web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E vërteta e ngjarjes së Divjakës

15 Maj 2014, 10:49, Opinione CNA

Pas fjalimit të djeshëm të Kryeministrit Rama, ku ai në vend që t? iu përgjigjej pyetjeve që dalin nga ngjarja e ditës së shtunë në Divjakë, u mor më tepër me filozofinë e personalitetit të vet, ditën e sotme, sipas një skenari qartësisht të parapërgatitur, ishte rradha e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, i cili para Kryeministrit Rama dhe një auditori oficerësh të lartë policie, kishte detyrën që t? i vërtetonte me argumente profesionale policore ato që tha Edi Rama në fjalimin e djeshëm. Që e gjithë kjo shfaqje u bë në Universitetin e Arteve (ish-Instituti i Lartë i Arteve), ku Kryeministri Rama dikur ka diplomuar për pikturë monumentale, kjo ka një simbolikë që nuk mund të shpjegohet veçse me një ndjenjë mazohizmi politik të Kryeministrit. Se Kryeministri, në bashkëpunim me Kryepolicin e tij u përpoq të na bënte një pikturë monumentale të ngjarjes së Divjakës, ku u fshehën me disa penelata ngjyrash retorike morale dhe kinse profesionale, faktet më të rëndësishme, që kërkojnë përgjigje.
Meqënëse Kryeministri doli të flasë për ngjarjen e Divjakës tre ditë pasi kishte ndodhur ajo, dhe hyri në detajet e ngjarjes, duhej pritur që ai të ishte informuar nga ekspertët policorë për ato detaje të ngjarjes të cilat për profesionistët e fushës përbëjnë pikëpyetje të mëdha, dhe t? ju jepte një përgjigje atyre. Se Kryeministri doli që t? i bindte shqiptarët që nuk ishte e vërtetë se ngjarja e Divjakës tregonte se në Shqipëri bëhet narkotrafik ajror. Por Kryeministri hyri në detajet e ngjarjes vetëm për të vërtetuar hipotezën e tij të bazuar në postulatin e Rilindjes Socialiste, se ?Fajin e ka Saliu?. Kështu dhe Kryeministri u përpoq që të na provonte se ngjarja ishte një inskenim me autor Sali Berishën.
Në pajtim të plotë me fjalimin e Kryeministrit Rama, edhe Kryepolici i tij Didi, në fjalimin e tij të sotëm, ku u pretendua që ngjarjes t? i bëhej një analizë nga pikëpamja e ekspertëve policorë heshti për faktet më të rënda të kësaj ngjarjeje. Kryepolici Didi i qëndroi linjës së fakteve të shtjelluar në fjalimin e Kryeministrit dje dhe i përjashtoi krejt nga analiza e tij ato fakte evidente, që ngrenë pikëpyetje të mëdha.
Por cilët janë ato fakte të ngjarjes së Divjakës, që ngrenë pikëpyetje të mëdha, mbi versionin qeveritar të ngjarjes? Së pari, nëse shikon me vëmendje trajektoren e uljes së aeroplanit, të cilën e kemi të videoregjistruar, falë një qytetari privat, dhe jo falë Policisë së Shtetit, do të vihet re se aeroplani pëson pak nga pak një zhvendosje majtas, çka asnjë pilot nuk mund ta bëjë gjatë uljes me dëshirën e vet. Zhvendosja majtas e aeroplanit ka ardhur qartësisht për shkak të zhvendosjes së ngarkesës që bartte aeroplani. Aeroplanit i është thyer pikërisht rrota e majtë (në të majtë të vendit ku ulet piloti), e cila për shkak të zhvendosjes ka prekur tokën në një mënyrë jonormale, duke mbajtur krejt peshën e aeroplanit. Piloti ka qenë një profesionist i shkëlqyer se në të shumtën e rasteve aeroplani që prek tokën i shbalancuar përmbyset dhe merr zjarr, duke u djegur.
