web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Samir Mane solli Zdravko Çoliç, të lidhë Tv Klan me Ramën

26 Prill 2014, 13:26, Opinione CNA

Nga Kastriot MYFTARAJ 

Në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut në 22 prill 2014, ku tema ishte ?Çoliç përplas Tiranën me Prishtinën?, producenti Pandi Laço tha se Zdravko Çoliç nuk u pagua për të ardhur në Tiranë, madje saktësoi se Çoliç nuk mori asnjë gjysmë leku. A mund të besohet se një këngëtar profesionist si Çoliç, i cili ka një agjendë të zënë në pikëpamje afatgjatë si këngëtar, mund të vijë të këndojë pa pagesë në televizionin e madh të kryeqytetit të një vendi, i cili i ka mundësitë për ta paguar atë? Në këto raste, kur këngëtari nuk dëshiron të ketë fitime personalisht, ai i kalon të ardhurat nga ky koncert për bamirësi. Por nuk mund të ndodhë që të këndojë pa pagesë një këngëtar si Çoliç. Aq më tepër që një këngëtar nga Serbia të këndojë në Shqipëri. Së pari është kompania e sigurimeve ku ka siguruar shëndetin dhe jetën Çoliç e cila nuk do t? i paguante gjë nëse atij i ndodhte diçka në këtë udhëtim të papaguar si artist. Së dyti, kontraktuesit me të cilët ka kontrata për koncerte në të ardhmen, sipas agjendës së tij, do t? i kërkonin dëmshpërblim për anulimin e kontratave për shkak të aventurës së tij. Merret vesh, Çoliç mund të vinte të këndonte në Tiranë vetëm nëse dikush kishte dalë garant, kishte vendosur një shumë të madhe parash në një bankë në Beograd se do t? i shlyente detyrimet financiare që mund t? i vinin Çoliçit nëse i ndodhte diçka në Tiranë. Dhe nuk është çudi që t? i ndodhte diçka se nuk ka krahasim mes ardhjes së Çoliç në Tiranë dhe vajtjes në Beograd të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë në Beograd, siç u tha në emision. Më falni, por Ansambli i Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë nuk ka dalë të këndojë në qendër të Tiranës në shesh natën që nisi të bombardohet Beogradi nga NATO. Çoliç ka dalë të këndojë në Beograd në një koncert në shesh kundër NATO-s që ishte duke e bombarduar Serbinë për shkak të gjenocidit serb kundër shqiptarëve të Kosovës. 
Para se të shkonte Ansambli i Shqipërisë në Tiranë, këtu kishte ardhur Goran Bregoviçi. Ansambli Shqiptar në Beograd u prit me entusiazëm administrativ, jo popullor. As Bregoviç dhe as Çoliç nuk u pritën në Tiranë me entusiazëm spontan popullor, por me entusiazëm të paguar. Çoliç edhe mund ta kishte pësuar në Tiranë kur erdhi. Kush do ta mbante përgjegjësinë? Unë nuk jam kundër që në Tiranë të vijnë të këndojnë këngëtarë serbë. Por kur zgjidhen nga ata që janë të implikuar me militarizmin serb ky është një provokim ndaj shqiptarëve. Është një llogari djallëzore për të parë se si do të reagojnë shqiptarët e Shqipërisë. Nuk ishte e vështirë që të organizohej një atentat kundër Çoliç që do të përbënte një lajm botëror. 
Çfarë do të ndodhte pastaj? Do të vihej në lëvizja Policia e Shtetit e Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme, SHISH, gjithë strukturat shtetërore të antiterrorit për të kapur atentatorët? Pra, shteti shqiptar do të vihej në shërbim të agjendës politike që e solli Çoliçin në Tiranë? Dhe si do të mbyllej çështja me arrestimin e atentatorëvë e me një gjyq spektakolar? Nuk është e sigurt se provokime si ky me ardhjen e Çoliç mund të hapnin spiralen e një konflikti në Shqipëri që kur të mbyllej do ta kishte bilancin me nja 300 policë dhe 30 prokurorë e gjykatës të vrarë. Jo serbë, shqiptarë, të Shqipërisë. Kujt do t? i shërbente kjo? Se as Policia e Shtetit e Shqipërisë, as Prokuroria e Përgjithshme nuk janë të legjitimuara të kriminalizojnë e të ngrenë akuzë për autorët e këtij atentati, duke i quajtur terroristë, pasi nuk ka terrorizëm në përgjigjen ndaj provokimit.
