 maj, ku humbën jetën, vec Falcones, edhe bashkëshortja Francesca Morvillo ? me të cilën ishte martuar në 1986, pas divorcit me Ritën ? dhe tre shoqërues.
I vetëm, i lënduar nga vdekja e mikut të tij, i penguar nga kreu i prokurorisë palermitane Giammanco, në dy muajt që pasuan Borsellino punoi me një intensitet të lartë. Dëgjoi të penduar të rëndësishëm, udhëtoi vazhdimisht ? ai që kishte frikë nga avioni ? dhe pati një takim, prej të cilit doli i shqetësuar, me Ministrin e Brendshëm, Nicola Mancino, i cili megjithatë ka thënë gjithmonë se nuk e mbante mend atë bisedë. Ndërkohë, prapa kuintave qarkullonte një dokument me të cilin Toto Riina i drejtonte 12 kërkesa shtetit. Shkonte që nga rishikimi i vendimit të maksiprocesit deri tek anulimi i 41 bis (një nen i ligjit për burgimin e rëndë të mafiozëve), e deri tek reforma e ligjit për të penduarit. Borsellino ishte paralajmëruar për tratativat e Liliana Ferraros, e cila kishte zëvendësuar Falconen në drejtorinë e Cështjeve Penale në ministri, dhe sigurisht që iu kundërvu, duke firmosur kështu dënimin e vetvetes me vdekje.
Një mur për t?u shembur
E tija, sic kanë treguar disa të penduar, ishte një vdekje e programuar prej kohësh, por e përshpejtuar me një kujdes të pabesueshëm. Sepse Toto Riina kishte thënë: ?Duhet shembur një mur?. Dhe ai mur ishte Paolo Borsellino. ?Koha e atentatit u ndikua sigurisht nga ekzistenca dhe nga evolucioni i të ashtuquajturës tratativë mes njerëzve të isntitucioneve dhe Cosa Nostras?, do të shkruhej në akuzën ndaj të paditurve për atentatin që do të përmbyllej pas katër vitesh hetime. Tradhëtia e një gjenerali të karabinierëve, mik i tij, e treonditi magjistratin, që e dinte se po shkonte drejt vdekjes. Sipas kolonelit të karabinierëve Umberto Sinico, Borsellino kish lënë që të lihej një ?e carë? në sigurinë e tij, pasi përndryshe do të goditej familja e tij.
Në 13 korrik, i dëshpëruar do të deklaronte: ?E di që ka mbërritur tritoli për mua?. Ndërsa të shoqes, Agnese, i tha: ?Mafia do të më vrasë kur ta vendosin të tjerët?. Dhe në datën 17, mes habisë së të gjithëve, përshëndeti një nga një kolegët duke i përqafuar. Në 19 korrik bënte shumë nxehtë në Palermo. Magjistrati vendosi të shkojë të takojë nënën në rrugën D?Amelio. Dy minuta para orës 17.00, shpërthimi i autobombës që vrau atë dhe pesë shoqërues u dëgjua në të gjithë Palermon. ?Gjithcka ka mbaruar?, ishte komenti i Antonino Caponnettos.
Dorëzim? Asnjëherë
Por vetë Caponnetto, në vitet e fundit të jetës së tij, udhëtoi nëpër Itali për të rrëfyer në shkolla historinë e dy heronjve të tij, duke pohuar: ?Betejat tek të cilat beson nuk janë asnjëherë beteja të humbura?. Sot, Toto Riina dhe Bernardo Provenzano janë në burg. Korleonezët janë zbutur. Por lufta ndaj mafias është ende e gjatë. E demonstrojnë zbulimet e fundit për atentatet në rrugën D?Amelio. Në 8 mars u kryen 4 arrestime të rinj: 3 u erdhën në burg krerëve të mafias Salvino Madonia (konsideruar një nga porositësit), Vittorio Tutino dhe Salvatore Vitale (të kosnideruar të dy pjesëtarë të skuadrës që kreu atentatin). Një i katërt goditi Calogero Pulcin, i akuzuar për deklarata false. Me rrëfimin e tij ka kontribuar në ekzaminimin e bërë prej një tjetër të penduari fals, Vincenzo Scarantino. Sic shihet, mjergulla në Sicili është ende shumë e trashë.