Çfarë ishte ngarkesa e aeroplanit dhe ku është ajo? Sigurisht që shbalancimi i aeroplanit gjatë uljes nuk është bërë nga dy çantat e famshme me sende personale të tij, të cilat kërkojnë të na i paraqesin si ato çantat që janë parë t? i largojnë nga aeroplani pas uljes së tij. Çuditërisht, megjithëse database me videoregjistrimet në terminalin e udhëtarëve të Aeroportit ?Nënë Tereza? tashmë është sekuestruar nga Prokuroria, sot në Top Channel u shfaqën pamjet e kalimit të pilotit italian në pikën e kontrollit së bashku me çantat. Madje Top Channel pati dhe mungesën e taktit që të thoshte se tashmë videoregjistrimet qenë të konfiskuara nga Prokuroria! Kjo do të thotë mungesë totale serioziteti nga ana e Prokurorisë në hetimin e kësaj çështje. Kjo do të thotë bashkëpunim i Prokurorisë me një televizion privat pranë Kryeministrit Rama për të vërtetetuar fjalimin e djeshëm të Kryeministrit. Që nga ky moment i gjithë angazhimi i Prokurorisë në këtë çështje është totalisht i kompromentuar. Prokuroria eci në gjurmët e Policisë së Shtetit në këtë çështje, e cila e furnizoi Top Channel-in ekskluzivisht me të dhëna selektive për këtë çështje. Qeveria dhe Policia e Shtetit nuk kanë arsye pse të kenë ndonjë pakënaqësi nga Prokuroria sa i përket çështjes së Divjakës, se Prokuoria ka qenë absolutisht koherente me qëndrimin e Qeverisë dhe të Policisë së Shtetit. Edicioni i lajmeve i Top Channel është provë për këtë. Partneriteti Prokurori-Top Channel hap rrugën për bërjen e disa hipotezave të tjera krejt të arsyeshme.
Së pari, mund të bëhet hipoteza që aeroplani ka qenë i ngarkuar me kokainë kur ka zbritur në aeroport, dhe kokaina ka qenë në aeroplan gjatë kohës që piloti doli nga aeroporti me dy çantat e tij të famshme. Duket se droga do të kalonte nëpërmjet aeroportit, por në momentet e fundit i është kërkuar pilotit që për shkak të rrethanave, kur po flitej me të madhe për narkotrafikun ajror, të largohej nga aeroporti dhe ta bënte shkëmbimin në një vend tjetër. Shbalancimi i aeroplanit të ngritur nga aeroporti i Tiranës, gjatë uljes së tij në Divjakë, dhe mënyra e aterimit, janë një tregues që aeroplani ka zbritur në Rinas i ngarkuar me kokainë. Se është e sigurt që një pilot nuk rrezikon që të bëjë narkotrafik me aeroplan vetëm për të marrë 300 kg kanabis sativa. Nëse llogaritet çmimi i blerjes së drogës në Shqipëri nga kultivuesi i saj, fitimi që do të kishte ndërmjetësi, çfarë do të mbetej për pilotin, nëse përjashtojmë shpenzimet e fluturimit, duke përfshirë koston e aeroplanit etj. Ajo që ndodh në këto raste është që sillet kokainë dhe merret kanabis sativa.
Qartësisht, as Policia e Shtetit dhe as Prokuroria, e cila e ka detyrim kushtetues që ta përdorë emërtimin ?e shtetit?, por nuk e ka bërë kurrë këtë, nuk kanë për të na dhënë një përgjigje për gjithw detajet e kësaj ngjarjeje të cilat i kam përmendur më lart. Kwshtu qw , në përfundim të hetimeve do të konfirmohet se ngarkesa e aeroplanit përbëhej vetëm nga dy çantat me sende personale të pilotit. Dhe kështu ka shumë gjasa që piloti të dalë i pafajshëm nga kjo histori.
Në të gjithë këtë histori ngjan se Qeveria, Policia e Shtetit, Prokuroria e Përgjithshme, televizionet dhe gazetat që orbitojnë rreth Kryeministrit Rama, janë duke zbatuar manualet e narkoshteteve të vogla të Amerikës Latine, në vitet 70-80 të shekullit të kaluar, kur trafiku i drogës që bëhej me aeroplanë nga këto vende kishte totalisht mbrojtje dhe partneritet qeveritar. Në atë kohë qeveritë e këtyre vendeve e mohonin ekzistencën e këtij lloj trafiku dhe vinin në lojë të gjithë ata që iu tregonin provat e padyshimta se ky trafik ndodhte vërtet. Sjellja e Qeverisë ?Rama? dhe Policia e Shtetit nën urdhrat e saj, në rastin e aeroplanit të zbritur në Divjakë, është një rast nga manualet e narkoshteteve të Amerikës Latine të viteve 70-80. Asgjë mangut nuk iu la Kryeministri Rama këtyre manualeve në fjalimin e tij të djeshëm, deri edhe te akuza, se fakti që ngjarja ndodhi pikërisht në kohën kur Opozita e akuzonte Qeverinë për këtë lloj trafiku, nuk është një provë kundër Qeverisë, por kundër Opozitës, e cila e paska inskenuar atë, gjë për të cilën Rama akuzoi drejtpërdrejt Berishën (Plaku i SHQUP):