Historia tregon se konfliktet e mëdha shpërthejnë nga gjëra në dukje të vogla. Prandaj duhet pasur shumë kujdes në të ardhmen që precedentët Bregoviç dhe Çoliç të mos inkurajonë të papritura të tjera. 
Çoliç mund të vinte në Shqipëri dhe të këndonte pa pagesë vetëm nëse udhëtimi dhe koncerti i ishte i sponsoruar për qëllime politike. Pra që shqiptarëve të Shqipërisë t? u krijohet ideja e rreme se një këngëtar i njohur serb, erdhi dhe këndoi në Tiranë pa pagesë. Nënkuptimi është se serbët i duan shqiptarët e Shqipërisë, nuk kanë gjë me ta, se miqësia mes serbëve dhe shqiptarëve të Shqipërisë është dëmtuar nga shqiptarët e Kosovës. Pra agjenda e kahershme serbe e përçarjes mes shqiptarëve të Shqipërisë, dhe atyre të anës tjetër të kufirit, posaçërisht Kosovës e përpunuar që në 1913.
Të mos ngatërrojmë artin me politikën bërtisnin me të madhe në debatin televiziv Pandi Laço, Andi Bejtja dhe Preç Zogaj. Sipas tyre Zdravko Çoliç është këngëtar, dhe ai nuk duhet ngatërruar me politikanët serbë që kanë bërë gjenocid ndaj shqiptarëve, me Millosheviqin etj. Por problem është se Çoliç erdhi në Tiranë si këngëtar që bën politikë. Qëkurse Çoliç u shtir kinse këndoi në Tiranë pa shpërblim financiar, ai tregoi se ishte i kyçur në agjendën e kahershme serbe të përçarjes mes shqiptarëve të Shqipërisë, dhe atyre të anës tjetër të kufirit, posaçërisht Kosovës, siç e kam shpjeguar më lart. 
Emisioni i Fevziut i ditës së martë ishte përmbyllja e Skenarit ?Çoliç? të Tv Klan dhe këtë gjë duhet ta kishin kuptuar të ftuarit nga Kosova Berat Buzhala dhe Artan Bakija, si dhe Bekim Adili nga Struga. Të tre këta të ftuar u gjendën përballë dy debatuesve profesionistë sorosianë të sprovuar në debate dhe në manipulimin me fjalë, që ishin Andi Bejtja dhe Preç Zogaj. Andi Bejtja ka qenë drejtor i Qendrës së Mediave të Fondacionit ?Soros? në Tiranë për shumë vite. Preç Zogaj, si misionar sorosian ka bërë pajtimin e madh të Nikollë Lesit me pronarin e sotëm të Tv Klan Aleksandër Frangaj, në mënyrë që gazeta ?Koha Jonë? të merrte financimin e ofruar nga Soros. Debati televiziv kërkon mirëbesimin e ndërsjelltë se palët nuk do të kenë prapamendime në ato që thonë. Buzhala, Bakija dhe Adili përpiqeshin t? i bindnin Bejtjen, Zogajn dhe Laçon për gjëra për të cilat këta të fundit nuk kishin interes. Bejtja, Zogaj dhe Laço kishin ardhur që të recitonin sipas tekstit të përgatitur për ta me frazeologjinë tashmë bajate të se arti duhet ndarë nga politika, dhe se refuzimi i kulturës serbe është nacionalizëm primitiv. Frazeologjia e rëndomtë sorosiane, e cila shënjestron vetëm shqiptarët si kombi që duhet të çlirohen nga nacionalizmi dhe jo serbët. Madje Bejtja, Zogaj dhe Laço kishin ardhur në emision edhe të provokonin në mënyrë shumë cinike. Me krejt qëndrimin e tyre ata donin të jepnin të kuptohej se ja ku jemi ne të qytetëruarit nga Shqipëria, përballë këtyre primitivëve nga Kosova. Bejtja tha: 
