web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një krim kundër shtetit që duhet dokumentuar

27 Prill 2014, 23:22, Opinione CNA

Nga Mero Baze-Sali Berisha dhe Lulzim Basha duhet të detyrohen t?i kërkojnë ndjesë publikisht ushtrisë shqiptare për përbaltjen dyjavore të saj, lidhur me trafikun e drogës, montuar sipas një skenari aluçinant të Sali Berishës. Kërkesa e ndjesës nuk ka të bëjë aq shumë me sedrën e ushtrisë sonë, apo imazhin e saj, por me përgjegjshmërinë që lidershipi politik i vendit, duhet të tregojë ndaj shtetit të vet dhe dokumentimin e një krimi kundër shtetit bërë nga politika.

Kur flas për kërkim ndjese, nuk pres ta bëjë atë Sali Berisha dhe Lulzim Basha me dëshirën e tyre, por të detyrohen ligjërisht. Prokuroria, e cila pret më kot të shkojë të dëshmoj dikush për drogën që ka parë në ëndërr Sali Berisha, tani ka vetëm një fakt në dorë, gazetën zyrtare të Partisë Demokratike, pronarë ligjorë dhe realë të së cilës janë Lulzim Basha dhe Sali Berisha.

Tashmë që institucionet e shtetit shqiptar u përballën me këtë gënjeshtër dhe e ç?montuan atë, këta dy të papërgjegjshëm duhet të përballen me ligjin.

Prokuroria ka hapur një proces hetimi, por askush nuk po shkon të dëshmojë. Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët natën shkruajnë në RD skenarë droge dhe ditën na e tregojnë si fakte, duhet të thirren në cilësinë e botuesit të gazetës Rilindja Demokratike për të dhënë llogari. Gazetarët që paguhen në RD janë fatkeqë, por nuk janë  fajtorë për fantazitë e Berishës dhe Bashës. Në vend të tyre, në prokurori duhet të shkojnë pronarët realë të gazetës, të cilët duhet të dëshmojnë për akuzat e bëra në organin zyrtar të partisë së tyre.

Kjo gjë ka shumë rëndësi, jo për të dënuar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për gënjeshtrat e shkruara, por për të pastruar ligjërisht imazhin e ushtrisë shqiptare nga një hale që ka derdhur mbi të gjithë gropën septike të opozitës.

Prokuroria nuk ka pse merret as me fëmijë jetimoresh të ngelur pa punë, që i keqpërdor Sali Berisha, dhe as me ca mjeranë që marrin rrogën në PD për të zbardhur pështymat e Sali Berishës përtej telefonit çdo mbrëmje. Ndryshe nga gazetat e tjera, RD dhe Zëri i Popullit kanë pronarë zyrtarë dy partitë më të mëdha në vend dhe për akuza që cënojnë integritetin e vendit dhe aspiratat evropiane të Shqipërisë, prokuroria duhet të nisë hetimet ndaj pronarëve të gazetës. Nëse do precedentë, le  të hapë dosjen e gjyqit të Aleksandër Frangajt dhe Martin Lekës, që Sali Berisha i ka burgosur vetëm pse kanë shkruar se ?tanket po shkojnë drejt Veriut?, duke e cilësuar këtë si cënim të sigurisë kombëtare.

Akuzat e tyre, edhe pse banale, u bënë të dëmshme për imazhin e vendit, pasi për gati dy javë, i vetmi lajm që raportohej nga Tirana, ishin avionët e drogës që i kishin dalë në ëndërr Sali Berishës dhe Lulzim Bashës dhe që sipas tyre, përdornin aeroportet e ushtrisë shqiptare. Po ta merrje seriozisht Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, atëhere do të çmendeshim të gjithë dhe do dyshonim që Berisha e Basha e mbollën dhe e korrën gjithë atë drogë, që më pas të akuzonin Shqipërinë si depo droge.

Në të vërtetë ata janë thjeshtë dy udhëheqës të paaftë dhe të ligj të këtij vendi, që me qeverisjen e tyre i kanë hapur vërtet rrugën një shpërthimi të papërgjegjshëm të kultivimit të drogës. Shqipëria i ndëshkoi për paaftësinë dhe ligësinë e tyre, dhe ata sot po hakmerren ndaj saj, për ta izoluar si një bazë narkotrafikantësh. Hakmarrja e tyre është më shumë një instikt njerëzish të droguar, që tani po u del pak nga pak droga e ikjes nga pushteti dhe kanë shpërthyer në histeri.

Unë nuk besoj se goja e ndyrë e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës dëmtoi përfundimisht Shqipërinë, pasi asaj i dolën zot institucionet e veta dhe NATO, por ata e bënë gjithë përpjekjen e tyre të pistë. Ata shpresuan se më këtë gjest do të përbaltinin pushtetin, duke shkatërruar shtetin, duke dëmtuar shanset për marrjen e statusit në qershor, dhe duke përgatitur alibitë e tyre për përballjet e mundëshme me drejtësinë.

Prokurori po pret me dosje bosh në zyrën e tij, por i vetmi denoncim konkret është bërë nga gazeta e pronarit Sali Berisha dhe Lulzim Basha, që pretendon se ka parë fakte. Të marrë pronarët të dëshmojnë së paku betejën e tyre të dështuar kundër shtetit shqiptar. Kjo histori vlen të dokumentohet si një krim kundër shtetit. Ata vlejnë të dokumentohen si baltëhedhësit më të mëdhenj mbi fytyrën e Shqipërisë.





18:09 Opinione

HABERET E MITROS

“ALLATKË” NË PARLAMENMT?!Të ënjten në parlament u bë “allatk...

Lajmet e fundit nga