Luigi Ferro/Focus
VRASJA
Palermo si Beiruti
Atë të dielë bënte shumë nxehtë dhe qyteti ishte i boshatisur. Telefoni i shtëpisë ra në 17.00. Ishte një mikeshë e imja, që e terrorizuar më thoshte ?janë shkundur pallatet, ka qenë një bombë, eja?. Pas pak minutash isha në vendngjarje. Flakët kishin mbështjellë dhjetëra makina, xhamat e dritareve të pallateve qenë thyer, nga rrënojat pashë të dilnin njerëz të gjakosur, binin qindra sirena alarmesh. Për mua, nisi kështu makthi i rrugës D?Amelio. Në fillim të rrugës pashë një copë krahu të karbonizuar, më ish dukur një copë hekur, më vonë e kuptova cfarë ishte. Lëvizja si një automat në mes të makinave në flakë, krejt papritur nuk bënte më nxehtë. Erdhën zjarrfikësit dhe ndihmësit e parë, të gjithë vraponin por ende askush nuk e dinte atë që kishte ndodhur. Nuk dihej as kush ishte vrarë, emri i parë që u përmend ishte ai i gjykatësit Ayala. Por Ayala banonte disa qindra metra më tutje dhe pas pak minutash ishte edhe ai në vendngjarje. U desh më shumë se gjysmë ore për të mësuar me siguri kush ishte, disa orë për të mësuar cilët ishin djemtë e eksortës së tij. E megjithatë trupin e gjykatësit Borsellino e kisha parë. Ishte përtokë, disa metra larg portës së hyrjes, pranë tij trupi i një prej shoqëruesve. Pak më tutje, ngjeshur në mur, skeleti i një makine. Ishte Fiat 126 që ishte përdorur për bombën, 300 kilogramë tritol thuhej. Ndërkohë mbërritën ambulanca, magjistratë, politikanë, gazetarë, njerëz të zakonshëm. Ajo qoshe e qytetit u mbush papritur. Kishte nga ata që kërkonin ndihmë e nga ata që qanin, ne gazetarët përpiqeshim të kuptonim, por asnjëherë nuk kish qenë kaq e vështirë që të kuptoje. Në 17:30 isha drejtpërdrejtë në lajme. Intervistova Vizzinin, Ayalan e të tjerët, të gjithë ishin të terrorizuar. Palermo u krahasua me Beirutin dhe ishte e vërtetë: qyteti jetonte makthin më të rëndë të historisë së tij, dhe mua mnë takonte ta rrëfeja.
Nga Astrit PATOZIUnë nuk pres ndonjë gjë të madhe nga ky kom...
Nga Kastriot MyftarajHistoria juridike e PS nisi detyrimisht...
Zafer Senocak*Në Turqi kemi një luftë të ftohtë civile. Një ...
Nga Mero BazeTirana ishte sot për një ditë kryeqytet i ortdo...
Nga Alan PosenerEshtë një shuplakë në fytyrën e establishmen...
Nga Kastriot MyftarajSi kurrë ndonjëherë gjatë këtyre 23 vit...
Nga Mero BazeAmbasada e SHBA në Tiranë është përfshirë në nj...
Nga Mero BazeOpozita shqiptare, e rikthyer në shtëpi pas tet...
Nga Mero BazeMitingu i sotëm i opozitës ishte një nga ato sh...
Nga Astrit PATOZISë pari, më duhet të them se unë nuk jam fa...
Nga Mero BazeLulzim Basha ka dhënë më në fund një vizion të ...
Nga Mero BazeProkurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka p...
Nga Kastriot Myftaraj Meqënëse ambasadori amerikan në Shqi...
Pas fjalimit të djeshëm të Kryeministrit Rama, ku ai në vend...
Nga Elvi FundoIsh presidenti i republikës, zoti Rexhep Meida...
Nga Sami NEZANjë mushkonjë me leje nr. 193 është ulur dje në...
Nga Kastriot MYFTARAJEnver Hoxha është me siguri i vetmi ras...
Nga Kastriot Myftaraj Nëse mund të ketë dyshime për atë se E...
Idealist, i mprehtë në shkrime, kritizer skurpuloz, njeri ...
Nga Mero BazeMë çuditi këmbëngulja e Lulzim Bashës në grupin...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...