?Më mirë një këngëtar i mirë se një nacionalist i keq?. Kjo nuk ka kuptim tjetër se më mirë një këngëtar serb se një nacionalist shqiptar. Më tutje Bejtja bëri disa krahasime për refuzimin e Çoliçit duke thënë se kështu i bie që ?Shqiptarët e Çamërisë të mos i dëgjojnë këngët greke? shqiptarët e fshatit Borovë të mos blejnë Benz Mercedesa? Që kur Departamenti i Shtetit e shpalli UÇK-në terroriste, të mos dëgjohej muzikë amerikane?.
Të gjitha këto janë pa lidhje me temën. Së pari, shqiptarët e Çamërisë duhet të dëgjojnë muzikë greke kur grekët të dëgjojnë muzikë çame. Se kështu del që shqiptarët e Çamërisë qenkan më tolerantë dhe më të qytetëruar se grekët. Sa për Borovën, ajo është një histori që mes gjermanëve dhe një etnie tjetër, prandaj ne shqiptarët nuk kemi lidhje të drejtpërdrejtë. Sa për qëndrimin e Departamentit të Shtetit ndaj UÇK, ai ndryshoi aq shpejt sa që dashamirësit e muzikës amerikane nuk patën kohë të jenë në dilemë. 
Preç Zogaj nuk mungoi të gënjente në mënyrë flagrante në debat. Them në mënyrë flagrante se Preç Zogaj që është autor i shumë librave gënjeu me vetëdije për një libër, duke i atribuar Ismail Qemalit gjëra që ky nuk i ka thënë. Zogaj iu referua librit të Ilir Ikonomit ?Pavarësia: udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit? (Botim i UET Press, Tiranë 2012), duke thënë se Ismail Qemali në një intervistë për një gazetë në Trieste para nisjes nga porti i Triestes për në Shqipëri, kur e kanë pyetur mbi qëllimin e serbëve për të dalë në bregdetin shqiptar paska thënë se serbët nuk kanë nevojë të dalin në det se ne ua japim vetë detin serbëve. Dhe pasi i atribuoi Ismail Qemalit këtë gënjeshtër Zogaj nisi t? i bënte lavdërime atij që 100 vite më parë paska qenë kaq i emancipuar etj. Në të vërtetë, fjalët që pretendon Zogaj nuk gjenden në intervistën e Ismail Qemalit të botuar në librin e Ikonomit (Intervista është botuar edhe më parë). Zogaj gënjen dhe kjo është një gjë shumë serioze, se Zogaj ka qenë këshilltar politik i Presidentit Meidani në kohën e luftës së Kosovës, ka qenë dy herë ministër dhe disa herë deputet. Zogaj e di se çfarë thotë.
Zogaj nuk u mjaftua me kaq por tha edhenjë gënjeshtër tjetër të cilën gjithashtu ia atribuoi librit të Ikonomit. Zogaj tha se kur u nisën dy batalione serbe nga Prizreni për të pushtuar Durrësin, në qytet u gjallëruan shumë forcat proserbe dhe Ismail Qemali u detyrua të shkonte në Vlorë për të ngritur flamurin. Zogaj këtu së pari kërkon të thotë se Shqipërinë e sotme nga Morini deri në Durrës e paskan pushtuar vetëm dy batalione serbe. Kur e vërteta e dokumentuar është se kanë qenë 14 divizione serbe që erdhën nga tre drejtime, nga Prizreni, nga Dibra dhe nga Struga për t? u takuar në Elbasan dhe në Durrës. Vetëm në Luftën e Lumës (Kukës), edhe sipas burimeve serbe, janë vrarë dhymbëdhjetë batalione serbe. Nuk ka asnjë dokument që të thotë se ka pasur gjallërim të proserbëve në Durrës, as në librin e Ikonomit as diku tjetër. Ismail Qemali u largua për në Vlorë se nëse Durrësi pushtohej nga ushtria serbe atje nuk mund të shpallej Pavarësia natyrisht. Mënyra se si folën Bejtja dhe veçanërisht Zogaj, i cili është opinionist i përhershëm në Tv Klan zbuloi se ardhja e Çoliç në Tiranë ka qenë pjesë e një skenari shumë të ndërlikuar. 
Vetë Fevziu doli nga roli i drejtuesit të emisionit dhe zmadhoi me sa mundi bujën e ardhjes së Çoliç në Tiranë. Që nga titulli i emisionit që ishte ?Çoliç përplas Tiranën me Prishtinën?. Nënkuptimi ishte Serbia çon në përplasje Shqipërinë me Kosovën. 