?Një avion i ulur çuditërisht në rërë, nga një pilot profesionist italian, të shtunën, në mes të ditës me diell dhe pasi fluturon aq sa duhet për t?u pikasur nga shumë njerëz, për t?u filmuar e për t?u fotografuar nga të katër anët. Një makinë e ngecur çuditërisht në rrugën aty pranë, plot me drogë e me çanta të lëshuara si pa kujdes. Shoferi, një shqiptar i ardhur nga Italia që s?kishte kaluar kurrë më parë në atë rrugë, dhe i kapur nga policia në pyllin e Divjakës. Dhe një parti deri dje në pushtet, e cila që në sekondën e parë të daljes nëpër titrat e televizioneve të këtij filmi kaq tërheqës, lëshohet me tërbim me kuç e me maç, kundër meje, kundër ministrit të brendshëm, kundër Policisë së Shtetit, kundër logjikës së thjeshtë të shqiptarëve, kundër vetë interesit kombëtar në këtë moment.?
Por veprimet e dy trafikantëve, atij në ajër, dhe atij në tokë, janë në koherencë të plotë me qëndrimin e Qeverisë dhe Policisë së Shtetit që bëjnë sikur nuk shikojnë faktet më domethënëse të kësaj ngjarjeje, të cilët i kam përmendur më lart. Pra, dy trafikantët, ai në ajër dhe ai në tokë, janë sjellë në këtë mënyrë se kishin garancinë qeveritare, që mund të vepronin si të donin, pasi për Qeverinë dhe Policinë e Shtetit ata qenë duke kryer një aktivitet? turistik. Sigurisht deri në momentin kur aeroplanit iu thye rrota dhe mbeti në rërë, e nuk mund të fshihej më ajo që kishte ndodhur. Megjithatë u fsheh ngarkesa me kokainë. Dhe këtë e bëri pa asnjë dyshim Policia e Shtetit. Nëse provoi ndonjë gjë fjalimi i djeshëm i Edi Ramës, ai provoi se nga vinte gjithë ajo kurajë e dy trafikantëve.
Me atë që ka thënë Rama në paragrafin e cituar më lart, ai tregoi së pari kompleksin e fortë të inferioritetit intelektual që ka ndaj Berishës, duke qenë se i atribuon këtij edhe talente që e ngrenë atë më lart se të gjithë regjisorët më të mirë të studiove më të mira të Hollywood, të marrë së bashku. Por duket se edhe kjo deklaratë e Ramës është një sinjal për dy të arrestuarit se atyre do t? u ofrohet statusi i të penduarit, nëse deklarojnë se i ka paguar Sali Berisha për të bërë atë që bënë. Vetëm deklarata e mësipërme tregon se sa mendjeçartur është Kryeministri i Shqipërisë, i cili pasiqë i paralajmëron që paradite shqiptarët, se në mbrëmje do të bëjë një deklaratë publike për ngjarjen e Divjakës, në vend se t? u përgjigjej pyetjeve që ngrenë disa fakte të pamohueshme që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, formuloi një hipotezë hollywodiane.
E gjithë kjo historia e Divjakës, është një tragjikomedi, ku roli më tragjik iu ishte rezervuar policëve të thjeshtë të cilët duhet të aktronin para kamerave të televizioneve proqeveritare duke ruajtur aeroplanin bosh, ndërsa roli më komik iu rezervua nga fati Ambasadorit amerikan Arvizu, i cili vetëm disa ditë më parë kishte bërë një deklaratë publike ku mohonte ekzistencën e këtij lloj narkotrafiku në Shqipëri. Edhe sjellja e Ambasadorit Arvizu ishte çuditërisht në pajtim të plotë me manualet diplomacisë amerikane në narkoshtetet e Amerikës Latine, në vitet 70-80. Në atë kohë nga këto vende kryhej narkotrafiku me aeroplanë, drejt SHBA. Ky ishte një operacion i kordinuar mes qeverive të këtyre vendeve dhe CIA-s, ashtu që me të ardhurat që do të nxirreshin të financoheshin operacionet për luftën kundër komunizmit në Amerikën Latine. Kartelet e drogës qenë vetëm instrumentet, dorezat për duart shtetërore që e kryenin këtë trafik. CIA dhe Qeveria e SHBA e dinin mirë se sado që të luftohej narkotrafiku përsëri do të infiltronte një sasi e madhe e drogës në SHBA. Atëherë përse të mos merrej nën kontroll shtetëror narkotrafiku dhe të nxirreshin të ardhura prej tij, që do të lehtësonin peshën që mbante SHBA për financimin e luftës kundër komunizmit në Amerikën Latine? Prej kësaj logjike u arrit deri te partneriteti i CIA-s me kartelet amerikano-latine të drogës.