?E prisnit reagimin e publikut në sallë? Pyeti Fevziu Laçon. ?Nuk e prisja?, gënjeu Laço. 
Them gënjeu se 300 shikuesit e teatrit të Tv Klan janë shikues profesionistë me pagesë, që marrin nga 500 lekë (rreth katër euro) për praninë dhe performancën e tyre në koncerte dhe emisione. Atë ditë morën nga dhjetë euro, meqënëse ishte një rast special dhe prandaj kishte më shumë entusiazëm se zakonisht.
Nëse të ftuarit nga Kosova Buzhala dhe Bakija (këtij Fevziu ia shqiptonte emrin gabim ?Bakiu?) do të qenë ndalur që në nisje të emisionit te ajo që tha producenti Pandi Laço se Çoliç erdhi dhe këndoi në Tiranë pa marrë asnjë gjysmë leku, debati do të kishte hyrë në shtegun ku mund të zbulohej e vërteta. Pas ?bujarisë? së Çoliçit qëndron biznismeni që ka më tepër lidhje me Serbinë në Shqipëri, Samir Mane, i cili sipas të dhënave që kam unë ka paguar një milion euro që Çoliç të këndonte në Tiranë, duke u përfshirë këtu pagesa e Çoliç dhe shpenzimet e tjera. Natyrisht se Samir Mane parashikon që t? i nxjerrë shumëfish këto para në Serbi. 
Pikënisja e suksesit të Samir Manes në biznis ishte ndërtimi që në vitin 1991 i një skeme për të përfituar nga kursi i shkëmbimit të parave në linjën Tiranë-Vienë. Skema konsistonte në grumbullimin e shumave të mëdha të parave në Tiranë (dollarë, marka, dhrahmi, lira italiane), të cilat pastaj dërgoheshin në Vienë me korrierë të posaçëm në rrugë tokësore, nëpërmjet Maqedonisë dhe Serbisë. (Në atë kohë ekzistonte ende Jugosllavia) Nga konvertimi i parave në Vienë sigurohej një fitim i mirë. Ky biznis në atë kohë kontrollohej nga shërbimet e fshehta serbe. Vetëm më mbështetjen e tyre mund të arrihej të kaloheshin paratë dhe të mundësohej kryerja me shpejtësi e procedurave të kalimit kufitar. Me nisjen e luftës në Kroaci, përdorej rruga ajrore Beograd-Budapest-Vienë. Njeriu më i suksesshëm në këtë biznis në Shqipëri në atë kohë ka qenë Samir Mane. Nuk është çudi që ky njeri krijoi më pas lidhje të rëndësishme biznesi me Serbinë.
Samir Mane është sponsori i madh i Tv Klan. Ky është televizioni kryesor ku Samir Mane ka bërë deri tani publicitet për bizniset e tij. Spoti më i shpeshtë që transmeton Tv Klan ka qenë ?Të gjitha rrugët të çojnë në TEG? dhe TEG është qendra e madhe tregtare e ndërtuar nga Samir Mane. Dhe për Samir Manen deri më sot ?Të gjitha rrugët të çojnë në Klan? se Qeveria ?Berisha? ia pati dhënë Samirit mbështetjen edhe në këmbim të sponsorimit të Tv Klan që ka qenë një mjetë propagande i Qeverisë ?Berisha?. Në ceremoninë e promovimit të Skopje City Mall në tetor 2012, në Shkup, për të cilën u tha se është qendra më e madhe tregtare në Ballkan, pronari i Tv Klan Aleksandër Frangaj (bashkë me Fevziun) ishte i ftuar special i Samir Manes në ceremoninë ku shiritin e promovimit e preu Kryeministri i Maqedonisë Gruevski. Në lagjen rezidenciale me emrin ?Rolling Hills? që ka ndërtuar Samir Mane në dalje të Tiranës, në anë të Autostradës Tiranë-Elbasan, një nga vilat më të mëdha dhe mbresëlënëse është ajo e Aleksandër Frangajt, një kështjellë e vërtetë. 
Tani Samir Mane, i cili vetë ka krijuar marrëdhënie shumë të mira me Kryeministrin Rama, është duke negociuar për ta akomoduar Frangajn edhe në qeverisjen e re të Edi Ramës./Kastriot Myftaraj





18:09 Opinione

HABERET E MITROS

“ALLATKË” NË PARLAMENMT?!Të ënjten në parlament u bë “allatk...

Lajmet e fundit nga