Ambasadori Arvizu, në vitin 2014, në Shqipëri, u soll sipas stereotipit historik të asaj që mund të quhet narkodiplomacia amerikane në narkoshtetet amerikano-latine, në vitet 70-80. Në kulmin e debatit për narkotrafikun ajror në Shqipëri, Arvizu doli dhe e mohoi ekzistencën e tij. Por pas ngjarjes së Divjakës, Arvizu u detyrua që të thoshte publikisht, se në këtë ngjarje ka gjëra misterioze të cilat duhet sqaruar. Disa nga gjërat më misterioze të ngjarjes së Divjakës janë ato që përmenda unë më lart, dhe të cilat Qeveria nuk ka asnjë dëshirë për t? i sqaruar. Merret vesh, nëse Kryeministri dhe Kryepolici i tij thjesht do t? i përmendnin këto fakte, për të cilët kam folur më lart, do të pohonte se e vërteta e ngjarjes së Divjakës është krejt ndryshe nga sa na u tha zyrtarisht.
Kryeministri Rama, në fjalimin e tij të ditës së djeshme, përdori gjithë aftësitë e tij retorike dhe publicistike, të kombinuara me dijet e tij si diplomant i pikturës monumentale të realizmit socialist, për t? i bërë vetes një portret moral monumental. Kryeministri harroi maksimën elementare të politikës se për cilësitë morale të politikanit duhet të flasin të tjerët dhe jo ai vetë, dhe se kur këtë gjë e bën ai vetë, atëherë i ka mbaruar krejt arsenali i gënjeshtrave, prandaj i drejtohet moralit si mjeti i fundit. Dhe Kryeministri Rama iu adresua patetikisht shqiptarëve në fjalimin e shumëpritur, duke iu ofruar si të vërtetë autoportretin e tij në pikturën monumentale politike:
?Sot jam para jush për t?ju thënë se s?ka asgjë, absolutisht asgjë të vërtetë, në asnjë fjalë, absolutisht asnjë fjalë, që lidh emrin tim me të zeza e të këqija ndaj këtij vendi, të cilin e dua me të gjithë fuqinë time, dhe ndaj jush, njerëzve të këtij vendi, të cilëve ju detyrohem për të gjithë jetën me të gjithë forcën e nderit e të zemrës time, për këtë nder të jashtëzakonshëm që më keni bërë duke më vënë në krye të qeverisë së vendit tim. Unë nuk jam aspak një njeri i pagabueshëm, po jini të bindur se kurrë nuk do ta bëj gabimin që pas shpinës suaj të veproj kundër jush, kundër interesave tuaja e të familjeve tuaja, kundër interesave të Shqipërisë ku rriten e do të rriten fëmijët tanë. Unë nuk jam bërë kryeministër për t?u pasuruar në kurrizin tuaj, po për ta bërë më të pasur, më të sigurt, më të qetë dhe më normal këtë vend, atdheun tonë të tradhtuar e të rrënuar për kaq e kaq vite. Për t?ju mbështetur ju në çdo gjë dhe për çdo gjë e kundër kujtdo që do të vazhdojë të bëjë atë që ata, të cilët sot flasin në emrin tuaj kanë bërë me ju për vite e vite të tëra?.
Por më bindëse se fjalët e bukura të Kryeministrit do të kishin qenë përgjigjet e tij ndaj fakteve të ngjarjes së Divjakës, të cilëve ai nuk iu qas as për së largu. Fjalimi i djeshëm i Kryeministrit Rama ishte i llogaritur për të bërë efekt te ata njerëz, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë së Shqipërisë, që nuk kanë aftësi perceptuese dhe analitike për ta kqyrur ngjarjen e Divjakës në mënyrën që thashë unë më lart. Edhe kjo është në stilin e fjalimeve të kryeministrave të narkoshteteve amerikanolatine në vitet 70-80. Por ajo pjesë e fakteve të ngjarjes që Kryeministri Rama as që e ceku fare, përbën akuzën ndaj tij, pikërisht në atë kuptim të cilin ai kërkoi ta mohonte duke thënë gjatë fjalimit të tij të djeshëm:
?Kujt lidh emrin tim me trafikun e drogës unë i rezervoj mëshirën time për llumin ku është i zhytur shpirtërisht, moralisht dhe mendërisht.?
Por pas fjalimit të djeshëm të Kryeministrit Rama nuk ka më asnjë dyshim se narkotrafiku me aeroplanë në Shqipëri është i lidhur drejtpërdrejt me emrin e tij. Kur në Divjakë erdhi e ashtuquajtura Banda e Xhevdet Mustafës, në 1982, Enver Hoxha tha se atë e kishte dërguar CIA dhe UDB për t? i bërë atentat atij personalisht. Në të vërtetë Xhevdet Mustafa bashkëpunonte prej kohësh me Sigurimin e Shtetit për trafikun e cigareve që prodhoheshin në Shqipërinë komuniste, duke falsifikuar markat e kompanive të njohura botërore, si dhe të drogës që prodhohej në Shqipëri. Këto shteti komunist i bënte për të siguruar valutë, apo devizë të huaj të fortë, në kohën që i qenë ndërprerë të gjithë ndihmat nga jashtë. Në momentin që linja e Divjakës ra në sy, dhe Xhevdet Mustafën mund ta arrestonin jashtë Shqipërisë, me ç? rast do të bënte pohime shumë kompromentuese për shtetin komunist shqiptar, u vendos që ai të vritet si terrorist. Enver Hoxha i ngarkoi ish-Ministrit të Punëve të Brendshme përgjegjësinë për sjelljen e Xhevdet Mustafës në Shqipëri. Kjo ishte e vërtetë, por Hazbiu e kishte bërë këtë gjë me urdhër të Enver Hoxhës.
Edi Rama sot na bën parodinë e ?Tablosë Sinoptike? të Enver Hoxhës, duke zbuluar Bandën e Divjakës II, me ?Xhevdet Mustafën? e ri që e ka sjellë Saliu në Shqipëri për t? i bërë atentat, këtë herë moral, Udhëheqësit të Shqipërisë, në këtë rast Kryeministrit Rama. Me sa duket qenka e shkruar në fatin e partisë që drejton Rama sot, dhe që e ka origjinën te Partia e Punës, e Enver Hoxhës, që të pësojë ?fatkeqësi? të tilla në Divjakë! Ndryshimi është se Edi Rama nuk kërkon që të sakrifikojë as ?Kadriun? e tij, Saimir Tahirin, por t? ia lerë Saliut edhe fajin e ?Kadriut?. Kësaj i thonë, sipas atij proverbit ?S? kam turp, s? keni ç? më bëni!? (Veçse nëse më përmbysni me forcë.)
Por këtë herë Kryeministrin Rama nuk do të duhej që të ngrihet e ta përmbysë Opozita, por ata një milion votuesit në emër të të cilëve flet. Se Kryeministri atë që nuk e bëri me armët kimike siriane, të cilat donte t? i sillte në Shqipëri, tani do ta bëjë me kokainë, pra asgjësimin e shqiptarëve. Dy herë ka mbajtur Kryeministri fjalime dramatike të paralajmëruar, që kur ka marrë detyrën. Në 15 nëntor të vitit të kaluar, kur praktikisht u tha shqiptarëve se mund t? u kisha vrarë si mushkonja po të doja, me armët kimike siriane, por këtë rradhë nuk e bëj. Hera e dytë ishte në dje, në 13 maj, kur iu kumtoi shqiptarëve se atë që nuk e bëra me armët kimike siriane do ta bëj me drogë. Megjithëse Shqipëria është një treg i vogël për narkotrafikantët dhe me fuqi të ulët blerëse, dikush mund të investojë që drogat e forta të shiten me çmime të ulëta në Shqipëri, për tu kryer kështu një gjenocid paqësor ndaj shqiptarëve. Nuk duhet harruar se Kryeministri Rama është njeriu i Sorosit, i cili në vitet tetëdhjetë bëri gjithçka për të mbrojtur me rrjetin e tij të organizatave të ?shoqërisë civile? kartelet e narkotrafikut amerikanolatine. Duket se Soros tani është duke bërë një narkoeksperiment në shkallë të gjerë në Shqipëri. Ata që do ta pësojnë janë fëmijët e një milion votuesve, ndër të tjerë./Kastriot Myftaraj





22:00 Opinione

Mushkonja nr. 193

Nga Sami NEZANjë mushkonjë me leje nr. 193 është ulur dje në...

18:09 Opinione

HABERET E MITROS

“ALLATKË” NË PARLAMENMT?!Të ënjten në parlament u bë “allatk...

Lajmet e fundit nga